ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Intervistë e Lirim Gashit me Ibrahim Kelmendin

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Lirim Gashi , Prishtinë 
Lirim Gashi: Pse Albin Kurti të është bërë edhe kompleks edhe obsesion?
Pse truri yt vlerën e tij se pranon?
Ibrahim Kelmendi : Nuk m’u ka bërë as kompleks, as opsion, por të ngjaj Ty ashtu, se ti je i përfshirë nga ato dukuri.
Cilën vlerë të tij duhte ta pranoj?
Babai im recitonte më bukur ajete të Kuranit, edhe pse nuk ua dinte përmbatjen.
Të burgosurit politikanë kanë mësuar doracak të citateve e sloganëve me përcaktime misionare, dhe injorantëve u ngjajnë ata si filozofë shumë të ditur.
E pranoj, ndoshta ndikohem paksa nga kujdesi i tepruar që kam pasur për herë nga YRYSHI (mësymja) e i ish të burgosurëve politikë për t’u bërë udhëheqës, sidomos edhe kur vepronin në klandistinitet. Kjo sepse kam lexuar literaturë që përmbante informata, si i përgatisin shërbimet marionetat e tyre. E sidomos atë të UDB/SDB/RDM-ja. Nisem nga praktika, shefi i RDM-së, o do ta nënshtronte Kurtin, o do ta eliminonte fizikisht, sepse i kishte premisat ta penetronin edhe në krye të Kosovës.
Kur Rusia ka mund ta penetron marionetën konspitarive Trump në krye të USA-ve, pse nuk paskëshin mundësi ato shërbime të na impononin edhe ne marioneta të tyre.
Kam përvojë të hidhur me marionetat komplotiste Xhavit Halit, Azem Syla, Hashim Thaçi, si na janë penetruar e imponuar dhe sa kanë sabotuar e komplotuar.
Popullore: kur të djeg tamli, i frynë edhe kosit.
Prandaj, këso rastësh i shoh me llupë, bile edhe me mikroskop, çfarë bëjnë përditë, sepse dëshmi nga shërbimet nuk sigurohen dot.
Lirim Gashi : Ibrahim, a do të thotë kjo se paragjykimet janë benzini i trurit tënd te shndërruar në motor?
Ibrahim Kelmendi: E ke gabim! Të shkrova për përvojë, jo se kisha e kam paragjykime ndaj Z. Kurti, bile ndaj askujt në fytyrë t’tokës, nëse mund ta përdor këtë terminologji të babai tim.
Kam marrë pjesë pothuajse në gjitha protestat që organizonte Kurti më bashkëveprimtarë. Kam frekuentuar shpesh lokalin ku i kishte zyrat LVV, për të “survejuar” edhe bisedat e përmbajtura të veprimtarëve të tyre.
Kur e ka arrestuar për herë të parë UNMIK, spontanisht jam përcaktuar të hy në grevë urije para burgut, për të protestuar kundër arrestimit të tij. Duke shkuar nga banesa e Vëllait, Zenelit, që e kishte në lagjën Dardania, rastis të më telefonon Shemsi Reçica. I tregova për ku isha nis. Më luti ta prisja, deri sa ai të vinte nga fshati. I thash se do ta prisja në zyrën e Muhamed Mavrajt, botues dhe kryeredaktor i Gazetës “Epoka e re”. Erdhi aty Shemsiu. Muhameti më luti të priste përgjigjen nga Kurti, nëse duhej të hynim në grevë të urisë. Quditërisht Kurtit nuk ia kishin marrë celularin. Foli me Muhametin. Muhameti na tha se Kurti kundërshtonte grevën tonë, me arsyetim konfidencial, se ne mund t’ia zbehnim autoritetin.
Pesonalisht në një blic takim me Albin Kurtin ia kam thënë shkurt e shqip, se protestat agresive të organizuara nga ana e tij kundër “ndërkombëtarëve” janë ANTI Kosovë.
Sidomos protestat agresive për demarkacionin me Malin e Zi më kanë pas irrituar e egërsuar në ekstrem. Uroja mosqenien deputet në Kuvend, se o do ma shkërdhente, ose do ia shkërdheja …, nëse do m’i plaste bombat në afërsi.
E kështu me radhë, deri në komplotin e fundit, të 20 shtatorit 2021.
Ka rastis të më takonte Sadri Ramabaja me djalin e tij, për të më treguar mrekullinë, si e kishte ndërgjegjësuar Kurti atë adoloshent. Vërtetë u mrekullova nga ngritja që kishte nga kurset partiake të Kurtit. Por u shqetësova për atë lloj dresure, që ngjante me dresura të islamistëve që indoktroninojnë adolosheentë, për t’i frymëzuar deri në ato përmasa, sa të bëhen në gjendje për të vra edhe veten e tyre në sulme terroriste.
Kisha edhe një mundësi të volitshme: miqësinë e madhe me Familjen e Xhemile dhe Avni Deharit, bashkëveprimtarë në ekzil. Por meqë djemtë e tyre janë “viktimizuar”, nuk po i shpërdoroj bisedat me ta.
Lirim Gashi : Ka njerëz që lënë përshtypje me karakterin, edukatën, botkuptimet dhe idealet e tyre edhe pa qenë fare hipnotizues të sojit burdushian, komunist apo islamist.
Unë nuk po gjej në këto dy përgjigjet tuaja argumente bindëse as me mikroskop.
A do të thotë kjo që sensi yt për ta dalluar realitetin prej imagjinatës se lirë të është ngurtësuar si tarrakop?
Ibrahim Kelmendi: Nuk u sqaruam në fillim, do t’më intervistosh si muhyp i sheh Kurtit, apo si intelektual autonom?
Tashmë të kuptoj, je përcakruar të përjargesh për Kurtin, për arsyet që nuk i di dhe nuk më interesojnë.
Të ofrova gjithë ato argumente, dhe ty nuk të ngjajnë argumente. Mos ndoshta pret si argument, Kurti ta fut në strajcë Kosovën dhe ta zbraz në Beograd?!
Gjithë ai angazhim agresiv kundër ndërkombëtarëveka bërë që ndërkombëtarët të pendohen pse na kanë përkrah, dhe prandaj na kanë futur në karantinë, duke e faktorizuar Serbinë si më konstruktive.
Fesi i kokës se atyre zhvillimive është edhe faktorizimi i Kurtit që u ka bërë islamistëve. Ndoshta nuk e di që ka të paktë 12 deputet islamistë në torishtën e tij.
Pra, gjithë ai agresivitet, deri edhe bomba në Kuvend, Ty nuk ta mbushin mendjen, që ishte destruktiv, nëse nuk ishte marionetë e Beogradit?!
Zhurmimi për korrupcion e plaçkë e kishte sa për të mashtruar turmat. Z. Kurti e di se ndërkombëtarët nuk pjerdhin për korrupcion të politikanëve në Kosovë, seps ata vet, të gjithë janë politikanë të korruptuar, që i ka katapultuar oligarkia financiare e kapitaliste. Prandaj ata i preferojnë të politikanët e korruptuar. Dhe shpejt kanë për t’ia dredh qafën, sepse nuk u duhet Kurti destabilizues, si në komplotin e 20 shtatorit.
Unë druaj, Kurti e ka mision, të bëjë Kosovën me faj si bllokuese e „dialogut“ me Serbinë, sepse Serbisë edhe ky shërbim po i duhet nga marionetat e saj. Serbisë po e i duhet shumë anashkalimi i kapitullit 35 që përmban kushtëzimin nga BE. Po e anashkaloi, duke bërë me faj Kosovën, aty e tutje do t’i ketë të paktën NJË miliardë donancione në vit nga BE – për ta përgatit për anëtarësim. Intuita ime politike më thotë që këtë shërbim është duke ia bërë KM Kurti. Fatkeqësisht!
Falënderime për këtë vlerësim…
Mirë është të mos ndërhyhet nga tjerët, meqë Lirimi më luti për intervistë mua dhe prandaj po shoh edhe sa fishekë i ka për t’i shkrepur.
pastaj, pse jo, nuk përtoj të debatojmë edhe me të tjerë që u intereson tematika që ka problematizuar Lirimi.
RESPEKTE!
Lirim Gashi : Ti tërë kohën thua druaj druaj. Pra gjithçka është e bazuar në dyshime, druajtje, frikë, panikë vetëm pse Vetëvendosje e Z. Kurtit paska protestuar me metodat e zbutura të majtistve gjerman të viteve të shtatëdhjetë të shekullit të kaluar.
A mos është dashur t’i dhuroj lule zvarranikëve të Hashimit dhe Ises?
Ndërkaq unë kam info te sigurta se projektues i një rezistence të tillë ishte “grupi i mutit” i cili doli nga VV nga kundërmimi i jashtëqitjes vetanake, pasi që u korruptua nga njerëzit e Hashim Thaçit.
VV nuk theu dhe dëmtoi asgjë, thjeshtë përdori gaz lotsjellës për t’i pamundësuar vendimet e dëmshme të Kuvendit për Kosovën.
Me largimin e “grupit të mutit” u zbuten edhe metodat e rezistencës, gjë që është dëshmi se nuk e kishin mbishkrimin e Albin Kurtit. Atëherë me trego se çka nuk po të pëlqen në politikën e Kurtit pas ndarjes së VV-së dhe pse e quan 21 shtatorin e këtij viti komplot?
Ibrahim Kelmendi : Tani po e kuptoj: Ti do debat, nuk do intervistë? Ok?!
Unë edhe kur po përdori shprehjen „druaj“, apo „dyshime“, frikë“, dua të mos i provokoj disa miq që kam në LVV, të fillojnë të më urrejnë si armik. Pra, për hir të tyre po „taktizoj“. Edhe fakte kokëforta nuk kam, sepse siç u shpreh, kemi të bëjmë me shërbim armiqësor tepër të rryer, që nuk i dekonspiron asnjëherë marionetat e veta. Po vetëkuptohet, nës Z. Kurti do të ishte. Ndoshta ke informaciona, pas rreth 80 vjetë Historiani i Kosovës ka gjetur dosjen për Rrustë Kabashin në Arkiv Ushtarak në Beograd, se ka qenë marionetë e Kralit …
Kundër Hashimit dhe Isës dhe legenave të tyre Kurti nuk ka qenë agresiv , sepse ata ishin kolegë. E shumta, duhej të shaheshin, që të dukeshin arrmiq, siç ka qenë rasi i „armiqësisë“ se simuluar në mes të Bujar Bukoshit e Ibrahim Rugovës, apo i Sali Berishës dhe Fatos Nanos. Këtë taktikë e kanë shpërdor me sukses shërbimet armiqësore.
Të kutoj, edhe për Leninin e Stalinin, Trocki dhe trockistët ishin fajtorët…
Të shkrova, urova që nuk kam qenë deputet në Kuvend, se nuk do të kishte guxuar të hedh për herë të dytë bomba. Edhe mungesa e kulturës për t’i duruar kriminelët, ka ndikuar që unë të tërhiqëm qysh në qershor 1999 nga angazhimet partiake e politike.
„Grupi“ ia pat siguruar atë shumësi të votave. Asnjëherë LVV nuk e arrinë atë nivel (nëse jemi objektiv që rreth 200 mijë vota të herës së fundit ishin rugovistë dhe islamistë).
Për komplotin e 20 shtatorit i ke shtjellimet e mija në reagimin që bëra sot ndaj tifozërisë naive të Mikut Martin Berishaj.
Pothuajse asgjë nuk më pëlqen nga politika e Kurtit. Tani, po i hodhe flisë mut sipër, mos prit që të them më pëlqeu flija e nuk më pëlqeu muti.
Kurti simulon sikur është socialist, duke imituar Titon, sepse duket që e ka idhull politik. Por kapitalizmi vulgar globalist, që i është imponuar botës pas përfundimit të luftës së ftohë, nuk e do as atë lloj socializmi, prandaj vendimmarrësit në Bruksel e Vashington i tremb ky koncept i Kurtit, i përmbledhur në përcaktimin monist, diktatorial, „krejt dhe drejtë“.
Ka parlajmëruar edhe „fond sovran“, në vend që t’i thoshte fond zhvillimor. Po imiton antiamrikanin Sali Berisha që po ulërinë për sovranizëm ndaj USA-ve…
Në intervistë kanë ndërhy edhe  Afrim Nimanaj dhe Ragip Rugova. Po e sjell vetëm të ragipit, sepse është edhe më kurtian pasionant e agitprop se Lirim Gashi. I kërkoj falje Afrimit.
Ragip Rugova : Më intrigon obsesionimi i Ibrahimit dhe siguria e tij që ka se Albin Kurti është i kapur dhe si i tillë i lansuar dhe i kontrolluar në jetën politike të Kosovës. Ai për këtë regrutim, përgatitje dhe mbajtje nën kontroll (“deri në likuidim” – si thotë Ibra) të njerëzve “të tyre” (të shërbimeve të huaja të inteligjencës) flet me aq shumë siguri sa që të bën të dyshosh prej nga e ka ky gjithë këtë njohuri dhe këtë siguri… Prej filmave, prej librave, prej përvojës personale? Dhe me gjithë këtë siguri që ka nuk e jep asnjë dëshmi sepse shërbimet “nuk japin dëshmi” – si thotë vet.
E dyta, Ibra të flet ‘ditë e net’ për Albinin që s’bën, por asnjë dëshmi për këtë nuk e jep. Madje asnjë argument, ose analizë kritike krahasuese, ku do të thoshte “boll i keq XY-ni por ky edhe më i keq për këtë dhe këtë arsye”!
Me këtë qasje s’të le bazament që të mbushë mendjen për peshë që i jep Kurtit, përveç konkluzëz se… Albinin thjesht nuk e duron për ca arsye që fshehë në thellësi të tij. Tani, kjo “thjesht nuk e duron”, thjesht nuk mund të jetë kaq thjesht. Edhe për këtë duhet të ketë nëse jo argumente atëherë motive, të cilat gjithsesi i shtyjnë në këtë ‘qërim hesepash’ me një njeri që e voton 58% e elektoratit shqiptarë… Kurse Ibra “thjesht nuk e duron” ?
E qenka sjellë pra shpesh rreth zyrave të LVV, paska qenë i gatshëm të rrezikojë shendetitn e vet me grevë urie etj. etj. Gjithë kjo për “survejim” – si thotë, të llafeve brenda LVV-s?! Thjesht e pa besueshme.
Ibra di shumë. Por Ibra është tepër selektiv në shpalosje të asaj që di. Pse Ibrahim? Pse na i trego vetëm ato që ti do të të besojmë?!
– Ibro, meqë të gjithë paskan qenë “të kapur” nga shërbime të ndryshme, a të kapën ty?
– Ibro, meqë të gjithë paskan qenë “të kapur” nga shërbime të ndryshme, a tentuan të të kapën ty?
– Ibro, meqë të gjithë paskan qenë “të kapur” nga shërbime të ndryshme, na thuaj për përvojat tua në këto kapje ordinere?
– Ibro, meqë të gjithë paskan qenë “të kapur” nga shërbime të ndryshme, si u bë që ty as nuk tentuan as nuk të kapën kurrë?
Ibrahim Kelmendi : Ragip “zemlaku” (siç kishim qejf të përdorim këtë zhargon të serbishtes për bashkëvendas; e shqipëruar i bie “venaliu”, “vendësi”, “tokësor”), të luti Lirimi për ndihmë, apo e vërejte se ai e ka humb betejën, si debatues?
Më ngjanë, tifozët kurtianë, kur nuk kanë argumenta për debatim e polemizim, më bëjnë diskualifikime psikiatrike, si Ti kësaj radhe, që më ke diskualifikuar si të obsesionuar nga Kurti.
(1)
Asnjëherë nuk kam konstatuar se Kurti është i kapur, i lanësuar, i kontrolluar, në jetën politike në Kosovë. Ndërsa Ti ke potencuar se të intigron siguria ime për Kurtin, që qenkësh i kapur.
Rëndom dimë që mjekët shpesh herë, meqë nuk mund ta saktësojnë diagnozën për pacientët e tyre as nga informimi për prejardhje gjenetike, as rentgeni, as CT-ja dhe mundësi të tjera, pacientëve ua analizojnë edhe shurrën dhe mutin, meqë u mundësohet të gjejnë të dhëna për llojin e sëmundjes. Për të diagnozua politikanin, nëse është i kapur nga shërbimet armiqësore apo nga kriminaliteti i organizuar, i kemi mundësitë e vogla për të gjet prova konkrete. Na mbetet të përcjellim dhe analizojmë angazhimin e tij ditor, pasi të kemi analizuar prejardhjen gjenetike, rrugëtimi jetësor deri në momentin kur imponohet udhëheqës politik. Duke i pas parasysh këto mundësi, më është rritë siguria për ta diskualifikuar, ta zëmë, se tashmë ka dyshime për prejardhjen e tij biologjike, se ishte psikopat egocentrik, pasi nuk kishte student në univesitet, në atë kohë e hapësirë, të ishte aq atipik (anormal), sa ishte Kurti, se ose ishte Millosheviqi demokrat apo antiserb që e toleronte edhe Kurtin si përfaqësues politik të UÇK-së në mes të Prishtinës, e i vriste rreth 3200 pjesëtarë të saj jashtë Prishtine, ose ishte Kurti marionetë. E të tjera me radhë, që ia kam paraqit Lirimit, ndërsa këto mendova se i kam anashkaluar.
(2)
Meqë je i gjeneratës tashmë të moshuar, ke informacion edhe nga terreni, për mënyrat e veprimtarisë së ish UDB-së, e riemërtuar SDB, RDM, BIA. Besoj e ndan mendimin me mua, se UDB-ja kë e ka vlerësuar se i duhet dhe ka marrë vendim ta rekruton, e ka rekrutuar. Nëse nuk ia ka dal, e ka eliminuar fizikisht apo e ka çmendur. I kam bezdi disa idiotë që kritikojnë ata që janë angazhuar në UDB vetëm nga xhelozia, sepse janë me dhjtëra mijë veta që kanë dëshiruar për hir të rrojtjes e privilegjeve më të mira. Edhe të tjerët që shesin taraf se kanë sfiduar UDB-në kur i ka pyetur gjatë hetimeve nëse duan të bëhen „bashkëpunëtor“, e ata kanë refuzuar. Në fakt, është fjala për ata që as UDB nuk i ka vlerësuar se posedojnë ndonjë potencial e afinitet. Ka edhe shumë raste që u ka ra histe të hetohen nga UDB-ash të ekuilibruar, që ka zbatuar ligjin, vetëm duke pyet viktimën (të burgosurin politik), nëse do të bëhet „bashkëpunëtor“, dhe nëse ka marrë përgjigjen „jo“, nuk ka përdor dhunën fizike për ta detyruar.
Herë pas here kam rrëfyer shëmbuj konkretizues, për ndonjërin nga ish të burgosurit politik, që UDB-ja e ka rekrutuar për „bashkëpunëtor“. Ajo kategori i interesonte shumë UDB-së, sepse përmes tyre më se lehti depërtonte në lëvizjen klandestine („iligale“). Bile jo vetëm kaq. Përmes tyre simulonte edhe themelim të organizatave, partive, grupeve nacionliste, marksiste-leniniste, çlirimtare, për të „peshkuar“ patriotë të interesuar për veprimtari çlirimtare. Kjo duhet të ketë qenë metoda më efektive e atyre shërbimeve. (Po dëshe më shumë informim përkatës, lexo librin tim „Gjurmë dhe fërkem“).
Ti nuk e ke zor të ndash dyshimin me mua (sikur të mund të lirohesh për momentin nga magjepsja që të ka shkaktuar Kurti), se për shefat të RDM-së serbe Kurti ka qenë „dhuratë e fatit“, që ta kenë në burg dhe ta rekrutonin për misione më madhore (shikuar nga interesi serb, komplote, shikuar nga interesi ynë), duke pas parasysh angazhimin e deriatëhershëm të Kurtit. Në kësor rastësh të volitshme RDM-ja nuk i ka lejuar vetes dështimin. Ka synuar rekrutimin, por nuk do lente të gjallë nëse Kurti do të kishte forcë fizike e psiqike të mbinjeriut për të kundërshtuar.
Uroj të mos i diskualifikosh këto hamendësime logjike, vetëm për hir të tifozërisë ndaj Kurtit!
(3)
Ke shkruar: „E dyta, Ibra të flet ‘ditë e net’ për Albinin që s’bën, por asnjë dëshmi për këtë nuk e jep. Madje asnjë argument, ose analizë kritike krahasuese, ku do të thoshte “boll i keq XY-ni por ky edhe më i keq për këtë dhe këtë arsye”!“
Tashmë, si tifoz i merdhezur i Kurtit, nuk ta shihje nëse unë do të kisha edhe minarën në krah, për ta vendos përpara si argument. Përdora minarenë si mjet, se më ngjante pikante thënia e babait: „Të pabesëve me u ba be me minare në krah nuk të zanë besë!“
Ia kam paraqit gjithë ato argumente gjatë përgjigjeve të mëhershme, në pyetjet e Lirimit, por ja që Ty nuk të ngjajnë. Sektaristëve, varsisht sa thellë u ka hy idhullimi për profetin e tyre, me u thanë se Kurti dhien mut si gjithë sinjerëzit tjerë, ata besojnë se Kurti dhien hallve!!
Ndoshta e pranon që secili shtet ka pas dërguar pas çlirimt kuadro në Kosovës që i kishte specializuar për angazhim në terren lidhur me Serbinë, gjegjësisht që ishin specializuar për t’i analizuar zhvillimet që kishin të bënin me konfliktet e Serbisë me popujt tjerë. Ata ua përgatisnin analizat e propozimet për zgjidhje qeverive të tyre.
Në qershor 1999 patëm fatin në Perëndim të krijohej një simpati euforike për Kosovën. Sigurisht jo të strukturat profesinale operative të atyre shteteve, sepse ato nuk ndikohen nga simpatitë euforike të turmave. Fatkeqësisht ishte pothuajse vetëm Ushtria e Francës që komandohej nga ushtarakë serbofilë (për hir të traditës), që u angazhua në terren për interesa nacionaliste të Serbisë. Kryetari i Francës Chirac, e kishte ndryshuar qëndrimin në mars 1999, nga pro Serbi në pro Kosovë, por ushtarakët francezë jo…
Kurti, me angazhimet agresive, kryesisht dhe vetëm kundër ndërkombëtarëve, i bëri komplot të rënd Kosovës, sepse te ata nxiti urrejtjen ndaj shqiptarëve – si bukëshkalë (mosmirënjohës). Prandaj janë ata që ia kanë imponuar Kosovës karantinën politike (tashmë pothuajsee i vetmi shtet në Europë që nu ka liberalizim të vizave).
Nuk dua të lodhëm kot të ta rrëfej procesin, përse pikërisht angazhimi agresiv i Kurtit kundër ndërkombëtarëve, ka qenë goditja më e rëndë, e jo kurrupcioni dhe plaçkitja që Kosovës ia bënin fuksionarët partiakë e shtetëror!
(4)
Përmasat e votimit, qoftë ajo zyrtare 50,28 %, qoftë kjo 58 % që ke ofruar Ti, sikur ta dije tamam sa votues ka secila etni në Kosovës (ne minoriteti shqiptar jemi simbolik, pa asnjë të drejtë, ndërsa Ti i ke menduar kosvarët hibrid shqipfolës).
E kemi „bluar“ shumë herë këtë tematikë. Për mua defekti më i madh i demokracisë është barazia e votave, ta zëmë i votës time me voten e Nanës time injorante (po i kërkoj falje për se vdekuri për këtë diskualifikim të saktë!). LVV-Guxo-Islamistët dhe ca pariza tjera kanë marrë gjithse 420 mijë vota. Kosova kishte 1,8 milionë qytetarë me të drejtë vote. Këto janë fakte! Që i bie, nuk i ka marrë as 25 % nga totali. Apo më ndryshe, 1,4 milionë qytetarë nuk e kanë votuar. Por, edhe sikur ta kishin votuar 1,8 milionë, siç i votonin dikur Rugovën, Titon, Enverin, Stalinin, Hitlerin, për mua prapë do të ishte i njëjti, duke ia shtuar potencialin më të madh për të ushtruar diktaturë më të sforcuar e për t’i bërë komplote më të rënda Republikës së Kosovës.
(5)
Duhet me qenë idiot nëse investon aq shumë për çlirim dhe nuk survejon „lëvizjen“ që ta rrezikon çlirimin. Pra, për Republikën e Kosovës nuk e kemi të njëjtën ndieshmëri, prandaj nuk ke mundësi të më kuptosh, sepse bazohesh në veten tënde. Ti je pagua, ta zëmë nga EXIMKOS, për angazhimet aty, e kështu me radhë. Mua kurrë nuk më ka paguar askush për angazhimet e mija çlirimtare nga viti 1978 deri në qershor 1999. Pra, qysh atëherë që kisha të vetmin angazhim, nuk jam paguar. Përjashto ndonjë ditë që angazhohesha si përkthyes për institucionet gjermane, sepse ishte pagesë e majme. Prandaj, më intersonte të „survejoj“ kurset, – si ato titiste në Kumrovac, – çfarë shpërlarje truri po u bënte Kurti tifozëve të tij.
Fatkeqësisht kam ndie dhëmshuri emocionale, kur e patën arrestuar policët e UNMIK-ut, sepse ende nuk e kisha skanuar, sa i dëmshëm ishte për Republikën e Kosovës. Po të kisha mendët e tanishme atëherë, edhe do kisha shkuar të dëshmoja ndogjë, që ta mbanin sa më gjatë në burg.
(6)
Më kupto, të lutëm, nuk shpalosi dotë „argumente“ propagandiste për të afirmuar KM Kurti, kur më rezulton se është komplotist. Për mua nuk janë argumente ndërrimet e kuajve të karrocës, heq “zekën” e ve “dorinë”, ta zëmë në borde e agjensi, sepse ato i bën vetëm për ta kap sa më shumë Shtetin e Kosovës. Ja që e ka „harruar“ edhe bordin e „Trepçës“ në „veri“, e cila është bërë burim i madh financiar për Serbianë!!
(7)
Ke ofruar një argument logjik: „Ibro, meqë të gjithë paskan qenë “të kapur” nga shërbime të ndryshme, a të kapën ty?“
Edhe unë, ndonjëherë, ia bëjë këtë pyetje vetes. Asnjëherë nuk kam thënë që të gjithë ishin dhe janë të kapur, fatkeqësisht, më shumë se mjaft, liderucë e protagonistë, ishin e janë të kapur.
Në vitin 1975 që krijuar një rrethanë e cila do t’i ketë nxit UDBashët të mendojnë për t’më kapur. Rastësisht në nentor patëm bërë grevë në Katedrën e fizikës, gjenarata jonë. Por kundër një profesori shovinist serb që na diskriminonte në provime shkrim, në krahasim me kolegët serbë. Aty e tutje u stigmatizova si organizues nacionalist, bashkë një kolegë nga Shtoi (Mustafa mbiemrin, se më iku emri nga mendja). Deri në qershor 1976 kryqëzoheshim nga udhëheqësit e Lidhjes së Rinisë Socialiste Gani Jashari, Mahmut Alidemaj, dhe nga ata të Lidhjes Komuniste, Dr Muhamet Bicaj dhe Dr. Rexhep Gashi.
Thuhet, tuta duhet të ketë lindur para njeriut, prandaj në korrik 1976 ia „thera“ për në Gjermani (atje ku kish kaluar 10 muaj, si adoloshent, në vitin 1971/72).
Fatkeqësisht apo fatmirësisht (varësisht nga këndvështrimi), në gusht 1978 themeluam organizatën Fronti i Kuq Popullor (FKP). Në aspektin politik, as UDB-ashi më i zgjuar nuk do ta godiste çështje shqiptare më shumë se ne që themeluam organizatë me atë emër bombastik, provokues e komprometues (i pa mbulesë, sepse ishim vetëm katër injorantë politik që e patëm themeluar).
Për atë fakeqës kam rrëfyer gjerësisht në romanin ATENTATET.
Përse UDB-ja do të minonte veprimtarinë komprometuese tonën, duke provuar të më rekrutonte, kur unë bëja veprimtari në organizatë që mbante emrin që i konvenonte estra UDB-së?!
Nga viti 1980, kur bashkuam veprimtarinë me Jusuf Gërvallën, vazhduam të ishim në kthetra të UDB-së, përmes organizatës që e kishte „themluar“, përmes Sabri Novosellës.
Në janar 1982, kur u ndërgjegjuam për të formuar Lëvizjen Për Republikën e Kosovës, duke e çliruar nga epitetet nacio naliste e marksiste-leniniste, na goditën vrasjet e Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës (Bardhi nuk ishte protagonist ideologjik, politik e organizativ). Aty e tutje kreun Emigracionit patriotik, që e kishim ndërgjegjësuar deri atëherë, e kapen UDB-ashët Sabri Novosella, Abdullah Prapashtica dhe „bashkëpunëtori“ Xhafer Shatri. Këto goditje mua më patën përtokë dhe rekrutimi e vrasja ime nuk do t’u sjellte përfitime, meqë tashmë isha mumje në atë Emigracion.
Në vitët 1984-1986 UDB-ja na penetroi „bashkëpunëtorë“ taze dhe unë vazhoja të mos jem faktor, prandaj nuk kishin lëverdi të vrisnin në mumje në atë Emigarcion.
Kështu, me radhë, asnjëherë nuk u bëra aq me vlerë, sa shërbimet serbe të gjykonin e vndosnin të më vrisnin, nëse nuk mund të më rekrutonin në rrethan të ekzilit. Pra, fronti u rrit dhe ishin të tjerë më „meritorë“, në sy të shërbimeve serbe.
(8.)
Se si ka ndodhur procedura „teknike“ e kapjes se protagonistëve e liderucëve, nuk i rrëfej dot, sepse nuk kam qenë hallkë e atyre shërbimeve. Por, shtjellime për ca të kapur e të rekrutuar kam ofroar më shumë se mjaft, sa që tifozëve të atyre marionetave po u ngjan sa kam diskualifikuar të gjithë.
Po mirëpres pyetje tjera, edhe sygjestive dhe të përseritura, që nxisin dyshimin edhe ndaj teje, nëse je ndonjë usta i lufës speciale, diversive, që bëjnë shërbimet armiqësore!
Megjithatë: SHËNDET DHE RESPEKTE!
Lirim Gashi : Ibro në përgjigjet e mëhershme nuk pashë dëshmi edhe pse me të vërtetë e përdora mikroskopin për t’i gjetur.
Më thuaj se si është e mundur që një njeri kaq me famë si ti, ta prodhojë herë një fiksion e herë një gjepur?
Ku po e merr gjithë atë inspirim dhe energji për t’u shndërruar në një Burdushi kaq destruktiv, konfuz dhe thashethemes?
A nuk ke qenë edhe ti ne jetën tënde rinore herë marrës e herë dhënës?
Apo gjithmonë ke dhënë dhe asnjë herë s’ke marrë prandaj je shndërruar nga frustracioni në Narr?
Sepse ashtu siç e pershkrove t’i Albinin ma krijove përshtypjen që skenarist e ke Frankeshtajnin.
A mos ndoshta kabllat e trurit t’u kanë përzier aq shumë, saqë e ngatërron policin me hajnin?
Ibrahim Kelmendi : Lirim, duhet me qenë tepër i kapur nga KM Kurti (më e dhier është kapja „shpirtërore“ se sa kapja mercenare), për të konstatuar se nuk kam ofruar asnjë dëshmi.
Dëshmi quan Ti që unë të ofroj dokument nga dosja e vendosur që RDM-ja (tani BIA) për Albin Kurtin?! Mjerim!
Unë numërova TIPIN Kurti, që ka qenë një psikopat ekstra në mes të kolegëve student, sepse nuk kishte në të dytë me atë paraqitje fizike dhe me kulturë psudosocaile. Pastaj, paraqita tolerimin që i ka bërë regjimi fashistoid i Millosheviqit që Kurti të jetë përfaqësues i UÇK-së në Prishtinë nga gushti 1998 deri më 2 mars 1999, në „mes“ të Prishtinës, kur ai regjim vrau mbi 3200 martirë të UÇK-së jashtë Prishtine. Është „amnestua“ nga presidenti i Serbisë (më 7 dhjetor 2001). Ka filluar angazhimin e dhunshëm kundër ndërkombëtarëve që administronin protektoratin UNMIK. Eskaloi deri në kriminel që hedheshin bomba në Kuvend. Dhe, heshti deri më 15 shtator 2021 pa praktikuar marrëveshjen e vitin 2016 – duke vënë reciprokisht etiketa. Më 20 shtator bëri aventurën komplotiste kundër Republikës së Kosovës, gjoja për të praktikuar reciprocitet ndaj Serbisdë, por shkoi shyta me nxjerr brinat, por la dhe veshët, prandaj ricikloi Vuçiqin që të bëhet palë, nëse Republika e Kosovës duhet të angazhon Njësinë Speciale në territorin e saj…
Këto janë ca argumente, nuk janë fiksione, që mua më bindin, e pakta, ky njeri është destruktiv fanatik, ndërsa ma rrisin dyshimin se ky është komplotist, që komandohet nga Beogradi.
Është në të drejtën Tënde t’i diskualifikosh si fiksione. Por, nëse vepron kështu, ofron mundësinë për t’u keqkuptuar se je kapur nga Kurti, duke u bërë agitrop shumë i zellshëm për afirmim të Kurtit. Do të parapëlqeja të ishe mercenar, e jo i kapur shpirtërisht, sepse në rastin e parë, sapo të ndalen financat, ndryshon, ndërsa në rastin e dytë vazhdon deri në theqafje, si çdo sektarist.
Pyetjen „A nuk ke qenë edhe ti ne jetën tende rinore herë marrës e herë dhënës?“ nuk po e kuptoj, prandaj po e le pa përgjigje.
Lirim Gashi : Ibrahim,  ti i kupton vetëm gjërat që do, sepse trurin nuk e ke sa fara e mollës por pak më të madh se shishja dy litërshe e Coca Coles.
Pikësëpari unë jam i vetmi idiot në këtë vend që shkruan tërë kohën gratis, prandaj herë pas here e kam problem edhe për ta paguar qiranë dhe rrymën, e lërë ma për të bërë pushime verore ose dimërore tri herë gjatë stinës, por kjo punë pak ka rëndësi.
Së dyti unë nuk mund të kapëm shpirtërisht sepse jam shpirt i lirë apo “Freier Geist”, prandaj e them mendimin tim hapur edhe kur e kritikoj Vetvendojen për mosdistanicim të prerë nga Islami ekstrem, për politikë të dobët kadrovike, për metodikë kontraverze të punës, e kështu me radhë.
Mirëpo në përgjigjet e tua unë nuk po shoh aspak vullnet dhe përkushtim për t’iu afruar së paku dy tri kilometra të vërtetës.
Sepse të thuash që Koshtunica e aboloi Albinin është njësoj si të thuash Putini e bëri humorist Mister Binin.
Natyrisht fjalën e kam për humoristin anglez Mister Bin.
Më thuaj se si është e mundur që një njeri si ti, i cili ka kaq shumë njohuri në fusha, sfera dhe lëmi të ndryshme të prodhojë përralla si gjyshe?
Më trego të lutem si e kupton ti faktin që në këtë shtet aq shumë vrasje dhe krime të rënda ekonomike nuk janë zbuluar kurrë?
Si është e mundur që t’i kritikosh njësoj si ata që janë kundër si ata që kanë qenë pro?
A të shkon ndonjë herë mendja qe dikush Zot mos e bërë mund të dyshoj që kjo futje e kriminelëve dhe viktimave në të njëjtin thes, i shkon pikërisht për shtati UDB-ës dhe që ti personalisht pa dashur fare, ia kryen asaj një shërbim që nuk paguhet me para?
Ibrahim Kelmendi : Lirim, nëse do të ironizosh me përmasat e trunit tim, bëje, por pata shpresuar që do më intervistosh e nuk do luash koçe…
Janë bërë mbi 40 vjet që shkruaj gratis, prandaj në këtë aspekt, duhet të jem idiot në kub, në krahasim me Ty.
Mbaje mend, e ka thënë e shkruar shpeshherë: ndonjëherë më të mëdha i kanë pasojat ata që kanë bindje fanatike, se mercenarët, sepse i dyti shko deri të muri, e ndalon, ndërsa fanatiku i bie edhe murit me kokë, për t’i shkuar deri në fund bindjes gjegjësisht përcaktimit të tij fanatik.
Ke informacion, kë ka KM Kurti të paguar, të bëjë propagandë e të nxis tifozëri për te?
Kam respekt për konstatimi Tënd „në përgjigjet e tua unë nuk po shoh aspak vullnet dhe përkushtim për t’iu afruar së paku dy tri kilometra të vërtetës“, por më vjen keq, nuk përgjigjëm dot si dëshiron Ti, por siç mendoj unë.
Pata shkruar që presidenti i Serbisë e ka amnistuar Kurtin më 7 dhjetor 2001. Nuk është e vërtetë? Nëse jo, kërkoj falje, por kështu jam informuar. Përndryshe, kush e ka amnistuar, meqë ishte i dënuar 15 vjet burg?
Nuk prodhoj përralla si gjyshi, siç ke broçkullis, edhe pse Ty të çmoj për të rritur, e jo për fëmijë që preferon përralla.
Se përse nuk janë zbuluar e dënuar vrasjet politike dhe krimet ekonomike, kam shkruar shpesh. E para, sepse nuk kemi institucione profesionale, të pavarura, me kuadro të ndershëm, profesional e të guximshëm. E dyta, sepse goxh vështirë është të zbulosh vrasjet politike që bëjnë shërbimet serbe. E treta, krimet e rënda ekonomike nuk hetohen e gjykohen nga ata që janë vendosur në atë sistem nga ata që i kanë bërë krimet ekonomike.
Kur i kritikoj politikanët protagonistë, sigurisht që kam parasysh cilin kritikoj. Ta zëmë, deri kur e „burgosen“ Ramush Haradinajn në Francë, e kritikoja vetëm për kriminelë ekonomikë, por jo edhe për mariotetë të Serbisë. Për tre që i kam pas bërë „tabel qitjeje“, pothuajse të përditshme, Xhavit Halitin, Azem Sylën, Hashim Thaçin, i kam demaskuar, diskreduar e demaskuar edhe si profiterë lufte, edhe si kriminelë ekonomik, edhe si marioneta, edhe si kuislingë (pasi kapen pushtetin).
KM Kurti e demaskoi, kritikoj e diskreditoj si psikopat ideo-politik (ndoshta duhet të them egocentrik narcisoid, por këto terminologjitë që përdorën në psikologji e psikiatri nuk i kam të qartë), që ka përcaktime të cilat e dëmtojnë rëndë Republikën e Kosovës. Përcaktimet dhe angazhimet e tij më ngjajnë si me qenë simulime, sipas komandën që merr, meqë ndonjëherë, brenda një kohe të shkurt, ndryshojnë mes tyre edhe për 180 shkallë. Asnjëherë nuk e kam kritikuar e diskredituar për kriminalitet ekonomik (edhe pse kam pas dyshime, nga i kishin Eurot për të ble shtëpi në Osllo).
Të lutëm, më kuto, nuk i fus në një thes. Por, shkurt e shqip, për mua janë më antishqiptarë e më kriminelë ata që komandohen nga shërbimet armiqësore, se sa ata që vetëm vjedhin e plaçkitin shtetin!
Lirim Gashi : Ibrahim Kelmendi  është fakt që satira ime duket optikisht si koqelozje por nuk është jo serioze.
Sepse humori edhe pse në natyrën e tij është argëtues, godet më saktë se çdo snajper.
Në anën tjetër nëse të pengon unë mund të të kursej pa problem nga humori im fëmijëror.
Unë i përcjelli që moti shkrimet e tua dhe të admiroj për zellin, energjinë, guximin dhe vullnetin për të kontribuar në zbardhjen e së vërtetës.
Megjithatë bindja ime personale dhe e shumicës së njerëzve që i njoh është, që ti shpesh përdorë metoda selektive “cik cak Milaimqe” që mundin tënd e shndërrojnë në konfuzitet.
A është në pyetje mungesa e shkathtësisë për të krijuar korniza dhe koordinata të qarta të sqarimit siç vepron Bardhyl Mahmuti, apo volumi i gjërave që i thua, dendësia e fakteve që i përdor dhe insinuatave dhe paragjykimeve subjektive që i krijon, është aq e madhe, saqë padashur e krijon një mal të dendur të detajeve të pasqaruara deri në fund, pas së cilave fshihet, respektivisht  e humb rrugën edhe vetë djalli ?
Ibrahim Kelmendi : Lirim, nuk më pengon asnjë lloj humori, por gjykoj se duhe të përdort me rend e me vend.
Ndoshta jam selektiv, por nuk është përcaktim imi i vetëdijshëm. Mendoj që të demaskoj, kritikoj e diskreditoj ata, për të cilët mendoj se është koha e duhur. Synimi im është, të mjaftohem kur kriminelët, politikë edhe ekonomikë, kur munden e deklasohen, nuk merotojnë më humbje kohe e energjia. Ata tashmë e kam „arkivuar“ edhe përmes librave të botuar.
Tashmë radhën e ka KM Kurti, sepse ky e ka kap tani Republikën e Kosovës, dhe po e ngulaft e rrezikon, përditë e më shumë.
Lirim Gashi : Ibrahim Kelmendi, sipas asaj që thua ti, unë personalisht e kam përshtypjen që njeriu më ideal, respektivisht më i përsosur që e ka lindur një nënë shqiptare quhet Ibrahim Kelmendi.
Albin Kurti megjithatë është në pushtet që shtatë muaj.
Ndërsa ti deri më tani nuk e dhe asnjë argument të qëndrueshëm, që ai është i njëjtë me paraardhësit e tij në pushtet.
Nga e merr këtë vullnet, guxim dhe inspirim për ta zbrazur qysh në start të qeverisjes së tij një arsenal më të madh projektilesh sesa Pdk, Ldk dhe AAK së bashku?
A ka Ibrahim Kelmendi të meta dhe nëse po cilat janë ato?
Përgjigja e Ibrahim Kelmendit :
Lirim, nuk kam koment për broçkullën Tënde ironizues, se unë qenkam njeriu më ideal. Edhe nëse jam më muti, nuk kam mundësi t’i shkaktoj Kosovës dëme, siç i ka mundësitë tani KM Kurti.
Tani në pushtet është qveria „kurti 2“. E vllaqiti njëherë…
Dita e mirë shihet qysh në agim, thuhet. Po më mjaftojnë këta shtat muaj (edhe „kurti 1“), për të konstatuar se kjo qeverisje po vazhdon ta ngulfat e komploton Kosovë. Edhe dy rastet e fundit janë argumettim konkret, ai i „reciprocitetit“ me targa të automjeteve, dhe refuzimi i gazsjellësit amerikan.
Kam keqardhje që ca miq, të konvertuar në agitpropë e tifozë sektaristë, po e përjetojnë demaskimin, kritikën dhe diskreditimin tim ndaj KM Kurti si „një arsenal më të madh projektilesh sesa Pdk, Ldk dhe AAK së bashku“. Të gjithëve iu kam URUAR qysh në fillim, të mos zhgënjehen më shumë se mjaft, siç duhet të jenë zhgënjyer në kohë e hapësirë përkatëse titistët, enveristët, rugovistët, thaçistët.
Vërtet, nuk jam faktor për të debatuar, nëse ka të metat Ibrahim Kelmendi, pasi nuk është vendimmarrës në asnjë nivel politik as partiak. Bile as edhe ndonjë OJQ.
Përndyrshe, i kam skanuar të metat e Ibrahim Kelmendit në romanin AETENTATET, por edhe në libra, shkrime, interviste, ndonjëherë duke e tepruar.
Mund që e metë është se ndonjëherë jam emocional, kur përjetoj krimet e komplotet kundër Republikës së Kosovës si goditje edhe shpirtërore, sepse jam angazhuar të bëjë më shumë se sa kam mundur, që ta realizojmë.
Lirim Gashi : Ibrahim, çka nëse qeverisja e Kurtit në të ardhmen të bindë, që në asnjë akuzë dhe kritikë, e veçmas në ato për tradhtimin e interesave nacionale dhe shtetërore nuk ke pasur të drejtë.
Cili do të jetë veprimi yt?
Ibrahim Kelmendi : Lirim, UROJ të ndodh siç po spekulon Ti – që „qeverisja e Kurtit në të ardhmen të bind që në asnjë kritik së paku për tradhti nuk ke pasur të drejtë.“
Unë, pos që do të kërkoja falje, duke u përkull deri në thyerje të korrizit, do ta mendoj edhe mundësinë për të bërë padi në prokurori kundër „shpifjeve“ të mija, që të burgosem e dënohem, nëse kam bërë shkelje ligjore.
Lirim Gashi : A nuk do të ishte harakiri japonez opsioni më i ndershëm i mundur për një Samuraj siç je ti ?
Ibrahim Kelmendi : Lirim, nuk të mjaftuan ato që u përgjigja? Do edhe veprim samurai nga unë?
Po të kisha guxim, nuk do të lutja miq për të ma financuar eutanazinë humane në Zvicër apo ndonjë shtet ku është e liruar. Gjykata Kushtetuese në Gjermani ka miratur të drejtën për vetëvendosje të individit për eutanazi humane (Sterbehilfe) falas, por ende nuk ka kaluar ligji përkatës. Racionale do të ishte që edhe Kosova të miraton ligjin që mundëson eutanzi humane.
Unë gjykoj se ësht kriminalitet irracional e ahuman rrojtja e pleqve si parazitë e dhunues të gatishmrisë së tjerëve për t’u shërbyer atyre, nga momenti kur e kanë harxhuar jetën aktive!
Të kënaq ky përcaktim momental?
Lirim Gashi : Ibrahim, mua personalisht nuk do të më mjaftonte edhe sikur të jetoje dyqind vjet në mirëqenie dhe shëndet.
Mirëpo unë besoj që më e rëndësishme është për ty, ajo që të kënaq ty.
Më trego të lutem a ke shpresë që vrasja makaber e Qerimit do të sqarohet në një të ardhme të afërt?
Më trego gjithashtu të lutem, sikur të ishe ti Kryeministër me cilat veprime konkrete do të dëshmoje që je larg më i zoti se Albin Kurti dhe pararendësit e tij ?
Ibrahim Kelmendi : Nuk është aspak e natyrshme që njeriu të do të vdes kur e ka harxhuar jetën aktive, por është racionale dhe humane vdekja para se të njeriu të bëhet barrë e tjerëve. Meqë për lindje nuk ekziston mundësia për t’i pyet viktimat e epsheve seksuale, të paktën për vdekjen duhet të kenë të drejtë vetëvendosjeje!
Pak shpesoj që vrasja e Vëllait Qerim do të zbulohet, meqë shërbimet e Serbisë bëjnë vrasje të sofistikuar, të cilat nuk lënë gjurmë që mundësojnë zbulimin e vrasësve.
Nëse do të besoja se di të qeverisë më mirë se ata që pretendojnë, nuk do t’i kisha ik përgjegjësisë. Di vetëm se si këta kryeministra të deritanishëm, duke përfshi edhe KM Kurti, nuk do kisha qeverisë.
Moti jam prononcuar, se më mirë do të na bindte, sikur edhe kryeministrin, si trajnerin e kombëtarës së futbollit, t’i huazonim nga jashtë. Ta zëmë, do të kisha lut Presidentin Obama, nëse pranon për 100 mijë Euro në muaj (pse jo edhe NJË milion), të bëhej kryeministër i Kosovës për një mandat. Republika e Kosovës është më me rëndësi se Kombëtarja e futbollit.
Ndoshta nuk paske lexuar se unë, si ryeministër, në ditët e para do i publikoja përcaktimet për „dialogun“ (negociaatat) me Republikën e Serbisë, ndër të parat, Serbia nuk mund të pretendon në asnjë objekt kulti (fetar) e kulturor në Kosovë, siç nuk ka të drejtë Vatikani t‘i pretendon kishat katolike as Turqia xhamitë e objektët kulturore të ngritura në kohën e pushtimit osman. Bile, do paralajmëroja „llogarinë“ që kanë për të paguar për masojat që na kanë shkaktuar gjatë pushtimit. Psataj, nuk do të pranoja asnjë „dialog“ me Serbinë për qytetarët serbë të Kosovës, sepse bashkëqytetarët tanë nuk janë pronësi shtetërore e Serbisë. E kështu, me radhë, duke e shpreh të qartë kërkesën se Srebia e ka radhën të tregon, çfarë kërkon nga Kosova që të jetë i gatshme për njohje reciproke.
Në aspektin ekonomik, do emëroja borg për „Trepçën“ në „veri“ (e cila është duke u shfrytëzuar vulgarisht nga Serbia). Do të autorizoja KEK për të shpall konkurs për ngritjen, shpejt e shpejt, të një TEC 500 MWh, që të evitohet mungesa e rrymës, sepse nuk ka idiot të huaj që vjen për të investuar në Kosovë, e të mos ketë rrymë as për ndriqim e kompjuter. Praprakisht duhet formuar një ekip për të shqyrtuar kontratën e „privatizimit“ të KEDS (rrjetit të rrymës), të cilën e ka tjetërsuar krimineli Thaçi. Unë mendoj që juristët e mirë dhe inxhinierët përkatës do të gjenin shkelje kriminale, si ajo që ta grabitin rrymën nga KEK për 28 Euro MWh dhe të na e shesin edhe për 120 MWh, apo akoma më krimninale, ta eksportojnë rrymën tonë kur të gjejnë çmim të lëverdishëm, duke lenë pjesë të Kosovës në terr, me arsyetime mashtruese se po bëjnë riparime. Postën dhe Telkomin do i vlerësoja për 400 milionë Euro, nëse duan ta blejnë qytetarët e Kosovës (pasi të jetë shndërruar në shoqëri aksionare). Postës me këtë rast t’i lejohej të hap edhe bankë, meqë e ka infrastrukturën dhe presonelin.
Sa më pak ndihma sociale (edhe për lehona), sepse vetëm rrisin prodhimin e mutit duke konsumuar plazma e importe të tjera nga Serbia.
Etj., etj.
Gati harrova, do përzija nga qeveria Benik Bislimin dhe sillojin e tij arrogantë!
Të mjaftojnë?
Lirim Gashi : Jo vetëm që më mjaftojnë por edhe pritshmëritë i tejkalojnë.
Të falënderohem përzemërsisht për bisedën.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Intervistë???
    Pjesërisht broçkullis, pjesërisht zbulo tifozërinë pavetëdijshëm, me kētë të fundit edhe naivitetin folklorik shqiptar të pavetëdijshëm, por ja që na ndjek: mendësia e viktimës, i cili e ka tejmsse të vështirë të lër pas tij rolin e viktimës e më lehtë i vie të adhuroj mesias-in biblik, dhe shpesh kētë mosaftësi ia mvesh/projekton tjetrit pa arsye fare! Madje edhe perseriten akuza të turbulluara, por sërish duke is mveshur turbullirat, paaftesitë apo verberine gati religjioze tjetrit….
    Mjer ne: për të saten herë “krejt, KREJT(!) dhe drejt, symbyllur, pa hamendje, pa dyshime, pa kritika,…. NË NJË (endrra e shkretë shqiptare!) THES …. DREJT SËRBISË…?….?…..
    Po pra, akuzojmë për kablla të ngëtërruara, selektim, dije të madhe nganjëherë, pastaj mosdije,…. sepse kemi endrren e na mungon mesiasi!!! Enderrojmė me kablla të ngaterruara! Çudi! E, fajin e ka Ibrahimi sepse askujt NUK i beson verbërisht! Vetëm di të kritikoj! Ska kritika kur kemi NJË mesias!
    Bëj Ti harakiri, kur t’na del edhe neve në Kosovë më në fund, ndoshta(!), me fat (!), apo me fall, një qeveri e hajrit….”duam baba, të çaj kokėn ai për ne…🤕😥”
    Faj ke Ti që je tepër(?) kritik! Mos na e prish endrren para kohe! Ndoshta bëjmë dhe ne që deri tani NUK mundem karirrë (ama për kētë nuk flasim), pra, mos na e prish ëndrrën/shpresėn, duam të besojmë! Hesht Ti!
    TI je i përsosur me kablla të ngatërruara, por KM im është KM! …. Ai, KM, apo dikush na do NJË e TË HESHTUR!

    Intervistë? Debat? Satirë?

    RESPEKT TË INTERVITUARIT PËR QETËSINË, DURIMIN, MATURINË, QARTËSINË, ÇILTËRSINË, SUVERENITETIN, SERIOZITETIN, SINQERITETIN, HUMANIZMIN, KOMUNIKIMIN NË NIVEL TË LARTË INTELEKTUAL DHE PROFESIONAL!
    UROJ TË KEMI SA MË SHUMĒ NJEREZ AUTONOM, TË LIRË, DEMOKRATË E KRITIKĖ!
    Kjo është ëndrra e shpresa ime si shqiptare!

  2. Megjithate:
    Edhe Lirimit i takon RESPEKT për kondicionin në ring!
    Ndoshta me qëllim ka persëritur akuza edhe të ulta! 😉

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu