ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

I thua Fadilit, një Republikë Popullore të Shqipërisë ka, nuk mund të ketë dy!

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Darina Tanushi

Takimi i Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSH, shokut Enver Hoxha, me të ngarkuarin me punë të Republikës Popullore të Shqipërisë në Jugosllavi, Lik Seiti, në Tiranë, në datën 19.9.1970.

Shoku Enver Hoxha: E, si thua, ç’mendon ti, a vlen t’i përgjigjemi Fadilit duke i dërguar nëpërmjet teje një përgjigje nga ana ime?

Shoku Lik Seiti: Nga biseda që bëra me të kam përshtypjen që ai pret një përgjigje.

Shoku Enver Hoxha: Konkretisht, ç’kërkonte ai nga unë, pse nga sa më kujtohet nga radiogrami që na ke dërguar, ai sikur të ka drejtuar pyetjen ç’mendon shoku Enver.

Shoku Lik Seiti: Këtë pyetje ai e bëri kur ngriti problemin lidhur me lëvizjen e Rezak Shalës, i cili ishte për krijimin e republikës së shqiptarëve të Jugosllavisë. Fadili më tregoi se qe shprehur kundër një gjëje të tillë. Unë nga ana ime, theksoi ai, njoh vetëm një republikë shqiptare, Republikën Popullore të Shqipërisë. Personalisht kam qenë dhe jam, – vazhdoi ai, – për autonominë e plotë të Kosovës, prandaj nuk si mendon shoku Enver për këtë çështje. Unë, – tha ai, – nuk e besoj që të jetë kundër.

Shoku Enver Hoxha: Ç’është ky Rezak Shala?

Shoku Lik Seiti: Ishte prokuror. Tani, pas orvatjes që bëri për krijimin e republikës, e kanë hequr.

Shoku Enver Hoxha: Po si t’u duk ty, këto pikëpamje që të shprehu Fadili, i ka me dijeninë e udhëheqjes jugosllave, apo të vetat?

Shoku Lik Seiti: Unë mendoj se i ka me dijeninë e udhëheqjes mbasi ai e vuri shumë theksin te Titua, kur donte të më tregonte sa shumë interesohet ky dhe si na ka këshilluar vazhdimisht ta duam Shqipërinë dhe shokun Enver, për arsye se atë e do një popull i tërë dhe tani autoriteti i Republikës Popullore të Shqipërisë është rritur shumë në botë. Këtë çështje ai e theksonte shumë.

Çështja tjetër që preku Fadili dhe nga një pyetje që I bëra lidhur me perspektivat e ngjarjeve në Jugosllavi pas vdekjes së Titos.

Shoku Enver Hoxha: Ç’tha ai, ç’mendon se mund të ndodhë në Jugosllavi pas vdekjes së Titos dhe si e ngriti këtë çështje?

Shoku Lik Seiti: Pyetjen ia bëra unë kur Fadili tha që Titua interesohet shumë për shqiptarët në Kosovë. Dëshira jonë, vuri theksin ai, është që legatat e të dy vendeve t’i ngremë tani në rang ambasade, megjithëse duhet njohur se ka edhe kundërshtarë, siç janë forcat serbomadhe që nuk e duan këtë gjë. Në këtë rast unë ia bëra pyetjen dhe ai u përgjigj se Titua që tani sa është gjallë po punon që federata të mbetet e pandryshuar pas vdekjes së tij, po merr masa që as më vonë të mos dominojë shovinizmi serbomadh, as të ngrihet konfederata, siç ka pasur zëra, por as të mos jetë Jugosllavia një federate e përqendruar, ku të dominojë serbomëdhenjtë. Dhe kësaj pak a shumë po i arrihet. Duke ngritur problemin e udhëheqjes së Lidhjes Komuniste, ai theksoi se tashmë kjo është e siguruar, megjithëse mund të ngjallen forca për ta rrezikuar federatën.

Shoku Enver Hoxha: Me bindje i thoshte këto Fadili, apo si me gjysmë zëri? Si t’u duk, i thoshte me gjallëri, apo vetëm sa për t’i thënë se e kishim ngarkuar që t’i transmetonte. Ç’përshtypje pate ti prej tij në këtë kohë?

Shoku Lik Seiti: Për Titon dhe vijën e tij Fadili fliste me entuziazëm, në kuptimin që kosovarët ai i favorizon, kurse për Rankoviçin fliste me urrejtje, nga një herë bile edhe me nervozizëm dhe deklaroi se koha e tij nuk ka për të ardhur kurrë.

Por unë nuk kuptova mirë premtimin e tij nëse do të jetë ushtar besnik i shokut Enver, jo vetëm po të rrezikohet Shqipëria nga ndonjë agresion, por edhe në rast se vjen përsëri në fuqi Rankoviçi, do të punojë ai që Kosova të mos i kundërvihet Republikës Popullore të Shqipërisë? Kjo mua më shpëtoi pa sqaruar, për arsye se në atë kohë vinin vërdallë nesh plot njerëz, midis të tjerëve edhe dy sovjetikë, njërin nga të cilin e njihte. Fadili në këtë rast tha që nuk fund të fundit ne do të bëjmë punën tone, sado që të mos duan këta (për sovjetikët) që janë armiqtë tanë.
Shoku Enver Hoxha: Foli gjë Fadili për ndjenjat antiserbe të popullit kosovar, kur përmendi ato ndjenja gjoja të ekzaltuara të rinisë kosovare?

Shoku Lik Seiti: Nuk tha gjë.

Shoku Enver Hoxha: E do populli Fadilin?

Shoku Lik Seiti: E do, tek ai duket se ka besim më shumë se tek cilido tjetër nga maskarenjtë e kalibrit të tij. Njerëzit për të flasin mire. Qarkullojnë edhe zëra sikur ai ka qenë kundërshtar i largimit të shqiptarëve jashtë Jugosllavisë.

Shoku Enver Hoxha: Ka kosovarë që kthehen nga Turqia në Jugosllavi?

Shoku Lik Seiti: Këta gjer tani janë fare pak, gjithsej 3-4 veta. Kjo çështje po diskutohet midis vendeve, po thonë sikur nuk i lejojnë turqit. Megjithatë, nuk ka akoma gjë të qartë.

Shoku Enver Hoxha: Kur të vijë rasti t’i duhet t’ia bësh kujtdo të qartë vijën tonë, sipas së cilës kosovarët e emigruar duhet të kthehen në vendin e në shtëpinë e tyre dhe në këtë drejtim të bëhen përçapje që të mos nxirren pengesa. Të bëhet e qartë se pikëpamja jonë është që jugosllavët t’i zhdukin pengesat që kanë vënë duke u kërkuar si kusht atyre shqiptarëve të emigruar që dëshirojnë të kthehen në Kosovë se duhet të disponojnë një sasi të hollash.

Shoku Lik Seiti: Fadili pret përgjigje edhe lidhur me kthimin e legatës sonë në Beograd në rang ambasade.

Shoku Enver Hoxha: Po ja, sikur të t’i themi ty disa gjëra që, për të qenë më preciz, unë i kam shkruar. Këto ti mund t’i kesh në vete, po Fadilit duhet t’i thuash gojarisht, se ai me shokë nuk janë njerëz të sigurt. Idetë, që po t’i jap të shkruara, janë mjaft koncize dhe për të dyja tablotë, edhe për vetë Fadilin personalisht në rast se ai do të dëshirojë t’i mbajë vetë në mendje, edhe po të jetë që t’ia thotë Titos, pse ne e dimë që ai i Titos është dhe kjo s’na prish asnjë punë. Natyrisht, ti duhet të gjesh rastin për t’ia thënë këto ide kështu, në përgjithësi. Po më mirë le të t’i lexoj një here, pastaj të shohim ç’mendim ke edhe ti:
“Duke vlerësuar bisedën që patëm bashkë, si dhe faktin që ju më dhatë të kuptoj se donit të dinit edhe mendimin e shokut Enver për çështjet që ngritët, kur isha në Tiranë, kërkova një takim me shokun Enver dhe ia raportova gjithçka që më folët.

Shoku Enver, më porositi, t’ju sjell të falat e tij dhe t’ju përshëndes për ndjenjat e pastra patriotike, që janë karakteristike për shqiptarët, qofshin këta qytetarë të Republikës Popullore të Shqipërisë, qofshin të Kosovës. Shoku Enver ishte i prekur nga ajo që thatë ju se në rast rreziku për Republikën Popullore të Shqipërisë ju do të jeni përkrah tij. Shoku Enver, që ju njeh personalisht, nuk dyshon për këtë, sepse qëndrimi juaj për këtë problem është në vazhdën e traditave luftarake heroike të popullit tone që ka luftuar në shekuj dhe në vazhdën e patriotizmit të lartë të popullit të Kosovës.

Ne ndjekim me vëmendje ndryshimit që kanë ndodhur në Kosovë, të drejtat që janë fituar në çështjen e gjuhës, të arsimit, në drejtim të administrimit, etj. Padyshim këto janë fitore kundër korenteve antishqiptare, rankoviçiane e serbo-madhe. Por, siç e thonë edhe vet, s’është kjo e gjitha. Ka edhe shumë të drejta të tjera që duhet të fitojnë vëllezërit kosovarë.

Mendimin tuaj për të mos pranuar krijimin e një Republike të dytë shqiptare ne e quajmë të drejtë. Ky është qëndrimi i drejtë dhe patriotik. Një qëndrim të kundërt Republika Popullore e Shqipërisë do ta luftojë me të gjitha forcat. Ne jemi dakord me mendimin tuaj se në botë ka vetëm një Republikë Popullore të Shqipërisë. a-news24.com

Me shkurtime nga shrkimi i DARINA TANUSHI

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ne ket shkrim krejt carte verehet se Enver Hoxha ka qene nje
    i pa bese dhe njeri frigacak dhelpnak halabak poshtrak !
    Fadili ne cdo situate e ka fole realitetin dhe guximin e ka pase te
    pa lakuar sinqeritetin e fjalen taman si burre dhe me i vare shpresat
    ne Enver hoxhen e ne shqipri ka qen si me i besue Rankoviqit e
    ndo nje tjeetri edhe ma te Zi ! Edhe tash po verehet se kosova
    eshte veshtire ti besoj shqiperise se hala jan gjalle traditat
    e kuliparitise !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu