ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Islami ishte politik që nga themelimi e deri tash

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani

Fillimisht kërkoj falje për pamundësinë për pjesëmarrje fizike në simpozium.
Uroj të jetë i suksesshëm dhe i falënderoj organizuesit.

Qysh në fillim duhet të bëj sqarimin, në dukje “teknik”: nuk ekziston Islam tjetërfare pos politik, sepse është formuar për qëllime politike – për të formuar e menagjuar bashkësi homogjene për nevoja sundimi e shfrytëzimi, e cila suksesshëm ka agravuar në konvertime të dhunshmet, pushtime e asimilimet të popujve. Rezultati: formimi i një umeti  (populli) arabo-mohamedan nga shumë popuj jo-arab të cilët janë arabizuar.

Platforma bazike politike kanunore e Islamit është Kurani, të cilin të gjithë mohamedanët naivisht e besojnë se e ka e formuluar Allahu. Pos Kuranit janë edhe sira (biografia e Mohamedit) dhe Hadithet (legjendat). Pas vdekjes se Mohamedit kanë filluar përvijime për mënyrën e interpretimit e zbatimit të dogmës islame, prandaj flitet për islame sektariste, të cilat u armiqësuar për vdekje mes tyre.

Nga viti 610 deri në vitin 622 Mohamedi, sa kohë ishte misionar paqësor, ia doli t’i konvertonte vetëm rreth 80 mohamedanë. Pra, rreth 6 veta në vit. Edhe ata ishin kryesisht skllevër që Hatixhja, Bashkëshortja e Mohamedit, i blente për t’i angazhuar si skllëveër në biznesin e saj.

Pas vdekjes se Bashkëshortës Hatixhe dhe Xhaxhait Talib (i cili ishte babai i kalifit të pestë, Aliut), Mohamedi agravoi në agresiv vandal. Ai zuri t’i demolonte rekuizitët e statujat religjioze politeiste të fisit të tij, Kurejsh, në Kaba dhe gjetiu. Për atë shkak Fisi i tij në korrik 622 mbajti një kuvend publik për ta dënuar Mohamedin për atë vandalizëm blasfemik, i cili e ka dënuar Mohamedin me vdekje. Fatkeqësisht Mohamedi ia del të arratiset me ndihmën e Ebu Bekrit, i cili ishte babai i Aishës, gruas 6-vjeçare të Mohamedit. Dita e arratisjes është dita NJË në kalendarin muhamedan, i quajtur El-Hixhri. Sipas atij kalëndari, sot që po e mbahet simpozium, është data: 28 ramadan 1445.

Arratisjen e Mohamedit dhe Ebu Bekrit në Medina e pasuan edhe rreth 60 mohamedanë. Fillimisht atje u mirëpriten nga miqtë e babait të Mohamedit. Në ndërkohë këta rreth 60 kaçakë mohamedanë, të cilët vetën e quanin xhihadistë, zunë të merren me sulme të karvanëve të tregtarëve, kryesisht kurejshit, të cilët kalonit transit buzë Medine. Ajo mënyrë e plaçkitjes u krijoj apetit për të qenë më agresiv, prandaj ato u agravuan në beteja në mes të xhihadistëve mohamedanë dhe karvanistëve paganë. Dy palët në beteja ishin kryesisht të të njëjtit fis, si Mohamedi. Ato sulme u bënë përditshmëri edhe kundër fiseve hebreje e pagane në Medinë e rrethinë, tashmë edhe duke i detyruar të konvertohen në mohamedanë dhe duke ua grabit vajzat e gratë e reja për t’i pas skllave seksi.

Gjatë dhjetë viteve pasuese xhihadistët, të komanduar nga Mohamedi, ndërmorrën rreth 120 sulme agresive, ndër to edhe sulmin ndaj Meke, sepse Kabja ishte fitimprirëse për shkak se frekuentohej shumë nga pelegrinët politeistë. Ky sulm ndodhi në vitin 8 sipas kalendarit muhamedan, respektivisht në vitit 630. Mohamedanët, tashmë të obliguar edhe me Kuran për të qenë xhihadistë të përhershëm, ndërmorën sulme pushtuese kundër popujve tjerë, duke pushtuar Egjyptit, Irakun, Sirinë, deri edhe Jerusalemin (në nëntot 637).

Fatmirësisht në vitin 661 Kalifin Ali, djal i axhës dhe dhëndëri i Mohamedit, vritet nga pjesëtarë të komanduar nga Mu’avija i parë, gjithashtu i Fisit Kurejsh, djali i Ebu Sufjanit, ish-udhëheqës i luftëtarëve poligamistë kurejshit kundër kurejshitëve muhamedanë monoteist. Mu’javija vret pasardhësit e Familjes së Mohamedit dhe stopon sundimin monist muhamedan në Bagdat, duke e shndërruar në qendër të qytetërimit politeistë; aty tashmë Arsitoteli madhërohej nga Dinastia Umajade, e jo Mohamedi.

Ky informim telegrafik mjafton për të kuptuar se Mohamedanizmi zanafillor ishte agresiv, shovinist, diskriminues, plaçkitës, nuk kishim të bënim me religjion hyjnor, siç spekulohet me këtë epitet, edhe pse nuk di të ketë pas e të ketë në botë religjion hyjnor e paqësor.

Mohamedanizmi në Europën Juglindore u imponua përdhunshëm përmes pushtimit osman, duke filluar nga shekulli i 14 e duke zgjatë deri në shekullin 20-të, gjegjësisht deri  në vitin 1913. Ishte Osmani i parë që e nisi luftën e shejt për përhapjen e Islamit, në vitin 1299, duke krijuar kështu Perandorininë e Dinastisë Osmane…

Ende nuk kemi studime serioze, pse shqiptarët u islamizuan më masovikisht se popujt tjerë fqinj.

Shkurt e shqip: mohamedani, gjegjësisht myslimani, nuk është shqiptar, sepse ai është përcaktuar për arabizim të tij. Ndërsa hibridët, që simulojnë “shqiptarin mysliman”, janë karakter e etni hibride – as “mish as peshk”.

Rëndom shpërdorohet shumë pjesëmarrje e të ashtuquajturëve shqiptarë myslimanë në Luftën çlirimtare të UÇK-së. Asnjëri prej tyre nuk ishin mysliman, sepse myslimani ka obligim të lufton vetëm për Allahun dhe Islamin. Po të ishin myslimanë, pjesëmarrje e tyre në luftërat nacional-çlirimtare do të diskualifikohej haram (e ndaluar). Për argumentim po citoj vetëm një verset (ajet) nga Kurani:

“Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë…” [Kurani, 9:29 / shqipëruar nga Sherif Ahmeti.]

Kujt i intereson më shumë mund të informohen nga libri im mbi Islamin, i cili mund ta shkarkohet falas nga interneti, nëse nuk keni pas mundësi për ta gjet librin fizik, botimi i parë i të cilit duhet të jetë në përfundim e sipër. Ndërsa për ata që e zotërojnë gjermanishten, versioni i librit tim në gjermanisht më ka dal më i arrirë. Të interesuarit mund ta porositin; fatkeqësisht tarifat e transportimit postar ndërshtetëror i shtrenjt, prandaj nuk i kam mundësitë financiare për ta shpërnda falas.

Falënderim deklamuesit të kësaj kumtese time.
Falënderim edhe atyre që nuk kanë dëgjuar me vëmendje.

(Ibrahim Kelmendi, më 07.04.2024)

K O M E N T E

9 KOMENTE

  1. … Megjite respektin dhe simpatine e larte qe kam per ju si familje dheTgjithe farefisin Kelmendi ne pergjithesi, si dhe per vlerat, kontributet dhe angazhimet tuaja intelektuale, atdhetare ose patriotike ne vecanti: Mendoj se ne kete shkrim te radhe ( ofendues dhe denigrues deri ne fund): ia keni hucur ose i keni bere bisht te se vertetes mbi profetin Muhamet, fene dhe kulturen islame ose muslimane etj.

    Nuk jane feja dhe kultura islame ashtu sic i keni prezantuar dhe interpretuar ju z. Kelmendi.

    Nga feja dhe kultura e shkenca islame ose muslimane, dikur ( ne mesjete) kane mesuar dhe perfituar edhe Perendimi.

    Per fund: “Une dua te jemi mik i virtytit dhe klarakterit, e jo i fatit”-tha dikur Gjergj Kastrioti.

    Une mezi pres t´i lexoj ato kronikat dhe memoaret tuaja nga koha e luftes dhe paraluftes ne Kosove etj.

    Ibrahim Kelmendi nuk e ka vendin per keso gjerash ofenduese ose denigruese.

    Apo, nuk po kemi se cfare (cka) i bejme kalit, e t´i mshojme samarit.

    Lufta kryesore e Perendimit, ndodhet ne Ukrainen e sulmuar dhe okupuar nga Rusia, apo….?!

    muslimanet e shkrete, nuk kane faj pse disa persona ose individ te ndryshem i keqperdorin fene dhe kulturen e tyre.

    Nderkaq, muslimanet e Kosoves, shumica jane shqiptar autokton dhe indogjen. Fete muslimane, katolike, protestante ose ortodokse nder shqiptaret, duhet te jene autentike dhe autoqefale, e jo tha i ai e po thote ky….Duke i peshtyre njeri tjetrit ne gjoks, apo duke ia kthyer pushken vetes. Katastrofe!

    Uroj per reflektim dhe pendese!

    Ju mund te vazhdoni, por….e verteta eshte krejt ndryshe.

    • Kah mesi i viteve te nentedhjeta e lexova Kuranin. Ta them te verteten, me zhgenjeu. Me vone fillova te lexoj me shume per historine islame. Nuk me interesonte dogma sepse ajo tek të gjitha religjionet abrahamike eshte pothuajse e njejte, qe per mua eshte e budallakafte, por me interesonte se si u perhap ajo gjate kohes se Muhamedit. A u perhap me dhune apo me paqe. Si ishte Muhamedi, i moralshem apo i pamoralshem etj.etj. I paisur me dije me te shumta per islamin, fillova qe Kuranin ta lexoj per here te dyte. Perseri u zhgenjeva si heren e pare.
      Nuk dua t’i dal ne ndihme z. Kelmendi, por mendoj se ai shume mire e njeh historine e islamit ne pergjithesi dhe Muhemedit ne vecanti. E kam lexuar librin e tij ” Islami religjion agresiv (?!)”Fatkeqesisht te gjitha jane te verteta. Eshte e vertete qe Aishja u fejua me Muhamedin ne moshen 6 vjecare kurse u martua ne moshen 9 vjecare. Kete nuk mund ta mohoje askush sepse eshte vet Aishja qe e konfirmon ne hadithet e saja. Kete e thot edhe Sahih al Bukhari. Eshte e vertete qe lufterat e para te Muhamedit ishin luftera hajduterie. Edhe kete nuk mund ta mohoje kush sepse eshte e vertetuar permes sures El Enfalë qe ne shqip i bie kaptina e plackes (presë se luftes). Ne kete sure Zoti tregon se si duhet te behet ndarja e plackes se fituar nga plackitja e karavaneve mekanase. Dhe per cudi Muhamedit a.s. Zoti ja cakton 1/5 e plackes se plackitur. Kjo i bie qe nese jane vjedhur 100 deve, automatikisht Profetit i takonin 20 deve. Te mos flasim per rastin e Safijes te ciles pasi qe ja vrane femijet dhe burrin, profeti e detyroi qe ne po te njejten dite te bente seks me te. Pra te gjitha keto ngjarje, qe nuk shkojne ne favorin e Muhamedit a.s. jane te shkruara nga vet dijetaret islam.
      Eshte e vertete qe nga feja islame ne mesjete ka mesuar dhe perfituar Perendimi. Por a thua dihet se cila ishte aresyeja qe islami ne ate kohe ishte perparimtar. Kete shume mire e tregon z. Kelmendi kur tregon per vrasjen e Kalifit Ali dhe ardhjen ne fron te dinastise se Umajadeve. Ne nje shkrim te mehershem z. Kelmendi shkruan: ” Kalifi Muavija kishte percaktim anti muhamedan. Dinastia e Umajadeve 661-750 ishte dinasti qe praktikohej pluralizmi fetar, per te mos thene se me shume cmoheshin Platoni dhe Aristoteli se sa profeti Muhamed.” Pra ky ishte shkaku kryesor qe ai islam ishte me perparimtar se sa i kohes se Muhamedit apo i kohes se sotme. Po te ishte Kurani shkak i perparimit perse sot bota islame (me ndonje perjashtim) eshte bota me e prapambetur e globit. Sipas mendimit tim Muavija ishte iluminist shume perpara evropianeve.

      • Pershendetje dhe miredita i nderuar Albert!

        Ju e dini se mua me bejne dasem ose feste te madhe komunikimet e ndryshme me ju.

        Nese, nuk me kane nderruar ne spital kur kam lindur: Une jame nje shqiptar nga Rajoni I DUkagjinit….Me shqiptaret e fese tone te mocme ( fjala mbi shqiptaret kristian oxse katolik) nese me besoni, i kam kaluar afor 2/ 3 e jetes time. Jam dikund mbi 63 vjecar….Nejse!

        Mbaj mend se edhe tek shqiptaret ( te krishtere e musliman) dikur i jane dhenevajzat (gocat ose cikat) ne moshe shume te re, shokut, mikut, jaranit, kumbares etj…Ne bese te Zotit dhe te shqiptarit, dhe ato vajza (cika) jane martuar pikerisht me ata qe i kane dhene ose fejuar baba, mixha ( axha),, daja, nipi, kumbara etj. Por, nuk me kujtohet se ka patur maertesa te vajzave te mitura 6 ose 9 nente vjecare nder shqiptret. Nuk e besoj kurre. Nderkohe qe shqiptaret e krishtere ose katolik, nuk e kthejne kurre gruan e vellaut per veti, nese iu vdes vellau etj. Absolutisht kurre.

        Per fene muslimane ose kulturen arabe ne pergjithesi, nese iu referohemi discipolinave te njohura te epistemologjise dhe ontologjise ose gneseologjise ( lexo: teoria e njohjes dhe kuptimit te tere asaj qe eshte ashtu sic eshte)-ju dhe z. Kelmendi, me lejoni t´JU them se mendjet me te ndritura te Perendimit, dikur kane shlkruar me nota te lartas ose superlative mbi fened dhe kulturen islame ose muslimane ne mesjete. Jo une, por shkenctaret perendimore.Ndeerkaq, keto ceshtjet e marteses se Profetit Muhametr me Ajshen ose Hatixhen, me teper jane ceshtje antropokulturore, antrobiologjike, antrofiziologjike etj. Nuk po flas per to.
        Se kendejmi, sipas filozofise italiane:Sa me large qe shohim, lexojme dhe kuptojme, e ndjejme dhe kuptojme se sa te vonuar jemi ne kohe dhe hapesire.

        ” Te dashur njerez! Shihni ose shikoni dikund me large ose me thelle brenda shpirtit, inuites dhe intelektit tuaj, per te ditur dhe kuptuar se gjithecka mund te jete me ndryshe nga ajo qe keni menduar dhe besuar dikur. (Albert Einstein)

        Nuk po dij, te nderuar!

        Filozofia kristiane thote se: ” Syte me te cilin e shohin Zotin dhe njeri tjetrin,jane te njejtit sy me te cilet Zoti na sheh (shikon) neve.”

        Ne shqiptaret, gjithemone sikur dijme me shume mbi te tjeret, dhe shume me pak mbi veten ose vetveten tone.

        Mua me vjen forte mire (nese me besoni) se si z. ibrahim Kedlmendi, z. Bajram (Gjergj) Kabashi dhe te tjeret, jane vene ne poziten e kaloresve ose gardianeve te fese se mocme dhe kultures autokotone dhe autentike te shqiptareve ne nje kohe te inflacioni te madh turk ne Kosove dhe trevat tjeray shqiptare. Kjo per mua ka vlere shume. Te gjitha redaksite e gazetave kosovare, sot jane te kontrolluara, censuruara dhe menaxhuara nga filoturqit ose gturkofilet e ndryshem, te cilet popullin turk e quajne vella, nderssa shtypesin dhe perdhunuesin e gjenerale ose ushtarakeve me origjine shqiptare, Rexhep taip Erdoganin e quajne “vella” dhe “President historik” te Turqise!!!

        Albert, shqiptari nuk ka armik me te madh se turkun. Turqit jane muslimanet me gte eger dhe me brutal ne te gjithe globin,. Edhe kishen ed famshme te Shen Sofise ne konstantinopoje (Stamboll) e ben me zor (me dhune) Xhami te Aja Sofise. jane teper te pabese dhe tinezak gturqit o Albert!

        Nuk po zgjatem me teper se u merziti…

        Gjithe te mirat!

        • Po komentoj per nje teme per te cilen, te ju them te drejten ja pertoj shume. Gjithmone kam frike se mos po keqkuptohem nga besimtaret. Por nuk mundem te dal nga vetja,nuk mund te hesht dhe nuk mundem qe te zezes t’i them e bardhe e te bardhes e zeze. Shkruaj ashtu sic me duket qe eshte e drejte.
          Ndoshta dikuj do te i interesoj se cka me shtyri qe ta lexoj Kuranin. Ishin mendimet krejtesisht te kunderta (kontraverse) ne mes te perkrahesve dhe kundershtareve te Kuranit. Ne njeren ane ishin disa, sic thoni ju me te drejte mendje te ndritura te Perendimit qe kane shkruar me nota superlative per Kuranin dhe, ne anen tjeter ishin disa mendjendritur te tjere qe Kuranin e benin per pesë para. Ne te njejten kohe kur une hamendesoja se kur do te ja filloj leximin, me doli edhe nje aresye tjeter. Ate kohe ne Pakistan si kryeministre apo presidente (nuk me kujtohet sakte) kishte fituar Benazir Buto. Dhe fitorja e nje gruaje ne nje vend, te them fanatik mysliman kishte ndezur gjakrat. Pyetja ishte se a lejohet ne islam qe nje grua te jete udheheqese e shtetit. Pernjehere mullatë u ndane ne dy grupe, ata qe thonin se sipas Kuranit lejohet qe nje grua te ishte udheheqese dhe pjesa tjeter e mullave qe , edhe ata duke u bazuar ne Kuran kembengulnin se nuk lejohet qe gruaja te ishte udheheqese e shtetit. Kjo per mua ishte e pakuptimte, si mundet qe Kurani te ishte aq konfuz (i turbullt) dhe per te njejtin ngjarje t’i kete dy spjegime te kunderta. Kaluan disa vite dhe me ne fund, kah mesi i te nentedhjetave e lexova Kuranin.
          Islami yne, qe ne e praktikonim deri vone nuk ishte islami burimor. Ishte me ndryshe, ishte me human. Nese ne shumicen e vendeve myslimane martesa me vajza te mitura eshte gje normale, tek ne shqiptaret ishte jonormale. Mendoj qe rol pozitiv ketu ka luajtur Kanuni, i cili nder te tjera nuk lejon as martesat ne mes te njejtit fis. Perkunder Kanunit tonë, ne Kuran, sure 33, ajeti 50 Zoti i lejon qe Muhamedi te martohet me gjakun e tij: “O ti Pejgamber, ne te kemi lejuar grate te cilave u ke dhene shperblimin e kurores
          – robereshat e luftes
          – bijat e axhes tend
          – bijat e hallave tua
          – bijat e tezeve tua
          – bijat e dajes tend
          Duke e pare kete mesymje te madhe te islamisteve te cilet duan qe edhe tek ne ta fusin islamin zanafillor (burimor) atehere fare nuk me habit fakti se z. Kabashi me te tjeret jane vene ne poziten e kaloresve ose gardianeve te fese se mocme…
          Per sonte kaq. Do te mundohem qe neser-pasneser t’i pergjigjem z. Kelmendit ne pyetjen se perse vetem shqiptaret u islamizuan me masovikisht se fqinjet.
          Naten e mire dhe cdo te mire.

          • Per zoterinjet Ibrahim Kelmendi dhe z. Albdert.

            Historia nuk është matematikë, gjeometri ose astronomi!

            Të dashur dhe të nderuar!

            Për t´i njohur dhe kuptuar me mirë dhe me drejtë ngjarjet dhe zhvillimët e ndryshme fetare, kulturore, historike, politike dhe të tjera,,mendoj se duhet respektuar dhe konsultuar disiplinat e njohura historike ose filozofike si paleografia, paleontoligjia, arkeologjia, kronologjia, logografia, heraldika, sfragistika, numizmatika, ontologjia, gneseologjia, epistemologjia, antropologjia etj. Kjo për faktin tashmë të njohur se në shkencën, kulturën, informimin, politikën dhe politikëbërjen shqiptare ose kosovare, kemi të bëjmë me luftën e madhe në mes vlerave dhe antivlerave. Mjerisht. Historia nuk shkruhet për hatër të askujtë. Në histori faktët janë kokëforta.

            Dhe, mëqe pluralizmi i njohur politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çdo gjë, ose çfaredoqoftë, por në qartësimin, identifikimin, artikulimin, shquarjen dhe postulimin e ideve, teorive, konceptëve, definicionëve, nevojave, kërkesave, idealeve, interesave dhe vizionëve te përgjithshme shkencore dhe humaniste në domenin ose kontekstin e njohur moral, shkencor (historik), metafizik, ontologjik ose gnesologjiko-epistemologjik si baza ose themele kryesore mbi të cilat gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirëm e njohur të njeriut, populit (kombit), shtetit dhe shoqërisë globale ose universale: Lë të me lejohet t’i xshpalosim ose rikujtojmë së bashku në vazhdim disa nga ngjarjet ose zhvillimët e shumëta nga “masivi i madh” ose kalendari i përgjithshëm i historiografisë ose historisë botërore, duke iu referuar tabelës së njohur historike ose kronologjike si më poshtë:

            -Gjatë vitëve 1143-118O (në kohën e sundimit të mbretit, Manojlo Komnenit I): Ishte përmbysur ose shkatërruar Principata e Normanëve në Antijohi, pas disfatës së rëndë të ushtrisë normano-bizantine kundër selxhukëve pranë Mirokefalionit (Miroqefalisë) 1176.

            -Me 1167, ishte pushtuar një pjesë e Kroacisë (në juglindje të ishullit të Krkës), Bosna dhe Sremi, në kuadër të orvatjeve ose përpjekjëve të ndryshme për ringjalljen e parandorisë bizantine.

            -Nga viti 118O-1183 (në kohën e sundimit të mbretit, Aleksej Komnenit II) : Hungaria dhe shtetit serb i Rashkës (nën Stefan Nemanjen) do çohën në kryengritje kundër perandorisë bizantine….ku vetë pak me vonë Stefan Nemanja dhe “shteti” i tij, do lirohen nga kurora mbretèrore, si dhe nga obligimët tatimore ose buxhetore ndaj perandorisë bizantine dhe asaj turko-otomane, për t’u bërë dikur me vonë djalë dhe vasal i sulltanit selxhuk ose turko-otoman. Pa i harruar këtu edhe emigrimin e Çirilit dhe Metodit në Moravi, në kohën e Tomo Sllavenskit etj.

            -Në vitin 1185, Sinodi Kishtar në Split (Kroaci)- e kishin denuar dogmën e njohur herretiko-pateranike të bogomilëve serbian.

            – Nga viti 1185-1195 (në kohën e sund. të Izakut dhe Angjelit ose Engjëllit): do të ndodhë kryengritja e bullgarëve (antëve) -kundër perandorisë bizantine së bashku me rënien e perandorisë.

            -Ndërkaq, gjatë vitëve 12O3-12O4, luftëtarët dhe komandantët kryqtar (europerëndimorë) do e pushtojnë Konstantinopojën (Stambolli i sotëm) ku do e ngrisin ose themelojnë Perandorinë Latine (12O4-1261) të njohur ndryshe si “Perandoria e Nikesë”( Izmiri i sotëm në Turqi). Se këndejmi, gjatë vitëve 12O4-1222- Nikea, ishte shndërruar në qënder ose rezidencë të Kishës Lindore (në kohën e Thedori Laskarist I).

            -Nga viti 1222 dhe deri në vitin 1254 ( në kohën e Ivan Vatacit IIl): Ishte bërë si të thuash bashkimi ose unifikimi i pjesës dërmuese të Perandorisë Bizantine (të ndhodhur në kriza të ndryshme të shpërbërjes ose copëtimit) në llogari të predikuesve dhe misionarëve të njohur grek ose helen.

            -Në vitët 1259-1261, Perandori Mihaili VIII (Paeleolgu), do e përmbysi ose shkatërroi tërësisht Perandorinë Latine, për t’u futur ose depërtuar pa luftë në Konstantinopojë (Stamboll).

            -Në kohën e sundimit të Mihailit (Mihajlos) VIII (Paleologut)-gjatë vitëve 1261-1282, ishte bërë si thuhet edhe rilindja ose ringjalllja e Perandorisë Bizantine. Patriarku i Kishës Ortodokse ishte rikthyer sërish në Konstantinopojë. Ishin parandaluar edhe sulmet ose marëshimet ushtarake të Karl Anzhuvinit dhe Miletit në Konstantinopojë dhe Nike….Ishte firmosur traktati ose marrëveshja e përkohëshme në mes Kishës Lindore të Bizantit dhe Papatit (Pontifikatit) ose Kishës Perëndimore me seli në Vatikan dhe kështu me radhë.

            -Ndërkaq, nga viti 1282 dhe deri në vitin 1328 (nën Andronikun II-Paleologun) -kishte ndodhur lufta mbrojtëse e Perandorisë Bizantine-kundër Venedikut, Gjenovës dhe turqve osmanlinjë njëkohësisht. Ndërkohë që së bashku me mercenarët ose “misionarët” e dyndur ose emiguruar nga Katalonia e Spanjës, dikur me vonë, me 13O2, Androniku e kishte ngritur ose themeluar “Principatën e Athinës” me seli në Konstantinopojë (Stamboll) dhe Nike (Izmir).

            -Gjatë luftërave ose betejave të ndryshme kundër Stevan Dushanit të Serbisë, Androniku III (Paleologu, 1338-1341) e kishte humbur Maqedoninë. Ndërkaq, dikur me vonë, serbët kishin depërtuar deri në Peolponez ose paralagjët e Athinës me ndihmën e të tjerëve.

            – Përderisa, Ivani V (Paleologu, 1341-1347)-pos disfatave të njohura kundër Stevan Dushanit, si dhe Ivanit VI (Kantakuzenit) ishte përballur edhe me kryengritje ose protesta të brendshme sociale dhe politike.

            -Ndërkohë që Ivani VI (Kantakuzeni, 1347-1355)-gjatë luftërave ose betejave të ndryshme kundër Stevan (Car) Dushanit me 1348, i kishte humbur Epirin dhe Tesalinë (Thesalinë).

            – Në kohën e sundimit të perandorit, Manoli II (Manojlo II-Paleologu, 1391-1425)-gjatë luftërave ose betejave të njohura me 1392-14O2 dhe 1422, selxhukët ose turqit osmanlinjë, ishin dëbuar ose përndjekur nga Konstantinopoja (Stambolli).

            -Ndërkaq, vetëm pak me vonë, gjegjësisht me 1453, selxhukët ose turqit osmanlinjë, në kohën e sundimit të mbretit ose perandorit bizantin, Konstantini XI (Paleologu, 1448-1453), do e marrin ose pushtojnë Konstantinopojën (Stambolli sot). Duke e vrarë perandorin dhe shkatërruar përfundimisht Perandorinë Bizantine, e cila kishte lulëzuar, floruar dhe shkëlqyer për shekuj ose dekada me radhë. E sidomos në kohën e sundimit të mbretërve ose perandorëve të njohur si Konstantini i Madh (3O6-377), Valensi (364-378), Arkadiu (395-4O8), Teodozie I dhe II (379-394, ose 4O8-45O), Marciani (45O-467, nga Perandoria e Lindjes), si dhe Zenoni (479-491), i cili pas vrasjës së Carit, Julian Nepotit në pallatin e njohur të Dioklecianit në Split të Kroacisë me 476, e kishte pëmbysur për një kohë të gjatë Perandorinë Perëndimore të Romës…

            -Aty ishin edhe Justini I (518-527)- ideologu ose arkitekti kryesor i paqes dhe barazisë fetare dhe perandorake në mes Romës dhe Bizantit, Justiniani I (527-565), në kohën e të cilit u shfaqën dhe depërtuan sllavët e jugut në kufinjtë verior të Perandorisë Bizantine, u ngritën ose themeluan mbretëritë (perandoritë) e njohura të vandalëve ose vizigotëve në Afrikën Veriore me 555, duke ua konfiskuar ostrogotëve (gotëve të lindjes) tërë hapësirën ose teritorin e sotëm të Italisë dhe Spanjës, ku pati tendeca të ndryshme edhe për bashkimin e Perandorisë Romake të Lindjes me Perëndimin në kuadër të “Via Ignatia”, si dhe të ligjëve të ndryshme administrative dhe juridike si “Corpus iuris civilis”, “Pandecta” etj., Justinit II (567-578), në kohën e të cilit ndodhi edhe depërtimi ose dyndja masive e fisit të madh gjerman të langobardëve në Lombardi (Langobardi) dhe gjithandej Siujdhesës Apenine ose Vendit të Diellit (Italisë), kur u rrënua edhe “tempulli i bashkimit” të Justinianit etj., Maurikliut (Mauriklije , 582-6O2), gjatë sundimit të të cilit, sllavët dhe avarët me 626 e kishin rrethuar ose shtetrrethuar Konstantinopojën (Stambollin).

            -Ndonëse, ushtria bizantine nën komandën e Herakliut (Heraklie, 61O-64O) iu kishte shkaktuar disfata të rënda ushtarake ose luftarake edhe sllavëve, edhe përsianëve në betejat e njohura të Ninivës dhe të tjera me 627 dhe 634.

            -Përderisa, arabët pas fitorës së njohur në luftën ose betejën e Xharmakut (Jarmak) në vitët pasuese 638 dhe 641, i kishin marrur dhe pushtuar ish provincat romake në Siri, Palestinë, Egjipt dhe Mesopotami.

            -Aty i keni edhe mbretërit ose perandorët tjerë bizantin si Konstanti IV, Leoni, Konstantini V, Mihaili II dhe III, Irena, Konstantini VII (Porfirogeneti), Vasili II, Vasilika, Konstanca, Roman Diogjeni IV, Mihaili ose Duka VII, Aleksandër Komneni etj. Shumica prej tyre me origjinë iliro-shqiptare. Në Perandorinë Romake -gjithashtu.

            Për me tepër ndërkaq, nëse i referohemi luftës së gjatë (njëqindvjeçare) të selxhukëve ose turqve osmanlinjë për pushtimin e Konstantinopojës (Stambollit) me 1453, si dhe luftërave ose fitorëve të mevonshme ushtarake ose luftarake të kryetrimit dhe kryeheroit tonë kombtar, Gjergj Kastriot-Skënderbeut, të Huniadit të Hungarisë, të Karlit të Burgundisë, Maksimilian Habsburgut, Eugen Savojskit, Gjeneral Picolominit, mbretërve ose komandantëve të njohur kroat dhe të tjerë, në luftërat ose betejat e tyre legjendare dhe heroike kundër turqve osmanlinjë: Do shohim dhe kuptojmë se shumica prej tyre janë injoruar, tradhëtuar, survejuar ose janë lënë vetëm në luftë kundër perandorisë së madhe turko-otomane nga pjesa tjetër e Europës Perëndimore ose kontinentit plak.

            Ndërkohë që francezët (Napoleon Bonaparta etj.) dhe me vonë anglezët dhe gjermanët (Welingtoni, Nelson, Blucheri etj.), dhe në fund amerikanët, disa herë e e kanë mbrojtur dhe shpëtuar të Sëmuarën e Madhe të Bosforit (Turqinë) nga kolapsi ose bankroti total. Ashtu siç i kanë mbrojtur dhe shpëtuar rusët dhe Rusinë nga pushtimi i ushtrisë së fuqishme të Napoleonit (Bonapartës)-shtetët e ndryshme anëtare të “Pentarkisë së Madhe” ose “Aleancës së Shënjtë”, si dhe nga kapitullimi, kolapsi dhe bankroti total para ushtrisë së fuqishme gjermane ( të Hindenburgut, Falkenheimit, Führerit etj…në të dyja luftërat e mëdha botërore.

            Kështu që rusët dhe turqit (plus serbët) i kanë joshur, majur dhe stimuluar një “trohë” edhe Perëndimi në luftërat ose ambiciet e tyre ( të “reja”)-militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, koloniale ose imperialiste.

            Po të mos ishin Natoja, SHBA-së ose Perëndimi: Turqia nën hijën e luftës shkatërrimtare dhe apokaliptike të Rusisë në Ukrainë, ndoshta do e kishte sulmuar dhe invaduar ushtarakisht Greqinë…e nesër ose pasnesër (ndoshta) edhe Kosovën, Shqipërinë, Ballkanin ose vendët e ndryshme në Lindjen e Mesme ose Afrikës si Siria, Iraku, Libia etj….si “pjesë, krahina ose vilajete” të ish Perandorisë Otomane të Turqisë.

            Ndonëse, rusët dhe turqit, kanë dyherë me shumë teritor ose hapësirë jetësore ose gjeografike, se sa krejt Europa Perëndimore bashkë. Por, prap nuk janë të kënaqur.

            Duan me shumë gjak, tokë, pronë, pasuri ose kapital të huaj!

            Në anën tjetër ndërkaa, rusët dhe turqit, e kanë emigracionin me të madh, me të fuqishëm, dhe me të privilegjuar në Perëndim.

            Ndonëse, Rusia dhe Turqia (Selxhukia) dikur ishin parë si kanosje ose rrezik i madh latent ose permanent edhe për Perandorinë Romake edhe Bizantine.

            Ndryshe nga kjo, deri me nënshkrimin e “traktatit të përbashkët nuklear ose atomik” me Rusinë: Ukraina ishte fuqia e katërt nukleare ose atomike e globit, pas SHBA-s, Rusisë dhe Kinës. Por, ja që rusët në atë “marrëveshje” i mashtruan (tradhëtuan) edhe Ukrainën, edhe SHBA-s ose Perëndiminin ( e sidomos ish Presidentin Amerikan Bill Clinton) si garantues të asaj “marrëveshje”.

            P.S. Siç dihet, me 1856 në Paris, me anë të një “marrëveshjeje paqësore” asokohe u mbyllë si thuhet kapitulli i “luftës së fundit” ruso-turke të Krimesë (1853-1856).

            Rusët asokohe e humbën pjesën kryesore të Besarabisë së bashku me ndikimin ose protektoratin e njohur mbi “principatat” e ndryshme të Danubit, si dhe të drejtën e përjetshme për ankorimin ose dislokimin e flotës detare ose ushtarake të Rusisë në Detin e Zi etj. Ato marëveshje ose konventa ndërkombtare, u shkelën nga rusët dhe aleatët e tyre (në kuader të “Aleancës së Shënjt” ose “Pentarkisë së Madhe”)- në “Kongresin e Berlinit” dhe “Traktatin e Shën Stefanit” me 1878. Rusia që nga shekulli IX (9) dhe deri në shekullin XIII (13) ka qenë vetëm një “shtet” ose provincë e vogë kishtare ose ikumenike e njohur si “Kjevskaja Rasija” (“Rusia e Kijevit”) ose “Knjazovina e Moskës” (“Kjevskaja Knezhevina” ose “Moskovskaja Knezhevina” etj.).

            Ndërkaq, duke filluar nga shekulli XIV (14), XV (15) dhe tutje, në kuader të projektit të njohur imperial ose kolonialist tè “bashkimit të tokave ose teritorëve ruse”: Rusia do t’njohë shtrirje ose zgjerime të vazhdueshme teritoriale ose gjeografike në kohëra dhe hapësira të ndryshme euroaziatike. Duke filluar me Kazanin dhe Astrahanin, për të vazhduar me Kaukazin (Kaukazinë), Detin e Zi, hapësirat ose teritorët e ndryshme në Detin Baltik dhe Skandinavik (në dëm të Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë), në Prusinë Lindore, në Kurllandi, Lituani, Volinje, Podoblje, në Dnjestër, Dnjepër, Kurile ose Sahalinë të Japonisë, Kinës, Polonisë,, Letonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe gjithandej.
            Të gjitha këto sipas imagjinatave ose fantazive të njohura imperiale dhe kolonialiste të Ivan Groznit, Josif Volokolamskit, Ivanit IV, Pjetrit (Petrit) të Madh, Katarinës II- të dhe kështu me radhë. Duke e bërë Rusinë si imperi (perandori), apo si shtetin me hapësirën ose sipërfaqën më të madhe tokësore ose gjeografike të globit ose planetit tonë. Rrugën e mesipërme imperiale dhe kolonialste të paraardhësve të tyre, po e ndjekin sot Presidenti aktual i Rusisë, Vlladimir Vlladimiroviç Putin së bashku me admiralitetin dhe gjeneralitetin e tij ushtarak në Kremlin (Moskë)-sipas asaj se: “në fushën e njohur politike ose diplomatike, mund të vilën (vjelën) ose korrën frytët e mbjellura në fushën ushtarake ose luftarake” dhe të ngjajshme. E tërë kjo në saje të frikës latente ose permanente, apo qyqarëllëkut, naivitetëve dhe paradokseve të ndryshmr reaksionare dhe anakronike të fuqive të ndryshme europerëndimore, të, cilave, gjithëmonë u është mekur zëri dhe stepur goja-përballë militarizmi, imperializmit, kolonializmit, hegjemonizmit dhe ekspanzionizmit të Rusisë etj.

            E përballur me presionin e njohur ruso-pentarkist mbi zhdukjen ose likuidimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të “Portë së lartë (Turqisè) -pas rëniës ose debimit të Napoleon Bonapartës nga pushteti: Në vend të Francës, rolin e mbrojtjësës ose protektorës së Turqisë, asokohe do e merrte Britania e Madhe. Dikur me vonë SHBA-s dhe Gjermania.

            Në Poloni dhe Ballkan ndërkaq, do filloi së zbatuari ndarja ose ‘copëtimi i dytë’ i Polonisë dhe Shqipërisë në llogari të Rusisë, Serbisë, etj.., si dhe fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste në bazë të vendimëve të “Kongresit të Vjenës” me 1815, ,”Kongresit të Parisit” me 1856, “Kongresit të Berlinit”, “Traktatit të Shën Stefanit”me 1878 etj.

            Ndonëse, vetëm Napoleon Bonaparta dhe deri dikund.. Karl August von Hrderbergu, R. von Steini dhe të tjerë nga Perandoria Gjermane e Prusisë, asokohe ua kishin dalur ose arritur qëllimëve të tyre ushtarake dhe politike-kundër Rusisë cariste, hegjemoniste, ekspanzioniste ose imperiale-kolonialiste.

            Pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, Rusia, Polonia, ish Çekosollivakia dhe shtetët tjera u shtrinë ose zgjëruan në dëm të teritorit ose hapësirës jetësore të Gjermanisë në Prusi Lindore, Danzig (Gdanjsk), Brezlav (Vrocllavë), Suddete, Kliepede etj. Edhe Danimarka, Belgjika dhe Franca gjithashtu.

            Kosova ndërkaq, në buzëmbremjen e parë të “Konferencës së Ambasdorëve” të Londrës (1913) dhe deri me “Traktatin e Versajës” (1919)-thuhet se i kishte dikund me tepër se 29.5OO kilometra katrore të teritorit ose hapësirës së saj jetësore, etnike, historike ose gjeografike.

            U morr vesh se llidhjet e ndryshme shpirërore, emocionale, sakramentale, historike, gjuhësore, fetare, kulturore, historike, familjare, gjenealogjike, biogjenetike dhe tè tjera në mes rusëve dhe ukrainasve, janë të shumëta dhe të shumëfishta. Në Kjevë (kryeqytet i Ukrainës)-tuhet se dikur kanë lindur dhe janë themeluar shteti dhe kisha e parë e Rusisië si “Kjevskaja Rasija”, “Kjevskaja Knjazhevina”, “Prva Rasijskaja Pravosllavna Crkva” etj. Edhe fisët gjermane të normanëve dhe varëve, e kanë ndihmuar dikur formimin e popullit rusë së bashku me ngritjen dhe zgjerimin e “Rusisë së Kjevës dhe të Moskës” në kohëra dhe hapësira të ndryshme euro-aziatike. Katarina e Madhe nga Anhalt Cërbsi i Gjermanisë së bashku me Petrin (Pjetrin) e Madh të Rusisë, konsiderohën si arkitektët ose instruktorët me të rëndësishëm dhe kryesor të perandorisë ose imperisë së Rusisë, e cila edhe sot e kësaj dite ndodhët në fuqi. Katarina e Gjermanisë, si Mbretëreshë e Rusisë, pos tjerash në vitin 1783 e kishte aneksuar Krimenë në favor të Rusisë, ndërkaq në bashkëpunim më gjeneralin Münich dhe shtatmadhorinë e ushtrisë austro-gjermane, gjatë luftërave ruso-turke të vitëve 1735-1739, kishin instistuar të pushtonin Konstantinopojën (Stambollin), por pa ndonjë sukses përfundimtar. Luftërat e përgkakshme ruso-turke-ishin mbyllur me “status quo” ose me “marrëveshjet e paqës” në Beograd dhe Kuçuk-Karnaxhiut. (1739) Janë zhvilluar edhe 5 (pesë) luftëra tjera ruso-turke mbi Krimenë: 1568-157O, 1676-1681, 1688-17OO, 171O-1711 dhe 1877-1878 , e mbyllur me “Tratatin e Shën Stefanit” dhe “Kongresin e Berlinit” me 1878. Ndryshe nga kjo, në kohën e Katarinës, ishte themeluar edhe Univerziteti i Moskës (1755) së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Artëve të Rusisë dhe Akademinë Ushtarake të Rusisë etj.
            Ndërkohë që nga Gjermania, Franca, Italia dhe shtetët tjera, ishin sjellur shkenctarët, artistët, arkitektët ose kulturologët më të spikatur për të ngritur, ndërtuar, restaururuar ose eksploruar Rusinë së bashku me koloninë e njohur gjermane në Rusi.

            Ndonëse, mbretereshat ruse Ana dhe Elizabeta (Jelizaveta) Petrovna (1741-1762) , ose (173O-174O) i kishin përndjekur gjermanët e njohur si Biron, Osterman, Münich dhe të tjerë nga Rusia.

            Nën sundimin e Petrit (Petrit) të Madh, Rusia do e arrijë zenitin ose kulminacionin e saj hegjemonist dhe ekspanzionist…Duke e shtrirë dhe zgjëruar kështu Rusia në kohëra dhe hapësira të reja euro-aziatike, si dhe duke e dënuar me vdekje ose pushkatim, Pjetri i Madh, të birin e vet, Aleksejin me 1718.

            Gjithashtu nuk duhet harruar faktin se në truallin ose teritorin e sotëm të Rusisë ose Ukrainës, dikur ka ndodhur edhe martesa ose “kurorëzimi shekullor” në mes mbretit ose perandorit rusë, Aleksejit dhe Zoes (Sofisë) nga Bizanti ose Konstantinopoja- pas shpèrbërjes se ish Perandorisë Bizantine.

            Pas marëshimit të madh e triumfal të mongolëve (nën komandën e Xhingis Kanit) në fillim të shekullit 13 : “Rusia Kjevit” e kishte humbur Krimenë në luftë kundër mongolëve dhe kishte rënë nën okupimin (sundimin) e tatarëve.

            Në vitin 1326, Mitropolia e Kishës Pravosllave të­ Rusisë, e kishte zhvëndosur selinë e saj nga Kjevi në Moskë…. Duke e ngritur ose promovuar Moskën në “Romë të Tretë”-kundër Vatikanit, si dhe duke u shtrirë dhe zgjëruar Rusinë në çdo fushë. Nga viti 1999 dhe gjer në vitin 2O14, Krimea ishte si “krahinë autonome” në kuader të Ukrainës. Ndërkaq, në vitin 2O14, Presidenti Putin dhe ushtria ruse do e aneksojnë ose invadojnë (pushtojnë) ushtarkisht Krimenë së bashku me teritorët tjera të Ukrainës në Donbas, Luhansk, Bakmuth, Donjeck etj. Në këtë histori, të njohura gjithashtu janë edhe luftërat ose përpjekjet e dikurshme çlirimtare, indipendente ose separatiste të Kollçakut, Denikinit dhe të tjerëve për ndarjen ose shkëputjen e Ukrainës nga Rusia ose nga ish BRSS-s etj.

            P. S: mund te flssim, shkruajme dhe debatojme edhe mbi fene dhe kulturen arabe ose muslimane, nese mendoni se ia vlen. Edhe mbi Benazir Buton (Pakistan); Tansu Qielerin ( Turqi), Mreteshen Rania (Jordani) etj…

            Gjithe te mirat per ju!

  2. Ti Anonimus, urdhëro cito konkretisht, si kam shpif e ofentuar.
    Më ngjanë, Ti nuk paske njohuri për biografi të Mohamedit, e cila, në fakt, nuk ekziston. Ka vetëm legjenda e hamendësime.
    Respekt!

    • A po e shihmni pra, se nuk keni burime as dokumente materiale ose relevante qe e konfirmojne mendimin ose supozimin tuaj mbi Profetin Muhamet, i cili sipas jush e paskesh martuar Ajshem Vetem gjashte (6) vjece etj….! Pikerisht keto jane hamendesime, paranoja, fobi etj…

      Une zoteri Kelmendi vetem po ua rikujtoj se me shfaqjen e librit te shenjt te Kur´anit, ne boten arabe ose muslimane; linden dhe u shfaqen edhe artii, kultura, letersia, filozofia, medicina, astronomia etj…

      Nese, i pranoni do ju kisha ofruar burime dhe deshmi te shumeta ketu….por, pa emer dhe mbiemer.

      Po “tutna” me dalur me emer dhe mbiemer,po me pelqen me ndjet “tevdil” ose me nofka.

      Shendet dhe gjithe te mirat!

  3. Zotëri Anonimus, ka ik koha e “ilegales”, prandaj panevojshëm po e fsheh identitetin.

    Mirëpres kritikat, demantimet, kundërshtimet, por kur ato janë të konkretizuara, duke cituar fjali nga kumtesa ime dhe duke ofruar variantin Tuaj.
    Meqë duket se nuk ke njohuri për “profetin” Mohamed, të bëj me dije se për te nuk ka biografi të saktë, ka vetëm përmbledhje legjendash, spekulimesh.
    Biografia e parë dhe më zyrtare për Mohamedin është Sira… nga Ibn Is’hak, e shkruar rreth 150 vjet pas vdekjes së Muhamedit. Pra, është e bazuar në legjendat (hadithet) që janë përcjel nga të paktën 5 breza.
    Urdhëro, jam i gatshëm të debatojmë publikisht dhe do të jem mirënjohës nëse më ndihmon që t’i korrigjoj infomatat, njohuritë dhe mendimet mbi Mohamedin dhe mbi Islamin.
    Më respekt,
    Ibrahim Klemendi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu