ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Imami Zekerija Idrizi e uron Arbër Gashin, njërin ndër nismëtarët për braktisjen e fesë islame

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

Nga: Hoxhë Zekerija Idrizi
___
NË FAVOR TË VLERAVE KULTURO-QYTETËRUESE KOMBËTARE DHE EVROPIANE
I nderuar mik Arber Gashi, rrugëtimi juaj bashk me shumë shqiptarë të tjerë në braktisjen e islamit radikal e politik është mjaft sublim konform vlerave tona kulturo-qytetëruese kombëtare e euro-atlantike. Kjo ndērmarrje mbi të gjitha është emergjente për kohën e rrethanat në të cilat jetojmë, ngase qarqe radikalësh vehabitë myslimanë kanosin të nëpërkëmbin, rrënojnë dhe përdhosin vlerat tona më fundamentale kombëtare.
O Arbër, të tillët, shih ironinë, flasin shqip por mendojnë, përsiasin dhe ëndërrojnë arabo-aziatikisht. Na e kanë ndotur edhe ajrin arbëror, se lëre më tjerat, duke përdhosur çdo vlerë, virtyt, zakon e simbol kombëtar.
Ata në çdo hap e aktivitet rrënojnë vlerat laike e sekulare të shtetit tonë, duke mohuar identitetin, flamurin, zakonet, kushtetutën, figurat markante dhe çdo vlerë tonën kombëtare.
Pikërisht mendësia dhe veprimtaria e tyre shpellare beduineske polli frontin e fuqishëm opozitar kombëtar “Lëvizjen e Deçanit”.
I nderuar Arbër, etërit dhe gjyshërit tanë kishin një fe tradicionale që kishte imazh paqësor dhe evropian, që kishte gjithnjë harmoni dhe tolerancë ndërvëllazërore me shqiptarët katolikë, ortodoksë, ateistë e agnostikë, si dhe kurrë nuk binte ndesh me mentalitetin, kulturën dhe politikën e diplomacinë tonë kombëtare. Pikërisht këtë imazh mbroj unë dhe e kam përkrahur fuqishëm në 13 librat e mi.
Nëse nuk e stopojmë sot këtë katrahurë e rrëmujë antikombëtare, druaj, nesër do të bëhet vonë, sepse kanos seriozisht talebanizimin e shoqërisë sonë shqiptare, duke implementuar elemente të kalifatit e sheriatit mysliman në politikën dhe shtetësinë shqiptare, me ç’rast do na kthenin në obskurantizmin mesjetar beduinesk.
I nderuar Arbër, nuk ka dilemë që do ta keni përkrahjen time të fuqishme në këtë rrugë të dinjitetshme kombëtare dhe njerëzore. Kuptohet do ta keni edhe përkrahjen e disa hoxhallarëve patriotë e inteligjentë shqiptarë.
Paçi shëndet dhe suksese të shumta në jetë!
Zoti i bekoftë SHQIPTARËT dhe SHQIPËRINË NATYRALE!
***
Me nderime, shqiptarisht:
BERLIN/SHKUP

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Mjerisht, te gjithe fetaristet partizan vetesherbimthi e pershstatshmerisht i konkretizojne hamendesimet e kryengritesve ose risitareve (reformatoreve) meslindore, burimisht nga rrefimet e mugeta mitologjike sepse derisa nje liber i shenjte(-ruar) nuk e ndalon genjeshtren me urdherim te prere, si ‘mos vra’ dhe as nuk e ndalon nenshtrimin e gruas, ‘mos e rrah gruan,’ a mbi te gjitha nese ka edhe kode te fshehta me germa nistore atehere jane sajesa te vellazerive qe pushtojne me virusin e vellazerimizmit tog me dhuratat kalatrojane, ndaj feja eshte sajese njerezore, pasi te tilla ka disa, mjerisht keqperdoret sepse eshte vegelarme me e qelluar e luftelojes per pushtet nga paria ose perandoria per sundim mbi vegjelite e paarsimuara dhe nuk ka te beje aspak me Zotin sepse Meshira Hyjnore nuk nenshtroi dhe as nuk roberoi (‘abdullah’) por e bekoi njeriun me vullnetin e lire qe ta njoh virtytin, mbi parimin e drejtesise te perzgjedhjes dhe pronesimit te pergjegjesise, nderkaq as nuk shkruan libra por shkruan ne natyre ngase e vetmja revelate ose shpallje e Perendise eshte shkenca e paanshme per te gjithe.

    Rrjedhimisht, Shqipja e shenjte per nga lashtesia dhe shkenca per shpikje shpeton shqiptaret!

    Stergjysherit tane pishtare ngase zanafilltas shpiken gjuhe burimore per trashegimi si tapia jone historike e pronesise se lashtesise dhe mirefilltas e mevetesishme, e pavarur nga gjuhet tjera madhore si hebraishtja e arabishtja dege te gjuhes semite, nuk kishin nevoje te shpiknin ndonje fe fanatike si meslindoret por nje te folme fisnore me gramatike shkencore e cila i bashkon shqiptaret, prandaj ideologjia ose ‘Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria,’ ngase vete besimi i çilter ne Zot eshte i lire, pingul dhe falas, pa kushtezime dhe anetaresi! Zoti nuk eshte as nga Meslindja, Jerusalemi ose Meka dhe as nga Evropa, Athina ose Stambolli, por eshte Nje per te gjithe dhe nuk dalloi asnje popull mbi tjeret.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu