ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Imami Drilon Gashi: Konflikti Palestinezo-Izraelit dhe pozicioni im

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Drilon Gashi , Pejë
Konflikti Palestinezo-Izraelit dhe pozicioni im si shqiptar mysliman
Konflikti midis izraelitëve dhe palestinezëve u acarua në mes të shekullit të 20-të. Janë bërë përpjekje të ndryshme dhe të gjata për të zgjidhur konfliktin si pjesë e procesit të paqes Izraelito-Palestineze, por deri më tani nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje përfundimtare.
Këto rrjedha kanë bllokuar përparimin e mëtejshëm atje në shumë sfera të jetës, siç janë siguria, kufijtë, të drejtat e ujit, kontrolli i Jeruzalemit, vendbanimet izraelite, liria e lëvizjes palestineze dhe e drejta palestineze e kthimit të mijëra refugjatëve në shtëpitë e tyre.
Vendosja e miqësisë hebraiko-myslimane në nivelin bazë nuk është një qëllim në vetvete, por një mjet jetësor për t’iu kundërvënë pikëpamjeve ekstremiste dhe retorikës përçarëse midis hebrenjve dhe myslimanëve.
Impakti revolucionar i globalizimit kërkon zhvillimin e një etike kozmopolitane të re për të mbështetur pluralizmin konstruktiv dhe tolerancën më të madhe midis kulturave dhe shoqërive të ndryshme. Kjo nënkupton tejkalimin e armiqësive që lindin shpesh nga frika ose mungesa e të kuptuarit të atyre që janë të ndryshëm, si dhe nga të mësuarit për të punuar së bashku me shpresën për një të ardhme më të mirë.
Themeli i besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë është një ndërtesë thelbësore, pa të cilën nuk është e mundur përmbyllja e konfliktit izraelito-palestinez.
Duhet të ndërtohen ura midis hebrenjve dhe myslimanëve , por procesi nuk mund të mbarojë këtu.
Jo vetëm që njohja me njëri-tjetrin mund të ndryshojë qëndrimet e të dy palëve, por hija e një stabiliteti të tillë do t’i konvenonte gjithë rajonit dhe botës.
Paragjykimet seksiste, homofobe, anti-sioniste dhe madje edhe antisemite nuk na qojnë askund, përkundrazi.
Ne si Kosovë nuk duhet të përfshihemi në këtë konflikt, por të bëjmë thirrje për paqe, sikurse njerëz paqësor të këtij globi.
Duhet të jemi krenar për identitetin dhe besimet tona, por nuk duhet t’i gjykojmë gjërat mbi emocione të forta që vijnë si pasojë e fanatizmit fetar ose “tokës së shenjtë”.
E vërteta, drejtësia hyjnore dhe parimet njerëzore janë hyjnore dhe duhet të jenë mbi çdo gjë tjetër.
Pozicioni pro-njerëzor duhet të jetë mbi konfliktin izraelito-palestinez!
Përpara se të jem mysliman, unë jam qenie njerëzore, kuptojeni!
Nuk mendoj që identiteti im, e posaqërisht besimi im – duhet të diktonte pikëpamjet e mia mbi Izraelin dhe Palestinën. Ndoshta zemra ime anon kah Palestina, mirëpo unë nuk e kam problem ta vizitoj as Izraelin. Të jesh pro lutjeve të palestinezëve dhe të drejtën e tyre për të jetuar në shtëpitë e tyre, nuk do të thotë të jesh anti-Izrael.
Nëse identifikoheni si kundër-Izrael, si mund të merrni pjesë në një ekspeditë kulturore të financuar nga një organizatë Sioniste, ose si mund të shkruani një afishe në facebook, kur edhe Marku i Facebook-ut, për ironi është hebre i lindur?!
Si mysliman modern, unë për vete e kam privilegjin të lundroj në hapësirat neoliberale dhe gjithashtu të kem marrëdhnie me njerëz që sipas fanatikëve quhen të mallkuar.
Nëse doni që ekzistenca juaj dhe pozicioni juaj politik të jenë më shumë sesa të jeni lindor apo evropian, më shumë sesa të jeni shqiptarë dhe më shumë sesa të jeni myslimanë, atëherë lëreni këto “identitete” anash dhe shikoni faktet.
Adresimi i drejtpërdrejtë i konfliktit izraelito-palestinez, hap perspektivat e të dy grupeve dhe aftësinë e tyre për të “parë që dëmtimi i palës tjetër është po aq i fortë sa i tyre”.
Të kuptuarit e Izraelit dhe Palestinës duhet të jetë shumë më tepër sesa Islami kundrejt Judaizmit. Ky konflikt nuk ka të bëjë me fenë, kjo ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Identitetet etnike shpeshherë po ngatërrohen me identitetet fetare si nga të huajt ashtu edhe nga të brendshmit, duke komplikuar detyrën e analizimit të marrëdhënieve ndërgrupore si duhet.
Ajo që kërkohet prej neve si besimtarë është të promovojmë një kulturë të tolerancës që duhet të burojë nga pikëpamja pluraliste e botës.
Respektimi i pluralizmit, dhe vlerësimi dhe mbrojtja e larmisë së kulturave, kombësive dhe feve në të gjithë botën janë thelbësore për sigurimin e paqes. Nëse i duam këto, atëherë ne duhet ta nderojmë njeriun e jashtëzakonshëm, mikun që i bën mirë njerëzimit, vizionarin e guximshëm dhe personin që ndërton ura midis shoqërive, kushdo qofshin ata.
Për mua është shumë e pakapshme se si disa analistë dhe mendimtarë ende edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta lidhin intolerancën me fenë. Feja sipas tyre po shihet si pjesë e problemit dhe jo pjesë e zgjidhjes. Me “Përplasje të Qytetërimeve” ata po nënkuptojnë “Përplasje të Feve.”
Disa ajete Kuranore të cilat përshkruajnë mospajtimet mes profetit Muhamed dhe disa të krishterëve dhe çifutëve të kohës së tij, nuk guxojmë t’i përgjithësojmë.
Përkundrazi, kjo sipas meje është një “Përplasje e Injorancës” e cila duhet adresuar të arsimimi i tyre.
Vetëm atëherë kur njerëzit arsimohen si duhet dhe u ofrohet kujdesi i duhur, vetëm atëherë mund të shfaqet shoqëria e vërtetë demokratike dhe pluraliste.
Në vend që të bërtasim me njëri-tjetrin, ne duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të mësojmë nga njëri-tjetri.
Le t’i thërrasim të gjithë mendjes, zemrës dhe shpirtit, për një të ardhme më të ndritur dhe një botë më paqësore!
12/ maj/ 2021
Prishtinë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu