ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Imazhi i shtetit!

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Florim Zeqa 

Politikanët e pasluftës, me paaftësinë dhe papërgjegjsinë e tyre e lënduan rëndë lirinë dhe demokracinë, shkatërruan çdo gjë vetëm për të mbushur thasët me paratë e vjedhura nga arka e shtetit. Me gënjeshtra e mashtrime, me korrupsion e krim të organizuar forcuan pushtetin dhe shtuan pasuritë e tyre duke nëpërkëmbur popullin dhe drejtësinë.

Qytetarët e pakënaqur janë fytyra e shtetit

Këto fytyra të politikbërjes gjysëmshekullore i urren jo vetëm populli, por i urrejnë edhe drurët dhe gurët, fushat dhe malet, lumenjët dhe përrockat e këtij vendi.

Njerëzit e zakonshëm çdo ditë i mallkojnë politikanët duke ju thënë nga thellësia e shpirtit, shkoni e mos u ktheni më o të pabesë dhe tradhtarë, mashtrues dhe kusarë që nuk u ngopet asnjëherë së zhvaturi pasuritë e këtij vendi!

Kosova e rrezikuar sot nga një qeveri e ligjshme, e dalë nga vota popullore, në këtë gjendje ka ardhur edhe nga qeveritë paraprake, me vendime dëmshme për vendin.

Veriu i vendit, nga rruga e integrimit rrëshqiti në burim tensionesh dhe konfrontimesh të rrezikshme për të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Kemi ardhur në këtë situatë, pasi intelektualët e kalibrit dhe atdhetarët u injoruan me përbuzje nga sharllatënët e politikës, kurse njerëzit e ndershëm u detyruan të largohen nga vendi shkaku i mungesës së përspektivës zhvillimore dhe pabarazisë sociale.

Politikanët që morën 51 % të votave, thirren në votën ‘plebishitare’ me 45 % të elektoratit të dalë në zgjedhje, kurse 55 përqindshin e injorojnë sikur të mos ekzistonte fare, duke harruar qëllimshëm se vota e 45 %-shit është fitore me 25.5 % të qytetarëve të vendit që i mbështetën me votë!

Bazuar në këto përllogaritje, fitorja e 14 shkurtit 2021 e partisë në pushtet vetëm sa e ka thelluar hendekun mes subjekteve politike dhe qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.

Vota e marrur nën premtim, kur ai premtim nuk mbahet kthehet në mashtrim për qytetarët!

Edhe përkundër votës “plebishitare” përseri po vazhdon fryma e konfrontimit me rivalët politikë, po vazhdon gjuha e urrejtjes patologjike ndaj kundërshtarëve politikë. Pra, partitë në pushtet mbeten në rrugën e vjetër politike, të autoritarizmit dhe të konfrontimit me alternativat e tjera.

Konfrontim mes dy kauzave të kundërta

Është hera e parë në historinë e parlamentarizmit kosovarë, kur shumica parlamentare në pushtet i bojkoton Seancat e Kuvendit. Kjo përveqse papërgjegjësi, paraqet paaftësi qeverisëse dhe mungesë guximi për t’u ballafaquar me problemet madhore që kanë qytetarët e vendit.

Vërtetë është paradoksale, kur i sheh pushtetarët duke i thurur lavde policit të vrarë ditë më parë në veri të vendit, kurse, kur janë në pyetje diskutimet për të drejtat dhe kushtet e Policisë së Kosovës, të njëjtit i bojkotojnë Seancat e Parlamentit!

Ky avaz i bojkotit të shumicës parlamentare po vjen si kundërpërgjigje ndaj opozitës për mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare!

Ky konfrontim mes dy kauzave të kundërta, po shkon në dëm të vendit dhe qytetarëve, të cilët janë duke e pritur me padurim 1 Janarin e vitit 2024 për t’ikur drejt vendeve të panjohura në kërkim të një jete më të mirë, për shkak se kjo klasë politike pa dallim, pozitë dhe opozitë e sollën shtetin buzë greminës!

Shkaku i kusarëve të politikës, jeta e qytetarëve të ndershëm është kthyer në ferr të vërtet në shtetin e lirë!

Dëmi që e kanë shkaktuar kusarët e politikës është i pallogaritshëm, sikurse që është e pallogaritshme pasuria e politikanëve që i shijuan majat e pushtetit. Të korruptuarit dhe i korruptuari u pasuruan skajshmërisht, kurse qytetarët e ndershëm u varfëruan pafundësisht!

Me një fjalë, krimi ka lëshuar rrënjë të thella në tokën dardane. Mashtruesit dhe injorantët uzurpuan zyrat e shtetit, kurse intelektualët dhe profesionistët e lëmive të caktuara bredhin rrugëve duke e pritur me gëzim 1 Janarin e vitit 2024, nëse BE-ja nu kua prish ëndërrat për largim nga vendi!

Krim nuk është vetëm me vrarë njerëz me plumb, por krim akoma më i rëndë është me ua prishë ardhmërinë gjeneratave të reja dhe me i thyer shpirtërisht ajkën e kombit-intelektualët e kalibrit, të cilët, në zyrat e shtetit hyjnë vetëm për të nxjerrur ndonjë dokument apo pasaportë për t’u larguar nga vendlindja e tyre!

Degradimi i institucioneve publike dhe sistemit politik në përgjithësi e kanë ulë imazhin e shtetit në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Kurse gjendja e rënduar ekonomike, padrejtësitë dhe diskriminimi social, janë pasqyra e vërtetë e shtetit para syve të qytetarëve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu