Nga Gjon Keka
Fryma e kohës shpesh gjenë njerëz, figura apo personalitete që dëshiron që me anën të tij të lë gjurmë në atë kohë apo epokë. Duke i përfshirë kjo frymë në tërësinë e tij personalitete të tilla mbikohore, fryma e kohës i fton ata që ta kuptojnë orën për të cilën janë thirrur, detyrën që duhet bërë ndaj atdheut të tyre dhe strategjinë e taktikën për ta përdorë këtë kohë në të mirë të paqes, lirisë dhe të humanizmit.
Një nga këta ishte edhe presidenti historik dhe vizionar dr.Ibrahim Rugova, i cili ishte pjesë e misionit historik të frymës së kohës për ta ndryshuar rrjedhën e saj dhe të daljes së popullit të Kosovës nga robëria në liri.
Presidenti vizionar dr.Ibrahim Rugova e dëgjoi këtë zë qiellor i cili në fakt ishte edhe zë i popullit, këtë ftesë historike ,dhe me këtë ai hyri në histori ,duke iu përkushtuar zgjidhjes së çështjes së Kosovës, lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Poashtu ai ishte edhe një vizionar e largpamës i dëshmuar ,sepse gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij politike ai kërkonte protektorat ndërkombëtar në Kosovë dhe ftonte NATO-në që të vendosej në Kosovë për të mbrojtur popullin e pambrojtur të tij dhe për të ruajtur paqen në vend.
Duke qenë i përfshirë nga fryma e kohës ,e cila rrallë futet në të gjitha qenjen e një njeriu, vetëm nëse ajo frymë e zgjedhë vetë atë,por,ai u pa se ishte i duhuri për ta drejtuar popullin e Kosovës drejtë lirisë ,demokracisë dhe pavarësisë. Rruga që ndoqi presidenti historik e vizionar dr.Rugova nuk ishte e lehtë ,me plotë sfida, persekutime,kërcënime etj, por ai kishte vizion, kishte dijen dhe formimin e lartë intelektual edhe si shkrimtar, humanist apo njeri i letrave dhe i botës akademike e pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës si një përgjegjësi mbi kurrizin e tij për ta dërguar drejtë udhës së lirisë,demoracisë dhe pavarësisë.
Ai me punën e tij të madhe të ndërkombëtarizimit të Kosovës në botën demokratike tregoi se fryma e kohës ishte në të dhe ai po vepronte sipas orës që e kishte kuptuar dhe kohës që duhej përdorur që të mos ikte ajo dhe Kosova të mbetej nën zingjirët e robërisë me shekuj.
Ai veproi dhe e përdori kohën dhe orën e frymës së epokës në të cilën jetoi. Presidenti vizionar dr.Ibrahim Rugova ishte një titan i paqes, lirisë dhe i pavarësisë së atdheut të tij dardan. Një intelektual e shkrimtar ,që braktisi profesionin e tij për t’u bërë shërbëtor i atdheut të tij në ditët më të vështira, kështu e kërkonte koha, kështu e kërkoi fryma e kohës dhe epokës dhe ai e mori këtë përgjegjësi duke punuar me tërë qenjen që atdheu i tij të Dardan të dal nga robëria në liri,pastaj nga liria në pavarësi dhe nga pavarësia në familjen e kombëve të civilizuara si në NATO- dhe BE.
Ai ishte një njeri i qetë, paqësor ,modest,njeri i paqes dhe liridashës i madh, një arketip i mishëruar sipas dy modeleve jetësore arbërore Pjetër Bogdanit dhe Nënë Terezës,pra sipas shpirtit letrar e krijues Bogdanian dhe shpirtit human Terezian. Sikur thuhet simbolikisht ishte një Moisi dardan që në veten e tij kishte misionin për ta nxjerrë popullin e Kosovës nga robëria në liri.Natyrisht se këtë mision e ka përmbushur,pasi ai kishte krijuar dhe miq e aleat e aq më tepër ai ishte bërë miku i ngushtë i shtetit më të fuqishëm në botë ShBA-së dhe mik që dera e Shtëpisë së bardhë në krye me presidentin e asaj kohe Bill Klinton ishte gjithmonë e hapur për të.
Ishte pikërisht presidenti vizionar dr.Ibrahim Rugova që si një bir i Nënë Terezës sonë dardane e cila i kishte folur presidentit Klinton duke i kërkuar të kujdeset për popullin e saj shqiptar në Kosovë. Dhe kjo kërkesë apo amanet sikur edhe vetë e patë thënë presidenti Klinton në Kosovë me fjalët e tij: „Nënë amentin tënde e qova në vend“.
Gjithçka që ka ndodhur deri më tani që nga ajo kohë kur presidenti historik dr.Ibrahim Rugova nisi misionin e tij historik dhe që e bëri atë aq jashtëzakonisht të përshtatshëm për të qenë një burrë shteti patriot i kohës së tij, përmblidhet në atë që ishte thelbi më i brendshëm i jetës së tij, në devotshmërinë e tij të thellë dhe të vërtetë.
Pak shkrimtarë e laik do të gjenden që ta kenë përmbushur një mision të tillë në historinë e lirisë së popujve ,sikur e bëri me shumë urtësi ,vizion dhe në miqësi me ShBA dhe vendet tjera mik europiane presidenti historik dr.Ibrahim Rugova.
Ja pse preidenti dr.Ibrahim Rugova ishte një burrë shteti: sepse ai i kushtojë vëmendje shenjave të kohës dhe e studiojë frymën e kohës në të cilën ishte thirrur të punojë. Ai e kuptoi se sa është ora për Dardaninë e tij(Kosovën).Poashtu ai e kishte kuptuar se nuk mund të bësh asgjë në një orë të caktuar.Të gjitha gjërat kanë kohën e tyre dhe ata që ndërmarrin gjëra të mëdha në kohën e gabuar, qoftë shumë herët apo shumë vonë, zakonisht do t’u nënshtrohen vështirësive dhe përpjekjet e tyre do të jenë të pasuksesshme.
Prandaj ai e kuptoi se tani ishte ora që Kosovën ta drejtonte në udhën e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.
Presidenti vizionar dr.Ibrahim Rugova nuk e nënçmojë kurrë frymën e kohës, as kur edhe rryma e kohës nuk ishte e favorshme për të dhe planet e tij. Sigurisht, si një burrë shteti i rëndësishëm ai shkojë në rrugën e tij dhe nuk e ndoqi çdo ndryshim të erës sikur bëjnë turmat.Ai nuk e përçmoi frymën e kohës,por e kuptoi favorin e frymës së kohës dhe drejtimi i të cilit nxitej fuqishëm nga ajo frymë, prandaj ai guxojë të bënte shumë gjëra të mira e të mëdha për Kosovën.Në fakt ai e orientoi Kosovën dhe popullin e tij natyrshëm me shembullin e tij kah rrënjët e lashta dardane dhe identiteti e kultura thelbësore europian, dhe jo sikur bënë disa individ që erdhën në pushtet pas vdekjes së presidentit vizionar dr.Ibrahim Rugova dhe e orientuan Kosovën kah vëllazëria me turq apo vendet aziatike e islamike që ishin historikisht armiq të popullit arbëror.
Ndërkaq presidenti historik dr.Ibrahim Rugova edhe pse haste në pengesa që nuk mund t’i heqte për momentin, ai priste ngase e dinte se koha i vjen në ndihmë dhe i minon pengesat ose i konsumon dhe i hap rrugën.
Ibrahim Rugova ishte burrë shteti i madh i Dardanisë europiane, që i realizojë idetë e kohës në përputhje me ndikimin e frymë së kohës dhe epokës në të cilën jetoi dhe veproi.Sikur dihet,“politika praktike është një art që duhet të zgjidhë detyra shumë të ndërlikuara dhe duhet të menaxhojë një sërë forcash të përbashkëta dhe personale.
Rezultati i betejave politike kërkon marrëveshje paqeje, përpjekje për pajtim dhe kompromise. Kushdo që refuzon çdo kompromis nga zelli i verbër për frymën e kohës, mund të jetë një doktrinar i nderuar, por atij do t’i duhet të heqë dorë nga suksesi dhe dafinat e burrit të shtetit.“
Prandaj edhe ai si një njeri i paqes e kompromisit, si një humanist e me shpirt fisnik dardan arriti të realizoj politikën e tij vizionare dhe ta ndërtoi filozofinë e tij politike e cila u bë filozofi e lirisë ,demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës e njohur si filozofia Rugoviane (e durimit,rezistencës paqësore,vizionit, paqes, dhe e themeltarit të shtetit të Kosovës).
Një burrë shteti i tillë i duhet edhe sot Kosovës që ta kuptoj frymën e kohës, orën dhe ndikimin që mund të ketë sot. Prandaj , duke ditur se të rrallë janë njerëz të tillë si presidenti vizionar dr.Rugova , mund vetëm të thuhet se do të ishte një mrekulli nëse pushtetarët e sotëm në Kosovë marrin si shembull këtë burrë shteti dardan,politikën e tij praktike e të urtë, filozofinë e tij , largëpamësinë e tij ,vizionin për një Kosovë europiane dhe në miqësi të përhershme me ShBA dhe vendet mike te Europës.
Ai ishte dhe mbetet një nga yjet më të shndritshëm në qiellin e Dardanisë europiane.