ARKIVI:
17 Nëntor 2024

I kujt gjaku i 2001 shit, që e derdhën shqiptarët në Maqedoni…?

Shkrime relevante

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme

Aurel Dasareti Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në...

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në shënjestër të qëllimit të njëjt

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë Nga ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës...

Shpërndaj

Korab Blakaj, Vjenë
___
Historikisht armiku më i madh i Serbisë nuk janë shqiptarët dhe as kroatët por janë bullgarët.
Përgjatë historisë ,ata bënë disa luftra të përgjakshme mes tyre.
Ishte Serbia, pastai Jugosllavia e Titos
që e shkëputi Maqedoninë nga përvetësimi pastaj edhe nga futja në sferën bullgare.
Lufta e shqiptarëve e vitit 2001 në Maqedoni erdhi kur mardhënjet politike të shqiptarëve me bullgarët ishin shumë të përafërta .
Në atë kohë, në Maqedoni ishte Kryeministër Lubqe Georgievski, një probullgar i deklaruar edhe publikisht.
Në Tiranë gjithashtu ndihej një afërsi e madhe me Bullgarinë.
Serbia,politikisht,ekonomikisht dhe ushtarakisht po kalonte ditët më të vështira të saj, si në arenën e brendshme poashtu edhe në atë ndërkombëtare.Shteti gjenocidial i anatemuar ndërkombtarisht, madje i bonbarduar nga NATO po përpiqej të rikthente diçka nga ajo rëndësia e saj e dikurshme politike ndërkombëtare.
Sofja filloi të bëhëj epiqender e zhvillimeve të reja ballkanike me përspektiva të qarta europiane.
Alarmi i Beogradit dhe i Rusisë nuk ishte vetëm humbja e influences politike në Maqedoni,por humbja e terë primatit gjeopolitik, ku Beogradi duhej të mbetej baza strategjike e gjeopolitikës ruse në terë Ballkanin.
Nga lufta e shqiptarëve në Maqedoni në vitin 2001 Serbia dhe Rusia përfituan më se shumti:Serbia duke rikthyer statusin dominant politik, ushtarak dhe ekonomik dhe të akterit kryesor në Ballkan,qoftë me projektin e saj të Ballkanit të Hapur apo iniciativave tjera, Rusia duke përforëcuar influencën e saj ushtarake dhe politike në Serbi, duke shtrirë, shantazhuar, provokuar dhe influencuar politikanët e shteteve tjera Ballkanike.
Shqipëria,Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë,në vend të bashkëpunimit me Bullgarinë për ndarjen definitive të Maqedonisë,në vend të sinkronizimit me politikën amerikane drejt këtij synimi, që patjetër ishte dhe është interes madhor kombëtar i yni,fituan të drejtën për t‘u ulur në Marrëveshjen e Ohrit dhe për të fituar disa të drejta minimale politike.
Ata që kënaqën me kryeministra e presidentë shqiptarë duket se i kanë harruar presidentët shqiptarë të Jugosllavisë!
Dhimbja edhe më e thellë është vazhdimi i lojës ruse nga politika e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, e cila nuk respekton as gjakun e derdhur të luftarëve të 2001 shit dhe as trimave të Kumanovës, të cilët në sinkron me shërbimet e dëshmuara mike synuan dhe arritën të rrëzonin qeverinë pro ruse maqedone, dhe vazhdon të mbështesi figurat e korruptuara dhe të komprometuara shqiptare atje, përmes të cilëve Maqedonia pro ruse realizoi hap pas hapi futjen në NATO dhe ka hapur negociatat e antarësimit në BE!
Betimi i ushtarit të UÇK së :“ betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë,…. do të vazhdojë të rrijë si amanet i pa përmbushur mbi supet e fëmijëve tanë, të cilët do t‘i gjakos koha padrejtësisht,për faje dhe mëkate të baballarëve të cilët asesi nuk po kapitalizojnë oportunitetet historike të kohës.
Në vend të fitores absolute me ndarjën e Maqedonisë dhe bashkimit të pjesës me Kosovën dhe futjës së Malit të Zi në influencën e plotë shqiptare, ne garojmë të ndihmojmë politikën pro ruse dhe shijojmë „luftën e gjelave“ majë plehut të katër kryeministrave shqiptar!
Mallkim!
ZGJEDHJET E FUNDIT NË MAQEDONINË E VERIUT KONFIRMOJNË MË SË MIRI KËTË ANALIZË

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Shkrimi ka shume pika te diskutushme.

    – Nga coptimi i Maqedonise, shteti i pare qe do zgjanohej do te ishte Greqia, e cila do te aneksonte pjesen jugore te Maqedonise, e cila sot me imponimin grek quhet Maqedonia Veriore.

    – Ne shkrim fitet shume per GJAKUN SHQIPTAR ne Maqedoni.
    Ajo pjese e konsiderushme e banorve te Maqedonise Veriore (keshtu quhet sot Maqedonia) NUK JANE SHQIPTAR ASPAK, por jane Turq, qe falsin turqisht neper familje dhe qe jane miq dhe vegla te Erdoganit. Mjafton te shikosh shkirmet dhe fotografiste gjate vizites se Erdoganit ne Shkup dhe Tetove.

    Si mundet Zoti Erdogan të na thotë: “Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë”. Ne juve asnjëherë nuk mund t’ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë …në Prishtinë dhe Prizren edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë”, thot kryeministri turk.” https://www.ikvi.at/?p=15935

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu