ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Islamizimi i shqiptarisë po ecën siç e kanë menduar Anti-Shqiptarët, aq mirë sa me ua pasur lakmi edhe Vasa Çubrilliviçi në varr!

Shkrime relevante

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Bashkëkombës të dashur, Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2025 !

Uron dhe shkruan Luan Dibrani Kremtimi i Krishtlindjeve në hapësirën shqiptare ka...

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Shpërndaj

Akademiku serb Vaso Čubrilović (Në qirilicë: Васо Чубриловић; historian dhe politikan serb, ka lindur me 14 Janar 1897 dhe ka vdekur me 11 qershor 1990 .
Gjergj Kabashi
Akademiku serb i SANU, Vasa Çubrilliviqi , një luftëtar i paepur i largimit të shqiptarëve nga mbarë Gadishulli Ilirik, për ç’gjë i ka bërë disa eleborate dhe në fund i dëshpëruar ka klithur, se, “na mundi nëna shqiptare“, qyshkur ka deklaruar:
“Boshtin kurrizorë të nacionalizmit shqiptarë e thyen vetëm çështja fetare, e sidomos islamizimi i tyre. Islamizimi masiv i shqiptarëve është e vetmja rrugë që i largon nga çështja kombëtare dhe i hasmon deri në shfarosje mes tyre. Andaj në këtë drejtim duhet një bashkëpunim miqësorë dhe i ngushtë me Turqinë”.
Iftari politik “madhështor” …, mbrëmë në Prishtinë . (24.04.2022).
Ky është ai nacionalizmi panislamik, i bazuar në fenë islame, kjo është ajo politika turkomadhe-panislamike e “depërtimit strategjik” (Davutogllu) përmes fesë islame, përmes “iftareve”, faljeve në rrugë e të tjera veprime publike të islamit politik, për të cilën une e të tjerët flasim pandërprerë si Shqiptar qe pothuaj njëzet vite…, pasi kemi qenë e jemi të vetëdijshëm se kjo është Murtajë…
Muratjë islamike …!
Sa ka kushtue ky “iftar politik” dhe kush e paguan fakturën?… Nëse kjo paguahet “prej arkës së shtetit”, ky është një veprim i pastër antiligjor e antishtetëror. Kosova edhe me Kushtetutë është shtet laik , andaj ai që lejon parada të tilla politike panislamike, bënë veprime të hapura antishqiptare që shpiejnë drejt një teokracie që e duan të gjithë ata që synojnë shkatërrimin e popullit shqiptar dhe përvetësimin e tokës së tij.
Dhe flasim pa ndonjë dobi, meqenëse shteti ynë “kombëtar” i përkrah paradat e tilla panislame të këtyne të uriturëve e të eturve, që gjithsesi u duhet të hanë publikisht!
Të tillët nacionalizmin shqiptar e bënë “panla” (shqyen) dhe e kanë dëbuar skajeve të jetës – në ikje të vazhdueshme – mu “udhëheqësit tanë” të mjerë , ata që me vetëdije apo pa të  e përkrahin fashizmin islamik. Pra, që e përkrahin shkatërrimin e identitetit kombëtar shqiptar për interesa panturke e serbe, në kohën kur Federata Ruse me pushtimin e saj mizor të Ukrainës, me shkatërrime e vrasje që tashme po i kalojnë tmerret e Luftës së Dytë Botërore, do ti bëjë ukrainasit me dhunë e terror me përkatësi nacionale ruse!
Fjalimi për iftarin politik …, që antishqiptarizmi e solli pas luftës në Kosovë, ndaj së cilës politikë panreligjioze heshtën dhe vazhdojnë të heshtin udhëheqësit lokal e qendror të shtetit , megjithëse Kosova me Kushtetutën e saj është shtet laik dhe nuk është e s’mund të jetë shtet teokratik.
Kushtetuta si akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës, me nenin 8 të saj, Kosovën e përcakton në këtë mënyrë:
Neni 8 [Shteti Laik]
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.
Shih videon ku hoxha vehabist në Prishtinë më 24.04.2022, i praprinë “triumfalisht” iftarit politik – panislamik: 
Ndërkaq udhëheqësit tanë politik dhe shtetëror, në shtetin për të cilin kanë pësuar e luftuar shqiptarët pajada, vullnetarisht dhe pa i detyruar askush, duan ta asimilojnë popullin e vet, duke e shndërruar atë në mysliman me M të madhe!
Të mallkuarit!
“Iftar” politik …, tek “Xhamia e Madhe” në Prishtinë
E pranuan apo se pranuan etiketën e tillë, “udhëheqësit tanë” janë bërë heronj të shpresave të Vasa Çubrilliviqit, të atyne shpresave e planeve vetzhbërëse, që askush s’ka mundur t’i imagjinonte dikur!
Por, ja, Erdhi Dita që Shqiptari ta fus kokën “në fe”, për qëllime Anti-Shqiptare!
Politikanët dhe “udhëheqësit tanë”, në të vërtetë, janë Heronjt e Vërtetë të Serbisë dhe Turqisë, pasi këta, po i kryejnë punët që i nisën ata në zhbërjen e nacionalizmit shqiptar, nga i cili është trembur qysh në kohën kur planifikonte për të na shfarosur Vasa Çubrilliviqi dhe me të mbarë politika serbe e kohës së atëhershme dhe të mëvonshme, gjithnjë deri në ditët tona.
Dikur akademiku serb në elaboratet e tij për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, parashihte turqizimin paraprak të tyre, ndërsa Sot politika turkomadhe e serbomadhe ka ndërruar taktikë dhe përdorë metoda e karta të tjera , duke u fshehur pas “lirive e të drejtave njerëzore”; parasëgjithash duke i vënë shqiptarët në kurthën agjenturore të luftës “për islamin” dhe “çështjen islamike”.
Në këtë mënyrë shqiptarëve të varfëruar e të mashtruar, nuk u lihen rrugë tjetër përpos ngushëllimit dhe preokupimit të tyre religjioz islamik, duke na paraqitur kështu si një popull naiv e të pakulturuar, popull pa identitet kulturor e pa histori nacionale, popull antihistorik, pra komb që u identifikoka vetëm me fenë islame!
Duke na shndërruar në qenie pa identitet nacional, qarqet antishqiptare përmes udhëheqësve tonë të korruptuar e të shantazhuar, e shndërruan Kosovën dhe mbarë hapësirën e banuar prej shqiptarëve në Gadishullin Ilirik në një vendpunishte gjigante të investimeve religjioze islamike , turkomëdha parasëgjithash.
Eshtë fshehtësi publike që marrëdhënjet shumë të ngrohta ndërmjet Serbisë dhe Turqisë, marrëdhënje këto të mira që nga koha kur pothuaj pjesa më e madhe e Ballkanit ishte nën pushtimin e Perandorisë Osmane, kanë ndikuar që Serbia t’ia afronte që nga paslufta Turqisë neoosmane kartën sekrete ushtarake se në cilat vende duheshin të ngriteshin xhamitë e reja që do ti ndërtonte Turqia.
Ato duhej gjithsesi të shiheshin e të binin në sy, dhe fatkeqësisht po shihen mirë nga kushdo që vendit tonë të shenjt shqiptarë ti jipej imazhi i një vendi islamik pa qenë i tillë në brendinë e dij.
Antishqiptarët po ia arrijnë qëllimit të tyre përmes “bashkësiave islame të Arnautllukut”, këtyre vatrave armiqësore të shërbimeve sekrete antishqiptare. U harruan preokupimet për kombin e Atdheun, për Gjergj Kastriotin si kryehero kombëtar, për shqiptarët e diskriminuar gjithandej në Gadishullin Ilirik, për hirë të preokupimve iracionale që na i nguliten në mendje e ndërgjegje përmes propagandës së pandërprerë islamike për “fenë tonë” , atë religjion që na e mbolli pushtuesi turk-osmanli me masakra, terror e gjenocid të pandalshëm pesëshekullor.
Për Serbinë ishte me rëndësi të jashtëzakonshme që pas ardhjes së lirisë së ëndërruar për shqiptarët, – që kryesisht erdhi si rezultat i bombardimeve të NATO-s, Kosova të mos e përjetonte dhe jetonte Lirinë Shqiptare, për të cilën kishte luftuar e ishin përpjekur me shekuj të gjithë shqiptarët, por vetëm Lirinë Muslimane, ashtu si e ka dashur për ne Serbia, e që i përshtatet shumë Turqisë dhe jo vetëm asaj.
Shpërdorimi i pinjollëve të Jasharëve “duke e pritur iftarin”, komplot kundër shtetit të Kosovës! Kështu theksonte shkrimtari Ibrahim Kelmendi , autor i librit ISLAMI, Religjion agresiv, para një kohe , duke e komentuar foton e Jasharëve të rinj që pa dyshim janë duke u keqpërdorur për agjenda religjioze panislamike e panturke, pa qenë të vetëdijshëm për keqpërdorimin e tyre.
Efektet e analizave të stërholluara që i bëjnë shërbimet sekrete serbe edhe kur njeriut nuk ia merr mendja, janë tepër të rrezikshme dhe me pasoja të rënda për një komb si ne. Njejt ashtu sikurse që ka menduar me shekuj politika serbomadhe për të na rrënuar e zhbërë përmes islamit, të nejtën gjë po e bëjnë edhe agjentura e Turqisë neoosmane , duke punuar për ditë që të na religjiozizojnë me islam si shoqëri e dalë rishtas prej luftës.
Njejt sikurse që shërbimet sekrete serbe janë përpjekur të depërtonin tek familjet e mëdha e me famë shqiptare, duke përdorur mënyrat më të paimagjinueshme të qasjes e pranisë brenda tyre, po ashtu po vepron agjentura turkomadhe në Kosovë.
Afrimi i saj tek Familja emblematike e Jasharëve, është një kumt i zi për Kosovën Shqiptare.
Shikuar nga ky këndvështrim shtrohet pyetja se athua pse pasardhësve të rinj të Familjes Jashari, u duhet të tregojnë në mënyrë kolektive se janë duke agjëruar dhe në mbrëmje po e presin iftarin, nëse besimi i takon intimitetit njerëzor dhe është problem personal i secilit?
Pse ajo familje nuk rri e tërhequr qysh i ka hije, kur ashtu e kështu njihet si familje emblematike për kombin, por lejon të shfrytëzohet për efekte propagandistike fetare të islamit politik?
Kjo më shumë se sa ata, e dëmton Kosovën dhe luftën e saj shumëshekullore për liri e pavarësi shqiptare, ku hoxhallarët propagandist neoosman nuk e kanë pasur asnjë ndikim përgjat historisë, ashtu qysh e kanë sot gjithandej, madje edhe në Skenderaj, ku i rrijnë tek dera e në konak Familjes Jashari , për ta shfrytëzuar për qëllime të këqija që i dëmtojnë ata sikurse dhe Kosovën.
Akademiku ynë, historiani Hakif Bajrami me fakte e dëshmi historike që nuk mund të kundërshtohen në asnjë mënyrë, në librin e tij historik “Kosova 1918-1941” , sjell të dhëna autentike se si është shfrytëzuar varfërimi dhe islamizimi i qëllimshëm për dëbimin e shqiptarëve nga hapësira e tyre jetësore në Ballkan.
Citim: “Diktatura e gjashtë janarit e vitit 1929 e bëri shtypjen edhe më të egër. Me rastin e vizitës që i bëri mbreti Gjilanit, fshatarët shqiptarë të Pozharanit në lidhje me padrejtësinë e qarqeve agrare, iu përgjegj me zemërim: “Shkoni në Turqi, pasi nuk jeni të kënaqur“.
Prandaj, edhe në atë kohë sikurse edhe sot kur e kemi shtetin tonë të pavarur kombëtar që po kontestohet nga Serbia dhe Islami që po mundohet të na e imponoj vazhdimisht Turqia përmes investimeve enorme religjioze dhe propagandat e egra islamike , – qoftë edhe me “iftare” që shtrohen rrugëve (që nuk ka qenë kurrë zakon e as traditë e ndonjë shqiptari), vazhdimisht po e zbehin dhe shfytyrojnë krenarinë kombëtare shqiptare, kulturën, historinë, doket e zakonet e kombit.
Se është pikërisht TIKA agjenturore , që dirigjohet direkt nga Qeveria e Turqisë që e ka shtruar “iftarin e parë” publik nën tenda , në Prishtinë , tregon kjo foto e para disa viteve e Diger-Kosova Haber . Tash punët kanë ndryshuar dhe Islami politik ka marrë krah dhe frymë pas punës aq të madhe agjenturore të Serbisë e Turqisë për të na shfytyruar kombëtarisht. Tash janë vet hoxhallarët misionarë të islamizimit, që mendojnë për parada të këtilla panislamike qyteteve të Kosovës, dhe “udhëheqësit tanë” ose i miratojnë në heshtje ose nuk guxojnë të dëgjohen , pas vërshimit kaq të madh islamik që Islami i kohës së “fshatit global” po ia bënë kulturës së popullit shqiptar.
Pas fillimit të ikjes së rrezikshme nga kultura kombëtare shqiptare, sot nuk bënë të mos kujtohen planet e llojlloshme perfide e ogurzeza të cilat që Serbia i bënte për t’i shpërngulur shqiptarët në të kaluarën.
Në librin e përmendur më lartë të historianit Hakif Bajrami, në faqen 162, thuhet:
Duhet gjetur sa më parë agjitatorë për shpërngulje në të gjitha “viset jugore”. Agjitatorët që do të jepte Turqia do të bënin përshkrimin sa më të bukur të regjioneve të Turqisë, jetën pa brenga, të përhapë në masë fanatizmin fetar dhe në atë mënyrë të ngrehë lartë prestigjin shtetëror turk.“.
Në faqen 163 të librit të historianit Hakif Bajrami, citohet sërish mënyra e angazhimit të Vasa Çubrilliviqit për të na dëbuar nga vendi ynë :
“Çubrilliviqi pat përpunuar në shkallë “shkencore” edhe organizimin e shpërnguljes, organizim i cili qe miratuar me përpikëri nga diplomacia jugosllavo-turke. Sipas shënimeve që i sajon më vonë prej predikimeve të këtilla, del se Ministria e Punëve të Jashtme propozonte formimin e një komiteti për shpërngulje, i cili do të kishte një përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Financave, Ministria e Ndërtimtarisë dhe Ministria e Ushtrisë dhe e Detarisë, ku parashihej që në të të përfaqësohej Ministria e Komunikacionit” etj.
Kështu e përgatisin Konvetën për shpërnguljen e shqiptarëve nga vendet e veta, të pushtuara nga Serbia e asaj kohe.
“Në nenin e parë të konventës menjëher bie në sy qëndrimi gënjeshtar që kishin përgatitur qeveritë e dy vendeve se gjoja ishte fjala për një popullatë që fliste gjuhën turke”
Këto vise planifikohej të shfaroseshin e të mos lihej asnjë shqiptar në to më 1938,1953, më 1993 dhe 1999. (Prof.Dr. Hakif Bajrami)
Sërish: “Sipas Çubrilliviqit shpërnguljen e shqiptarëve duhej organizuar në mënyrë diskrete, sepse mëson ai, disa rrethe janë më të rrezikshme si, Peja, Gjakova, Podrimja, Gora, Podgora, Sharri, Istogu dhe Drenica deri në veri të Sharrit.”
Të njejtat plane, por tash më të përpunuara, janë aktuale edhe sot e kësaj dite. Pikësëpari bëhet presion i madh politik për të ashtuquajturat “të drejta të mohuara të muslimanëve“, presion e zhurmë që ndihmon në shpërnguljen-ikjen kombëtare shqiptare në Muslimanizëm dhe ku preokupimi i popullatës tërhiqet përmes propagandës së hoxhallarëve të nderuar tek agjërimi  (thuajse ai që agjëron nuk agjëron për vete, por për ne të tjerët!) , pastaj tek festat fetare, si Bajrami, që duhet përcjellë me propagandë të madhe e të dukshme , sa të vendosen edhe pllakata të mëdha në rrugët kryesore të qyteteve, ku qytetarëve u urohet “muaj i shenjt i Ramazanit” apo “Bajrami“, deri tek paradat islamike turkomëdha të islamistëve politik shesheve të qyteteve të Kosovës, ashtu sikurse u veprua në Prishtinë më 24 prill 2022.
                                                        ***
Në një shkrim të djeshëm të Albin Kurtit, Kryeminsitrit të Kosovës, ku ai e përkujtonte dymujorin e pushtimit të Ukrainës nga ana e Federatës Ruse, pos të tjerash ai e citonte një mendim të Vladimir Putinit për Ukrainën, ku kishte thënë:
Në një tekst të gjatë prej 5,000 fjalëve “Për unitetin historik të Rusëve dhe Ukrainasve” nga korriku 2021 ku autor ishte vetë presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ai shfaqë nostalgjinë dhe hidhërimin e tij me të kaluarën duke na treguar qartë synimet e tij për marrjen e Ukrainës. Sipas tij, ukrainasit duhet bashkuar me vëllezërit rus meqë Ukraina nuk ekziston, por është thjesht krijesë e Bashkimit Sovjetik që mbrohet nga NATO dhe perëndimi. “
Kështu është … Pikërisht ky është motivi kryesor shtytës i luftës pushtuese ruse që po ndodhë në Ukrainë sot.
Por, Kryeministrin Kurti dhe jo vetëm atë do të duhej ta pyesnim qartë se cili është motivi shtytës që udhëheqësit e Kosovës që nga paslufta , për shkak të njëfar nostalgjie e malli të çuditshëm për pushtimin e dikurshëm mbi pesëshekullor kalifatist turk-osmanli, e lejuan Turqinë që t’i bënte të gjitha këto investime religjioze në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare?
Cili është motivi nxitës që ndikon që Turqia të meremetoj e ndërtoj xhami pas xhamie në viset shqiptare?
Pse nuk ndalohen këto investime që shihet qartë se bëhen për shkatërrimin dhe asimilimin kulturor të shqiptarëve? Nëse Ukraina e ka një derë-arsyetim, për shkak se Federata Ruse do ta pushtoj nëse mundet të tërën, atëhere cila është arsyeja që udhëheqësit tanë të deritashëm, deri tek vet Albin Kurti , nuk po e shohin veprimin shkatërrimtar të Turqisë neootomane ndaj kulturës dhe identitetin kombëtar shqiptar?
Pse dhe si është e mundur që udhëheqësit shqiptarë në përgjithësi, ende nuk e dijnë  se marrëdhënjet ndërmjet shteteve nuk guxojnë të bazohen në ndërhyrjen me investime religjioze të një shteti në shtetin tjetër?! …
Foto është marrë nga Shprehu 02. Me 18 prill 2022, në ora 13:45. Pamja është nga një xhami në qytetin e Mitrovicës, ku shihet Hoxha “duke i relaksuar fëmijët pas namazit të teravive!” . Komenti është i tepërt , pasi fotoja flet e tregon më shumë se fjalët. 
Albin , a jeni në mend apo ju kanë lënë mendt …?
A mund të tregosh publiksiht Albin Kurti se cili komb tjetër në Gadishullin Ilirik (Ballkan) , e lejon një shtet tjetër (sikurse e lejojmë ne Turqinë, pasardhësen e Perandorisë Osmane dikur aq armiqësore ndaj nesh), që ta vazhdoj rrugën e dikurshme të asmilimit me Islam?
Nëse je nacionalist , siç mundohesh të na bindësh me vite e vite, atëhere na trego se a ka vend një nacionalizëm tjetër brenda atij shqiptar?
Cili nga këto nacionalizma është legjitim, vendës, i yni, z. Albin Kurti?
Ndërsa për Familjen Jashari dhe çdo familje tjetër që njihet për kontribute të veçanta ndaj kombit e lirisë së tij, duhet thënë hapur e pa keqardhje se një komb që mbështetet në kontributin e familjeve të veçanta sot, ai nuk është komb modern, bashkëkohor.
Familjen Jashari dhe të gjitha familjet e tjera me kontribute të dalluara përgjatë historisë, tashmë duhen trajtuar sikurse çdo familje tjetër, pa asnjë dallim e privilegj. 
Të tjerat i takojnë vlerësimit gjakftohtë e të pagabueshëm të historisë.
Shqiptarëve nuk u duhet më asnjë familje e madhe, por vetëm një popull i vëmendshëm dhe i ndërgjegjshëm për gjendjen e vet në botën e madhe.

K O M E N T E

28 KOMENTE

  1. Shkrim që prek e trajton një realitet tronditës.Nuk ka trishtim më të madh per atdhetaret ku shohin se prioriteti i shqipfolësëve është islamizimi para se Bashkimi Kombëtar. Popullsinë shqiptare të Kosoves nuk mbërriti ta asgjesojë me dhunë, vrasje, masakra dhe as ta tjetersojë Serbi, por po vetasgjësohen e tjetersohen nga vetvetja.
    Ku venë këta të marrë?!

  2. Prof. Dr. Sabri Tahiri, matematicien nga Gjilani:

    Miku Bajram ky shkrimi i yti sikur dhe shrimet tjera tuat eshte ze i arsyes qe shpreh brengosjen per infiltrimin e thell te elementit fetar ne qenien e popullates shqiptare gjithandej qe i kapercen caqet e religjionit tradicional islam dhe ka synime te shtrierjes se ndikimit ne çdo pore te jetes me qellime çkombtarizuese, duke injektuar ideologji panislamiste qe nuk perkojne me intereset tona kombetare si popull evropian me tradita auroktone qe kane rrenje thell ne histori.
    Dihet qe fete kane lindur dhe jane krijuar ne kohe te caktuara per qellime te caktuara. Ato njerezimit i kane shkaktuar vetem ndarje, armiqesi dhe fatkeqsi gjate shekujve, qe nga lufterat e kryqzatave e deri ne ditet e sotme. Ne shqiptaret jemi te tri feve dhe ne kete aspekt jemi shembull i bashkjeteses dhe tolerances nderfetare dhe keshtu duhet te mbesim.
    Eshte e dijtur qe kleri fetar ben punen e vet ne propagandimin e fese se caktuar dhe ata punojne nate e dite per ta shtri ndikimin e vet sa me shume ne popull.
    Ne kete drejtim, obligim i yni eshte qe nga familja, shkollat, subjektet politike dhe jopolitike e deri te institucionet me te larta shteterore te punojne ne ngritjen e vetedijes kombetare e shteterore te popullates ne menyre qe mos te bie nen ndikimin e ideologjive te huaja qe provohen te injektohen permes silesdo fe dhe ideologji qe per ne eshte e huaj dhe qe na demton ne inereset e tona nacionale.

    • Z. Tahiri, vertete qe religjionet shkaktuan ndarje,armiqesi,fatkeqesi gjate shekujve, por ato nuk filluan nga lufterat e kryqezatave…Armiqesite ishin shume me te hershme se sa kryqezatat, madje me te hershme edhe se xhihadi.

  3. Artikull shumë real! Shqiptarët e besimit mysliman duhet t’i kthehen integrimit dhe traditës shqiptare proevropiane laike dhe patriotike. Mendoj që paguhen prej dikujt për ketë lloj propogande antishqiptare. Kjo kulturë arabe e përhapur lirshëm nëpër Kosovë do të i koshtoi shternjt popullit shqiptar.

    Nexhmije mehmetaj

  4. Dibran Gashi
    Te lumtë Bajram Kabashi!
    Perpos udheheqesve pushtetar (aktualisht kryeministri dhe presidentja) , politikaneve, ketu perfshihen dhe akademiket dhe te vetquajturit intelektual si dhe ca nga perfaqsuesit e familjeve emblematike qe po e ndihmojne shperberjen kombetare dhe te shtetit laik drejt atij sheriatik (islamik) ne qender te Europes. Prandaj, miqet tone te fuqishem me te drejte po e quajne Kosoven shtet musliman.
    Aktualisht, perpjekjet tona kane pak ndikim ne raport me fuqine e ketyre matrapazeve islamofil. Vetem ndonje kthese e madhe mund t’ua ndal hovin.
    Megjithate, na nuk do te prajme se perpjekuri me shperfaq te verteten lakuriqe pe rt’i shfrytzuar ato pak mundesi qe kemi me mbrojtur interesin kombetar e shtetndertues drejte integrimeve euroatlantike.
    Ju falenderojme juve Bajram Kabashi dhe secilin qe perpiqet te jep kontributin e vet ne mbrojtje te identitetit kombetar e te shtetit laik. Tash per tash ky eshte obligim yni madh, me paresor se çdo pune tjeter, sepse kurre ma shume nuk jane sulmuar vlerat tona kombetare.

    • Bajram Kabashi
      I nderuari Dibran Gashi , është e qartë tashmë se kombzhbërja po ndihmohet nga “hijenat” në krye të shtetit, që për të mbajtur pushtetin e mjerë nuk iu intereson fare shkatërrimi kaq masiv kombëtar dhe nuk preokupohen fare që një shtet tjetër (kryesisht) si Turqia neootomane ua islamizon vendin përmes xhamive të shumëta që i meremeton e ndërton për të krijue prej shqiptarit ndërgjegje turke-muslimane. Në të vërtetë ishte vetëm Ibrahim Rugova që ka qenë kundër këtij antishqiptarizmi, askush tjetër. Përndryshe ne duhet të mobilizohemi si familje vec e vec që ta ndërprejmë këtë antishqiptarizëm. Une besoj që nuk është aq e lehtë por e mundshme që ta mposhtim antishqiptarizmin islamik turko-serbo-rus. Falemnderit prej teje e secilit që e shfrytëzon kohën e shtrenjt për të ndihmuar në ndërgjegjësimin e atyre që duan të ndërgjegjësohen se cka është duke na ndodhur.

  5. Blokimi i rruges qe e organizojne ne Prishtine,….terroristet islamik te BIK-ut eshte terror qe iu behet atyre qe nuk jane Musliman ..e qe jane shumica e popullates. Por qeVVVeria dhe kryetarja e KS , jane pro islamizmit dhe nuk pengohet ky sadizem kinse per tu ushqyer naten , e ne te vertete e kane qellim ta irritojne popullaten, Shqiptarët…

  6. Veprimet e deri tashme të BIK përmes ndërtimit të xhamive dhe ligjëratat nëpër to, kanë qenë në përputhje dhe bashkëveprim me pushtat e pushshtetarët që nga viti 2000 e në veçanti pas vitit 2008 kur për herë të dytë u Shpall Kosova Republikë, mu nga ata që asnjëhere se kanë njohur 2 Shpalljen e Kosovës Republikë më 7.09.1990 në Kaçanik e as Kushtetuten e e Kaçanikut në prkatik e kanë penguar e minuar jetësimin e saj aq sa ka qenë e mundur. Në vitet 1990 npër xhami janë mbajtur tubime për organizim dhe për qëndresë kundër pushtuesit serb. Tani me ardhjen në pushtet të atyre që u përmenden sipër që me premtimet e tyre se meritojnë të votohen se na e kan sjellur lirinë e janë çlirimtarë, qeverisen hiq më pak prej vitit 2000 e zyrtarisht prej vitit 2008, ku lidhen bashkëshorti me me pacifistët e tyre që i urrenin e i quanin tradhtar edhe m serb e me dreqin e të birin, e gjithsesi edhe me BIK-së ku brenda hapësirës kohore ngriten afër 1000 xhami e medrese e ligjërata kudo e kah do tue ua shpërla trurin shumicës pas përjetimeve të luftës dhe tue u premtue parajsen, ndërsa politikuajt e ardhur në pushtet tët të gjitha partive u premtonin gjitha të mirat e filluan për të marr vota e për të ardhur në pushtet tu premtojnë UNIVERSITETE private siç edhe bënë për prodhimin e analfabetve me diploma MR e Dr… në drejtime të ndryshme , privatizuan për vete të gjitha fabrikat e ndërmarrjet shoqërore rrënuan pasurin dhe ekonomin e mbetur e përvetsuan ate për vete edhe tokën me nga 1 E arin nga 200- 300 hektarë tokë e të njejten më vonë ua shiten institucioneve të Kosovës 1 ari 5000- 7000 E u bënë milionera dhe popullit ja lanë lutjet nëpër xhamia , arsimin e rrënuan shëndetsinë në mjerim, Drejtësinë e lanë të shkruar bukur vetëm në letër, Kuvendin bashkë me kurvendarë e shëndrruan në ahër, ku në te janë ndëgjuar fjalime me rëndime nga më të ndryshmet si hajni, plaçkitje, kriminel, vrasës dhe tue përdor sharjett më të ndyra dhe askush askujt si ka dhënë kurr asnjë përgjegjësi për këto veprime e mes tjerash u vjedhen dhomat e dëshmisë me dokumente e arietj dhe pa dhënë kush përgjegjës, kështu ka vepru edhe bashkëpunu bashkë me BIK dhe kanë sjellur gjendjen që Ju për mrekulli e keni paraqitur tek DRINI, por këta të dy parët janë bërë njësoj sikur Serbia në vitetet 1990-1999 ku haptas shkruanin në shtyp Kosova Republikë, Serbia s’brengosej për këtë fare dhe kryente vrasje e dëbime deri tek shfarosja, prandaj edhe këta të njejten e kanë bërë e po e bëjnë gjendjen që e kan sjellur dhe si përfundim: Kësaj i thon me vra veten me dor tënde…! As ske ku ankohesh e as s’ke kuj ti lypish hak e as gjak..!

  7. Autorit të këtij shkrimi, për problematiken që parqet, nuk i heq as një pikë dhe as një presje. Janë çështje reale, që shqetësojnë kombin tonë dhe pengojnë bashkimin e tij, prandaj duhet secili intelektual të japi kontributin e tij, të bashkuar në Lëvizjen e Shqipërisë së Bashkuar, se vetëm atëherë nuk rrimë duke konstatuar, por punojmë për tu bashkuar në radhe të parë Dardani-Shqipëri në një shtet të vetëm, i cili do të ketë misionin e mbrojtjes së shqiptareve në gjithë gadishullin IILIRIK!

  8. … Ne Cadis ( Kadiz) te Andaluzise se Spanjes, thuhet se dikur ka jetuar dhe vepruar edhe shkrimtari, filozofi ose dijetari i shquar arab, Ibn Hazim el Andaluzi, i cili i tmerruar ose trishtuar me rastin e djegies ( kalljes) se pameshirshme te librave ose veprave te tij shkencore ose humaniste nga ana e ekstremisteve ose radikalisteve te ndryshem inkuizicionist ose skizmatik qe i perkisnin religjionit te krishter ose katolik ( ne kohen e reqonquistes spanjollei), atebote i shkroi keto fjale:” Letreat e mia mund t´i digjni ose kallni flake, por jo edhe ato qe jane shkruar ne to! Sepse, ato banojne dhe qendrojne ne mendjen time, ne zemren time, dhe ne shpirtin tim…Kudo qe shkoj une, ato vijne me mua, ato ndalen dhe pushojne aty ku ndalem ose pushoj edhe une. Nese me vrisni ose digjni edhe mua te nderuar, ato edhe ne varr do vijne me mua. “(fund i citatit).

    Arabet dhe berberet dikur e kane eksploruar dhe emancipuar Spanjen….Sidomos Cordoben (Kordoben), Alikanten, Kadizin, Sevilen, Granaden dhe shume qendra ose qytete tjera te Spanjes ose Andaluzise.

    Nejse…. nuk ka rendesi!

    Se kendejmi, mua me vjen forte mire kur Fahri Xharra, Bajram (Gjergj) Kabashi, Arbana Xharra ose intelektual e patriot te tjere shqiptar i mbrojne dhe u dalin zot vlerave te fese dhe kultures kristiane ose katolike shqiptare ne Kosove, Shqiperi e gjithandej….Respekt. Sepse, eshte feja e te pareve, gjysherve ose stergjysherve tane.

    Por, nga ana tjeter nderkaq, shqiptaret e religjionit ose fese katolike, qe i mbrojne ose iu dalin zot vellezerve dhe motrave te tyre shqiptare te fese muslimane, mund t´i numrosh me gishtat e njeres dore. Me besoni!

    Bile, ne disa raste behen bashk edhe me armikun kunder vellezerve dhe motrave te tyre qe i perkasin nje feje ose religjioni tjeter te imponuar nga turqit osmanlinje.

    Me rendesi jane arsimimi, emancipimi, edukata, kultura, humanizmi, drejtesia, barazia etj…. Apo….!?

    Feja ose religjioni jane shqisa ose stacione te ndryshme ne masivin ose kompozicionin e perbashket te kultures dhe civilizimit tone.

    Ndersa, edukata, kultura, arsimi dhe shkenca se bashku me qenien, materien, krijesen dhe ekzistencen tone, jane gjeniu i mbare njerezimit. Zoti (Hyji) -eshte global ose universal per te gjithe ne.

    Galileon ose Xhordano Brunon, asokohe i dogjen ne furre, por jo edhe mesimet dhe veprat e tyre kolosale dhe titanike qe i bejne drite kultures dhe civilizimit tone.

    Shpeshhere e kam pyetur veten: Valle po te ishin vellezerit tane shqiptar te fese kristiane ose katolike; shumice fetare ne raport me muslimanet, cka do kishin bere dhe si do ishin sjellur me shqiptaret e shkrete musliman?!

    Nje shqiptar i fese ose religjionit fetar katolik, i cili i thote vetit edhe poet, intelektual ose publicist, dikur shkoi aq large me mua, saqe me shpalli edhe luftera te ndryshme fetare ( si pjelle turku) nga shpella e Legisit etj….E thirra (ftova) ne telefon qe te me vriste ose pushkatonte edhe fizikisht, pasiqe me kishte vrare ose plagosur shpirterisht, moralisht, familjarisht dhe kombtarisht, por….U be “profet” si “judeu apostul” etj…

    Ku e kam futur une koken per shqiptaret katolik, disa nuk e fusin as thonin ose gishtin e dores.

    Nje tjeter, u mundua te me fuste ne konflikte te ndryshme edhe me vellaun tim prej babes dhe prej nanes….!

    Nejse!

    Ndaj, mos kini frike nga ata qe iu kerrcnojne, vrasin, burgosin ose pushkatojne, por gjithemone duhet te ruheni forte ose te kini kujdes nga ata qe muan t´ua hedhin nme zjarr ose ne ferr, edhe trupin, edhe zemren, edhe shpirtin dhe mendjen tuaj. (Dante Aligeri ne “Komedine Hyjnore”)

    Feja (religjioni), shteti dhe pushteti, nuk e ngrisin dhe ndertojne nje komb, por njerzit e mencur, te ditur dhe patriot, me edukate, kulture dhe arsimim te larte.

    Mos harroni pra!

    Paci shendet e jete te gjate te gjithe!

  9. Zotni Vrojtues… Ju lutem ta lexoni librin e autorit amerikan Dr Norman Cigar të botuar anglisht me 1994 të përkthyer nga Gjuhëve boshnjake shqip nga:
    mr. Xhabir Hamiti dhe Nig’jar-Hoti
    Titelli origjinal: ,,THE ROLE OF SERBIAN ORIENTALISTS IN JUSTIFICATION OF AGAINST MUSLIMS OF THE BALKANS” shqip:,,Roli i orientalists e Serb për justifikimin e gjenocidit ndaj muslimanëve në Ballkan “

  10. Flamur Gojani,

    te falemnderit qe me keshillon ose rekomandon me lexuar libra te dikujt qe nuk e njoh dhe s´kam degjuar kurre per te.

    Kush eshte ky Xhabir Hamiti….?!

    I njoh une mire vlerat e kultures perendimore ose kristianiste. Kam materiale te bollshme… kam shkruar bukur shpesh per to.

    Nderkohe qe shqiptaret e fese ose religjionit kristian ose katolik ne Kosove e Shqiperi ( lexo: jo te gjithe, por shumica) se bashku me ata musliman dhe te tjere, me sjellje, mentalitet, kulture dhe edukate, jane si turqit. Te paftyre, te pabese, frikacak, dinastik, komplotist, intrigant, cinik, injoran, stupid, nebuloz etj…

    Me fjale tjera, mos rrehni uje n´havan si thote populli.

    turku, shkau, boshnjaku, llatini dhe te tjere, si duket e kane futur pllugun thelle neper “lugjet e verdha” te popullit tone.

    Pac shendet.

  11. “Demon Est Deus Inersus” ( Demoni eshte Anti-Zoti ose e kunderta e Hyjit)

    “Amicus Certur In Re- Incerta Cernitur” ( Miku i mire njohet ne dite te veshtira)

    “Acta non Verba” ( Vepra jo fjale).

    Pershendetje Flamur Gojani!

  12. Zt Vrojtues Po të përgjigjem kush është Norman Cigar
    Ka lindur në Trieste në vitin 1948.
    Ka studiuar në Oxsford dhe ka mbrojtur disertacionine doktoratës në temën: Historia sociale e FES-it(Maroko).
    Ka qenë analist politiko-ushtarak në Pentagon ndërsa tani ( 2003) është profesor në studimet e sigurisë nacionale në shkollën e marinës luftarake të SHBA-së. Ishte ligjerues në Universitetin Viskonzin në Medison, pastaj udhëheqës i detashmentit për hulumtime strategjike në Fort Bragu(Ft.Bragg) të Karolinës Veriore dhe i angazhuar si bashkëpuntor hulumtues në Institutin Ballkanologjik të Uashingtonit, si dhe bashkëpuntor i lartë në programin e jurispodencës publike ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme….

  13. Flamur Gojani,

    …Respekte per kete profesorin ose studiuesin e njohur amerikan, z. Cigar etj….!

    Pacin shendet, jete te gjate e mendje pjellore krejt bashk! Amin, Amen!

    Kjofshin faqebardhe….

    Ama, be Flamur…

    m´doket a m´bajne syte nuk e di: Por kemi boll (mjafte) edhe ne shqiptaret historian, studiues ose hulumtues te specializuar ne shume fusha.

    Bile, Cigarit dhe profesoreve te tjere amerikan, me ua zbardhur ose nricuar nje trohe me shume historine e indianeve dhe fiseve te tjera indogjene ose autentike ne SHBA-s.

    Sikur eshte ba tradite e keqe ajo, sipas te se ciles, filanit ose fistekut, me ia rrite morrin ose pleshtin, i thone se ka “doktorua ose specializua” ne Amerike, Gjermani, France, Itali etj…

    Eshte me “profesion historian, patriot” ose kryetar shoqatash per bashkimin e trojeve te Arberit etj….Nuk munden me i bashkua as anetaret e familjes dhe farefisit te vet, dhe rrejne ose spekulojne per “bashkim kombtar” te shqiptareve etj. Vec me tubua para ose te holla nga shqiptaret trutrash ose analfabet, sepse jane njerez parazit dhe asocial….Plus nuk i njohin as gjysmen e germave (shkronjave) te alfabetit shqip se bashku me tabelen e shumezimit dhe pjesetimit, por bartin tituj te ndryshem si “dr. sc. mr. sc.” etj..Me fale se dola prej temes!

    Flamur,

    Respekte dhe falemnderime te shumeta per ty!

    Te fala me kamion me dy rimoirkio ose “perkolica”!

    A mos je prej Gjakoves…?!

    M´fale qe t´veta!

  14. Zotni Vrojtues
    Vet titulli I librit tregon së politika serbe nëpërmjet (genjeshtrave) të orientalistave serbë po kerkonë t’a pergatit opinionin ndërkombëtar për të arsyetuar krimin që do të behej ndaj muslimanëve në Bosnje dhe në Dardani-Kosovë.
    Libri është botua në vitin 1994.
    Dmth 1vit përpara se të bëhët në Srebrenicë.
    E këto levizje të islamit politik tek në po frigohna së mos janë poashtu si ,, FAKTE” të cilat kerkojnë (si thot titulli i librit) JUSTIFIKIM për gjenicidin serbë ndaj shqiptarëve në Dardani-Kosovë!

    Po nga Gjakova jamë.
    E perpara po të lutem mos më pyet çfarë fisi jam… se mendoj së pyetje të kësaj natyre më dukën shumë të tejkalueme…Me bindje se do të lexoni librin me dashamirsi Ju përshendes!

  15. I nderuari zoteri Gojani,

    une artikullin e z. Kabashi e kam kuptuar qe ne krye te heres, prandaj ne komentin ose reagimin tim te pare, i kam cekur ose vecuar ( si emra te pervecem) z. Kabarshi, z. Xharra, znj. Xharra etj.

    Flamur,
    Serbet dhe qellimet e tyre djallezore ose satanike, i njohin shumica absolute e shqiptareve.

    Por, ne shqiptaret ne asnje menyre nuk ben dhe nuk te duhet te varim ose lidhim njeri tjetrin, me gjuhen lajkatare ose shpifese, si dhe me lakun e gjate te armiqve tane shekullor e gjakatar sic jane serbet, turqit etj.. perderisa e kemi i kemi dritat e syve ne balle. Apo…?!

    E keqja, e shemtuara, iracionalja, groteskja etj…behen edhe pa u lodhur ose munduar fare….ne menyre fatale, paradoksale, reaksionare, anakronike, natyrore, ordinare etj. Nderkaq, e mira, e mencura ose e ditura, jane frut (fryt) ose produkt i edukates, kultures, arsimimit, emancimit, vetedijes se larte, nderit, moralit, karakterit etj.

    Frensis Bekon ne nje rast thote se: Njerezit me ne fund duhet te dijne, kuptojne dhe pranojne se ne kete skene ose teater te madh te jetes, botes dhe natyres sone, vetem engjejve, profeteve dhe njerezve te ditur e perparimtar, iu eshte siguruar audienca e larte e gjyqtareve dhe prokuroreve global dhe universal. Nderkaq, Zoti (Hyji) eshte Gjeniu dhe Gjyqtari absolut per gjithecka.

    Fete ose religjionet e bejne nje gje te mire, duke e zbritur Zotin (Hyjin) ne zemren, shpirtin dhe intelektin e njeriut, ndersa edukata, kultura, arsimi, shkenca ose filozofia: E japin spjegimin ose definicionin final, duke i ngritur njerezit e ditur dhe te mencur ne rangun ose nivelin e profeteve ose perendive.

    Ne instance te fundit, feja ose religjioni na mesojne qe t´i injorojme tezat ose antitezat e ndryshme mbi mosqenien ose mosprezencen e Krijuesit ose Gjeniut kryesor te jetes, botes, natyres dhe ekzistences sone, duke u marrur ose angazhuar me sintezen ose esencen (formulen), si dhe me ceshtjet ose obligimet e perbashketa te kombit dhe atdheut.

    Ne te kunderten, feja ose religjioni nganjehere mund te jene mekat ose krim i madh per atra qe nuk i njohin, i keqperdorin ose keqkuptojne.

    Heperhe, nuk jemi askund zotni Gojani!

    Me ne fund te pershendes me urime dhe deshira qe nuk jemi keqkuptuar mes veti!

    • Z. Vrojtuesi…!
      Stili i te shkruarit tuaj per mua eshte i njohur. Kemi debatuar edhe me pare… Me replikat qe Ju beni me z. Gojani mund te them se me disa pajtohem kurse me disa jo. Nuk do te bej koment per to, por ajo cka me la mbrese eshte pyetja qe Ju shpesh here i beni vetes ” Valle po te ishin vellezarit tane shqiptar te fese kristiane apo katolike shumice fetare ne raport me myslimanet, cka do kishin bere dhe si do te ishin sjellur me shqiptaret e shkrete muslimane ?!
      Ndoshta nuk do e kisha marre shume seriozisht kete pyetjen e shpeshte qe Ju i beni vetes, por, me vetedije apo pa vetedije Ju e dhate pergjigjen kur thoni me “shqiptaret e shkrete muslimanë” Pra, nese shqiptaret katolike do te ishin shumice, myslimanet do te ishin te shkrete, do te ishin te lene menjane, te gjore, te mjere, te vetem,fatkeq, qyqar, dhe krejt kete per aresye te katolikeve, qe sipas Jush do te benin kerdine mbi shqiptaret myslimane.
      Po e perfundoj me ate thenjen qe Ju shume shpesh e perdorni qe edhe mua me pelqen shumë.
      Pa te keq.

  16. Albert,

    mos i personalizoni ose privatizoni gjerat.

    Une bera disa komente pa kurrfare fobie ose paranoje ndaj askujt.

    Kur bera pyetjen paraprake qe e cekni ju, nuk mendova ne “shqiptaret e mjere musliman” ne kontekst cinik ose injorant, por ne nje kontekst tjeter qe ju e dini dhe njihni forte mire. Pra, ne agjitacionit, propagandes ose lufterave te vazhdueshme speciale ose psikologjike qe ushtrohen ndaj shumices absolute te shqiptareve musliman me porosi te qarqeve te caktuara antishqiptare, me i paraqitur ose prezantuar shqiptaret musliman si fundamentalist, terrorist ose eksremist fetar etj.

    Nuk e kam aspak problem me dale me emer dhe mbiemer te plote, por nuk ia vlen, sepse ti po me njeh edhe stilin, formulat, dialektin, sintaksen, morfologjine etj.

    Nuk i kam borxh askujt, por jane disa “patriot shqiptar” qe ta lexojne edhe letren ne xhep: Pune e madhe! Katra e i karrice.

    Albert, me vjame (dhjame) pleshti ose bubrreci, nuk majet ose nuk trashet feja katolike, muslimane etj.

    Ke katunde ne komunen e Gjakoves ne te cilat bajnojne ekskluzivisht shqiptaret e krishtere ose katolik, dhe me beso se nje shqiptar musliman, me i dhene edhe 1OO milion euro ose dollar amerikan, nuk mundet me blere toke ose ndertuar shtepi, sepse i thone menjehere na ka ardhe “turku i pa fe n´katund” etj… Ashtu sic ke katunde te tjera ku ekskluzivisht jetojne shqiptaret musliman, dhe me shkua nje shqiptar katolik me jetua aty, thone menjere qe “kauriri i keq na ka ardhe n´katiun” etj…Albert, t´i lemi dallaveret, ke shqiptar katolik qe i qesin 9 centik shkije ose serb. Te shesin, tradhetojne, spiunojne ose survejojne pas shpinde, nese u thua se nuk dijne, nuk kane mundesi, jane te paafte etj… Musliman gjithashtu.

    feja ose religjioni i ka forcen (fuqine) , sekretet ose misteret e veta, por dehje shpirterore ose emocionale qe duhet njohur, studiuar dhe perjetuar.

    Nuk eshte feja dashuri, apo nje dicka jashta vetvetes, por eshte nje dicka subjektive dhe subjektive per secilin prej nesh, me kusht qe te ruhen dhe kultivohen respekti, nderi, morali, dinjiteti, spontaniteti, ekskluziviteti dhe integriteti i secilit.

    Jeni teper egoist ose egocentrik i nderuar Albert!

    Kjo eshte lengate ose dicka tjeter me keq.

    Me duket, se me ne fund u krye edhe ky muhabet1

    Pac fat…

    Mos na detyroni me dale me emra, mbiemra dhe adresa te plota.

    • Po Ju citoj:,, Bile, Cigarit dhe profesoreve te tjere amerikan, me ua zbardhur ose nricuar nje trohe me shume historine e indianeve dhe fiseve te tjera indogjene ose autentike ne SHBA-s.”
      Si t’a kuptoj këtë? Zt Vrojtues?
      Po habitem?!!!
      Mendoj së po thua së ska të drejtë shkenctari Cigar të shkruan për gënjeshtrat serbe që po pergatisin gjenocid….,për shkak të shtypjes së tyre -indigjenëve në SHBA!
      Sipas Jush edhe ndërhyrja e NATO-s për ta ndalua krimin- gjenocidin qenka e pa drejtë… keshtu thonin thojnë politikanët serbo rus…
      Si duket fare nuk më kupton…. Kur ta lexoni librin( shumë shumë do të Ju ndihmon ) të më kuptoni së fare nuk ka të bëjë me vlerësim së cili besim asht më i mirë por si po e dezinformon opinionin ndërkombëtare Serbia nepermjet fesë…
      Me vie keq së nuk po kuptohemi…

      • Flamur Gojani
        e njoh une forete mire stilin e “delengjuinjeve te vegjel” bolshevik ose jugokomunist ose pasardhesve te tyre. Me beso se po!

        Ato kocapordhica shko e shitje Jusuf Buxhovit ose Muhamet Mavrajt dhe Shkelzen Maliqit & Company.

        Me duket qesharake ose tragjikomike pyetja jote nese 2 une qenkam kunder intervenimit te Natos ne Kosove”!!!

        Me te pas afer, te betohem se ti kisha zdrite nja dy-tre shuplaka te nxehta faqeve!!

        Krejt jeta me ka shkuar per lirine (clirimin) dhe pavaresine e Kosoves e tashti dfel zuza jote ketu e shet patriotizem aaa!!

        V ari jmu kryqat, tespihet dhe hajmeliat deri tek bolet e pritni deri sa t´bjen bora e kuqe!

  17. …P.S.

    Albert,

    feja ose religjioni ne instance te fundit jane opium ose dehje shpirterore dhe emocionale, ku njerezit si ne” rrugen e larte mbreterore” te enderrave, iluzioneve ose utopive ( via regia)-behen te lumtur, besimtar dhe te barabarte me njeri tjetrin.

    Lutjet nuk shkojne tek Zoti (Hyji), sepse nuk ka kohe per lutjet dhe faljet tona, por vetem tek ata qe luten ose falen (blasfemisht).

    Je koritur memua dhe me kret shqiptaret musliman, i nderuar Albert!

    • Kete here mendova goxha shume se a thua duhet te replikoje me komentin tuaj. Jo per tjeter por kam pershtypjen se ju po me akuzoni pa asnje fakt.
      E kam shume te qarte se askush nuk ka te drejte te kerkoje nga dikush te dale me emer edhe mbiemer te plote. Edhe mua nuk me pelqejne disa kur nga dikush e kerkojne kete gje. Nese une ju thash se ju njoha per nga stili i te shkruarit, kjo ne asnje menyre nuk do te thot se une nga ju po kerkoj qe te dilni me emer dhe mbiemer.
      Komenti juaj nuk eshte fobik apo paranoik, por eshte paragjykues.
      Sa per fenë, te jeni te sigurte se nuk i jap pesë para. As Kurani e as Bibla nuk munden te ma ndryshojne mendjen. Ajo cka me intereson per religjionin eshte historia e lindjes dhe perhapjes se fese. Si lindi dhe si u perhap; dhunshem apo me paqë. Si jetoi Abrahami, Mojsiu, Krishti, Muhamedi. Sa ishin ata te moralshem, human, paqesorë …
      Eshte hera e pare ne jeten time qe dikush me thot se jam egoist dhe egocentrik. Karakteri im nuk ka fare te beje me egoizem apo egocentrizem. Do te me interesonte shume ta dija se nga erdhet ne kete perfundim.
      Nuk ju kuptoj se per cfare qenkam koritur me ju, dhe aq me shume me te gjithe shqiptaret myslimanë. Kjo i bie qe une qenkam koritur edhe me disa te afert te mi dhe me te gjithe ata shoke te ngushte qe i kam shumë per zemer. Dhe e gjithe kjo e koritur vetem per ate pergjigjen tuaj paragjykuese.

  18. Miremengjes Albedrt,

    po te pergjigjem shkurt dhe qarte, duke cituar pjese ose fragmente nga komenti juaj i misiperm, ” me vetedijed ose pavetedijed, ju e dhate pergjigjen kur thate ´shqiptaret e shkrete musliman´! Gjithecka tjeter pas kesaj eshte triil, lajke ose mashtrim.

    Nejse…!

    E tere kjo polemike me ju, me ngjane ne apologjine e Sokratit para gjyqit ose burgut te Athines….)))

    Albert, prirja ose tendenca perverse ose ireverzibile per te qene gjithemone i dashur, i pranueshem, i koniukturshem ose i nomenklaturshem per cdo fe, parti, koncept ose ideologjji, me ngjane ne hipokrizi, demagogji, blasfemi dhe makiavelizem te mbyllur, iracional ose egocentrik.

    Perplasja ose kolizioni i shendetshem ose dialektik i ideve dhe teorive te njohura shkencore ose humaniste, i bejne mire edhe shendetin mental (psikologjik), shpirteror ose emocional te personit ose individit.

    Nese te intereson emri, mbiemri dhe adresa ime, pyete Bajram (Gjergj) Kabashin e t´i jep. Ose, me thuaj e po t´i ceku ketu pa humbur kohe.

    Nuk jam une Muhamet Mavraj, Prend Butzhala, Berat Buzhala, Gzim Marku (Ilir Dardani), Agim Doci ose tyrli tjetri me loze me dy -tre emra, nofka, fytara ose profile te ndryshme ne menyre klandestine!!!

    A kupton ti hic a jo!?

    Me thua shpejt, nese je i interesuar per emrin dhe adresen time: Urdhero…

  19. Nga e ditet kete gje se cili jam ose kush jam une, pashe besen?!

    Me trego te lutem!

    Dhe, une te betohem se nuk e dije se kush eshte Alberti.

    Ne instance te fundit, nuk eshte ne fahun ose kompetencen time me ditur se kush eshte Alberti ose dikush tjeter, por ne nderin dhe pergjithesine morale te secilit ( akecilit) prej nesh.

    Nuk e duroni (pranoni) fare kritiken disa nga ju vellezerit tane shqiptar te religjionit kristian ose katolik.

    Nje i njohuri dhe bashkfetari juaj, dikur me shkroi ne posten time elektronike qe te mos dergoja me shkrime ne portalin e tij (Zemra shqiptare)-vetem pse ia kritokova paksa me humor te bardhe shefin ose patriarkun e tij, Prend Buzhalen. Behet fjale per Gezim Markun ( Ilir Dardanin) i cili pas cdo shkrimi tim te dikurshem ne portalin e tij (ZSH) mbi Hashim Thacin ose UCK-s, here turrej vet si qen i qartur kunder meje me nofken Ilir Dardani, here i turrke ose ndersente te tjeret kunder meje!!!

    Edhe me te poshter dhe faqezi i ke Agim Docin etj…!

    Per veten time nuk e kuptoj kete doze kaq te madhe urrejtje ndaj meje ose ndaj dikujt tjeter o Albert!!!

    C´nevoje pate te replikosh prap me mua…?!

    Nuk e publikova emrin me te tregua se jam “trim” a dicka tjeter, por vetem me te tregua se kurre ne jete nuk kam lozur dhe nuk pranoj te lozi me shume letra ose me shume fytyra si disa! Absolutisht kurre.

    Me qene ne rangun ose nivelin e Gezim Markut, Agim Docit, Muhamet Mavrajt, Halil Matoshit dhe disa te tjereve, me beso se do isha ndier i turperuar para botes, para kombit, para atdheut dhe para familjes.

    po, ti (Albert) me trego konkretisht: Cka (cfare) prej meje???!!

    Nese nuk ke pune me te mencur se kjo, mund te me shpallesh edhe luftera te ndryshme fetare ose familjare si Agim Doci etj….

    Une, kurre ne jeten time nuk kam ofenduar asnje shqiptar te fese kristiane ose katolike, jo prej frike, por prej respekti dhe dashamiresi.

    kaq! Te lutem mos e tepro me shume!!!

  20. Pushtimi Taleban i Trojeve Shqiptare që 23 vite bëhet në bashkpunim më lëpirsat tonë në çdo instucion e deri të kurirat e shkollave, nuk ka vend në Kosove as emision Televiziv që shkau turku e rusi si ka fut mercenaret e vet me shkatrru kombin Shqiptar, fajtor jemi te gjithe nga Presidentja deri te njeriu me i thjesht i yni që po heshtin ndaj ksaj Mortaje.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu