ARKIVI:
7 Prill 2025

    Iluzionet e Albin Kurtit dhe dëshirat e opozitës!

    Shkrime relevante

    Nasim Haradinaj, po pres ta realizosh kërcënimin !

    Nga: Ibrahim Kelmendi , Gjermani Më 17 mars 2025, Nasim Haradinaj, duke...

    Historia e trishtuar e Ulqinit dhe Tivarit, si iu dhanë Crna Gores, Malit të Zi të sotshëm?!

    Flori Bruqi, Prishtinë Ulqini  është qytet bregdetar në jugun e Malit të...

    “Korrigjimi i kufijve”, tradhëtia që e shembi murin e Kosovës !

    Halil Geci, Skenderaj ___ Muri i qëndrueshmërisë së Kosovës u shemb në momentin...

    Roli katastrofal për vendin i Hashim Thaçit në dialogun Kosovë – Serbi, prej vitit 2011 deri më 2020

    Halil Geci, Skenderaj ROLI I HASHIM THAÇIT NË DIALOGUN KOSOVË–SERBI (2011–2020) Analizë sipërfaqësore...

    Serbia dërgon oficer në Kosovë, “opozita” e bllokon formimin e qeverisë…!

    Halil Geci, Skenderaj Analizë politike dhe thirrje për vetëdijesim: Prekni kokën, o...

    Shpërndaj

    Florim Zeqa

    Të synosh 500 mijë vota nga 700-800 mijë votues potencial në Kosovë është pak më tepër se iluzion. Një herë i ka ndodhur “mrekullia” Albin Kurtit më 14 shkurt 2021 dhe vështirë se do të përseritet në dy dekadat e ardhshme në Kosovë.

    500 mijëshi, i paarritshëm për Albin Kurtin

    Do të ishte dëshirë deri diku reale 500-mijësi i Albin Kurtit, sikur t’i realizonte premtimet dhe zotimet elektorale në njërën anë dhe në tjetrën sikur të mos kishim zvoglim enorm të popullatës përgjatë viteteve të fundit.

    Pa asnjë premtim elektoral të përmbushur në luftën kundë korrupsionit dhe krimit të organizuar, pa asnjë përmirësim në sistemin energjetik, pa asnjë rezultat evident në sistemin arsimor dhe atë shëndetësorë, pa asnjë projekt madhor të realizuar në planin zhvillimor të vendit për katër vjet!

    Kur kësaj t’i shtojmë edhe dështimet e qeverisë në planin e jashtëm, pa asnjë njohje ndërkombëtare dhe futjen e vendit nën sanksione ndërkombëtare, synimet e Albin Kurtit jo vetëm të paarritshme, duken edhe qesharake!

    Dëshirat e opozitës, të parealizueshme

    Një opozitë e ç’akorduar, e cila për katër vjet i qëndroj gatitu ‘Qeverisë Kurti’ në Kuvend, pa e bërë as përpjekjen më të vogël për rrëzimin e qeverisë inerte pa asnjë rezultat në planin e brendshëm dhe në arenën ndërkombëtare, nuk ka me çka e bind më elektoratin për ta votuar dhe për t’u kthyer përseri në pushtet ata që ia bën jetën ferr qytetarëve të vendit.

    LDK-ja me slloganin “Rruga e Re” është kthyer në antipod të rugovizmit, të cilën edhe ngjallja e engjëllit Rugovë në këto rrethana nuk do ta kthente dot në rrugë të mbarë nga katandisja që i sollën grupet e interesit!

    PDK-së pa Hashim Thaçin me “ritmin e rrugës” në krye as foshnjorët nuk i besojnë, anipse e ka kandidatin më të mirë për kryeministër!

    AAK-ja e “përforcuar” me “NISMA” do të mbetet në të njëjtat nivele të ngritjes historike nga themelimi, por fatin e keq do ta kenë të aderuarit në listën e saj që do të mbeten jashtë Kuvendit siq mbeti PSD-ja katër vite më parë!

    Për dallim prej katër viteve më parë, kësaj radhe, të bashkangjiturit në Listën e LVV-së, GUXO e Alternativa do të mbesin duarthatë nga ky proces zgjedhor, për shkak se elektorati i LVV-së do t’i votoj vetëm aktivistët dhe veprimtarët e saj të devotshëm e jo të arratisurit nga partitë e tjera.

    Opozita vetëm e bashkuar në një koalicion të madh parazgjedhor mund ta sfidonte LVV-në. Ajo që pritet të ndodhë, është ajo që partia e cila është më e zëshmja kundër saj në fushatë, pas zgjedhjeve do t’i vardiset e para në pushtet.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu