ARKIVI:
15 Janar 2025

Kelmendi mendon se Sahitaj nuk po e thotë të vërtetën: “Falë të qoftë kur me rrenë për toke, por jo edhe për hava!”

Shkrime relevante

Zgjedhjet në Kosovë, sfidë e madhe si për qeverinë ashtu edhe për opozitën

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina 1. Zgjedhjet e 9 shkurtit, midis...

Reshat Sahitaj i përgjigjet Ibrahim Kelmendit: “Une shkruaj me fakte e ti Ibrahim Kelmendi me rrena!”

Reshat Sahitaj PËRGJIGJE IBRAHIM KELMENDIT UNË SHKRUAJ MË FAKTE E TI IBRAHIM KELMENDI...

Shpërndaj

Të shtunën (më 11 janar 2025), mysafir në emisionin e Gazetares Krenare Vokshi, “personale” e TV Dukagjinit, ishte Reshat Sahitaj. Titullin e formulova në bazë të (dez)informimit të Reshatit: “unë ia kam qu Hashim Thaçit aeroplan special në Tiranë…” [nga minuta 46]
Prezantimi i Enver Hadrit nga Reshati u fillua me propagandë glorifikuese, sepse Enveri nuk ishte poet, nuk ishte as arkitekt, nuk ka studiuar në Lubjanë as nuk ka punuar si arkitekt në Belgjikë.
Grupi Rezistenca Kombëtare e Kosovës [nga minuta 9 e intervistës], të cilin e ka simuluar Enveri, ishte grup pa anëtarë e pa veprimtari, por vetëm emër, sa për t’u kamufluar si patriot, meqë Enveri kishte dy angazhime “profisonale”: të spiunonte për shërbime të Jugosllavisë dhe për Sigurim të Shqipërisë.
“Neve nuk na ka intersuar organizimi i demonstratave…” thotë Reshati [nga minuta 10]. Kësaj radhe e ka thënë të vërtetën, por arsyetimi se kishin prioritet të informonin opinionin belg nuk qëndron. Reshati me shokë (pa Enver Hadrin), për të sabotuar demonstratën e parë që është mbajt në Bruksel më 26 qershor 1981, e organizuar nga OMLK (Kadri Zeka), LNÇKVSHJ (Jusuf Gërvalla) dhe FKP (Ibrahim Kelmendi), e ka organizuar në të njëjtën ditë protestën në Paris (me rreth 20 veta), me mendim se shqiptarët që jetonin në Bruksel do të shkonin në Paris dhe kështu do dështonte demonstrata jonë. Për atë demonstratë nuk e ka bërë kërkesën Enveri, siç dezinformoi reshati, por është ngarkuar nga Këshilli i FKP-së Mehmet Gradina / Kastrati, i lindur në Logjë të Pejës, i shpërngulur në Turqi, i emigruar në Belgjikë. Ndërsa Enverit, i cili i qe bashkuar demonstratës, i qe vënë kusht të mos u jepte intervista gazetarëve, sepse zëdhënës e kishim caktua preshevarin Hasan Kadria. Që të ishim të sigurt se nuk do i përmbahej kushtëzimit, i patëm caktuar dy veta ta shoqëronin gjatë demonstrate, sepse e pandehnim si marionetë të shërbimeve jugosllave. Fatmirësisht pjesëmarrës në demonstratë ishin mbi njëmijë veta dhe nuk pati asnjë incident, meqë Reshati dhe sisoji i tij kish përhapë psikozë frike se do derdhej gjaku, meqë “mërgata e qyqeve” nuk do t’i toleronte “kuqaloshët e Enver Hoxhës” të demonstronin në vatrën e “reaksionit shqiptar”, siç i quanim atëherë zogistët.
As Komitetin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk e kanë formuar në vitin 1983 (prill) Enveri me Reshatin dhe të tjerë, siç mashtron Reshati. Themelimin e Komitetit “në emër” të Kryesisë së Lëvizjes e ka sajuar Xhafer Shatri dhe po Xhaferi e ka emruar Enverin për kryetar të tij. Tashmë, meqë Enveri u “bë” kuadër i Lëvizjes, Xhafer Shatri e pat autorizuar Enverit ta paraqiste në polici demonstratën e dhjetorit 1983, meqë ishte Dita ndërkombëtare për të drejta të njeriut. Enveri ka angazhuar një kuadër të Partisë Komuniste Belge, e afirmuar si kalë Troje e KGB-së sovjetike, ta paraqiste demonstratën tonë. Pikërisht në banesë të Reshatit dhe Behares e kemi zbuluar këtë komplotë, rreth 10 orë para se të fillonte demonstrata (më 10 dhjetor 1983. Tashmë është publikuar edhe një faksimil i një raportimi në prag të asaj demonstrate, bazuar në rrëfime të spiunit me nofkën “riki”, për të cilën po dyshohet se ishte Reshati…
“Unë me Jusuf Gërvallën ishim në ball të udhëheqjes se demonstratës në Franfurt…”, belbëzon Reshati [nga minuta 14]. E vërteta është se nuk kemi demonstruar në Frankfur, meqë njëfarë sisoji i Reshatit, Ahmet Sadiku, na kishte mashtruar se do ta paraqiste demonstratën në polici, por nuk e kishte bërë. Kur arritem në Franfurt u informuam nga policia që nuk ishte bërë asfar kërkese për demonstratë, prandaj na lejuan të shkonim qetësisht në park të qytetit që të protestonim, sepse u erdhi keq që Ahmet Sadiku na kishte sabotuar. As në Franfurt dhe as në asnjë demonstratë Jusufi nuk ishte në ballë të organizimit të demonstratave…
Jusuf Gërvalla nuk ka pas asfarë bashkëveprimtarie dhe as korrespondence me Enver Hadrin, meqë kishte njohje me Enverin qysh kur e kanë frekuentuar gjimnazin në Pejë, dhe Jusufi ishte më strik kundër çfarëdo bashkëpunimi me marioneta të shërbimeve jugosllave.
Në takimin që thotë Reshati [nga min. 17], që paskësh pas me mua dhe Hyzri Rekën, ne nuk prezantonim Lëvizjen, meqë ende nuk ishte e formuar…
Ibish Neziri nuk ka qenë asnjëherë deputet, as Adem Graboci nuk e ka përfaqësuar asnjëherë Lëvizjen në Bruksel [siç broçkullis Reshati nga minuta 19].
Njëherë ka pas takim Lazer Krasniqi me kryetarin e Partive Popullore Europiane në Bruksel, i ftuar në cilësi të Kryetarit të Partisë Demokristiane. Lazrin e kam shoqëruar unë. Në mbrëmje, në Klubin “Anton Çeta” në Bruksel, e kemi informuar Reshatin për takimin që kishte pas Lazri [min. 20].
Vebi Ibrahimi nuk ka qenë në asnjë demonstratë tonën dhe Jusufi nuk e ka takuar asnjëherë Vebi Ibrahimin… [ min. 22]
Rasim Zenelin e ka plagos dashnorja e tij serbe. Vrasja ka ndodh kur Rasimi ka fillua me u dushirat në banesë tij apo dhomë hoteli (se i kam harruar detajet). Me histori të tilla “pikante” ka qenë i mbushur shtypi bulivardesk gjerman, meqë serbja Zorica Aleksiq është kap në aeroport, duke tentua me u arratis për në Beograd. Rasimi ishte marionetë e Emin Fazlisë (alias Emil Kastrioti) dhe Vehbi Ibrahimin, meqë gravitonte në organizatën e tyre “Besëlidhja Demokratike Shqiptar”. Rasimi shquhej për trimni në zenkat fizike me çetnikët serbë në Frankfurt. Konsullata jugosllave ia kishte frikën, prandaj e ka angazhuar Zoricën për ta vra [min. 23; më detajisht qenka një reportazhë edhe në revista javore gjermane DER SPIEGEL, nr. 18/1982.]
Rezoluta e 13 prillit 1989 nga Parlamenti i BE-së nuk është miratuar për shkak të angazhimit të Enverit. Ai për atë rezolutë është informuar nga lajmet, pasi ajo është miratuar, dhe e ka shpërdoruar për të mbledh ndihma nga bashkatdhetarët, duke i mashtrua se ka bërë shpenzime të mëdha financiare për rezolutë…
Po ndërpres komentimin e intervistës, sepse u lodha.
Po sjell një rrëfim rastësor të ish-kryeUDBashit Shefqet Hashani. Ai ka rrëfye për një ndejë me Mahmut Bakallin dhe funksionarë të tjerë, te motra e Mahmutit në Bruksel. Paskësh shkuar Gani Azemi me e ftua Mahmutin për të marrë pjesë në tubim përkujtimor për Enverin. Me atë rast Mahmuti ka reaguar kur e ka informuar motra për atë ftesë: “Edhe këtu e tani do më na shkaktuar telashe, si në vitin 1974, kur UDB-ja e Beogradit na e kaloi pagesën për Enver Hadrin, sapo u riorganizua SDB-ja sipas Kushtetutës së vitit 1974…” Shefqeti dhe Mahmuti i kanë rikujtuar vështirësitë për t’ia ngarkuar pagat për Enver Hadrin SDB-së federative, meqë e kanë arsyetuar se ai angazhohet për sigurinë e jashtme të Jugosllavisë, prandaj nuk ishte SDB e KSA të Kosovës kompete për ta pauguar.
Nga reshati e kam informimin, se Enveri një ditë para vrasjes, ka pas takim me vrasësit…, se Enveri kishte pas dashnore serbe në Pejë, me të cilin kishin djalë dhe ku incert biografik është bërë shkakt të mos shfaqet në Belgjikë dokumentari belg për Enver Hadrin…
Keqardhje që kuadrot e shërbimeve jugosllave nuk po kanë kurajo me reflektua për bëmat e tyre!
Uroj të mos më hidhërohet shumë Reshati, meqë kemi bashkëpunuar herë pas here, shpesh edhe jemi grindur…
Megjithatë: respekt!
PS.:
Si u fabrikua përsonazhi enigmatik RIKI nga Fadil Kajtazi dhe udbashët Mehmet Loci dhe tjerë?
Ҫka zbuloi RIKI , spiuni i fabrikuar nga Fadil Kajtazi dhe Mehmet Loci?
UDB-a i vertet merrej me zbulimet se çfarë farmerka dhe kasketa kishte Ibrahim Kelmendi?
Si Fadil Kajtazi i manipulon shqiptarët rreth personazhit të tij të fabrikuar në kuzhinat e Beogradit?
Sherbimi Sekret i Fadil Kajtazit u themelue në Beograd e jo në Kosovë!
Pse Sherbimi Sekret i Fadil Kajtazit nuk e zbuloi asnjë spiun, por ky sherbim qe 25 vite merret vetem më RIKIN?
Pse Sherbimi SEKRET I FADIL Kajtazit tenton të diskreditojë veprimtarët që kontribuan për çlirimin e Kosovës e jo spiunat e UDB-së?
[Postuar në FB e Reshatin, më 4 korrik 2024.]
***
Këtu mund ta përcjellin intervistën bjerrakohësit:

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu