ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Idriz Morina: Filoserbi dhe filogreku Edi Rama!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Ps. Shkrimi botohet i plotë, pasi botimi vetëm i vazhdimit do të ishte i paqartë!
Dy projektet e Edi Ramës për të rrënuar shqiptarinë! Shteti Bektashi dhe organizimi i kampionatit europian U21, me Serbinë! (2)
– Në një numër të konsiderueshëm shkrimesh, komente dhe analiza, e kam argumentuar se politikat thelbësore të Edi Ramës, janë të bazuara në afilacionin ortodoks, grek dhe serb! Vështirë, se ndodhë që të kalojë një vit, dhe ai të mos merr hapur qëndrime, të zbulojë projekte dhe nisma, që cenojnë rëndë interesat shqiptare.
– Se është në politika të afilacionit grek, më së miri argumentohet se për një dekadë në detyrën e kryeministrit asnjëherë se ka shtruar zyrtarisht, çështjen arvanitase, të popullsisë thelbësore në Greqi, që përbën sipas meje, edhe shumicën, përkatësisht grupin më të madh etnik atje.
Shpresoj që më në fund shqiptarët në Kosovë ta kenë kuptuar se Edi Rama përfundimisht është një tradhtar i shqiptarisë, Shqipërisë dhe Kosovës, shqiptarëve në Greqi dhe më tej. Uroj ta kuptojnë më mirë edhe shumica e shqiptarëve në Shqipëri.
Edi Rama, sikur të ishte një monark e ka shpallur të drejtën e krijimit të shtetit bektashi në Shqipëri, një Shtet Brenda shtetit, thuajse Shqipëria i ka një milion kilometra katror, e s’po ka me kë t’i ndajë!
Një shtet-territori, i të cilit është copëtuar dhe ndarë për qindra e mijëra vjet, nga mbase gjysmë milioni kilometra katror që mund t’i kishte dikur, kur shtrihej në Europë dhe Azi!
Pse minim i shqiptarisë!?
E gjithë bota ortodokse, në veçanti, ajo në trekëndëshin Greqi-Rusi-Serbi, ka ushtruar propagandë, diplomaci, por edhe luftëra, gjenocide dhe dëbim të shqiptarëve, me qëllim zhbërjen, si dhe kanë shpenzuar miliarda para për më shumë se një shekull, për të dëmtuar imazhin e shqiptarëve, duke i paraqitur si fundamentalistë islamik, dhe se lufta europiane kundër pranisë së islamit në Ballkan duhet të vazhdojë dhe se shtete të dominuara nga popullata me besim islam nuk duhej të lejoheshin në Europë.
Në këtë mënyrë mbytej çështja e identitetit shqiptarë, lashtësisë së tij dhe meritave të tij të lavdishme, mbi të gjitha në civilizimin antik dhe paraantik, si dominues dhe udhëheqës të tyre, dhe meritat e jashtëzakonshme në Mesjetë me Mbretin Skënderbe!
Pra, ishte lufta e tyre për vrasjen e identitetit shqiptarë, i cili i nxjerrur si i atillë do t’i eklipsonte shtetet si Serbia, Greqia etj,… por, edhe kulturat e pretenduara të lashtësisë nga shkollat antishqiptare!!!
Këto synime pan-artodokse, arriheshin dhe ende arrihen edhe duke investuar në projekte në njërën anë për të blerë e komprometuar njerëz me ndikim tek besimtarët, si hoxhallarët dhe në anën tjetër duke nxitur lëvizje radikale antishqiptare, siç ndodhi veçanërisht pas luftës me organizimin e vullnetarëve për luftë në ISIS etj.
Edi Rama, edhe pse ka zgjedhur si projekt për demolimin e shtetit, avancimin në shtet të një lloj besimi islam të moderuar, me pikëpamje afirmuese për shqiptarësinë e shtetit (Shqipërisë), por, që si tarikat madje edhe dallon në disa çështje besimi, pasi është në kundërshtim me disa parime të islamit, kryeministri i Shqipërisë, si një vasal i Athinës dhe Beogradit, ai thjesht po e komprometon identitetin shqiptar dhe po e përgatit nxitjen e një konflikti të gjatë ndërmjet besimeve, dhe vetë shoqërisë.
Ajo që më së shumti më bën tani t’i frikësohem kësaj ngjarje, është se dëmi i saj nuk do të mbarojë brenda kufijve të Shqipërisë, dhe se mund të jetë projektuar për ta minuar më tej shtetin e Kosovës!
(Pjesa e dytë)
Në çfarë kuptimi?
Drojën se me projekt shtetin-bektashi, Edi Rama po e krijon një ide radikale për sistemimin e Kishës Serbe në Kosovë, e kanë thënë edhe të tjerë këto ditë, përfshirë ekspertë të së drejtës dhe të tjerë, madje kryesisht nga Shqipëria, në kampin e demokratëve etj. Por, pa e shpjeguar bazën që mund të ketë.
Nëse e lexoni dhe analizoni me kujdes Marrëveshjen e Ohrit, të cilën është zotuar sërish (kësaj here në SHBA) Albini për zbatimin e saj (këtë thjesht po e evidentojmë për ata që gënjenin në emër të Albinit se s’ka Marrëveshje të Ohrit, dhe se ai nuk e zbaton!), ajo ka krijuar një bazë të rrezikshme për .
“Zyra e Kryeministrit tha se Albin Kurti i ka thënë atyre (O’Brien, Lajçak etj.) se Kosova është e përkushtuar në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit”.
Neni 7 i Marrëveshjes Ohër-Bruksel, kërkon formalizimin e Kishës Ortodokse Serbe brenda Kosovës, sipas “modeleve ekzistuese” në Evropë. Dhe me projektin e shtetit-bektashi, po synohet krijimi i një modeli edhe më ekstrem se ato ekzistuese. Si më ekstremi njihet modeli i Atosit në Greqi, mbi të cilin e gëzon supremacinë Kisha Serbe, pra i sanksionuar si një eksterritorialitet i Greqisë.
Dhe me projektin për shtetin bektashi, Edi Rama, po e krijon një model ‘në derë të shpisë’, madje në shtetin amë, siç e quanim me dekada!
Të shpresojmë, dhe besojmë që një projekt i tillë do të dështojë, por edhe të punojmë hapur për dështimin e këtyre projekteve gjymtuese për shqiptarinë!
Derisa projektet e tilla ende janë në tentativë, projekti për organizimin e kampionatit europian U21, tashmë është kthyer në realitet, dhe do të ndodhë në vitin 2027!
Deri atëherë Rama, vështirë se do të jetë kryeministër, për ta shijuar me kënaqësinë më të madhe, mbase për të kulmi do të ishte të jetë përkrah Vuçiqit, nëpër stadiume, herë në Shqipëri, e herë në të dashurën e tij Serbi!
Por, ajo që zbulojnë këto dy projekte strategjike antishqiptare, janë bërë dhe po bëhen pikërisht nga e majta në Shqipëri, e cila tradicionalisht me Enver Hoxhën, Fatos Nanon dhe të tjerët, dhe tashmë sërish arrin kulminacionin me Edi Ramën, kanë dëshmuar haptazi jo vetëm filiacion serb, por më tepër antishqiptarizëm dhe antiKosovë!
E keqja tjetër e padukshme është se Kosova aktualisht qeveriset nga një e majtë, që ideologjikisht është e nënshtruar ndaj të majtës në Shqipëri, dhe në një mënyrë ajo ka një kontroll gati të padukshëm ndaj disa politikave vendimtare të qeverisjes aktuale në Kosovë!
Duka, kush se ka njohur deri më tash e ka argumentuar se është haptazi proserb!
Se e ka shpërdorur më shumë se kushdo, ai dhe Federata e Futbollit e Shqipërisë, besimin e dhjetëra lojtarëve shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, e krahinat shqiptare, dhe miliona tifozë shqiptarë jashtë Shqipërisë, që krenoheshin me kombëtaren shqiptare!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Qenka nje kokerr percaresi dhe sherrxhiu tiz. Morina. Nuk te vjen Turp qe shpif si pa te gje te keqe? Cfare je ti spiun serb apo grek qe kerkon te percash shqiptaret? Turp per bese.
    Rama zbaton 100% rekomandimet e SHBA dhe te BE DHE NUK GUXON TI QE TE THUASH TE KUNDERTEN. aNTISHQIPTAR I QELBUR. tURP.

  2. Të lumtë Idriz Morina, Rama njeri i shitur te italianët, te serbët, te grekët, te bektashinjtë, te ortodoksit, te të gjithë ashtu si mbath atletet në konferenca ndërkombëtare në vend të këpucëve ashtu i ka edhe mendimet e qelbura. Të mjerët ne që e kemi kryeministër. Ata që e mbrojnë ramën janë të paguar shtrenjtë nga ai.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu