ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Isa Xhemajlaj është dëshmi e gjallë se jeta në mesin e djajve, nuk të bën gjithmonë djall

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Isa Xhemajlaj është personifikim i besnikërisë së pakusht ndaj dijes, edukatës, kulturës së mirëfilltë dhe besimit të sinqertë në Zot.
Është personifim i besnikërisë së paparë ndaj familjes, miqve, shokëve, dashamirëve, e sidomos ndaj atdheut dhe shtetit.
Mirëpo mik dhe shok i tij i afërt nuk mund të bëhet gjithkush.
Isa është një njeri i posaçëm.
Një njeri që reflekton ngrohtësi, dashuri, dhimbje, e sidomos sens për drejtësi dhe barazi.
Është një ishull në vete, që nuk ndikohet nga anti vlerat, apo edhe më saktësisht një person që mund ta hedhësh prej aeroplanit me parashut në mesin e djajve, pa pasur frikë që do të bëhet njëri prej tyre.
Përveç kësaj është personifikim i zemërgjerësisë, bujarisë, besës, tolerancës dhe autokritikës.
Isa realitetin në bisedat private e përshkruan pikërisht ashtu siç është, por e ka një humor aq inteligjent, të këndshëm dhe argëtues, saqë edhe në momente të tilla nuk të infekton dhe ngulfat me pesimizëm, përkundrazi, të motivon dhe forcon në bindjen tënde për t’i luftuar sfidat e jetës dhe dukuritë negative në çdo çast me metoda të mençura.
Ai ka qenë ithtar i ndryshimit edhe në kohën kur ishte kandidat i NISMA-s për Kryetar të komunes së Drenasit, ku në rrethana totalisht të pamundura arriti të shkojë në barazh kundër ,,gjeniut të Drenicës” Ramiz Lladrovcit, që forcën e shndërroi në fuqi.
Sot jam i bindur që pikërisht shndërrimi i forcës në fuqi, i ndihmoi ,,Ajnshtajnit të Drenicës” për t’u shpallur nga Albin Kurti si kryetari më i mirë i një komune në mbarë Kosovën.
Shtrohet pyetja : nëse Ramiz Lladrovci është kryetari më i mirë i një komunë në mbarë Kosovën, atëherë cilat janë rezultatet dhe vlerat e kryetarit më të keq të një komune në mbarë Kosovën?
Sepse kriteret që u përdoren në këtë rast ishin aq të manipuluara dhe skurrile, saqë sikur të ishte gjallë Adolf Hitleri, edhe atij do t’i vizatohej gazi në buzë, ani pse kurrë askush në jetë nuk e ka parë duke qeshur.
Me kujtohet sikur sot gara elektorale në Drenas, sepse personalisht Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli u detyruan asokohe për t’i rezervuar pothuajse të gjitha odat e Drenicës, për t’i ndihmuar ,,Ajnshtajnit të Kosovës” Ramiz Lladrovcit që ta mundë Isen në raundin e dytë.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, i thirren në ndihmë edhe Pandeli Majkon dhe Ali Ahmetin për ta mundur Isen.
Prej Ises kam mësuar shumë, por më së shumti në fushën e sigurisë.
Sepse ai është magjistër në këtë fushë.
Mirëpo ai nuk ishte magjistri dhe doktori i vetëm në këtë fushë me të cilin komunikoja asokohe.
Komunikoja edhe më shumë të tjerë, por diagnozat dhe parashikimet e Ises ishin aq të sakta, saqë shpesh dyshoja që është në kontakt të përhershëm me Baba Vangen fallxhoren e famshme dhe të ndjerë rumune.
Isa është prej atyre njerëzve që konkretisht të ndihmon, motivon dhe jep siguri shpirtërore edhe në rrethanat me të rënda.
Është një prej atyre njerëzve të rrallë, të cilët i gjenden pranë njerëzve të sfiduar nga jeta, në momentet më të vështira.
Thjesht është njëri prej atyre njerëzve të rrallë, për të cilët je i lumtur që i njeh.
Për kontributin e tij në luftë dhe paqe flasin veprat e tij.
Një gjë është në e sigurt : Ekspert më të mirë në fushën e sigurisë se Isa, nuk kemi në mbarë Kosovën.
Sensi dhe instinkti i tij për ta nuhatur paraprakisht prapavijën e veprimrimit destruktiv të armikut të jashtëm dhe të brendshëm është legjendar.
Përveç kësaj Vetëvendosje në zgjedhjet e kaluara parlamentare, nuk do ta kishte në Drenas as gjysmën e votave pa ndihmën e Ises, dhe jo vetëm kaq, por nuk do ta ketë as në zgjedhjet e ardhshme.
Në fakt sikur Vetëvendosje të kishte politike të mençur kadrovike, ajo do nuk do ta kishte lënë Isen asnjë sekondë të vetme jashtë saj.
Mirëpo kjo është çështje e saj dhe jo e Ises.
Sepse pa Isen si kandidat për kryetar të kësaj komune, ajo kurrë nuk do t’i fitojë zgjedhjet në Drenas.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu