ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Ismail Kadare (1935-2024) kubure e flaktë në duart e diktatorit Enver Hoxha

Shkrime relevante

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme

Aurel Dasareti Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në...

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në shënjestër të qëllimit të njëjt

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë Nga ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës...

Shpërndaj

Nga: Klajd Kapinova, New York 

Sa jetë kanë shkue dam për faj të regjimit dhe idhullit te tij diktatorit Enver Hoxha në kohën e komunizmit të zi. Ai ka qenë deshmtarë në gjyqe dhe me propagandën e tij ia ka zgjat jetën sistemit komunist. Ai i përkthye jo se ishte i talentuar, por sepse ishte vegel qorre në duart e sistemit komunist. Librat e tij luksoze, për shumë dekada shiteshin në New York, përkrah librave të Dullës së Gjinokastrës me emrin e cuditshëm Enver Hoxha.

Teoria e Darvinit e seleksionimit të llojeve në jetë, asht forma ma e mirë për t’u shkëpurur realisht me të kalurën komuniste dhe me pastrue sistemin ne-komunist kudo sot në botë.

Epoka e tij brezit të komunizmit satanik dhe e andrrave të këqija me krime dhe litar tashmë mbaroi. Tashmë arti magjishëm i fjalës së shkruar me emrin e bukur letërsi, fatmirësisht do të ndjehet ma e cliruar nga prangat ideologjike të kohës së tij sot të perenduar përgjithmonë.

Ai ishte fatkeqsisht një gur i rëndë vdekjeje e vazhdueshme, në qafën e hollë dhe të përvuajtur të letërsisë shqipe pas viteve 1944…

Pse u dashka me ba zhurmë mediatike prokomuniste për te, kur për qindra të dënuar politikë, të vdekur dhe pa mbetur varr edhe sot e kësaj dite, të pushkatuar me dhe pa gjyq në kohën e komunizmit të Kadaresë fatkeqsisht sot akush nuk kujtohet!?

Shumë femijë mbetën jetimë për faj të regjmit të tij perëndi dhe adhurues, shumë nëna kjanë përditë me orë të tëra para burgjeve politike të diktaturës komuniste në Shqipëri në harkun kohor 1944-1990. 

Qindroni, se s’kanë ç’ka me ju ba! Qindroni! Unë, Simon Jubani, ba mos me i thanë këto fjalë mue s’më lejon vorri mbrendë. Jam kenë dënue me burgim të përjetshëm, me dekë mbrendë, por “Perestrojka” më nxorri jashtë prej burgut, 20 vjet përpara, mbas 26 viteve burg, e m’kanë lanë pa asnji dhamb në gojë. Dola prej burgut ma prift se hyna! Arsyeja: se 26 vjet kam ndejtë me krye mbi libra. E kam zgjanue horizontin tem të fesë, horizontin tem të kulturës, se deri n’vjetin 1967, janë kenë lejue të gjithë librat. Mbas 1967, kur u ba revolucioni kultural kinez e u suprimue feja, prap kena vazhdue me i mbajtë librat tinza. Në shkurt të 1989, papritmas m’u hapën dyert e burgut edhe m’thanë: Na fal! Të kena mbajtë gabimisht 26 vjet… e kështu, mbas 26 vjetëve burg, kam dalë i pafajshëm! Në burg, ma shumë më kanë torturue të burgosunit se sa Drejtoria e Burgut, tue me paditë e tue më spiunue. Kam kalue ma shumë kohë në birucë se sa n’odë bashkë me të burgosunit e tjerët. Biruca ishte çimento me ujë e me lagshtinë. Vuejtja asht nji tra i madh që ka peshue mbi shpatullat e tanë shqiptarve. Po shumica, e kanë ulë shpatullën e ia kanë lanë barrën shokut. Në burg kam bërtitë: “Poshtë Enver Hoxha!”. Ky s’asht rracë shqiptari! Ky asht i shartuem me turq, me sllavë, me grekë, me serbë, me rusë me kinezë. M’ndigjo, se duhet me thanë të vërtetën! Komunistat kanë pasë bazë në Shkodër. Bazë ndër françeskanë e bazë ndër jezuitë. Kudo kanë pasë baza, si ndër katolikë edhe ndër myslimanë, kanë pasë baza kudo, ndër kisha e ndër xhamija! Kudo. Kur ata e kanë marrë pushtetin në 1944, spiunat nuk u arrestuen asnjeni! E pra ishin majora, ishin kryetarë komunash, ishin në pushtet! E kam pasë afër kolonel Shantojën, ishte njiktu afër, ishte bazë komunistësh, shtëpia e kolonelit. Kanë shkrue libër për Tuk Jakovën, edhe ai krahasohet me Nikodemin e Jezu Krishtit. Ia ka thanë haptaz Tuk Jakova klerit katolik, i ka thanë patër Marin Sirdanit: “Qindroni, se s’kanë çka me ju ba! Qindroni!” At’herë, kur deshtën me e ba kishën vegël të shtetit, ia ka thanë vetë Tuku, po e përsëris Padër Marin Sirdanit: “Qindroni, e mos e bani kishen vegël të Sigurimit të Shtetit! Nuk kanë ç’ka me ju ba!” Persekutimi filloi kundra katolikëve. Me zhdukë vlerat e katolikëve, me zhdukë elitën katolike. Arrestimet u banë kryesisht ndër katolikë, gjysa e lagjeve katolike, u xunë prej partizanëve, u okupuen, u mbushën me oficera të ardhun prej jugut. Filluen me vra, me pushkatue! Ma të shumtët katolikë, po sigurisht edhe muslimanë. Shkonin n’shpi të Tuk Jakovës edhe i thoshin: “Po ju na keni premtue “Lugën e Arit” more! Ju na keni grabitë shpijat! Po ju na keni hy nëpër shpija e po na shnderoni vajzat, more, ju po na shnderoni edhe burrat… Këta na prunë tifon e morrit!! Këta prunë imoralitetin, këta prunë mizerjen, këta prunë injorancën, këta prunë tana të kqijat. E kam pa unë vetë të parin ekzekutim. Asht ba në pjacë. Gjyq pa kurrgja. Ishin nja njizet vetë. E mblodhën popullin që ishte nëpër pjacë. Ishin të lidhun të tanë. I mbështetën për mur, karshi fototekës “Marubi”, edhe skuadra e pushkatimit na tha ne, krejt popullit aty: “Këta janë të tanë spiuna, këta i kanë shërbye okupatorit…” e prralla tjera ksisoji, edhe i pushaktuen pa gjyq, pa dokumente, pa kurrgja Për shembull, dom Pjetër Çunin e kanë mbytë tue e hjedhë të gjallë, lidhun kambësh e duersh në birë të nevojtores… aty ka dekë i shkreti. Dom Lekë Sirdanin gjithashtu. Dom Lazër Shantojën e kanë mbajtë në hetuesi nja dy vjet e herë i kanë sharrue, herë krahun e djathtë, herë të majtin herë e herë kambën… U grumbulluem me 4 edhe 11 nantor, edhe tundëm botën. Tundëm qiellin edhe tokën. Tundëm qiellin, sepse martirët që janë vra na ndërmjetsuen pranë Zotit, na dhanë forcë për me shkrue datën ma të randsishme në historinë e Shqypnisë! Me thanë meshën e parë në epokën e terrorit, kur Ramiz Alia e vriste rininë që po ikte nëpër kufijtë e Shqypnisë e të Greqisë e Jugosllavisë. Ikte për me gjetë pak ma shumë liri, kurse Ramiz Alia i vriste e i lidhte kambsh e duersh me tela të istikamit dhe nëpër kamiona me sponde të rrëzueme i shetitte për me i pa krejt populli. Shkonte te nanat e tyne edhe u thote: “A e njef djalin tand?” e djali ishte njaty i vramë e i lidhun me tel istikami… E pra, midis atij terrori na kena thanë Meshën e Parë, e ajo meshë e parë, asht fundi i epokës ma terroriste që kishte pësue populli shqiptar. Populli e kishte ruejtë fenë nëpër shpia e nëpër katakombe, e me kishat e mbylluna, çdo shpi katolike ishte kthye në nji kishë, e aty i kena ba edhe pagëzimet, edhe rrëfimet, edhe kungimet, meshën e të tana. Ajo asht nji ngjarje puro shqiptare! Nuk e kena ba as me ndihmën e Jugosllavisë, as të Greqisë apo Venedikut, sepse në të gjitha ngjarjet e tjera historike ka gisht edhe i hueji. Austro-Hungaria, Turqia, këta na kanë prishë bazat! Na kanë prishë sportin aty ku ka mësue Loro Boriçi, na kanë prishë shkollat, aty ku ka mësue patër Gjergj Fishta, për me ndërtue të vetat! E kanë ndërtue nji Smajl Kadare! Smajl (Ismail) Kadareja antarët i parlamentit të Enver Hoxhës, Smajl (Ismail) Kadareja antar i partisë së Enver Hoxhës, Smajl Kadareja, shkrimtar i Oborrit, domethanë trubadur!  Kurrë s’e ka folë nji fjalë në favor të popullit. Smajl Kadareja, kur ndodhi eksodi, në ’90-91, ka deklarue botnisht: U lirue Shqipnia nga jashtëqitjet! E ka quejtë popullin, Jashtëqitje… e mandej u ba jashtëqitje adhe ai vetë, sepse hiku e ndejt në Francë. Ai nuk ka vlera, se vlera nis nga Morali, ai asht stilist! Poooo ai shkruen bukur. Po ma s’pari nuk asht miell i thesit të tij, se kërkush nuk guxon me ia ba analizën veprës se ku i ka kopjue e ku i ka marrë. Nuk guxon se asht Nomenklaturë. Heej, me folë kundra Smail (Ismail) Kadaresë asht si me folë kundra Komitetit Qendror… Unë ia kam thanë ndër sy: “Ti e ke ulë vedin kaq poshtë, sepse i ke dalë në gjyq shokut tem të burgut Petrit Karazit! Çfarë shkrimtarit je, me u ba vegël e Sigurimit e me i dalë dëshmitar Petrit Karazit. “Unë nuk e njof!” – më tha! “Të njëf ai ty!” i thashë, se asht dënue për agjitacion e propagandë. I ka dalë Petriti n’nji rrugicë atje në Tiranë edhe i ka thanë: “Ti mor qenbirqeni me na e sha Fishtën ne? – e pra Petrit Karazi, musliman e shoku jem, – A s’ke marre mor, po kush je ti more! Ti je klysh i Enverit, nji sahanlëpirës! Shqip ja thotë: Sahanlëpirës!!” Ai s’ka vlera morale, e njeriu matet prej vlerash morale: Sa i shërben së mirës kundra së keqes. Ai s’e ka hapë gojën kundra së keqes kurrë, po gjithonë ka marrë pjesë në të Keqen! Unë jam ba avokati i tanë katolikëve, i tanë shqiptarëve të ndershëm e më gjykim të shndoshë, që i din të tana këto që i di unë, po që s’ja mban me ia kallzue botës se ç’ka po ndodh në Shqypni…”[1] 

“E vërteta është e përshtatshme dhe e bukur, në çdo kohë dhe në çdo vend” – Frederick Dauglass (1818-1895)

Sa herë që shton biologjikisht ditët e mbijetesës socialiste përfaqsuesi më i lartë i regjimit totalitar Ismal Kadare, media e tij e dikurshme, qëmk fatkeqsisht për inerci të pushtetit politik dhe ekonomik, që zotërojnë sot drejtohet nga bijtë dhe pinjollët e neo-socialrelaizmit, lëshojnë tymnaje përvjetori të lindjes si shkrimtar, duke anashkaluar me paramendim analizën reale të formës dhe përmbatjes së veprave të tij shterpe, të cilat janë zhvlerësuar nga koha dhe lexuesit e rinj indiferent të ditëve tona, në trojet shqiptare dhe botën shqiptare në diasporë.

Sa herë kam shkruar me fakte realitetin, kundër telperdhurit politikan Kadare, kam marrë fjalë fyese në e-mail dhe rrjetet sociale sikurse edhe nga antarë të Akademisë së “Shkencave” të Enver Hoxhës sot…

Më shumë Kadare, mbrohet në SHBA se sa në Shqipëri, sepse këtu komunistët trushpërlarë kanë mbetur me të njëjtin mentalitet të kohës së dikurshme të diktatorit Hoxha. Kështu gazeta Illyria, ku unë kam qenë redaktor (Staff Writer) e ka në redaksi foton dhe ende është fatkeqsisht si Kryetar Nderi (në bordin e gazetës online), kurse gazeta tjetër noliste Dielli (1909-2024) online e ka pikë të dobët dhe shpesh boton përrallat e tij të vjetra me 100% erë të propagandës shterpe nazikomuniste me draper dhe çekan bolshevik.

Një herë dikush këtu propozoi, që largkjofti Kadare të shpallet Kryetar Nderi në Klubin e Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikane. Më e habitshmja tjetër, është se qysh në vitin 2001 LSHSHA, vijon të mbaj emrin e çuditshëm të Naim Frashërit, që as si turist nuk ka qenë asnjëherë në SHBA, kur dihet se komuniteti ynë ndër dekada ka pas dhe ka shkrimtarë dhe intelektualë elitarë shumë të mirënjohur këtu, për kontributin e dhënë në fushën e letrave shqiptare dhe të huaja.

Një mik i imi ish gazetar në Radion Zëri i Amerikës (VOA), në Seksionin e Gjuhës Shqipe në SHBA, me tregon një histori shumë interesante, se kur e ftuam si vizitor Kadarenë për herë të parë në New York, u nisa vetë me limozinë, për t’a pritur si mikpritës në aeroportin international JFK.

Ne, vijon ai rrëfimin e tij, u vonuam shumë gjatë udhëtimit nga trafiku i madh i makinave në rrugë, dhe kur e takuam atë njeri, ai filloi të ulërij, duke treguar fytyrën e vërtetë të një komunisti tipik zevzek… Nuk durova shumë në ato momente dhe i thashë shoferit amerikan: Let’s Go home!… dhe e lamë atë “disidentin” e Dullës vetëm në JFK…

Dom Simon Jubanin[2] si martir të gjallë e kam takuar shumë herë, tek redaksia e jonë e revistës popullore shkodrane “Kumbona e së Diellës” (1942, 1991, 2002 e cila vazhdon edhe sot), kur vinte dhe bisedonim gjatë për Kadarenë. Ai vinte shpesh në zyrat tona pranë Arqipeshkvisë Metropolitane të Shkodrës,  ku unë isha redaktor i revistës në fjalë, bashkë me Eminencën e Tij imzot Zef Simonin (1928-2009) dhe studiuesin e palodhur shkodran Kolec Çefën (1937-2021).

Dom Simoni, na tregonte shumë të vërteta tronditëse për kohën e errët të komunizmit të zi dhe për Kadarene, opinione të cilat shpesh i ka bërë publike në mediat lolake të qytetit tonë. Ai tha se Kadare ka dal deshmitar ne gjyq një shokut të tij musliman, gjatë kohës së regjimit komunist.. Dhe për këte mëkat media e tij, sot nuk flet asnjëhere…[3]

Meshtari katolik dom Simon Jubani, kujton:Qindroni, se s’kanë ç’ka me ju ba! Qindroni! Unë, Simon Jubani, ba mos me i thanë këto fjalë mue s’më lejon vorri brenda. Jam kenë dënue me burgim të përjetshëm, me dekë mbrendë, por Perestrojka më nxorri jashtë prej burgut, 20 vjet përpara, mbas 26 viteve burg, e m’kanë lanë pa asnji dhamb në gojë.

Dola prej burgut ma prift se hyna! Arsyeja: se 26 vjet kam ndejtë me krye mbi libra. E kam zgjanue horizontin tem të fesë, horizontin tem të kulturës, se deri n’vjetin 1967, janë kenë lejue të gjithë librat.

Mbas 1967, kur u ba revolucioni kultural kinez e u suprimue feja, prap kena vazhdue me i mbajtë librat tinza.

Në shkurt të 1989, papritmas m’u hapën dyert e burgut edhe m’thanë: “Na fal! Të kena mbajtë gabimisht 26 vjet… e kështu, mbas 26 vjetëve burg, kam dalë i pafajshëm!

Në burg, ma shumë më kanë torturue të burgosunit se sa Drejtoria e Burgut, tue me paditë e tue më spiunue.

Kam kalue ma shumë kohë në birucë se sa n’odë bashkë me të burgosunit e tjerët. Biruca ishte çimento me ujë e me lagshtinë.

Vuejtja, asht nji tra i madh që ka peshue mbi shpatullat e tanë shqiptarve. Po shumica, e kanë ulë shpatullën e ia kanë lanë barrën shokut.

Në burg kam bërtitë: “Poshtë Enver Hoxha”. Ky s’asht rracë shqiptari! Ky asht i shartuem me turq, me sllavë, me grekë, me serbë, me rusë me kinezë. M’ndigjo, se duhet me thanë të vërtetën! Komunistat kanë pasë bazë në Shkodër, bazë ndër françeskanë e bazë ndër jezuitë. Kudo kanë pasë baza, si ndër katolikë edhe ndër myslimanë, kanë pasë baza kudo, ndër kisha e ndër xhamija! Kudo.

Kur ata e kanë marrë pushtetin në 1944, spiunat nuk u arrestuen asnjeni! E pra ishin majora, ishin kryetarë komunash, ishin në pushtet! E kam pasë afër kolonel Shantojën, ishte njiktu afër, ishte bazë komunistësh, shtëpia e kolonelit. Kanë shkrue libër për Tuk Jakovën, edhe ai krahasohet me Nikodemin e Jezu Krishtit.

Ia ka thanë haptaz Tuk Jakova klerit katolik, i ka thanë patër Marin Sirdanit: “Qindroni, se s’kanë çka me ju ba! Qindroni!” At’herë, kur deshtën me e ba kishën vegël të shtetit, ia ka thanë vetë Tuku, po e përsëris Padër Marin Sirdanit: “Qindroni, e mos e bani kishen vegël të Sigurimit të Shtetit! Nuk kanë ç’ka me ju ba!”

Persekutimi filloi kundra katolikëve. Me zhdukë vlerat e katolikëve, me zhdukë elitën katolike. Arrestimet u banë kryesisht ndër katolikë, gjysa e lagjeve katolike, u xunë prej partizanëve, u okupuen, u mbushën me oficera të ardhun prej jugut.

Filluen me vra, me pushkatue! Ma të shumtët katolikë, po sigurisht edhe muslimanë. Shkonin n’shpi të Tuk Jakovës edhe i thoshin: “Po ju na keni premtue “Lugën e Arit” more! Ju na keni grabitë shpijat! Po ju na keni hy nëpër shpija e po na shnderoni vajzat, more, ju po na shnderoni edhe burrat… Këta na prunë tifon e morrit!! Këta prunë imoralitetin, këta prunë mizerjen, këta prunë injorancën, këta prunë tana të kqijat.

E kam pa unë vetë të parin ekzekutim. Asht ba në pjacë. Gjyq pa kurrgja. Ishin nja njizet vetë. E mblodhën popullin që ishte nëpër pjacë. Ishin të lidhun të tanë. I mbështetën për mur, karshi fototekës “Marubi”, edhe skuadra e pushkatimit na tha ne, krejt popullit aty: “Këta janë të tanë spiuna, këta i kanë shërbye okupatorit…” e prralla tjera ksisoji, edhe i pushaktuen pa gjyq, pa dokumente, pa kurrgja

Për shembull, dom Pjetër Çunin e kanë mbytë tue e hjedhë të gjallë, lidhun kambësh e duersh në birë të nevojtores… aty ka dekë i shkreti. Dom Lekë Sirdanin gjithashtu. Dom Lazër Shantojën e kanë mbajtë në hetuesi nja dy vjet e herë i kanë sharrue, herë krahun e djathtë, herë të majtin herë e herë kambën…

U grumbulluem me 4 edhe 11 nantor, edhe tundëm botën. Tundëm qiellin edhe tokën. Tundëm qiellin, sepse martirët që janë vra na ndërmjetsuen pranë Zotit, na dhanë forcë për me shkrue datën ma të randsishme në historinë e Shqypnisë! Me thanë meshën e parë në epokën e terrorit, kur Ramiz Alia e vriste rininë që po ikte nëpër kufijtë e Shqypnisë e të Greqisë e Jugosllavisë. Ikte për me gjetë pak ma shumë liri, kurse Ramiz Alia i vriste e i lidhte kambsh e duersh me tela të istikamit dhe nëpër kamiona me sponde të rrëzueme i shetitte për me i pa krejt populli. Shkonte te nanat e tyne edhe u thote: “A e njef djalin tand?” e djali ishte njaty i vramë e i lidhun me tel istikami… E pra, midis atij terrori na kena thanë Meshën e Parë, e ajo meshë e parë, asht fundi i epokës ma terroriste që kishte pësue populli shqiptar.

Populli e kishte ruejtë fenë nëpër shpia e nëpër katakombe, e me kishat e mbylluna, çdo shpi katolike ishte kthye në nji kishë, e aty i kena ba edhe pagëzimet, edhe rrëfimet, edhe kungimet, meshën e të tana. Ajo asht nji ngjarje puro shqiptare! Nuk e kena ba as me ndihmën e Jugosllavisë, as të Greqisë apo Venedikut, sepse në të gjitha ngjarjet e tjera historike ka gisht edhe i hueji. Austro-Hungaria, Turqia, këta na kanë prishë bazat!

Na kanë prishë sportin aty ku ka mësue Loro Boriçi, na kanë prishë shkollat, aty ku ka mësue patër Gjergj Fishta, për me ndërtue të vetat!

E kanë ndërtue nji Smajl Kadare! Smajl (Ismail) Kadareja antarët i parlamentit të Enver Hoxhës, Smajl (Ismail) Kadareja antar i partisë së Enver Hoxhës, Smajl Kadareja, shkrimtar i Oborrit, domethanë trubadur! Kurrë s’e ka folë nji fjalë në favor të popullit. Smajl Kadareja, kur ndodhi eksodi, në ’90-91, ka deklarue botnisht: U lirue Shqipnia nga jashtëqitjet! E ka quejtë popullin, Jashtëqitje… e mandej u ba jashtëqitje adhe ai vetë, sepse hiku e ndejt në Francë.

Ai nuk ka vlera, se vlera nis nga Morali, ai asht stilist! Poooo ai shkruen bukur. Po ma s’pari nuk asht miell i thesit të tij, se kërkush nuk guxon me ia ba analizën veprës se ku i ka kopjue e ku i ka marrë. Nuk guxon se asht Nomenklaturë.

Heej, me folë kundra Smajl (Ismail) Kadaresë asht si me folë kundra Komitetit Qendror…

Unë ia kam thanë ndër sy: “Ti e ke ulë vedin kaq poshtë, sepse i ke dalë në gjyq shokut tem të burgut Petrit Karazit!

Çfarë shkrimtarit je, me u ba vegël e Sigurimit e me i dalë dëshmitar Petrit Karazit. “Unë nuk e njof!” – më tha! “Të njëf ai ty!” i thashë, se asht dënue për agjitacion e propagandë.

I ka dalë Petriti n’nji rrugicë atje në Tiranë edhe i ka thanë: “Ti mor qen birqeni me na e sha Fishtën ne? – E pra Petrit Karazi, musliman e shoku jem, – A s’ke marre mor, po kush je ti more! Ti je klysh i Enverit, nji sahan lëpirës! Shqip ja thotë: Sahan lëpirës!!”

Ai s’ka vlera morale, e njeriu matet prej vlerash morale: Sa i shërben së mirës kundra së keqes. Ai s’e ka hapë gojën kundra së keqes kurrë, po gjithonë ka marrë pjesë në të Keqen!

Unë jam ba avokati i tanë katolikëve, i tanë shqiptarëve të ndershëm e më gjykim të shndoshë, që i din të tana këto që i di unë, po që s’ja mban me ia kallzue botës se ç’ka po ndodh në Shqypni…

Si i ati dhe e bija

Kjo nuk mjafton dhe sot fatkeqsisht pa pikë turpi vajza e tij (Besiana) si një komuniste dhe globaliste majtiste emërohet në Selinë e OKB-së, ku në të gjitha rastet ka votuar kundër SHBA-së dhe Izraelit dhe pro radikalëve të palestinezëve të Hamasit.

Diktatori gjinokastrit Enver Hoxha (1908-1985) nga viti 1949-1985 dhe Ramiz Alia, gjatë viteve të tjera të diktaturës komuniste në vitet 1985-1990 (një vit mbas rithemelimit të shtetit të Izraelit 1948), kanë votuar kundër Izraelit dhe pro të gjithë organizateve terroriste radikale islamike në botë dhe Lindjen e Mesme, duke e quajtur Izraelin vazhdimisht si kombure të SHBA-së.

Sikur të mos mjaftonte kjo Kryeministri shqiptar Edvin Kristaq Rama III dhe Presidenti i Shqipërisë komunisti jugor Ilir Meta e riemnoi prap vajzën e komunistit Kadare në Selinë e OKB-së, por kësaj radhe jo më si ambasadore, por si përfaqsuese e kulturës neo-komuniste shqiptare.

Sikurse dihet, vetë Kadare historikisht ka qenë armik i betuar i SHBA-së dhe ka nxjerrë vrerë kundër rrugës së famshme Broadway (Manhattan, New York), ku janë mrekullitë krijuese të mendjes së begatë amerikane dhe metropolitan botërore.

Unë, nuk po bëj më asnjë koment më shumë, por lexoni me kujdes sa më poshtë. Sikurse e bija e Kadaresë “diplomatja” Besiana Kadare, që sot jeton si diplomate ose më saktë ambasadore e Shqipërisë në New York, në emer të popullit shqiptar votoi kundër SHBA-së, ashtu edhe i ati saj shkrimtari i nomeklaturës së kuqe nazikomuniste, dikur ka shkruar 25 faqe kundër SHBA-së.

Kujtojmë, se Kadare u bë i famshëm nga komunizmi, për interesa të regjimit të hurit dhe litarit dhe ideologjisë nazibolshevike të diktatorit turkoshak Enver Hoxha.

Kadare përballë pasqyrës historike!

“…Pas pasurisë borgjezia kërkon pushtet dhe pas pushtetit kërkon lavdi. Një shekull më parë Marksi e ka parashikuar edhe këtë. …

Shoqëria e sëmurë amerikane e tregon veten e saj sidomos natën…

Broduej është një lloj ekspozite e Nju Jorkut. Këtu lluksi dhe mizerja, bukuria dhe turpi, brutaliteti dhe protesta, mençuria dhe degjenerimi, të ndriçuara në mënyrë të ethshme, rrinë pranë e pranë…

Kur bie nata, Broduej shfaqet lakuriq me gjithë vulgaritetin e vet, i babëzitur, i paturpshëm…

Në Broduej, në sfondin e shkëlqimit të çmendur, mjerimi dhe degjenerimi shfaqen lakuriq.

…SHBA janë bërë vendi klasik i shantazheve dhe vrasjeve politike. Përgatitja e atentateve ka arritur këtu përfeksionimin më të lartë…

Statuja e lirisë është monumenti që borgjezia i ka ngritur lirisë së saj, lirisë për të sunduar.

…Ka disa muaj që në ekranet mund të shikosh gjëra më të shthurura që mund të sajojë imagjinata më e sëmurë e maniakëve seksualë…

Ky mit është një nga shfaqjet e shkallëzimit të degjenerimit të shoqërisë së sëmurë amerikane…

Asnjëherë dhe asgjëkundi nuk mund të jetë poshtëruar femra në këtë mënyrë.

…Rinia amerikane është në kërkim të vazhdueshëm. Ajo kërkon rrugët e protestës. Dyqanet e letërsisë politike janë të mbushura ditë e natë me të rinj…

Ata kërkojnë librat e Leninit, Marksit, Stalinit…

Çe Guevarës. Po sidoqoftë, autori që kërkonin mbi të gjithë është Lenini!”[4]

Për Che (Guevaren) më 1997, u botuan 5 biografi me rastin e 30-vjetorit të vdekjes së tij, dhe u gjetën eshtrat afër një piste në aeroportin bolivian të Vallegrandes.

Përvjetori tërhoqi vëmendjen mbi fotografinë e bërë nga Freddy Alborta trupit të vdekur të Che-së të shtrirë në një tavolinë (romantik si Krishti), i pikturuar nga Mantegna. Është normale, që besnikët e një kulti, nuk njohin të vertetën historike mbi heroin e tyre.

Nuk habit fakti që ndjekësit aktualë të Che, admiruesit e tij të rinj postkomunistë, vetë gënjehen duke u kapur fort mbas një miti, me përjashtim të të rinjve argjentinas, që vazhdimisht përdorin shprehjen: “Tengo una remera del Che y no sé por qué”, (Kam një bluzë të Che dhe nuk e di përsenë). Deri tani shumica e kanë konsideruar Che si ikonë të drejtësisë, rebelimit ndaj abuzimeve të mëparshme të pushtetit.

Në Liban, demostuesit që protestonin kundër Sirisë mbi varrin e kryeministrit Rafiq Hariri (vrarë në vitin 2005), mbanin imazhin e Che, që nuk kishte lidhje me ato.

Thierry Henry, futbollisti francez, që luante me Arsenalin (Angli), u paraqit në një gala të organizuar nga FIFA, me një bluzë (t-shirt) të fytyrës së Che-së.

Në një reçension të kohëve të fundit të publikuar tek e përditshma njujorkeze The New York Times, për filmin: “Toka e të vdekurve që jetojnë[5], Manohla Dargis ka shkruar: “Shoku më i madh është transformimi i një zombie të zi, në një lider të drejtë revolucionar. E pas të gjithash mendoj që Che jeton.”

Më i famshmi përdorim i figurës së Che-së, ishte në ceremoninë e Academy Awards të vitit 2005, ku spanjolët me origjinë aktorët: Carlos Santana dhe Antonio Banderas interpretuan temën muzikore të “Ditaret e motoçikletës” dhe Santana kishte veshur një bluz me foton e Che-së dhe një kryq. Shfaqje të kultit të ri të Che-së, gjenden kudo.

Unë kam pa me sytë e mi, në kanalin YouTube se edhe shqiptarët komunistë dhe socialistë nga Tirana (kryeqyteti i vendit), Gjirokastra, Lushnja, Vlora etj., që janë të shumtë veshin bluza me portretin e Che-së, të blerë në kompaninë e famshme amazon.com. Edhe një herë miti tërheq persona, që luftojnë për të kundërtën e asaj që Che ishte.

Në janar 1957, sikurse shkruhet në ditarin e Sierra Maestra, Guevara i qëlloi Eutimio Guerra (i dyshuari), që kishte dhënë informacione, kur thotë: “E zgjidha problemin me një kalibër 32, në anën e djathtë të trurit… ajo që i takonte atij, tani ishte e imja”.

Më vonë i qëlloi Aristidit, një fshatari, që kishte shprehur dëshirën të largohej sapo rebelët të zhvendoseshin. E ndërsa pyeste veten “nëse viktima ishte aq fajtore sa të meritonte të vdiste”, urdhëroi vrasjen e Echevarrías, vëllait të një shoku, për krime të papërcaktuara, sepse ai: “Duhej të paguante”.

Në raste të tjera, vetë Che simulonte, ekzekutimet pa i çuar deri në fund, një formë torture psikologjike. Luis Guardia e Pedro Corzo, dy studiues nga Florida, kanë marrë dëshminë e Jaime Costa Vázquez, një ish komandant i ushtrisë revolucionare, i njohur si “El Catalán”, sipas të cilit shumë nga ekzekutimet që i atribuohen Ramiro Valdes, Ministër i ardhshëm i Brendshëm, janë në fakt të Che Guevarës, sepse në male Valdes zbatonte urdhrat e dhëna. “Në rast dyshimi, vrisni” ishte urdhri i prerë i terroristit kriminel Che Guevarës.

Në prag të fitores, sipas Costa-s, Che ka urdhëruar vrasjen e 20 personave në Santa Clara, në qendër të Kubës. E megjithatë ai ishte “makina që vriste, me gjak të ftohtë” nuk e tregoi të plotë egërsinë e saj deri sa pas rënies së regjimit të Batistës, Fidel Kastro i besoi drejtimin e burgut të La Cabaña (Kastro kishte një talent të lindur në zgjedhjen e personave të përshtatshëm, për mbrojtjen e revolucionit nga infeksionet). San Carlos e La Cabañas, ishte një kështjellë guri e përdorur në shek. XVIII, për të mbrojtur Havanën nga piratët anglezë; i cili më vonë u bë kazermë ushtarake.

Che u bë drejtor i saj në mesin e vitit 1959, një periudhat më të errta të revolucionit. Javier Arzuaga, prifti bask, që ngushëllonte të dënuarit me vdekje, ka qënë dëshmitar i dhjetra ekzekutimeve.

Ai kujton: “Ishin rreth 800 të burgosur në një hapësirë që mund të mbante vetëm 300: ish ushtarakë dhe policë të kohës së Batistës, gazetarë, ndonjë biznesmen dhe disa tregtarë. Trupi gjykues revolucionar ishte i formuar nga ushatarakë. Guevara drejtonte gjykatën e apelit. Nuk ka anulluar kurrë asnjë vendim. Vizitonte krahun e vdekjes në Galera de la muerte.  Asokohe u përhap lajmi se unë hipnotizoja të burgosurit sepse shumë qëndronin të qetë, prandaj Che dha urdhërin që të isha prezent gjatë ekzekutimeve. Pashë 55 të tilla. Ishte një amerikan Herman Marks, ish i burgosur. E thërrisnin “kasapi”, sepse ndiente kënaqësi kur jepte urdhrin për të qëlluar. Mbrojta shumë të burgosur para Che. Mbaj mend rastin e një djali, Ariel Lima. Che nuk devijoi nga vendimi i tij. Ndërroi ide Fideli, të cilit i bëra vizitë. Mbeta aq i tronditur sa në fillim të majit 1959 mu urdherua të largohesh nga La Cabaña. Shkova të kurohesha në Meksikë. Ditën që u nisa, Che më tha që secili nga ne kishte tentuar ta tërhiqte tjetrin nga ana e vet pa ia dalë dot mbanë. Fjalët e tij të fundit ishin: “Kur të heqim maskat, do të gjendemi armiq.

Dhe kjo është ana e vërtetë e medaljes së Che-së, që shumë veta shmangen t’a shikojnë. Eshtë ndoshta vendi më i përshtatshëm të vendosim sërisht përshtatjen që arkitekti dhe shkrimtari Petraq Kolevica,[6] i bën vargjeve të A. Z. Çajupit me titull: “Klubi i Selanikut”, ku fjalën beu e zëvendëson me komunist: 

ARMIQTË

Si s’na u ndanë – armiqtë.

Të neveritshmit, barbarët – armiqtë.

Agresorët, të dobtit – armiqtë.

Të pabesët, provokonjësit – armiqtë.

Shekullorët, të munduarit – armiqtë

Edhe njëherë t’i goditim.[7]

Ka gati gjysmë shekulli që populli shqiptar ushqehet me letërsinë socialiste shqiptare. NEVOJA e tij për të është e madhe… Kjo NEVOJË e nënvizon përgjegjësinë tonë përpara socializmit për të cilin kemi dyzet e pesë vjet që punojmë e luftojmë papushim.[8]

Të afirmosh që unë isha një shkrimtar shumë i dashur i regjimit është spekullim i mirëfilltë.”[9]

Zoti M. A. Plantey, President i Akademise Franceze të Shkencave Morale dhe Politike, me servilizëm, lëshon deklaratën gënjeshtër e të pabesueshme nga shqiptarët, ku, përpara të gjithëve i thotë Zotit Kadare: “Vendi i shqiponjave” ishte ai i diktatures se fundit marksiste retrograde. Kete ju e keni luftuar. Vepra juaj e ka luftuar. Vepër tërësisht e drejtuar kundër totalitarizmit”[10]

Ç’rëndësi ka fakti se një shkrimtar i ka pranuar për vite me radhë privilegjet e regjimit, nga makina personale e deri te liria për të udhëtuar jashtë shtetit, nëqoftëse në fund të fundit, ka shkruar përherë atë që ndjente?[11]

Shqiptarët e kanë kuptuar, që unë përfaqësoj këtu kulturën e tyre, si të thuash një simnol më tepër mbi flamurin e Shqipërisë.”[12]

“Kadare, duket qartë që është veçanërisht nga më të privilegjuarit sepse, sipas fjalëve të tij, çdo vit mund të shkojë lirisht në Francë si dhe në vende të tjera të perëndimit. Nga të 421 anëtarët e seksionit të shkrimtarëve (të Lidhjes…), vetëm pak mund të udhëtojnë jashtë vendit kaq shpesh dhe kaq lirë si Kadare.”[13]

Kadareja, ishte jo vetëm fëmija e përkdhelur e diktaturës në Shqipëri, por në të njëjtën kohë një anëtar mjaft i nderuar i partisë, që mund të udhëtonte jashtë shtetit sa herë të kishte dëshirë, t’i botonte librat e tij në Francë dhe gjetiu dhe të gëzonte të gjitha privilegjet që gëzonin bosët e partisë.”[14]

Shqipëria, kishte talente. I tillë ishte Lasgush Poradeci, i cili nuk la asnjë rresht për lavdi të partisë, që i kishte zhdukur me plumb, litar, gjyq e pa gjyq, miq e kolegë shkrimtarë dhe patriot.

E pra edhe ai, mund t’i bante lak plumbit e përsekutimit, për të fitue nder e lavdi, në emër të realizmit socialist e të diktaturës gjatakare, për të jetue mirë e jo me u ushqye me një kothere buke të thatë, në një dhomë t’errët e të varfën.

Por Lasgushit, nuk i shkonte kafshata teposht, kur shikonte tmerrin rreth tij. Ndërsa Ismaili, e kishte stomakun e fortë dhe gëlltiste e bluante gjithçka: servilizmin, konformizmin, mospërfilljen, përbuzjen, vetëm për të arritë në podiumin e lavdisë, pa çka, se ajo lavdi, ishte e njomun me gjakun e lotët e vllazënve dhe motrave shqiptare (e nuk begenis t’i kërkojë të fala popullit të tij!.)”[15]

Kadaresë, i bëhet pompozitet me zor, në të gjitha llojet e medias poskomuniste të shkruar, televizive dhe internet, për veprat e vjetra, duke na i ofruar si arritje të reja të “desidencës” së tij pa kufi, përkthime si identitet i regjimit.

Ata ishin e mbetën turpi i letërsisë dje e sot, për të krijuar dhe mbajtur të zgjuar si gogol Perandorinë e Holokaustit të Kuq, gjatë viteve të gjenocidit 1944-1990 e ndonjë edhe pas vitit 1991.

Për këtë, na skjaron, dituraku i urtë me origjinë italiane prof. Injac Zampputi, kur shkruan se: Politika, ishte dhe është një gurë i rëndë, i varur në qafën e hollë e të lodhur të letërsisë martire shqiptare, që tash 61 vjet, ia ka marrë dhe merr frymën asaj.

Ju lutëm, duhet të keni mirësinë, të sqaroni, sesa popuj ka në Shqipëri, se një herë e një kohë deri në vitin 1990, Enveri, na jepej përmes librave, poezive, dramave, filmave, romave etj., si “babai i kombit”, ku poetët ishin gati t’i jepnin jetë nga jeta e tyre… Po sot çfarë ka ndodhur!?

Mos ka dyndje masive të emigrantëve perëdimorë, që kërkojnë azil politik dhe ekonomik, si: amerikanë, francezë, italianë, anglezë, gjermanë, grekë, etj., dhe janë konvertuar në shqiptarë, që të mahnitur nga përkthimet e Ik-u, për komunizmin, më sëfundi e kanë “kuptuar”, se duhet shijuar e jetuar “lumturia socialiste” në tokën e djegur, që erdhi nga “fanari i Parajsës” së Spaçit, Burrelit, Bedenit, Kuqit, Tarovicës, Shkodrës, Tërbufit, Kavajës, Kalaja e Gjirokastrës, Maliqit, etj., Miku i tij i ngushtë i Kadaresë asokohe zëvendes diktatori Ramiz Alia (125-2011), që ka lënë këto shënime të përzemërta, në librin e Ismail Kadarese: “Nga njeri dhjetor ne tjetrin” (f. 135)

Ja një pjesë e tekstit: “Vepra jote (i thotë Ramiz Alia zotit Kadare), i është kushtuar luftës heroike të Partisë sonë e të shokut Enver Hoxha…. (kujtoj “Gjeneralin”, “Kështjellën”, “Dimrin e madh”, “Perse mendohen këto male”, “Shqiponjat flutorojnë lart”, “Koncert…”).

Kjo të nderon, jo vetëm si shkrimtar, por mbi të gjitha si luftëtar, si patriot, si komunist. Veprën tënde… e ka vlerësuar gjithnjë Partia.

Mos harro, as atë ç’ka bërë Enveri për ty, as për anësinë time në favor tënd. Bile nëse të shkruaj kështu hapur, pa shumë “diplomaci”, kjo ka lidhje me ato marrëdhënie miqësore që ekzistojnë mes nesh, por edhe i nisur nga ai kujdes, që Partia vazhdimisht ka treguar për Ismail Kadarenë, të cilin e kemi dashur dhe e duam.” Ky është edhe motivacioni me të cilin Ismail Kadare u shpërblye si “Nderi i Kombit” nga nxënësit e Presidentit Ramiz Alia.

Kjo të kujton “veprën” “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe gjithë librat e botuar deri në vitin 1990. Çdo njeri, ka një mendim të kristalizuar mbi autorin e “vlerat”, me të cilat e ka ngopur leterësinë e socialrealizmit nazikomunist.

Kështu p.sh. libri: “Nëntori i një kryeqyteti”, mund t’a krahasojmë me ngjarjet që lidhen me rrethimin e Stalingradit, një epokë, ndoshta e lavdishme për Luftën II Botërore, por që dafinat e saj, nuk mund t’a zbukuronin në asnjë mënyrë kokën idhullit të tij beniaminit Enver Hoxhës.

Libri tjetër “Kronikë në gur”, me sjell ndër mend Rezistencën Franceze, ndërsa “Dimri i vetmisë se madhe” (që me pas u botua me titullin “Dimri i madh”), me jepte përshtypjen, se Shqipëria ishte një vend edhe ajo një supërfuqi ushtarake, vetëm në saj të diktatorit Enver Hoxha.

Me fjalë të tjera, të gjitha librat e Kadaresë në përgjithësi, nuk ishin veçse një hyjnizim i figurës personale të Enver Hoxhës, një kontribut i çmuar, për përjetësimin e pushtetit të tij personal në Shqipëri.

Ai ka mbajt një qëndrimim deri në fund në favor të komunizmit, kur ne djemtë të rinj, që ndiçnim çdo lajm, që kishte lidhje me rënien e sistemit, prisnim që të bënte vete ai një levizje, që të përshpejtonte ardhjen e demokracisë.

Si përfundim, ai e bëri këtë lëvizje në tetor të vitit 1990, atëherë, kur nuk ia kishte njeri nevojën. i vetmi, që përfitoi nga kjo gjë ishte Ismail Kadare e askush tjetër…

Që nga ajo kohë kanë kaluar  vite, e Ismail Kadare pompohet dhe pozohet pa teklif, saqë objekti frymor, i entuziazmuar, ia kalon fjalës “modesti”.

Propaganda në favor të tij, është sot e shumëzuar në progresion gjeometrik nga meskinët e servilët jargavitës e tij kudo të mveshur me pushtet politik dhe ekonomik. Edhe heshtjen e shqiptarëve, e merr si vlerësim pozitiv, kur në fakt rinia nuk do t’ia dijë për “veprat” e tij mbushur me kundërvlerë dhe “lumturi” për ballaballarët e tyre.

Por Kadare, si mospërfillës, zhvlerëson çdo fjalë të zgjedhur në favor të tij, kur me mendjemadhësi shprehet: “Shqiptarët e kanë kuptuar që unë përfaqësoj këtu kulturën e tyre, si të thuash një simnol më tepër mbi flamurin e Shqipërisë.”[16]

Mund të lexoni, mendoni e gjykoni, të gjithë pa dallim, dashamirët ose jo, kuriozët, shkrimtarët, historianët, renegatët, “reaksionarët”, servilët dhe kundërkonformistët etj. etj.

Kush kërkon shpjegime për fatkeqësitë personale, do të gjej informacion të mbledhur në vite, për njerëzit dhe ngjarjet e kohës, që veja e diktatorit Nexhmije (Xhunglini) Hoxha, i ka kaluar më pranë burrit Enver Hoxha.

Ajo hedh dritë mbi shumçka, të folur e përfolur. Ja sesi e shpreh habinë dhe zemërimin e saj: “Siç dihet, Ismaili iku me nxitim nga Shqipëria. Pse?! Nuk e ndjente veten të sigurtë këtu?! Nga kush?! Motivet që e nxiten, i di ai vetë. Por një nga ato ishte: Çmimi Nobel.

Ka shumë në Stokholm e në botë, që vlerësojnë lart krijimtarinë letrare të Kadaresë, por ka edhe të tjerë që bëjnë, me logjikë të ftohtë, pyetjen: Përderisa Enver Hoxha paska qenë “diktator” dhe regjimi i tij “diktatorial”, atëherë si ka mundur Kadare të shkruajë veprat e tij më të mira, pa qenë në asnjëren “disident”, madje as në “oponencë” të hapur në fushën e letërsisë?

Në drekë, kur u mblodhëm në shtëpi, Enveri më tha, se kishte porositur Ramizin t’ia thoshte copë Ismailit se “kjo vjershë ishte armiqësore”.

Organizata bazë e Partisë e Lidhjes së Shkrimtarëve, anëtar i së cilës ishte dhe I. Kadare, e thirri këtë në një mbledhje të posaçme, për të dhënë shpjegime. Nga autokritika e tij, po shkëpus disa pohime e argumentime, që bën Ismaili me këtë rast. “Unë si komunist dhe si shkrimtar, në vend që të jem në ballë të situatës, të ndihmoj Partinë, jo vetëm që s’e zë këtë pozicion, por bëhem vetë problem për Partinë, pra, bëhem pengesë për të. Vetë ky fakt, është tepër i hidhur për ndërgjegjën time dhe nuk zmadhoj asgjë po të them, se ky është hidhërimi më i madh dhe vrasja më e madhe e ndërgjegjës, që unë kam pësuar ndonjëherë në gjithë jetën”.

Ndërsa vijon të zbardhë gjithë autokritikën e gjatë të Kadaresë, zonja Hoxha, shpjegon ikjen drejt Parisit: “Fatale. Në fushën e krijimit, Ismaili e privoi veten nga emocione të fuqishme, të papërsëritëshme, që përjetuan njerëzit në Shqipëri, se kush në mënyrën e në konceptimet e veta, gjatë përmbysjeve e ndryshimeve të paimagjinueshme që ndodhen në Shqipëri me një violence e egërsi të tillë si e sa në asnjë vend tjetër ish – socialist.”

Por, siç shkruan vejusha Hoxha: “Pas përmbysjeve, që ngjanë në Shqipëri, ai ndërmori një fushatë të padenjë, për emrin e tij, kundër Enver Hoxhës… ndaj do të ndalem më gjatë, duke ja lënë fjalën Ismailit, për çka thënë e shkruar dikur për Enver Hoxhën. Lexuesi le të gjykojë vetë…”.

Zonja Hoxha, duke kujtuar një episod të kohës, shkruan: “Ramiz Alia, porsa ishte kthyer nga Enveri, të cilit i kishte lexuar një vjerëshe të Kadaresë, titulluar “Në mesdite u mblodh Byroja”. Këtë vjershë, shkrimtari ua kishte kushtuar komplotistëve ushtarakë, duke i quajtur pashallarë të kuq dhe e kishte dorëzuar për botim në gazetën “Drita”.

Por në shtypshkronjë nuk kaloi dot. Kryeredaktori i gazetës, njoftoi Kryetarin e Lidhjes, Dritero Agollin, i cili ia çoi drejt e Ramiz Alisë, si duket pa folur më parë me Ismailin.”

Shumë vend zë shkrimtari, të cilin Enveri, sipas bashkëshortes: “E mbështeti, e inkurajoi dhe kur e deshi rasti edhe e mbrojti nga dashakeqët a ziliqarët, në rrugën e tij të ngjitjes. Pas përmbysjeve, që ngjanë në Shqipëri, ai ndërmori një fushatë të padenjë për emrin e tij kundër Enver Hoxhës…”[17]

Ndërsa Kadare i kundërpërgjigjet të vejes së diktatorit: “Unë do i thosha që nuk ishim aq budallenj sa të ishim të sinqertë me ju. Natyrisht, shkrimtari ka detyrë të jetë i sinqertë me homologun e vet – njeriun, por jo me bishën e egër. Kur përpara i del bisha, shkrimtari ka të drejtë të mbrohet. Ata ishin bisha të egra, ishin vrasës, ishin tjetër racë nga neve. Ne nuk kishim asgjë të përbashkët. Prandaj unë mundohesha vetëm të jem i kujdeshëm sa të mos më zhdukin, asgjë tjetër.”[18]

Kur pranova postin e kryetares së Frontit Demokratik… me kërkesë të Ramiz Alisë, isha unë që propozova Ismail Kadarenë si zëvendëskryetar. Ne kemi punuar së bashku tre vjet. I a hapa dyert e arkivave e të korrespondencës së E. Hoxhës. I shpiegova vendimet e Komitetit Qendror me qëllim, që të mund të shkruante librat e tij. Nga ana e tjetër, ai (d.m.th. Kadare) na i kushtoi veprat e veta me fjalët: “Me dashuri dhe mirënjohje.”[19]

Kjo vinte pas përvojës së tij “profesionale”, që kishte marrë Ik në gazetën “Ze(h)ri i Popullit”, në muajin e ftohtë të Janarit të vitit 1974. Vetëm po citoj, “zbulimet” për At Gjergj Fishtën O.F.M. e prozatorin modern Prof. Ernest Koliqin, sikurse për miqtë e shokët e vet ish-komunistë, si: Fadil Paçramin e Todi Lubonjen. Pikëpytjet, pikëçuditjet e thojzat, le t’i vendos lexuesi, kur të dojë e sa të dojë: “Epoka e kapitalizmit është në perëndim dhe tonin e artit botëror, kulmet e tij po i jep e do t’i jap akoma më shumë në vitet e ardhshme jo borgjezia, por klasa punëtore.

Ai nuk është ndonjë shpikje e re; përkundrazi, rrënjët e tij duhet t’i kërkojmë thellë tek Bibla dhe Kurani, këto puse të pashtershme idesh reaksionare. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi.

Filo italian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë.

Shovinist i tërbuar dhe njëkohsisht kozmopolit i tërbuar. …Letrar fashist, konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në vepren e tij reaksionare një teori aq të shtrenjtë për modernizimin e sotshëm, frojdizmin. Ai paraqitet herë si namuslli turkoshak, herë si një gagarel evropian.

…Pseudoshkrimtar dhe armik i Partisë ishin kundërshtar të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona.

Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urretja për foklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan edhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjatë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë.”

Unë gjithmonë e kam marrë seriozisht letërsinë dhe jo shtetin shqiptar. Shtetin shqiptar e kam marrë seriozisht vetëm sa për të mos më kafshuar, sa të mos më merrnin jetën. Në letërsi nuk e kam marrë asnjëherë seriozisht. Prandaj nuk kam qenë aq i tronditur prej tij. Edhe kur më bënin padrejtësira, më kritikonin etj., thosha që gjithmonë kishin të drejtë. Thosha me vete, për botën që jetojnë ata, për atë botë idiotësh dhe kriminelësh, unë jam një i huaj. Unë kisha tjetër atdhe. Unë kisha atdhe letërsinë. Nuk kisha atë atdhe që ata e përfytyronin me emrin Parti.” (asokohe Kadare thuhet se ka pasur “vdekje klinike” e se nuk ka jetuar me mend ne Planetin Tokë, por Mars…[20]

Akademia e Shqipërisë dhe e Kosovës, e propozojnë Ismail Kadarenë për Çmimim “Nobel”. Në 70-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të “njohur” (brenda shqipfolësve) shqiptar I. Kadare, komunistët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kanë paraqitur pranë Komitetit për Çmimin Nobel në Akademinë e Mbretërisë së Suedisë kërkesën (Lutjen), që shkrimtari të merret në konsiderate për kandidat kryesor për Nobelin e ardhshëm në letërsi.

Në përshkrimin e motivacionit, pse Kadare duhet t’a marrë një çmim të tillë, mes të tjerash në letër thuhet: “Poet, prozator, eseist, Kadare, është shkrimtari ynë me i madh bashkëkohor shqiptar dhe përfaqesuesi më i shquar i kulturës së re shqiptare në botë. Vepra e tij, është shprehje e pasurimit të kulturës universale me traditat kombëtare artistike të popujve të vegjël me qytetërimin e lashtë. Ajo paraqet një enciklopedi artistike të jetës shqiptare, një afresk të gjerë të ngjarjeve historike dhe bashkëkohore, një udhëtim në hapesirë, në historinë dhe një shpirt shqiptar. Për vlerat e saj, vepra e Kadaresë është përkthyer në gjuhët më të mëdha të botës dhe jo më kot ai është vlerësuar nga kritika nderkombetare si nje nga shkrimtarët me të shquar të kohës sonë dhe ka marrë disa çmime të rëndësishme si dhe tituj të ndryshëm nderi”.[21]

Për të parë se a ekziston Akademia e Shkencave të Shqipërisë, po ofroj njoftimin e gazetës shqiptaro amerikane Illyria, që del në New York.[22]Mbërriti të kërkurën në Tiranë prof. Pieter Drenth, i cili, në vitin 2003, është zgjedhur për herë të dytë President i Akademisë Mbarë-Europiane (ALLEA-All European Academy).

