ARKIVI:
2 Mars 2025

Instituti Albanologjik i Prishtinës boton veprën studimore “Shqyrtime gjuhësore”, të autorit prof. ass. dr. Sejdi Gashi 

Shkrime relevante

Kush është anti-amerikan?

Lis Bukuroca, Gjermani Donald Trumpi pat shprehur dëshirën për të blerë Grenlandën,...

581 vjet nga Besëlidhja e Lezhës (1444 – 2025)

Sheradin Berisha, Prizren KUVENDI I BESËLIDHJES ARBËRORE NË LEZHË, MË 2 MARS...

Marshi i zagarëve…!

Afrim Caka, Gjakovë Sa e çmendur mund të jetë kjo logjikë? Kur një...

Ngjarja e (pa)pritur në “Shtëpinë e Bardhë”, alarm për Kosovën!

Florim Zeqa Atyre që Amerika ua financon Lirinë, Luftën dhe Sigurinë, ka...

Shpërndaj

Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi veprën “Shqyrtime gjuhësore” të autorit prof. ass. dr. Sejdi Gashi. Ky botim përmban përmbledhje punimesh gjuhësore të përzgjedhura, që janë shkruar brenda viteve 2012-2023, një pjesë e të cilave janë botuar në periodikun shkencor e në botime tjera në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bullgari etj., kurse disa nga to janë punime të prezantuara në konferenca e tubime të ndryshme shkencore në Kosovë dhe jashtë saj. Materialet e këtij vëllimi janë paraqitur të zgjeruara, të plotësuara dhe të rivlerësuara si nga ana përmbajtjesore ashtu edhe nga aspekti teknik. Një pjesë e këtij materiali po botohet për herë të parë.  

Ky vëllim studimor është konceptuar sipas katër ndarjeve tematike. 

Në pjesën e parë të kësaj përmbledhjeje janë përfshirë trajtesa gjuhësore të karakterit sociolinguistik, por edhe tema të tjera si: kultura e gjuhës në medie, probleme të përdorimit të drejtë të terminologjisë në medie, gjuha përballë procesit të globalizimit e të tjera kundrime, që për kryefjalë kanë gjuhën shqipe dhe përdorimin e saj sa më cilësor. 

Në pjesën e dytë të librit zënë vend punimet që karakterizohen për natyrën historike të trajtimit të çështjeve gjuhësore nga njëra anë, si dhe personalitetet e caktuara që kanë kontribuar dhe bashkërrugëtuar jetësisht me gjuhën shqipe, nga ana tjetër. Të tilla tema janë: Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës (1916-1918) dhe shqipja e sotme standarde; Kongresi Arsimor i Lushnjës dhe rëndësia e tij për gjuhën dhe arsimin shqip; Reka e Epërme përballë fenomenit të asimilimit gjuhësor e kombëtar; Thimi Mitko gjuhëtar, leksikolog e leksikograf i veçantë. 

Në pjesën e tretë të këtij libri nxjerrin krye temat që kanë të bëjnë me fjalëformimin si një nga nëndisiplinat shkencore të gjuhësisë si dhe venerime të tjera në përdorimin e shqipes standarde në gjithë zinxhirin tonë arsimor. 

Strukturalisht, pjesa e katërt e këtij libri përbëhet nga tri vlerësime (recensione) për vepra të botuara gjatë viteve të fundit. 

Vepra e botuar ka 244 faqe. Ky është libri i pestë shkencor i  prof. ass. dr. Sejdi Gashit. 

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Urime prof.Sejdi Gashi, per kontributin tuaj te cmuar ne trajtimin e temave qe lidhen me gjuhen shqipe, ne pasurimin e saj te vazhdueshem si pjesa me e rendesishme e identitetit tone kombetar, per lashtesine dhe vlerat qe ajo ka ne bashkesine e gjuheve indoevropiane.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu