ARKIVI:
20 Janar 2025

Ia vlenë të shqyrtohet seriozisht nisma franko-gjermane

Shkrime relevante

Diplomati danez Peter Sorensen emisari i ri për dialogun Kosovë-Serbi

Gjeraqina Tuhina |RTK   Diplomati danez Peter Sorensen do trashëgojë postin e Mirosllav...

Votues mos u ndikoni nga tubimet elektorale!

Florim Zeqa Kaloj java e parë e fushatës zgjedhore e partive politike...

Mbështetje publike për nominimin e zonjës Feride Rushiti për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR 1200 Genève Tel.: +41 79 548...

Çka është dashurija, sipas Donjeta Hoxhës…?

Donjeta Hoxha Dashuria lind nga një shpërthim ndjesish dhe përjetimesh, që ngërthejnë...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
***
Mendoj se ia vlen të merret të paktën parasysh nisma franko-gjermane e mbështetur nga Uashingtoni.
Sepse në momentin që do të njihemi nga pesë shtetet që nuk na kanë njohur, njohja e Serbisë do të bëhet krejtësisht e parëndësishme, aq më tepër që kjo iniciativë e ndalon shprehimisht Serbinë që të lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare.
E vetmja gjë që më shqetëson është se pse Serbisë, si agresore, i ofrohen kaq shumë ndihma ekonomike dhe privilegje shtesë, por unë nuk kam një shkop magjik për të ndryshuar faktin se ish-pushtetarët tanë të pasluftës grabitën, sabotuan dhe dobësuan popullin dhe shtetin e tyre për njëzet vjet me radhë, gjë që rezultoi me dobësimin e pozitës negociuese të Kosovës në Bruksel.
Prandaj duhet ta kuptojmë si çmim që paguajmë sepse ishim armiq të vetvetes.
Në anën tjetër, Qeveria jonë duhet të insistojë që Kosova, si viktimë e agresionit serb, të marrë nga BE-ja dhe SHBA-ja ndihma dhe lehtësime proporcionalisht të ngjashme me ato të Serbisë.
Në fakt, kjo do të ishte një kërkesë shumë e drejtë dhe legjitime.
Nuk duhet të harrojmë një gjë:
Sa më shumë që dobësohet Rusia, aq më shumë luani i rremë Serbia do të mbetet pa dhëmbë dhe fuqia e saj për të kontrolluar llojin e Asociacionit që është në përputhje me kushtetutën tonë do të jetë gjithnjë e më e vogël.
Dhe së fundi, duhet të theksohet shprehimisht në marrëveshje dhe të garantohet nga faktori ndërkombëtar, që ky Asociacion nuk guxon të shndërrohet kurrë në një subjekt më të lartë politik dhe territorial të ngjashëm me Republikën Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu