ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Irani në prag të prodhimit të bombës atomike: diplomacia në lëvizje

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Uzina bërthamore “Natanz” e Iranit

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë

Izraeli duket se tashmë ka sinjalizuar se është i gatshëm të pranojë kthimin tek një marrëveshje bërthamore e negociuar nga SHBA me Iranin, tha Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz për Foreign Policy

Irani ka kaluar me sukses bllokadën për programin e tij bërthamor, duke ju nënshtruar koncesioneve të vogla. Sipas një marrëveshjeje të negociuar nga kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, në Teheran, IAEA përsëri lejohet të sigurojë e shërbejë me pajisjet e domosdoshme për monitorimin e objekteve bërthamore në vend.  Kjo zgjidhi problemin më urgjent, sepse pa këtë qasje, mbikëqyrja e vazhdueshme nuk mund të ishte më e garantuar, tha Grossi pas kthimit të tij nga Teherani. SHBA dhe partnerët e saj perëndimorë njoftuan të hënën (13 shtator) se nuk do të paraqesin kurrfarë rezolute  ndaj Iranit në takimin aktual të Bordit të Guvernatorëve të IAEA. Megjithatë, inspektorët në Agjencinë e Energjisë Atomike ende nuk kanë qasje në të dhënat e ruajtura nga pajisjet.

Irani pavarësisht pezullimit të mbikqyrjes dhe tërheqjes së SHBA-ve (gjaët kohës kur në Shtëpinë e Bardhë ishte Donald Tramp) nga marrëveshja, ai kishte vazhduar tutje me programin e tij bërthamor. Sipas një raporti të botuar nga IAEA më 7 shtator, Teherani ka katërfishuar sasinë e uraniumit të pasuruar  brenda tre muajve. Ai tani ka 10 kg uranium që I shërbejnë për cakun e dëshirueshëm, e që janë në tërësi me një nivel pasurimi prej 60 përqind. Në maj kishte 2.4 kilogramë. Në të njëjtën kohë, sipas IAEA, Republika Islamike po përdorë centrifuga gjithnjë e më moderne dhe më të fuqishme për prodhimin e uraniumit të pasuruar. Për të ndërtuar një bombë atomike, uraniumi duhet të ketë një nivel pasurimi prej 90 përqind, por vetëm një sasi e vogël e pasurimit shtesë kërkohet deri në cakun e dëshirueshëm. Drejtori i Përgjithshëm i IAEA -së Rafael Grossi, që në qershor ishte shprehur me shqetësim të theksuar për këtë prosperim të procesit.[1]

Për dallim nga paraardhësi i tij, J. Biden e sheh Marrëveshjen me Iranin si një ndërmarrje të rëndësishme për rivënjen gradual të kontrollit të armëve. Sekretari i ri i Shtetit,  Antony Blinken është shprehur qartë se SHBA-të janë gati për negociata: “Nëse Irani respekton plotësisht detyrimet e tij sipas marrëveshjes, edhe ne do ta bënim këtë. Dhe ne do ta përdorim atë së bashku me aleatët dhe partnerët tanë për të arritur një marrëveshje më të qëndrueshme dhe afatgjatë “[2].

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, tha në një intervistë të dhënë për Foreign Policy[3] më 14 shtator se, brenda dy ose tre muajsh, Irani mund të ketë në dispozicion materialet e duhura dhe posedon aftësitë e nevojshme për të prodhuar bombën atomike. Duket se kjo është arsyeja themelore pse qeveria e re izraelite, e cila zëvendësoi qeverinë konservatore të udhëhequr nga Benjamin Netanyahu, pse është gati për një korrigjim të ndjehsëm në raport me negociatat për programin bërthamor të Iranit të udhëhequr nga Uashingtoni me Teheranin, që po zhvillohen ndërohë në kryeqytetin austriak – në Vjenë.

Në intervistën e përmendur, ministri izraelit i mbrojtjes Benny Gantz thotë se “Izraeli do të ishte gati të pranonte një kthim tek marrëveshja bërthamore me Iranin”.  Pavarësisht këtij qëndrimi të matur, Tel Avivi këmbëngulë tek aleati i saj strategjik – Uashingtoni që jo vetëm të përgadisë, por edhe të demonstojë gadishmëri për përdorimin e fuqisë serioze kundruall Teheranit, sidomos nëse sërish vije tek mundësia e dështimit për arritjen e një marrëveshje të dëshirueshme.

Sipas Gantz-it, Irani tashmë për dy deri në tre muaj pasues do ët zortëroj materialin, por edhe mbështetjen prfesionale për të prodhuar bombën bërthamore”. Por edhe më shqetësuese është tashmë gjendja në sferën e sigurisë, meqë në rajon, gjithnjë sipas ministrit Gancit, brenda pak kohësh do të kemi garë të hapur të shteteve për paisje me armë bërthamore në rajon, sidomos nëse Irani arrin të kapërcejë pragun e kontrollit dhe paiset me armën bërthamore. Ai gjithashtu vuri në dukje ndikimin e mundshëm negativ të tërheqjes së fundit të SHBA nga Afganistani, i cili mund të lejojë Iranin dhe mbështetësit e tij të veprojnë më me vendosmëri në planin afatgjatë. Teheranit nuk duhet t’i lejohet të nxjerrë përfundimin nga kjo situatë se gjithçka që duhet të bëjë është “të qëndrojë këmbëngulës dhe i vendosur” dhe se “Perëndimi do të dorëzohet”.

Izraeli duket se tashmë ka sinjalizuar se është i gatshëm të pranojë kthimin tek një marrëveshje bërthamore e negociuar nga SHBA me Iranin, tha Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz për Foreign Policy. A kërcënohet Irani tani me armatim bërthamor? Apo në horizont është një zgjidhje diplomatike që po e sjell presidenti Joe Biden?

Të kujtojmë faktin se sipas marrëveshjes nga korriku 2015 për Programin bërthamor iranian, garantuesit e të cilit janë grupi i të gjashtëve: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca, ndërkaq sipas Planit të Përbashkët të Veprimit të  nënshkruar atbotë (JCPOA), do të pasohej me heqjen e sanksioneve ndaj Teheranit.
Më 8 maj 2018, ish -presidenti amerikan Donald Trump vendosi të tërhiqet në mënyrë të njëanshme nga kjo marrëveshje [JCPOA] dhe të kthejë të vjetrën dhe të vendosë sanksione të reja, madje edhe më të ashpra kundër Iranit. Në përgjigje, Teherani njoftoi një reduktim gradual të detyrimeve të tij sipas marrëveshjes, duke braktisur kufizimet në kërkimet bërthamore, centrifuga dhe nivelet e pasurimit të uraniumit.

Ndërkohë negociatat janë duke u zhvilluar në Vjenë për kthimin e JCPOA dhe heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Iranit. Raundi i fundit, i gjashtë, i negociatave, përfundoi në 20 qershor. Bëhet e ditur se marrëveshja është në përmbyllje e sipër. Bëhet fjalë tashmë për kornizimin politik të marrëveshjes që do ët garantonte mbikqyrjen e SHBA për të siguruar zbatimin e tyre.

Në këto rrethana të reja të krijuara, qeveria e re iraniane, më 5 gusht, është shprehur se janë të gatshëm për t’vazhduar me negociatat në Vjenë.

Ministri izraelit i mbrojtjes në intervisëtn në fjalë është shprehur se Izraeli do të donte të shihte një “Plan të qëndrueshëm B” të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që merrë në konsideratë nevojën për  presion të gjerë ekonomik mbi Iranin, gjithmonë duke konsideruar se marrëveshja mund të dështojë në rrugë e sipër gjatë bisedimeve, ndërkaq nuk përjashtoi si mundësi edhe “Planin C” të Izraelit, i cili do të përfshinte veprime ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes thotë se Izraeli mund të jetojë me një marrëveshje të re bërthamore me Iranin. Por Benny Gantz gjithashtu nuk heziton fare të kërcënojë qoftë edhe me ndërmarrje të karakterit ushtarak, nëse Teherani krijon armë bërthamore.

Gantz është skeptik në lidhje me mundësitë që ka diplomacia për ta përmbysur me sukses statuskuonë në raport me Iranin.  Shih për këtë, Izraeli do ta shihte një plan mbështetës “të zbatueshëm”, që ndërlidhet me presionin politik, diplomatik dhe ekonomik të imponuar ndaj Teheranit nga Shtetet e Bashkuara, Evropa, Rusia, por mbi të gjitha edhe Kina.

“Ne duhet ta lidhim Kinën edhe në këtë ndërmarrje. Azia duhet të luajë rol të ndjeshëm,” tha Gantz, duke theksuar lidhjet kryesore tregtare midis Iranit dhe vendeve aziatike.

Gantz është një personalitet që vije nga piramida drejtuese e ushtrisë së Izraelit. Në fillim të karrierës së tij ai komandonte trupat izraelite të vendosura në Liban, pjesë të të cilave Izraeli i pushtoi për gati dy dekada para se të tërhiqej në vitin 2000.

Është interesant se gjatë intervistës së gjatë, e bërë në selinë e Ministrisë së mbrojtjes, në Tel Aviv, madje vetëm disa ditë para përvjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, Gantz tha se “përplasja e qytetërimeve” midis Perëndimit dhe grupeve militante në të gjithë botën është ende në lojë.

Të kujtojmë se në verën e vitit 1993 revista Vomgn Affairs botoi një ese të Samuel Huntington me titullin “Përplasja e qytetërimeve?”  Më pas ai e zgjeroi dhe thelloi studimin, duke nxjerrë librin me po të njejtin titull. Ky artikull,  e më pas edhe libri, sipas redaktorëve të Fotvign Affairs, pati ndezur më shumë diskutime se cilido artikull tjetër i botuar që nga vitet 1940.

Pas tërheqjes së SHBA-ve nga Avganistani dhe ripozicionimeve të reja në Azi e Afrikë, por edhe intencave për shtrirje ët influencës geopolitike të Rusisë, Kinës e Turqisë në Europën Juglindore, para së gjithash në Ballanin Perendimor – rikthimi tek teza e Hungtingtonit duket më shumë se një kambanë alarmi. Nëdrkaq krejt kjo, e shoqëruar edhe me pamjet vizive dhe marshin ushtarak që kënduan priftërinjtë me rastin e shugurimit të Joanikijes në Manastirin e Cetinjës në Mal të Zi, nuk ka se si të mos na kujtojë edhe shkrimtarin e famshëm amerikan Ernest Heminguein dhe romanin e tij “Për kë bien këmbanat”, dikur shumë popullor gjithandej në Perednim e Lindje.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu