ARKIVI:
23 Shkurt 2025

Kërkesë nga mërgata për respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe mosprekjen e udhëzimit Administrativ për ndalimin e bartjes së mbulesës fetare në objektet shkollore

Shkrime relevante

Më e bukura hakmarrje është të ndërtosh jetën tënde pa ta, të tregosh se tradhtia e tyre nuk të ka thyer…!

Halil Geci, Skenderaj ___ TRADHTIA: PLAGË QË S’SHËROHET KURRË ___ Kur të tradhëtojnë është sikur...

Afrim Caka për “fshatarizmat” dhe poshtërsitë anti-Kosovë të Lutfi Hazirit

Afrim Caka, Gjakovë “LYTFI HAZIRI E RESPEKTOVE KRRIҪIN E XHELATIT DHE KISHE...

Kështu përshkruhet Trump: – mediat ruse brohorasin

Vizatimi: Marvin Halleraker / Aftenposten Eksperti thekson se mediat ruse nuk kanë...

Algjeria refuzoi dhjetë herë të ndërmarrë veprime kundër terroristëve, Franca premton reagime

Burri mendohet se quhet Brahim Abdessemed. Document.no Algjeriani (37) që sulmoi dhe vrau...

Disa të goditur me thikë në një treg në Francë: – Terror islamist

Këtu, hetuesit e policisë punojnë në vendin e ngjarjes në qytetin...

Shpërndaj

Shqiptarë e Shqiptare të dashura, kudo që të jeni, 

Duke pasur parasysh faktin se neni 4, i udhëzimit administrativ, paragrafi 1.13 i UA nr. 06 i vitit 2014 për ndalimin e bartjes së mbulesës fetare në objektet shkollore, është plotësisht në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe njihet si kod i mirësjelljes, dedikuar mbrojtjes së fëmijëve të moshës minore, në shkollat fillore dhe të mesme, por jo edhe ato të larta, kur fëmijët arrijnë moshën madhore të vendosjes për vetvete, kemi vendosur që përmes një peticioni, ta shprehim mbështetjen tonë për mos ndryshimin e këtij neni kaq të rëndësishëm dhe parimor, për mbarëvajtjen, rriten dhe arsimimin e shëndosh, pa ndasi e konflikte ndër fetare të fëmijëve tanë nëpër shkolla.

Pasi që mbulesa nuk është traditë e jona, madje nuk e parasheh as libri i shenjt i myslimanëve, Kurani, por rregull dhe kërkesë e Ligjit Sharia që nënkupton diskriminimin e femrave, si në Afganistan e vendet tjera arabe dhe nuk ka të bëjë asgjë me kulturën dhe vlerat e rendit tonë shoqëror të përcaktuara me nenin 7 dhe 8 të Kushtetutës. Nisma për futjen e shamive në shkolla, nuk i promovon të drejtat e njeriut, as nuk mbron të drejtat e fëmijëve, përkundrazi ato promovojnë tendencën e individëve dhe grupeve ekstremiste islamike, pra mbetët synim i vazhdueshëm i islamit politik botëror për imponimin e kulturës së vendeve të lindjes dhe mbulesave turko-arabe, respektivisht unifikimin e mbulesës për të gjithë popujt që e praktikojnë islamin si plotësisht apo pjesërisht, sikurse shqiptarët. Mbulesa me të gjitha format e saj, prej shamisë e deri tek mbulesa më ekstreme për vajzat e mitura shqiptare , nënkupton politikë panturke e panislamike,që jo vetëm institucionet shkecore e arsimore por sidomos ato shtetërore nuk duhet as që të bisedojnë për to, pasi që synimet e qëllimet janë qartësisht antishqiptare.

Ne duhet të jemi të informuar mirë, që ta dijmë se shamia si formë mbulese, mbetët shenja, simboli që i shenjon e dallon, ata popuj. Ne nuk jemi e s’ka askush të drejtë të na bëjë me metoda djallëzore e armiqësore, si pjesë të preokupimeve të tyre. Ne jemi vetëm shqiptarë, asgjë tjetër. Andaj, ne nuk jemi aq naiv sa të mashtrohemi e të mos e dijmë e kemi parasysh vazhdimisht që shamia jo vetëm që është simbolikë panislamike, por mbetët njëfar flasmuri religjioz i islamit.

Prandaj, përderisa sistemi ynë i arsimit bazohet në vlerat demokratike të një shoqërie të lirë laike, barazisë gjinore dhe respektimit në plotësi të lirive dhe të drejtave të fëmijëve, deri në plotësimin e 18 viteve që në çdo vend nënkupton arritjen e moshës madhore, shteti ynë sipas ligjeve të vendit, e ka për detyrë që fëmijët tanë t’i edukoj e mbrojë në frymën demokratike të rendit tonë shoqëror kushtetues, lojalitetit e tolerancës, barazisë gjinore, mënjanimit të ndasive fetare, si dhe në frymën tonë kulturore kombëtare.

Kështu që ne, një grup intelektualësh, krijuesish e publicistësh të pavarur e të pa parti nga diaspora, me përgjegjësinë më të lartë kombëtare, ndjesi të thellë prindërore dhe vullnetin e pastër njerëzor, duke ditur paraprakisht, rrezikun që paraqet futja e mbulesave fetare, për prishjen e harmonisë, bashkëjetesës, rritjes së shëndosh e pa diskriminim dhe arsimimit pa ngarkesa e ndasi religjioze të fëmijëve tanë, si prind e familjar, përgjegjës për sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë minor, kërkojmë nga të gjithë ju, që ta nënshkruani dhe shpërndani sa më shumë, këtë peticion.

Peticioni u drejtohet:

  • Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,
  • Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti,
  • Qeverisë së Republikës së Kosovës,
  • Kuvendit të Republikës së Kosovës,
  • Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, MASHT,
  • Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës,
  • Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, për ndalimin e plotë të të gjitha mbulesave, uniformave dhe simboleve fetare nëpër shkolla.                                                                                                                                                                     Emri Mbiemri   
  • Data 
  • Nënshkrimi

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. As një simbol jo kombëtar të mos lejohet në asnjë institucion arsimore të të gjitha niveleve. JEM SHQIPTAR!🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  2. Te ndalohet rrepsishtë ky degjenerim. Kjo ashtë tradhti tjetersim lojë e flliqtë antishqiptare.
    Jo vetëm te ndalohet po te merren në hetime iniciuesit nga policia e shtetit .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu