Shkruan Hajriz Mamaj Wolfenbüttel- Berlin
- Konferenca e XXI e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë përfundoj punimet me sukses
Për shumë njerëze,dhjetori është muaji më I dashur , ngase çdo familje apo individ rrumbullakson sukseset dhe të mirat që sjellë ky muaj. Fëmijët me padurim presin dhuratat e premtuara nga prindërit që i kanë joshur ata për të qen sa më të suksesshëm në punë dhe mësime e në anën tjetër shumë drejtues të ndërrmarrjeve e asociacioneve e shoqatave të ndryshme kanë filluar ti evidentojnë rezultatet dhe arritjet e tyre në të gjitha fushat.
Më qëllim të shpalosjes së arritjeve dhe sukseseve gjatë vitit 2023 në Federatën Mjekëve Shqiptarë në Evropë e vizituam në selinë e kësaj federate kryetarën e saj zonjën Dr.Aurora Dollenberg, specialist e mjekësisë familjare dhe Psychotherapiste.
H.Mamaj : Zonja Dollenberg jemi në prag të ndërrimit të vitit. Çfarë e karakterizon vitin 2023 për ju dhe federatën të cilën e drejtoni ju me një staf shumë professional?
Dr. Aurora Dollenberg: Falemnderit Hajriz që sukseset dhe arritjet tona I përcjellë tek lexuesit me kohë dhe në mënyrë shumë trasparente dhe profesionale. Unë dhe të gjithë anëtarët e federates të falenderojmë për punën që bënë në aktivitetet e federates. Viti 2023 për mua dhe federatën paraqet një vitë të mbarë dhe shumë të suksesshëm.
H.Mamaj: Mund të na përmendni ndonjë nga sukseset e realizuara gjatë vitit që po e lëmë pasë?
DR.Aurora Dollenberg: Në këtë pyetje me plotë loqkë të zemrës do të përgjigjem siç thotë populli. Ky vit më dha epitetin e nënës në të cilin vit solla në jetë dy vajza , kënaqësi që po e ndaj sot me ju dhe me të gjithë miqtë dhe dashamirët e mi dhe të families time. Në aspektin familjar jam e përmbushur se me shoqrojnë në çdo moment Mara dhe Freya e në aspektin professional dhe aktiviteteve vullnetare me Federatën e Mjekëve shqiptarë në Evropë jamë shumë e kënaqur me rezultatet e arritura gjatë këtij viti. Ky vit na I solli të gjitha të mirat e zotit dhe i falem shumë atij.
H.Mamaj: Doktorreshë përderisa iu falenderove zotit për sjelljen në jetë të Marës dhe Freyas mu kujtua një këng e fëmijëve që e këndonim për festën e Kërshendellave ,propozoj tua mësoshë vajzave.
“Buzmi bujar, buzmi bujar,po vjen me këmbë të mbarë,po vjen për festën e motmotit,po vjen me të gjitha t` mirat e zotit”
Dr. Aurora Dollenberg: Ha,ha ,ha , sa e bukur po kjo vlenë tju këndohet edhe të rriturëve sepse sjellë mbarësi dhe të mira në çdo familje.
H.Mamaj: Atëherë poe nisim bisedën me arritjet dhe sukseset e Federatës të cilën e drejtoni ju.
Dr. Aurora Dollenberg: Po me plotë dëshirë. Federata në këtë vit ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme . Këtu mendoj në organizimin e Konferencave shkencore në shumë vende evropiane dhe në viset shqipfolëse ,ku punimet e tyre i kanë paraqitur ekspert të fushave të ndryshme,përfaqësues të degëve të federatës nga degët tona të themeluara në vendet evropijane.
- Mamaj: Me 15 dhe 16 dhjetor në Tiranë është mbajtur Konferenca e XXI e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë. Zonja kryetare a mund të na flisni pak për këtë aktivitet ?
Dr. Aurora Dollenberg: Po. Me gjithë dëshirë do i përgjigjem pyetjes tuaj. Kjo është konferenca e fundit për këtë vit me të cilën edhe e përmbyllim aktivitetin tonë për këtë vit. Me këtë rast dua të falënderoj përzemërsisht Sekretarin e përgjithshëm të AMFE Msc. Gjergji Pashaj, ekspert i shëndetit publik dhe Dr. Esmeralda Babamusta ,kryetare e degës së AMFE në Tiranë për angazhim të veçantë në organizimin e kësaj Konference si dhe të gjithë studentët anëtarë vullnetar për ndihmë në organizim. Pjesëmarrësit ishin kryesisht nga vendet shqipfolëse : Kosova. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi si dhe nga disa vende evropiane të cilët gjatë dy ditëve i shpalosën punimet e tyre.
Mamaj: Mund të na përmendi ndonjë nga emrat pjesëmarrës në Konferencë ?
Dr. Aurora Dollenberg: Unë do fokusohem tek ata referues që paraqiten punimet e tyre gjatë dy ditëve dhe do i falënderoj nga zëmra për kontributin e dhënë në të mirë të shëndetit të qytetarëve dhe këmbimit të përvojave me ekspertë nga jashtë me ata vendor, kur dihet se aktiviteti ynë në të mirë të shëndetit publik është vullnetar dhe zhvillohet në baza vullnetare. Kjo është e mira e federatës tonë dhe të gjithë anëtarëve të saj.
Në ditën e parë pjesëmarrësit patën kënaqësinë të marrin njohuri nga Prof. .Dr. Myftar Barbullushi, mjek Nekrolog i cili trajtoj temën: “ Menaxhimi i riskut Kardio – Renal tek të sëmurit me diabet e që u mirëprit nga të pranishmit në sallë.
Me një punim shumë interesant u paraqit edhe Prof. Asc. Eugen Enesi , mjek neuro- radiolog i cili trajtoj temën : “Truri dhe zemra të lidhura në Strok.”
Nga Danimarka me punimin e tij u paraqit Dr. Negjyp Sopa, mjek Obster- Gjinekolog ,punimi i të cilit u mirëprit nga të pranishëm. Edhe punimi i Dr. Adela Perolla, mjeke Hematologe zgjoi interesim të veçantë në temën:” Acquired von Willebrand Disease” Prof. Dr. Ermira Vasili, mjeke Demartologe e trajtoj problemin e “ Hidradeniti Supurativ”,ndërsa Prof Dr. Adriana Babameto mjeke Gastro -Hepatologe u fokusua tek Hepatiti B dhe C. Me plotë sukses e trajtoi në punimin e saj problemin e ” Jodizimit univerzal të kripës” tek të sëmurit edhe Prof. Dr. Jolanda Hyska, eksperte e shëndetit publik në Tiranë. Dr. Besnik Filaj,mjek Anestezi-Reaminacion ,referoj për rrolin e antibiotikëve në reanimacion ndërsa Dr. Endri Hasmi, kardiolog paraqiti punimin e tij me temën: Roli i skanerit koronar në statifikimin e riskut në diagnozën e sëmundjes së arterieve koronare. Dr. Enela Maliqaj , Orthopiste referoi në temën: Shërbimi i Orthopikës, profesioni dhe praktika klinike. Gjatë ditës së dytë mde punimet e tyre u paraqiten edhe Msc Gjergji Pashaj – Ekspert i Shëndetit Publik me temën : Sfidat e shëndetit publik , ndërsa Prof. Asc. Lindita Molla në punimin e saj preku temën Rezistenca e antibiotikëve. Dr. Negjyp Sopa,mjek Obseter gjinekolog ekspert që vjen nga Danimarka u paraqit edhe në ditën e dytë me një punim shumë me interes për pacientët ku trajtoi problemin në : Ruajtjen e fertilitetit tek femrat me metodat IVF në moshë të re dhe mundësia e planifikimit të një shtatzënie të vonshme. Dr. Edmond Puca , Infkolog referoi në temën: Rashi dhe sindromi febril tek adutët. Dr. Ledian Fejzollari -Ortoped trajtoj temën : ”Dislocation of Total Hip Arthroplasty, Current Concept Review. Dr. Genta Smaja , pneumologe në punimin e tij u ndal tek : Menaxnimi dhe parandalimi i Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike. Dr. Anxhela Karati , pneumologe u ndal tek : Roli i Low – Dose CT në depistimin e Kancerit Pulmonar .Dr. Ani Hoxha, Radiologe foli rreth Përdorimit të Imazherisë nukleare në Shqipëri në infektimin e pajisjeve elektromekanike kardiake. Dr. Sarah Ibershimi , mjeke e përgjithshme , referoi për : Dëmtimin Re@1nal Akut në moshat pediatrie. Dr. Lediana Dervishi mjeke e përgjithshme e mbylli konferencën me temën e “Toksikologjisë Mjekoligjore”
Mamaj: Zonja kryetare në bazë të numrit të referuesve vërehen emra të njohur në mjekësinë shqiptare si arrini ti bashkoni?
Aurora Dollenberg: T’ju them të drejtën që në nismë të aktivitetit tonë i kemi ven vetës obligim si federatë ti dalim në ndihmë pacientit dhe të gjithë njerëzimit që kanë nevojë për shërbimet tona andaj edhe numri i mjekëve referues në konferencë ka qen i madh. Ajo çka e karakterizon aktivitetin tonë është puna humane dhe këto konferenca dhe punimet dhe arritjet e mjekëve në fushat e prezantuara janë dhuratë për pacientin në radhë të parë dhe për vet arritjet shkencore në fushën e mjekësisë. Kur jemi tek aktiviteti vullnetar dua të falënderoj nga zëmra edhe sekretarin e përgjithshëm të Federatës Gjergji Pashaj dhe kryetaren e degës së federatës sonë në Tiranë Dr. Esmeralda Babamusta për një organizim të suksesshëm dhe me interes për të gjithë pacientët dhe studimet e prezantuara nga referuesit për shkencën në tërësi. Këtu nuk duhet harruar edhe kontributin e të gjithë kryetarëve të degëve në vende evropiane që po japin kontribut të jashtëzakonshëm në konferencat tona. Në këtë rast e falënderoj edhe Dr. Hafije Zagaj, që ka udhëtuar nga Islanda dhe Dr. Edita Sadriu nga Kosova që organizimit në Tiranë i dhanë peshën e suksesit.
Mara dhe Freya, vajzat e Dr. Aurora Dollenberg që i solli në jetë në vitin 2023
H.Mamaj: Zonja Kryetare mund ta bëjmë rrumbullakimin e suksesit të Federatës së Mjekëve shqiptarë në Evropë për vitin 2023?
Dr. Aurora Dollenberg: Natyrisht se do e bëjmë dhe me plotë dëshirë sepse rezultatet na bëjnë të lumtur të gjithëve. Gjatë vitit 2023 kemi organizuar katër konferenca të rregullta në katër shtete : në Zvicër, Islandë, Prishtinë dhe Tiranë, ndërsa katër konferenca Online ku kemi trajtuar: Urgjencat Pneumologjisë ,Patologjitë Kardiake, Kancerin e gjirit dhe Sëmundjet seksualisht transmetuese. Mendoj që këto arritje tona do jenë urimi më i mirë për mbarë njerëzimin që ia drejtojnë anëtarët e federatës dhe të gjithë mjekët dhe ekspertet e fushës së mjekësisë të bashkuar me arritjet e tyre në federatën tonë.
Ky ishte urimi drejtuar në emër të federatës po unë dua që edhe në emrin tim dhe të familjes time t’ju drejtoj në urim që më buron nga zëmra sepse viti 2023 më solli dhuratën më të çmuar në jetën time. Ky vit më dha epitetin e nënës dhe më bëri njeriun më të lumtur në botë, duke më dhuruar dy vajzat e mia Mara dhe Freya. Urimi im për vitin e ri është për të gjithë shqiptarët kudo që janë të kenë shëndet dhe paqe në familje ndërsa viti i Ri 2024 botës ti sjellë paq që njerëzimi të jetoj i lumtur në mbarë botën.
- Lule Elezi, pianiste dhe Alketa Gashi, gazetare, na shoqëruan gjithnë kohën në konferencat tona, andaj shprehim mirënjohje të thellë për to!
Gëzuar dhe me fat!
Nefrolog e jo Nekrolog
Sa per Dr. Auroren i uroj sukses. Por Shqiperia ka nevoje qe mjeket te mos largohen nga vendi, pavaresisht se i kane rrogat e vogla. Shqiperia ka nevoje per mjeke dhe jo per u thene mjekeve indirekt-ikni nga vendi juaj….
Promovimi qe behet, per fat te keq eshte ne dem te Shqiperise, sepse imazhi per boten perendimore duket parajse dhe Shqiperia Ferr.
Por nuk eshte keshtu. Kush do ti sherbeje popullit ne Shqiperi dhe ne Kosove? Nese vazhdohet keshtu do ta mbushim Shqiperine dhe Kosoven me mjeke indiane, turq, filipinas etj. Prndaj kujdes me keto promovime qe nuk i sherbejne vendit.