ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

I stërzgjaturi është një manipulues i deleve të kurbanit

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga Aurel Dasareti

Ai është “zgjedhur” në mënyrë jo të ndershme, të paligjshme, është sulltan ilegjitim. Ai është më serb se serbët, prandaj vetëm ndonjë idiot mund të mendoj se është i përshtatshëm për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Ka qenë, është dhe mbetet një shkatërrues i Kombit Shqiptar dhe një djall i dobishëm për punëdhënësit e tij të fuqishëm! Dhe, njerëzit shpirtrob, apo ata që nuk e shikojnë rrezikun, janë ulur dhe e kanë lënë që kjo të ndodhë, si lopët në rrugën e tyre për në thertore.
**
Një piktor i gjorë që lufton me vetëm një ose dy vizatime gjatë gjithë jetës së tij. Ai i rrotullon dhe i kthen motivet, por thellë brenda bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Kotësinë. Lakuriqësinë. Çmendurinë e tij. Shkarravitje pa asnjë vlerë, por në funksion të shpëlarjes masive të trurit të deleve të kurbanit. Qëllimi final i tij: Të shpopulloj Vendin nga shqiptarët autokton dhe zëvendësimin e tyre me të huajt nga i gjithë rruzulli tokësor, të rrënon qenien shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, FYROM (…), shpërbërjen e kombit shqiptar brenda dhe jashtë kufirit të imponuar. Rivendosjen e hegjemonisë serbe në të gjithë Shqipërinë, Kosovë, FYROM, mbi çdo gjë shqiptare; këtë herë me mashtrimin e radhës: “Ballkani i hapur”.
Për të arritur këtë qëllim tradhtie, kriminale antikombëtare, i duhet një opozitë e përçarë që të mbetet në pushtet përjetësisht, edhe pas vdekjes. Prandaj brenda kështjellës pothuajse të shkatërruar të kundërshtarit kryesor, për ta eliminuar përfundimisht pengesën e fundit, instaloi “Kalin e Trojës” ku strehohen shërbëtorët, thënë më mirë, mizat e tij që pickojnë të zotin e shtëpisë sa për të bërë tollovi. Dredhitë e fundit të diktatorit të shtetit më të korruptuar dhe më të varfër në Evropë, nga i cili vetëm vitet e fundit largoi mbi 600.000 shqiptarë nga Shqipëria, dhe në të cilin fukarenjtë e shumtë kërkojnë bukën e gojës në koshin e mbeturinave apo lypin lëmoshë rrugëve, ndërkaq “refugjatët” e paftuar nga popullata – banojnë në hotele luksoze me pishine.
**
Kur nuk ka drejtësi për popullin, nuk do të ketë qetësi për qeverinë.
Ajo që shqiptarët janë në gjendje të sakrifikojnë për “politikanët” e tyre të pabesë është absolutisht e pabesueshme. Vështirë se një kokëtul në përjetësi, por një pasthirrmë, një pikë-çuditëse e patjetërsueshme për momentin. Megjithatë, nëse nuk ndërgjegjësohen sa më shpejt që të jetë e mundur, fati i pabesueshëm do të pengojë shqiptarët të shpëtojnë nga mbytja. E gjithë kjo mund të jetë e juaja! Për koston tepër të ulët të gjithë kohës dhe mirëqenies suaj, ju mund t’i bëni të gjitha problemet e politikanëve të pabesë tuajat, dhe të gjitha problemet tuaja shumë më të mëdha!
Atdhedashuria është të kujdesesh, ta ruash dhe ta mbrosh, të qëndrosh pranë Vendit tënd gjatë gjithë kohës, ndërkaq pranë Partisë dhe Qeverisë vetëm kur e meritojnë atë.
**
Ai është i papërshtatshëm për të qenë “komandant” i përgjithshëm. Ai është përgjegjës kryesor për fatkeqësinë shqiptare në këto 30 vitet e fundit.
Dhe kështu, për shkak të leximit të tepërt dhe mungesës së gjumit, truri i tij u tha aq shumë dhe u tkurr, saqë ai përfundimisht u çmend plotësisht. Unë refuzoj ta trajtoj klounin e stërgjatë si një aktor të dobishëm politik para se dikush të tregojë se ai përfaqëson më shumë se veten. “Errësira e së kaluarës sime është drita e së ardhmes suaj”, – përpiqet ai të mashtrojë shqiptarët.
Rrugët janë të përhumbura nga një përbindësh që kap prenë e tij duke shpalosur krahët me një model hipnotizues nga i cili askush nuk është në gjendje t’i heqë sytë. Viktimat janë magjepsur në mahnitje të thellë dhe kanë mbetur të pafuqishme. Mënyra e vetme për të luftuar përbindëshin është të shikoni nga ana tjetër.
Vështrojnë dhe vështrojnë. Unë mendoj për këtë kur shikoj gjithçka që shkruhet dhe thuhet për personin. Ata shikojnë dhe shikojnë, shkruajnë dhe shkruajnë, flasin dhe flasin për atë që kanë parë. Të gjithë për të kuptuar se kush është ky diktator në të vërtetë. Dhe të gjithë shohin diçka pak më ndryshe nga të tjerët. Ndoshta është e mundur të kuptohet klouni që është dashuruar aq thellë në armikun e përjetshëm që ka kryer aq fatkeqësi, masakra dhe gjenocide të tmerrshme ndaj nesh, por edhe unë mendoj se mban me një përmbledhje: Ai është një ekstremist politik, servil, tradhtar, kuisling dhe ndoshta 100% i çmendur.
**
Ju nuk keni braktisur atdheun, por nuk ndiheni më si në shtëpinë tuaj. Jeni bërë të huaj në vendin tuaj. Jeni në mërgim të brendshëm. Është koha për të shpëtuar Shqipërinë dhe jo vetëm. Prandaj duhet të vendosim për ta hedhur në koshin e plehrave këtë regjim të ndotur. Ndihmo edhe ti! Bashkojini forcat me atdhetarët tjerë. Përpara jush do të ngrihet një përbindësh i ftohtë dhe i vendosur që do të përpiqet të na ndotë. Por ju do të ngulni këmbë, nuk do dorëzoheni.
**
Shpresa është një mbajtëse e ngarkesës së shpirtit.
“Foltorja” mund të nënkuptojë vërtet fillimin e diçkaje! Një shpresë të paktën është ndezur, por ajo do të ketë nevojë për pika të pakufizuara fuqie.
Jam shumë entuziast për rithemelimin e partisë kryesore opozitare dhe opozitës në përgjithësi, demokratizimin e vërtetë të saj, sepse në këto momente kritike kur bëhet fjalë për të jetuar apo jo si Komb dhe Vend, nuk është aspak me rëndësi se cila parti apo politik-bërës do të qeverisë, gjëja më e rëndësishme është të kesh lirinë (nëse komandanti i vërtetë i saj do t`i mbaj premtimet, të përmbys regjimin antishqiptar), por kjo nuk është e mundur me një opozitë joreale.
**
Fanatikët e partisë që minojnë ekzistencën e kombit dhe vendit. Partia politike është një shoqatë e anëtarëve të partisë, të cilët kanë një pikëpamje relativisht të ngjashme për çështjet politike dhe duan të ushtrojnë ndikim në proceset e vendimmarrjes politike. Në demokraci, partitë politike zgjidhen për të qeverisur nga votuesit.
Politikanët janë shërbëtorë të popullit. Në demokraci. Unë flas për ata që e marrin pushtetin si të mirëqenë. Politikanët duhet të mësojnë, si në Shqipëri, Kosovë, FYROM dhe vende të tjera shqiptare, se ata nuk janë zotërinjtë tanë. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë çdo ditë kur zgjohen dhe çdo natë kur shkojnë në shtrat, se ata janë shërbëtorët tanë, të cilët duhet të jenë në roje për ne. Nëse nuk e kuptojnë këtë, është më mirë që ata vetë të zhduken atje ku e çojnë kombin, në ferr.
**
Vullneti për të mohuar realitetet është i fortë në klasën e folësve papagaj dhe të kalemxhinjve gjysmë analfabetë të trojeve arbërore, shpirtrobërve. Armiqtë tuaj kanë aftësinë ta bëjnë veten të padukshëm. A duhet ta doni armikun tuaj? Armiku juaj bëhet më i fortë nga ajo që lini pas. Kaosit në vendin tuaj.
Gjyshi im, një ish oficer i lartë: “Kur populli ka frikë nga shteti, ne kemi diktaturë. Kur shteti ka frikë nga populli, ne kemi liri”.

_____________

Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu