ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Ibrahim Kelmendi: “Fletërrufe” nr. 2, prof. Dr. Blerim Latifi !

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani

[Në pamundësi për të qenë LIVE në emisionin televiziv, që kishte tematikë “themelimi i UÇK-së…”, me kërkesë të Moderatorit Leonard Kerquki, mora pjesë vetëm përmes tekstit të shkruar (i deklamuar nga minuta 23 e emisionit), tani po ofroj ca opinione për ato që kanë thënë pjesëmarrësit në studio (Leonard Kerquki, Aida Derguti, Blerim Latifi, Ramë Buja, Sadri Ramaba). Po i mbititulloj “fletërrufe”, sepse dëshiroj t’i provokoj pjesëmarrësit e emisionit, që ta vazhdojmë debatin me shkrim, meqë këtë mundësi kaq praktike na e ofron FCB.]

“Fletërrufe” nr. 2 [Dr. Blerim Latifit]!

Profesor i respektuar!

Falënderime por konsideratë e respekt që e shfaqe gjatë diskutimit që zhvilluat mbrëmë në T7, emisioni “presing” (22.11.2021)!

Tani po e publikoj anekdotën që ta pata dërguar në privat:

Një plak kishte pësuar vdekje klinike. Kortezhi po e dërguonte në varreza, duke menduar se ishte vdek krejtësisht.
Në udhëkryq një mik nga një fshat i largët, që ishte duke e mbajt mbi krah tabutin, pyet: “Në cilin drejtim janë varrezat?”
Me atë rast i vdekuri mbi tabut zgjohet nga vdekja klinike dhe përgjigjet: “Kur isha gjallë, shkonim djathtas, tani që paskam vdek, me dërgoni ku të doni.”

Ti mbrëmë kontestove me ngulm dy çështje: E pra, konferenca në Rambuje, sipas Teje, nuk ka qenë komplotiste, siç e vlerësoja dhe e vlerësoj unë, e dyta, nuk ka mund ta ndalon askush Fehmi Lladrovcin të hynte në Kosovë.

Fatkeqësisht Konferenca në Rambuje ishte komplotiste, sepse ishte përgatit dhe qe organizuar për ta ndërpre luftën në Kosovë, duke e zhbë UÇK-në, dhe të “paqësuar” Kosovën t’ia dorëzonte Serbisë, e cila do të duhej t’ia njihte një autonomi. Atye e tytje gjendjen dhe autonominë me e mbikëqyrë forcat ndërkombëtare të NATOs. Etj.
Nuk të duken këto komplotiste? Ndoshta të ndihmon rileximi i tekstit të “marrëveshjes” që e ka nënshkruar Delegacioni i Kosovës më 15 mars 1999.

Digresion:

Në fund të Konferencës në Rambuje të gjithë anëtarët e Delegacionit ishin për nënshkrim, vetëm Hashim ishte kundër. Uroj të të mos irriton e vërtata, se Hashimin e pat komanduar DGSE-ja serbofile franceze (shërbim famëkeq ushtarak francez; “shoku” i Hashimit, Danjean Arnaud, e komandonte Hashimin, para, gjatë dhe pas Konfencës, e ai ishte hiç më pak se shef në drejtorinë për Ballkanin në atë shërbim). Po DGSE-ja e kishte imponuar Hashimin kryetar Delegacioni. Idiotike në atë mes ka qenë se Hashim e ka arsyetuar mos-nënshkrimin me shpifjen: “Nuk guxoj ta nënshkruaj, sepse më vrasin komandantët ekstremistë, të cilët i udhëheq ekstremisti Ibrahim Kelmendi.” (parafrazim sipas “operativëve” që ishin në shërbim të përfaqësuesit të BE-së, Wolfgan Petritsch). Atyre dhe më vonë edhe Ministrit të jashtëm gjerman, Joschka Fischer, u pata thënë që Hashimi është komanduar nga DGSE-ja që të mos e nënshkruante. Fischer pat ofsha: “Përse nuk jemi informuar për këtë nga askush deri tani?! U dashkan ca ditë që ta përvetësojmë presidentin francez, që të ndërhyn të DGSE…”
Për t’u bind se nuk e kanë kërcënuar komandantët “ekstremistë”, kam pas lut Sabri Kiçmarin t’u telefonte komandantëve të SHP dhe shtabeve të zonave. Sabriu ka marrë përgjigje se të gjithë respektojnë qëndrimin e Delegacionit.

***
Vetëm fakti se është organizuar konferencë ndërkombëtare për Kosovën nuk është domosdoshmërish sukses. Varët nga qëllimi. Për të mos lënë përshtypjen e nihilistit, edhe ajo autonomi e që po e impononin komplotistët, nën mbikëqyrjen e NATOs, ishte fitore për Kosovën, sado që tepër simbolike, meqë tashmë patëm mundësi të binedemi, se nuk kishim kapacitete të çlirohemi vetëm me forca tona.
Dekonspirimi nga Wolfgan Petritsch i takimit të fundit që kanë pas me Millosheviqin në Beograd: “Kemi qenë të befasuar, kur pa asnjë konsultim paraprak më mua dhe me përfaqësuesin amerikan, Christopher Hill, përfaqësuesi rus Boris Majorski e pyeti Millosheviqin ‘edhe sa ditë ju duhen për ta rimenduar vendimin që ta miratoni marrëveshjen’. Millosheviqi i ka dhënë përgjigje kategorike: ‘Nuk më duhet asnjë sekondë, sepse nuk e firmos poshtërimin e Serbisë!’ Me atë rast Majorsi ka shpërthyer: ‘Nga ky moment nuk e keni më mbrotjen e Rusisë!’ Për këtë bisedë informuam menjëherë Vashingtonin dhe Brukseli.” (parafrazim).

Nëse vëretet na shërbëjnë sajimet glorifikuese për vetëkënaqësi, mund të dakordohem, por tashmë nuk është rendi dhe vendi që të vetëkënaqemi me glorifikime tepër kolorite. Njëherë pata telashe me Babën, kur i propozova që t’u blejmë lopëve syze të gjelbëra, që t’i mashtrohen se po hanë sanë, meqë tani na ka tepruar vetëm kashta, deri sa të dalim në pranverë.

***
Heroi Fehmi Lladrovci e ka respektuar shumë diciplinën dhe hiarkinë në Lëvizje. E kundërta, unë isha përherë rrebel. Ai, në konsultim të rregullt që kishte me Adem Jasharin, qe përcaktuar qysh në vitin 1996 t’i shkonte përforcim, sepse mendonin që shpejt do të “kërcas”, siç shprehej Femhmiu për shpërthim të luftës. Kërkesën ia paraqiti Kryesisë së Lëvizjes. Xhavit Haliti dhe Azem Syla (anëtar të Kryesisë dhe të Sektorit të Rëndësisë së Vëçantë) kanë qenë kundër shkuarjes se Fehmiut me shokë. Fatkeqësisht Fehmiu priste miratimin e kërkesës. Nga presionet e mëdha që iu bënë Kryesisë, vetëm në mars 1997 iu miratua kërkesa Fehmiut.
Fehmiu, bashkë me Bashkshorten Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Ilaz Kodrën, Abedin Rexhën, Selim Krasniqin, Rafet Ramën, Ramiz Lladrovcin, Emrush Xhemajlin, Ali Ahmetin, Gani Ramën e të tjerë, më 6 maj 1997 rrugëtojnë drejtë kufirit, buzë Qafës se Prushit, për të hy ilegalisht në Kosovë. Udhëzimin e tyre e marrin përsipër Luan e Ramush Haradinaj, si njohës të terrenit. Dyshoj se kanë rënë në prit, meqë Ali Ahmeti dhe Emrush Xhemajli nuk bënin gjë pa u konsultuar me Xhavit Halitin, të cilit i kanë kërkuar ndihmë në Tiranë, e ai ka refuzuar. Mund që e di se si e kanë pësuar: Luani martirizohet në atë aksion, Rafet Rama plagoset rëndë kurse Fehmiu dhe Ramushi plagosen lehtë…
Në mars 1998 Fehmiu me bashkëluftëtarë hynë në Kosovë. Nuk e di nëse kësaj radhe ka pyet Kryesinë. Ka hy para Hashimit, i cili deri në prill 1998 ishte humb si “shurrë pule” në Zvicër…
Tragjike: kUmandanti Azem Syla ka komanduar marionetat e tij në Kosovë ta izolonin Fehmi Lladrovcin dhe ta sabotonin furnizimin e tij me armë e municion. Fatkqësisht Ramiz Lladrovci, tashmë karxhozi profiter, hesht, edhe si është grind me kUmandantin Azem në Tiranë për ta “grabit” një snajper 12.8 mm që t’ia dërgonte Fehmiut. Kam qenë i pranishëm…
E mjerueshme, meqë “shtabi i rognerit” ishte informuar se Fehmiu ishte grindur me Jakup Krasiniqin në fillim të majit 1998, sepse Fehmiu kishte urdhëruar të mbyllej shkolla në Drenas, që të mos rrezikoheshin e merreshin peng nxenësit, ndërsa drejtori Jakup Krasniqi kishte refuzuar, e “emëroin” Jakupin për zëdhënës më 11 qershor 1998.

Prapë digresion:

Jakupi ishte në maj 1999 për vizitë në Bonn. E shoqëronte Bilall Sherifi dhe “ambasadori” Mujë Rugova.
Ndërojnë me vizitë edhe Zyrën e Fondit “vendlindja thërret”, po në Bonn (atëherë kryeqytet i Gjermanisë Perëndimore).
Jakupi (mua): “Profesori Mujë na paralajmëroj se këtu mund të mos hymë nga kallabllaku, por këty qenki vetëm katër veta…”
Ndërhyra: “Ambasdori Rugova na paralajmëroi se po na viziton nalmadhnija Juaj, prandaj i dëbova të gjithë që të ndiheshe sa më mirë.”
Jakupi: “Meqë u barazuam në humor sarkastik, na thuaj a të kanë pëlqye emërimet që kemi bërë, meqë Bilalli më informoj se flet troç.”
Unë: “Meqë të tjerët nuk janë këtu, po flas vetëm për emërimin Tënd dhe të Ambasadorit Rugova. Konkurs me pa shpall UÇK-ja për ta gjet për zëdhënës njeriun më mjeran nga oratoria, nuk do kishte mund ta gjente një vjetër si Ty. Edhe Muja e Halili me u qua nga vorri e me të nie Ty tu fol, koçët përtokë u kishin rënë. Ndërsa edhe Ambasadorin Rugova, me konkurs nuk do ta gjenit me destruktiv, sepe ky vetëm gjuhën lokale haxhovisht, siç e folin në Fshatin e tij Haxhaj, në Rugovë, e zotëron dhe fjalinë e parë që ua thotë funksionarëve gjermanë, ua përmend ‘mollën e kuqe’…”
Jakupi: “Të lutëm, boll, se unë e pata fajet që të pyeta.”

Nëse nuk e teprova, besoj është mjaft kësaj radhe.

RESPEKTE!

***
Këtu mund të përcillet emisioni:

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu