ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

ISIS mund të ketë hyrë në aeroportin e Kabulit

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Një ushtar i U.S. Marine Corps i bën të qeshin fëmijët afgan. Tash ka arsye për frikë që terroristët e IS janë infiltruar me turmën e afganëve që duan ta ikun nga vendi. Foto: Sgt. Samuel Ruiz/ U.S. Marine Corps/ AP/ NTB

 

Portat e aeroportit të Kabulit u mbyllën të shtunën dhe u ndalën fluturimet. Kjo është për shkak se burimet e inteligjencës franceze dhe amerikane dyshojnë se IS ka hyrë në aeroport. Ata frikësohen nga një sulm në aeroport. Ekziston gjithashtu një rrezik që terroristët e IS të përzihen me ata që përpiqen të ikin prej vendit.

Më herët të shtunën, Shtetet e Bashkuara lëshuan një mesazh duke u thënë qytetarëve amerikanë që të mos drejtohen për në aeroport. Arsyetimi ishte rreziku i sigurisë në hyrje të aeroportit.

Josh Lederman
@JoshNBCNews
NEW this AM: Updated security alert from US Embassy Kabul tells Americans NOT to travel to Kabul airport unless individually told to due to “potential security threats outside the gates” bit.ly/382wCCE

New York Times raporton që SHBA frikësohet që Shteti Islamik (IS), mund të bëjë sulme që mund ta dëmtojnë SHBA-në, e të bëjnë që Talibanët ta humbin kontrollin në një situatë mjaf të tendosur. Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby nuk deshti të komnetoj konkretisht se për cilat lloje të kërcënimit është fjala.

Ryan Saavedra
@RealSaavedra
The Biden administration refuses to answer a question about whether the terrorist threat against the United States has increased since the Taliban takeover of Afghanistan following Biden’s disastrous foreign policy decisions.
https://twitter.com/i/status/1429106205364875276
Gjendja në Aeroportin e Kabulit është kaotike. 5000 ushtarë amerikanë e e ruajnë aeroportin nga brendia. Përjashta aeroporti është nën një rrethim të hekurt nga luftëtarët Taleban. Shumë e kanë humbur jetën në përpjekje që të hyjnë në aeroport.
Sëpaku 12 persona e kanë vdekur afër aeroportit. Numri ekzakt i të vdekurve ende nuk dihet.

 

Shumë grupe terroriste i kanë në Afganistan. Dega e talebanëve që tash e kontrollon Kabulin  – Lidhja Haqqanin – e mbështet idenë e al-Qaidas për xhihad global.

CBS raporton se një përkthyes afgan ka pretenduar se talibanët jashtë aeroportit thonë që  se IS po planifikon një sulm. Sipas CNN, mendon që duhen aleternativa për kontrollin e trafikut ajror  për shkak të kërcënimeve të mundshme për sulm nga IS.

“Ekziston bindja se IS po planifikon një sulm ajrore,” i tha kanalit të lajmeve një zëdhënës ushtarak.

Amerikanët kanë frikë se rrjeti famëkeq Haqqani do të vë kontrollin ndaj mijëra qytetarëve amerikanë që janë ende në Kabul. Në rastin më të keq, situata mund të kthehet në historinë më të keqe të pengjeve në historinë e SHBA-së.

Lindsey Graham (R) tha në një intervistë me Fox News të premten se ai do të kërkojë dorëheqjen e presidentit Joe Biden nëse ai nuk përdor forcat ushtarake amerikane për të shpëtuar të gjithë shtetasit amerikanë dhe ndihmësit lokalë nga Afganistani.

Gjatë të ashtuquajturës krizë refugjatësh të vitit 2015, terroristët u fshehën në të mes fluksit të emigrantëve. IS mori përgjegjësinë për sulmet terroriste të 13 nëntorit 2015 në Paris, ku u vranë 130 vetë, shumica e të cilëve në teatrin Bataclan.

Nëse ISIS ka hyrë në aeroport, ekziston një rrezik i qartë se terroristët e IS-it mund të fshihen mes refugjatëve për të fluturuar nga Afganistani.

IS është i pranishëm në Afganistan që nga viti 2014, kur pakistanezët e lidhur me talebanët mbërritën në provincën Nangarhar në Afganistanin verior. Në vitin 2015, ky grup e shpalli veten dega afgane e Shtetit Islamik.

Expressen

Document.no

Përktheu: Drini

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu