Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
DEBAT I SHKAKTUAR NGA SPEKULIMI I KM KURTI:
“Nëse ka qenë Adem Demaçi në UÇK, atëherë unë kam qenë sekretar i tij.”
Këtij spekulimi unë (Ibrahim Kelmendi) iu përgjigja:
“Fatkeqësisht si argatë të ‘shtabit të rognerit’!”
Fatkeqësisht fare pak veta u angazhuan në debat, dhe këta ishin kryesisht të painformuar për zhvillime të atëhershme, të cilat mbaheshin nën rrogoz.
Fatmirësisht, reaguan Koleneli Dilaver Goxhaj, atëherë anëtar i Shtabit të Përgjithëm të UÇK-së (një kohë edhe zv-komandan i komandantit operativ të SHP), dhe Ushtaraku Dritan Goxhaj, i angazhuar nga Sh.P. për të qenë ndërlidhës, ndërmjetësues e kooptues me Ushtarakët e Ushtrisë Amerikane dhe të Alencës NATO.
Parlajmërim: Të dy këta Ushrakë të lavdishëm janë konvertuar në tifozë kurtianë. Fatkeqësisht!
Megjithatë, po risjell këtu debatin që kishim mes nesh:
KOLONELI DILAVER GOXHAJ:
Ibrahim Kelmendi, deklarimi i Albinit: “Nëse ka qenë Adem Demaçi në UÇK, atëherë unë kam qenë sekretar i tij.”, eshte i sakte dhe prandaj edhe ju e pohoni. Madje, Demaci dhe ai ne kete drejtim kane nje epersi te madhe nga Ju personalisht, edhe pse je nje prej themeluesit e forces politike qe inicoi luften e armatosur ne Kosove, LPK-ne. Dhe ku qendron ajo epersi? Epersia e tij ndaj jush qendron ne faktin qe, kur ju personalisht , jo vetem si anetar i udheheqjes se ngushte i LPK, por edhe fizikish shkuat dhe e mbeshtetet ne Rambuje tradhetine e “Shtabit te Rognerit”, duke u nxitur edhe prej ju vete ta nenshkruanin tradhetine ndaj UCK-se, qe ajo te dorezonte armet dhe te nderpriste luften e te kthehej Kova ne gjendjen e paraluftes. Nderkohe qe Adem demaci i shoqeruar nga z.Albin Kurti jo vetem qe e kundershtoi nenshkrimin e asaj permbajtjeje te Marreveshjes se Rambujese, por ia thane edhe me goje znj. Ollbrajt kur u kerkoi takim ne Slloveni gjate asaj Konference te Rambujese, por shkuan edhe ne SHP ne 1 mars 1999 dhe ua thane ne sy delegateve te UCK ne ate Konference: Jakup Krasniqit dhe Azem Syles dhe keta te dy u thane: “Ne u zgjodhem ne keto funksione, ne u perzemi. Largohuni!”. Dhe demaci te nesermen , me 2 Mars 1999 dha doreheqjen. Por ju personalisht e vijuar ate tradheti edhe ne Mbledhjen e Prizerenit, sikunder ua kujtoi z.Ragip Shala, duke pranuar qe te shkrihej LPK, te delte nga skena e historise dhe Kosova andej e tutje t’i besohej “Shtabit te Rognerit”, kunder te cilit keni 20 vjet qe keni dale, qe do te thote se keni dale kunder vetes, pa i kerkuar ndjes si ish-anetaresise se LPK-se astu edhe opinionit shqiptar, duke nderuar flamuret disa here.
IBRAHIM KELMENDI:
Dilaver Goxhaj, FLM për informimin, “shtabi i rognerit” e emëroi AD në gusht 1998, po ai “shtab” e përzuri, më 1 mars 1999.
Edhe informimi, se AD dhe “sekretari” i tij, Albin Kurti, ishin kundër nënshkrimit të “marrëveshjes” në Rambuje, është me rëndësi.
Komentimet tona subjektive, kush ka tradhëtuar e kush jo, është i dorës të dytë. Ta zëmë, Hashim Thaçi nuk firmosi në Rambuje, jo pse ishte patriot apo pse dëgjoi AD dhe AK, por sepse ashtu e komandoi DGSE-ja francese (gjegjësisht RDM-ja serbe), sepse ishte në interes vital të Serbisë, Kosova të barazohej në “faj” dhe Alenaca NATO të ndërhynte për ta shtyp Kryengritjen tonë.
Meqë e di saktësisht, si ka ndodh qëndrimi “patriotik” i Hashimit në Rambuje (dhe kthesen në Paris), më mbetet të spekuloj për qëndrimin kundërshtues të AD, AK, dhe Sali Berishës.
Përgjithësisht, nuk dinim se kur organizohen Konferenca ndërkombëtare dhe aty kemi delegacion përfaqësues, duhet të akceptojmë qëndrimin e delegacionit, pa pretenduar se megjithatë “personalitetet” janë vendimmarrës, edhe pse nuk janë pjesëtarë të delegacionit.
Pyetje: Tradhtoi Hashim Thaçi kur firmosi “marrëveshjen” në Paris, më 15 mars 1999, pasi kishte marrë OK nga Shtabi i Përgjithëm?
Shëndet dhe respekte!
USHTARAKU DRITAN GOXHAJ:
Pyetja juaj esht e gabuar, Hashim Thaçi asnjeher nuk e ka marre miratimin e SHP. Kur ka dklaruar ne kete menyre ka genjyer, pasi ne asnje momwnt nuk e ka informuar shtabin per Rambujen e çfar ka firmosur. Kete e kemi diskutuar eshe here te tjera, por ju vazhdoni qellimisht ti perzieni gjerat.
IBRAHIM KELEMNDI:
Dritan Goxhaj, kërkoj falje, truri më është bërë “mall i skaduar”.
D.m.th., Shtabi i Përgjithëm ishte kundër, megjithatë delegacioni i UÇK-së, tashmë në Paris, më 15 mars 1999, ka nënshkruar “marrëveshjen”?
Këtë version nuk e kam dëgjuar as nuk e kam lexuar nga asnjë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.
Shëndet dhe respekte!
KOLONEL DILAVER GOXHAJ:
Ibrahim Kelmendi, ju zakonisht, kur nuk keni pergjigje mundoheni t’i beni bisht ceshtjes. Juve u eshte thëne së e gjithë ajo marrëveshje që kundërshtonte Demaçi me Albinin ishte tradhëti, e sqaruar kjo hollësisht madje edhe me referenca në libri im “Drama e UÇK-së dhe e Adem Demaçit”, por juve lexoni vetëm Ibrahim Kelmendin. Vetë miratimi i Marrëveshjes përbënte tradhëti. Në atë tradhëti, nuk është vetëm Hashimi që ju e keni shumë dëshirë këtë gjë, por i gjithë delegacioni përfshi edhe ti personalisht dhe udhëheqja e LPK-së, ndryshe do ta kishit kundërshtuar sikundër bëri Demaçi. Megjithatë, zoti provokator, po u citoj zonjën Medlin Ollbrat që pohon se ajo marrëveshje ishte tradhëti për Kosovën: “Ajo (Marrëveshja e Rambujesë) do të çarmatoste UÇK-në, do të mbante Kosovën brenda Jugosllavisë dhe do t’i jepte mundësi ushtrisë së saj të vazhdonte të patrullonte kufirin” (Shil librin e saj “Zonja Sekretare”, f. 464)
IBRAHIM KELMENDI:
Dilaver Goxhaj, keqardhje që herë pas here po keqkuptohemi, pa pas arsye përkatëse.
Konfernca e Rambujesë ishte planifikuar si komplot i Kosovës, gjegjësisht sakrifikim i Kosovës. Vashingtone, Brukseli dhe Moska ishin dakorduar që ta shtypnin Kryengritje e armatosur Çlirimtare të UÇK-së dhe t’ia dorëzonin Serbisë Kosovës e paqësuar, me autonomi të ngjashmeKosovës që e kishte me Kushtetutë të vitit 1974, por pa prani të ushtrisë serbe brenda në Kosovë, autonomi që do të mbikëqyrej nga ushtria e Aleancës NATO. Që Vashingtoni, Brukseli dhe Moska të kishin potencial të mjaftueshëm për këtë sakrifikim që po ia bënin Kosovës, për hir të Serbisë imperialiste, ua angazhuan edhe Berlini, Londra, Parisi, Roma, Vjena. Këta gangsterë ndërkombëtar ishin përcaktuar: të dy palët do të duhej të nënshkruanin marrëveshjen, tekstin që e kishin formuluar gangsterët serbofilë, që të dukej sikur ishte zgjidhje PAQËSORE. Gjithashtu, ishin marrë vesh mes tyre, pala që do refuzonte marrëveshjen, do përballej ushtarakisht me Bashkësinë “ndërkombëtare”.
Në këto rrethana cila është zgjidhja racionale? Ajo sipas filozofisë racionale popullore, kur ke vetëm dy zgjidhje të këqija për të zgjedh, merr atë që është më pak e keqe. Që i bie, merr autonomi të mbikëqyrur ushtarakisht nga Alenca NATO, që të mos bëhesh fajtor dhe ta pësosh pa fituar asgjë, bashkë me sakrifica shumë të mëdha edhe njerëzore.
Këtë nuk e patëm kuptuar as ne, shumica e Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, i cili që pozicinuar kundër nënshkrimit të asaaj “marrëveshjeje”, këtë nuk duhet ta ketë kuptuar as Adem Demaçi, Sali Berisha dhe sisoji i tyre. Këtë e pat kuptuar vetëm delegacioni i Kosovës, përjashto Hashim Thaçin, që ishte aty si kuadër i DGSE-së serbofile franceze, e jo si përfaqësues i Kosovës, gjegjësisht i UÇK-së. Dhe meqë Delagacioni i Kosovës e pat kuptuar dhe ishte për nënshkrim, u përkrah nga mbi 99 % e shqiptarëve që ishin pak më racional se një grusht i individëve që ishin kundër, të cilët kishin të drejtë se ajo “marrëveshje” ishte tradhti ndaj Kosovës, por alternativa e saj ishte akoma më tradhti.
Unë, duke qenë aktiv në Rambuje gjatë gjithë Konferncës, aty jam konvertuar në pjesën e atyre që ishin për nënshkrim, sepse përditë kisha takime me diplomatët operativë dhe shefa të shërbimeve gjermane e austriake, të cilët bënin presion mbi palen shqiptare që të firmoste. Pra, aty u binda se gjendja ishte tepër serioze, kundërshtimi i marrëveshjes kishte pasoja të rënda. Kërcënimet nuk ishin simulim, por ishin serioze.
Hashimin e kam akuzuar për mosnënshkrim qysh në Rambuje, më 23 shkurt 1999, por i dha afat Ushtrisë Serbe deri më 15 mars 1999 të dislokohen në Kosovë për të qenë më në gjendje të na shkakton ato tragjedi që tashmë i dimë. Hashimin e kam akuzuar se ka refuzuar nënshkrimin, si i vetmi i Delgacionit të Kosovës, i komanduar nga DSGE-ja (për ata që kanë informacion për ato zhvillime, dinë që DGSE-ja i koordinonte vendimet me RDM-në e Serbisë). Dhe ia doli, sepse DGSE-ja kishte komanduar që ai të “zgjedhej” kryetar i Delegacionit.
Ne që ishim PËR nënshkrim të “marrëveshjes” (tradhtare) patëm një fat të madh: REFUZIMIN e Milosheviqit edhe me 23 mars 1999, duke hidhëruar edhe përfaqësuesin rus, që ishte pjesë e treshës (BE, Vashington, Moskë), e cila ishte në Beograd për t’ia ofruar favorin e fundit. Nëse Millosheviqi do ta miratonte “marrëveshjen” e Rambujesë (tepër serbofile), atëherë do të rezultonte se ju, kundërshtuesit e nënshkrimit, do të ishit fitimtarë moral, por Kosova do ta pësonte më keq se variantin që i ndodhi.
Uroj ta kem shkruar shkurt e shqip, që ta kuptosh njëherë e mirë çështjen e (mos)nënshkrimit të “marrëveshjes së Rambujesë”.
Shëndet dhe respekte!
[Kaq ishte debati në statusin idhnak që pata afishuar dje. Regimi i Kolonelit ishte para një ore, i imi para gjysmë ore. Tani ora 13:00, data 21.09.2021.]
***
Fatkeqësisht vazhdoi me dyshua se emërimet e Adem Demaçit, si „përfaqësuses politik“ (bile më vonë „përfaqësues i përgjithshëm politik“ i UÇK-së), dhe përzgjedhja e Azem Vllasit (këshilltar) dhe Albin Kurtit (sekretar) nga AD, ishin fragmente komplotiste kundër Kryengritjes çlirimtare që e koordinonte UÇK-ja e Vëgjëlisë çlirimtare të Kosovës. Druaj, KM Kurti shpërdoroi atë komplot të atëhershëm për të përforcuar pozicion e tanishëm komplotist kundër Republikës së Kosovës.