Prof. Dreth, vjen për të ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në kuadrin e reformës që ka ndërmarrë Qeveria për shkrirjen e insitucioneve akademike dhe bashkëngjitjen e tyre universitetin, e pas kësaj marrjen nga Akademia jonë në një status tjeshtë honorifik.

Presidenti i ALLEA-s, i shoqëruar nga nënkryetari i ASH-së prof. Luan Omari dhe sekretari i përgjithshëm shkencorë prof. Eduard Sulstarova, u takua dje me presidentin Moisiu (19 shkurt 2006, shënimi im K.K.), paradite me kryetarin e parlamentit (në fakt është kryetarja e parlamentit Zj. Jozefina Topalli, shënimi im K.K.) dhe kryetarin e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, prof. Ylli Pango, për të diskutuar mbi reformën në Akademi. Po dje prof. Drenth, bashkë me kryetarin e Akademisë së Shkencave prof. Ylli Popa, u takua me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Genc Pollo.

Më pas, ai doli para medias, për të dhënë rezultatin e këtyre takimeve si dhe qëndrimin, që ai dhe rrjeti që përfaqëson kanë për çështjet e biseduara. Ka patur një diskutim të ashpër në Shqipëri (në të cilën ka qënë i përfshirë edhe Ismail Kadare, shënimi im K.K.) për të ardhmen e Akademisë së Shkencave.

Gjatë kësaj vale diskutimesh të shkrihet apo jo Akademia e Shkencave, ka edhe reagime nga ONESCO, Këshilli Ndërkombëtar për Shkencën ICSU dhe rrjeti botëror i Akademive IAP, që harton projektet për fuqizimin e Akademive të vendeve të Europës Lindore. Kjo çështje do të diskutohet në një mbledhje, që do të organizohet nga këto instanca në datat 20-22 të këtij muaji…”.

Por pjesa më e çuditshme vjen më poshtë: “Një lajm i shpërndarë në shtypin shqiptar, gjatë dy ditëve të fundit (ku gazeta “Illyria”, nuk jep burimin nga është marrë lajmi), njofton se edhe Akademia e Kosovës, është bashkuar në këtë propozim (Kadare ka thënë, se “në Kosovë nuk ka shkrimtarë”, ku një pjesë e mirë e tyre bëjnë pjesë në Akademinë në fjalë, shënimi im K.K.).

Është hera e parë, që ndërmerret publikisht një veprim i tillë në nivel akademish, për të dekoruar vetën e tyre. Kohë më parë, pikërisht më 28 janar 2006, në ditëlindjen e Kadaresë, ishte Akademia Shqiptare e New York-ut, ajo që shpalli e para, se do t’i nisë një letër Akademisë Suedeze, për t’i akorduar çmimin “Nobel” Kadaresë.”[23]

Sulmet denigruese të Ik ndaj prof. Pipës dhe autogolat në portën e vet Por ai, nuk e ndali turrin, e kërkoi t’a shtrijë zonën e gjahut e tij deri në Amerikë, në sulmin denigues ndaj prof. Arshi Pipës.

Studiuesi e profesori i Universitetit “Aleksander Xhuvani” Elbasan, Hektor Çifta (Master në Kritikë Letrare dhe Pedagog Letërsie, shënimi im K.K.), duke përshkruar jetën e veprën e përsonazhit prof. Pipa, shkruan “Ardhja e dytë si diversant: Ndoshta askush nga brezi i 30-vjeçarëve e lart në ditët e sotme, nuk do ta kishte mësuar, se kush ishte Arshi Pipa, po qe se për të nuk do të kishte shkruar Ismail Kadareja tek “Ftesë në Studio”.

Një libër i çuditshëm ky, pa formë, i botuar mbas “arratisjes” së Kadaresë, por i shkruar përpara rënies së diktaturës. Një libër, në të cilin, autori i ngjan atij marangozit apo artizanit, që mbas ’90-ës, meqë në treg dolën teknologji të reja, vendos të shesë të gjithë punishten me çmim shumice, se e di se nuk do ta përdorë dot më, dhe ngutet të heqë gjithçka, që ka në bodrumin, ku punon, përpara se të jetë shumë vonë.

Dhe kur një shkrimtar, nxjerr në treg bodrumin e tij, me fjalë të tjera copa ditaresh, apo shënimesh personale, që janë aq personale sa vetëm, për shkak të delirit, se është njeri i madh, ai kërkon t’i shesë për art, faktikisht ai nxjerr në publik copa mllefesh të hershme, copa fantazish prej të sëmuri, paragrafë, që ka dashur t’i botojë, po nuk do t’i përmblidhte dot asnjë lloj libri e kështu me rradhë.

Pikërisht në këtë libër, Kadareja merr pozicionin psikopatologjik të viktimës, jo prej rregjimit, por të viktimës prej kolegëve të vet të letrave, e fillon e fantazon historira, sikur ai është Moxarti e të tjerët Salieri e kështu me rradhë.

Ishte në këtë libër, që si çdo libër i Kadarëse, jepej me detyrim nëpër shkolla, që shqiptarët dëgjuan përsëri për prof. Arshi Pipën. Këtu ai, me mllefin e tij psikopatik, të pahijshëm e aspak artistik, shkon deri aty, sa nuk shkojnë ndoshta as dy të pirë, që grinden në kafe: tallet me emrin e Pipës, duke e deformuar në “Pipiç”, gjë që nënkupton një sharje shumë të rëndë.

Profesor Arshi Pipa, atje portretizohet si njeriu, që në botën tjetër – përendimi dhe SHBA-së, kanë qënë për shqiptarët gjithmonë “bota andej, ose bota matanë”, pra bota e mistershme, e ndaluar, pra shkruante dhe botonte “letra anonime” kundër Kadarese, që regjimi komunist, mbasi të lexonte këto “letra”, ta dënonte Kadarenë si “armik”. Këto gjëra, Pipa, sipas Kadaresë, i bënte sepse e kishte zili këtë të fundit si shkrimtar e donte që ta “fundoste” përfundimisht.

Se si kishin qenë këto “letra anonime”, pra, se çfarë kishte shkruar e thënë Pipa, që të meritonte këto sharje, kjo u mor vesh mbas 1990-ës, kur gazetat i ribotuan, disa nga këta shkrimet, kaq shqetësuese të profesorit shqiptaro-amerikan.

Bëhej fjalë për një studim: “Subversioni përkundrejt konformizmit-fenomeni Kadare”, botuar në vitet ’70-të në SHBA-së në një revistë në gjuhën shqipe dhe që Pipa, me fare pak ndryshime e ka përfshirë në “Albanian Contemporary literature”.

Shkrimi në vetvete, me argumenta studiuesi e kritiku letërsie, e në një frymë krejtësisht të re shkencore arrin në tezën, se në veprën e Kadaresë, për shkak se shkrimtari i përket fizikisht regjimit komunist, pamja e jashtme është konformiste me ideologjinë zyrtare, ndërsa për shkak të talentit të lindur dhe gjenialitetit, veprat përmbajne një subversion ideologjik, që nuk është antikomunizëm i mirëfilltë, por një lloj herezie e cila nuk vjen për shkak sepse shkrimtari është disident apo rebel, si bie fjala Jevtushenko apo Pasternaku, por sepse talenti i madh nuk i shpëton dot frymës së realizmit artistik.

Pra, sëpari, bëhet fjalë për një studim shkencor, dhe sëdyti, bëhet fjalë për elementet letrare të natyrës subversive, në raport me kohën në veprën e Kadaresë. Kjo e inatos Kadarenë e “Madh”, dhe bën që pikërisht në fund të viteve 90-të, kur regjimi kishte marrë tatatëpjetën, ai ta akuzojë Pipën, për “mëkatin”, se kishte gjetur në veprën e tij elemente, që binin në kundërshtim me realizmin socialist.

Sot, Kadareja i ka harruar këto, dhe po bën çmos të proklamohet si shkrimtar disident e antikomunist, duke paguar shuma të mëdha, për materiale propagandistike si: “Dialog me Allen Bosquet”, apo si librat socrealistë të Maks Velos, Shaban Sinanit e Alfred Uçit, etj., apo duke provokuar debate e fushata të panevojshme mediatike, si ai mbi “Pashallarët e kuq”, një poemë fundekrye socrealiste, biles më konformiste sesa romani “Dasma”.

Të gjitha këto, do të ishin të panevojshmë, dhe jo kaq qesharake dhe groteske, sikur njerëzit, në vend që të merreshin me “Pashallarët e kuq”, të lexonin studimet e Pipës, ku, Kadareja del shume teper e më seriozisht i lavdëruar.[24]

Po për poetin e shkrimtarin prof. Arshi Pipën, shkroi ish funksionari kulturor në Ambasadën Kineze (në kohën e juntës së Enver Hoxhës), rojtari fanatik i mishmashit të standartit të gjuhës “letrare” së njësuar, prof. Agron Fico në New York, e bëri “gërmadh”, përmes fjalorit hua të marrë nga Kadare e Enver Hoxha, ose më saktë citoi: “Profesor Peter Prifti shkurt, saktë dhe bukur, e vlerëson kështu Kongresin historik të vitit 1972: “Arritjet e Kongresit përbëjnë një gur – nishan (lexoni mishmash, shenimi im K.K.) në historinë e gjuhës shqipe” (f. 150).

Dihet se në këtë tubim shkencor gjuhësor, morën pjesë dijetarë të shquar nga Kosova, nga arbëreshët, pra ishte një ansamble gjuhësore kombëtare.

Këtij procesi shkencor, kësaj arritje madhore, na thotë autori, iu kundërvunë disa shqiptarë, por “më i njohuri prej tyre është Arshi Pipa, profesor i italishtës në Universitetin e Shtetit Minesota, autor i disa librave dhe kritik i letërsisë shqipe…” (f. 151).

Më poshtë, autori jep portretin profesional të prof. Arshi Pipës: “Si një profesionist, Pipa nuk është gjuhëtar, filolog ose gramatikan. Por si autor dhe kritik, ai lë të kuptohet se është mjaft sensibël ndaj gjuhës.” (f. 151)

Profesor Peter Prifti me argumenta shkencore dhe me një gjuhë të spikatur prej polemisti të talentuar rrëzon tezat e Pipës, kundër gjuhës së përbashkët shqipe. Këto të ashtëquajtura argumente të Pipës, Peter Prifti i stigmatizon, duke i emëruar në këtë mënyrë: “augumenti statistikor”, “argumenti evolucionar”, “argumenti politik”, “argumenti kulturor”, “argumenti konsipirativ”. “Në këtë qëndrim të rrëmbyer ndaj gjuhës së njësuar letrare – na thotë Peter Prifti-Pipa nuk druhet të përdorë dhe fjalë fyese…” (f. 154).

Kulmi i këtij qëndrimi të hapur, kundër gjuhës shqipe, shtylla e kombit dhe shenja kryesore e identitetit kombëtar, është mendimi i shprehur nga Pipa, se: “Zemërimi i maskuar i gegëve, mund të shpërthejë trazira civile dhe të çojë në përçarje të vendit.” (f. 154)

Prof. Peter Prifti ia zbërthen brinjët një nga një kësaj gërmadhe pseudoshkecore dhe me plot mllefe primitive. Ai thotë qartë: “…Ne jemi të mendjes se ky libër (është fjala për librin e Pipës “Politika e gjuhës në Shqipërinë socialiste”) nuk ia arrin qëllimi që pati autori të diskritojë gjuhën e njësuar letrare shqipe” (f. 155)”

Prof. Agron Fico vijon: “Akuza banale e Arshi Pipës ndaj Prof. Androkli Kostallarit, në librin e tij, është një xhelozi profesionale primitive, se faktet që i citon Prof. Peter Prifti, por edhe realiteti, flasin në të kundërt. Prof. Androkli Kostallari, ishte një gjuhëtar i talentuar dhe atdhetar i zjarrtë. Ai gëzonte nderimin e kolegëve të ngushtë, Çabej, Domi, Demiraj, Rizaj, të studiuesve kosovarë dhe të një vargu albanologësh të huaj. Kanë kaluar gati tri dekada nga ajo ngjarje e madhe historike për gjuhën shqipe, dhe koha e ka dhënë fjalën e vet. Gati në të gjithë hapësirën shqiptare botimet e shumta (libra, gazeta, revista, programe televizive, etj.) janë në gjuhën e njësuar letrare shqipe.

Në studimin e fundit për gjuhën në librat e Ismail Kadaresë, këtij shkrimtari me famë botërore, Tefik Çaushi ka gjetur mbi 2000 fjalë të reja Si ka mundesi kur Kadare nuk ka jetuar asnjë vit në Veri.

Unë mendoj, se ai ka përvetësuar ose huazuar nga fjalorët gegë që deri më 1991 kanë qenë të ndaluar në Shqipëri me Kushtetutën e Kongresit të Ç’Drejtëshkrimit ose Bastardhimit, shënimi im K.K.), përdorur në librat e botuar kohët e fundit ose edhe në ribotime, që shkrimtari i shquar i ka marrë kryesisht nga dialekti verior dhe nga nendialeketet e kësaj treve.”[25]

Po ja, që Ik, ka pas fatin, nderin, duresën, privilegjin e kënaqësinë shpirtërore e materiale, zellin e përkushtimin për të dlirë me kujdes e duresë militanti Arkivat, bile ata më të rëndësishmit të KQPPSH-së nga kanë buruar të gjitha krimet kundër njerëzimit (mbasi kanë gjetur vdekjen shumë shtetas të huaj), në mes të Tiranës së kuqe e jo në Shkodër ose Gjirokastër.

Ai, ka qenë i privilegjuar e me rekomandim direkt nga Nexhmije e Enver Hoxha dhe njerëzit e afërt të tij. Për këtë lexo elegjinë, që i kushton E. Hoxhës në vitin 1985, duke e falënderuar nga zemra për kushtet, që ai i krijoi për të bërë “veprat” e tij, sot të vetquajtura “desidente”: “Në verën të vitit 1961, klima letrare në vendin tonë ishte sa e gjallë, aq edhe e komplikuar.

Të angazhuar në luftën e madhe që bënte populli e Partia, për përballimin e bllokadës së re revizioniste që porsa kishte filluar forcat krijuese, ishin në një aktivitet të plotë. Ishte e natyrshme që në këto kushte kur kërkoheshin rrugë të reja zhvillimi për t’a bërë letërsinë tonë edhe më shumë të lidhur me problemet e kohës, të kishte mjaft debate e polemika disa herë të mprehta.

Klima letrare u komplikua pikërisht nga disa keqkuptime që lindën gjatë debateve lidhur me traditën dhe novatorizmin në letërsinë shqipe të realizmit socialist.

Polemika, e cila shpërtheu edhe në shtypin letrar, kishte rrezik të çonte drejt ndarjes artificiale të shkrimtarëve më të rinj e më të vjetër, gjë tepër e dëmshme, sidomos në kushtet, ku po ndodhej vendi ynë, kur më tepër se kurrë kërkohej forcimi i unitetit.

Në një atmosferë të tillë, në korrik të vitit 1961, në Tiranë u organizua një mbledhje e madhe e të gjitha forcave krijuese. Mbledhja do të ishte vendimtare për t’i dhënë një zgjidhje apo një zhvillim të mbarë debatit që po vlonte prej kohësh. Por, mbledhja merrte një rëndësi edhe më të madhe, sepse në të asistonte shoku Enver Hoxha.

Mbledhja u bë në një nga sallat e Universitetit të Tiranës. Në një pjesë të materialeve të saj, u pasqyruan ato keqkuptime e teprime që ishin shfaqur gjatë polemikës së deriatëhershme. Duhet thënë, se për ne shkrimtarët e rinj, gjendja ishte jo pak e vështirë.

Nga disa autoritete të kritikës e të letërsisë u bënë kritika, disa herë, të pamerituara ndaj nesh. Kishte rrezik të thellohej ndarja artificiale në “të rinj” e të “vjetër” dhe zhvillimi i letërsisë sonë të ngadalësohej prej koncepteve konservatore.

Shoku Enver, i cili asistoi në të gjitha seancat, dëgjonte me vëmendje diskutimin e secilit.

Në një nga pushimet, një shok që ishte në presidium, më tha: -Përse nuk flet askush prej jush? Me sa kuptova unë nga biseda e tij në pushim, shoku Enver dëshiron t’ju dëgjojë edhe ju të rinjve. Këto fjalë sikur më hoqën në çast njëfarë mpirjeje që më kishte zënë gjatë kësaj mbledhjeje. Nxora një letër dhe fillova të përgatitem me shpejtësi.

Në seancën e mbasdites kërkova fjalën. Isha i pari që po flisja nga “të rinjtë” dhe merret me mend, që auditori priste me interes se si do t`u përgjigjeshim ne shumë kritikave që na u bënë.

Në kohën që zura vend për të folur përpara mikrofonit, shoku Enver, i cili me siguri e kishte kuptuar tronditjen shpirtërore të shkrimtarëve të rinj në këtë mbledhje, më tha: Ja, tani t’ju dëgjojmë edhe juve. Jeni të rinj, por jeni të pjekur.

Këto fjalë të tij më dhjetëfishuan guximin dhe unë jo vetëm e lexova diskutimin me zë të vendosur, por aty për aty, i nxitur nga inkurajimi i shokut Enver, shtova disa fraza që nuk i kisha të shkruara.

Pas meje folën edhe të tjerë. Shoku Enver vazhdonte të dëgjonte me vëmendje çdo diskutim. Tani ai dhe gjithë mbledhja kishin dëgjuar të dy palët polemizuese.

Duhet thënë se teprime e keqkuptime kishte nga të dy anët edhe nga ne “të rinjtë”, por megjithatë nuk mund të thuhej se të dy palët kishin të drejtë ose të dy palët e kishin gabim.

Dikush kishte në thelb më të drejtë e dikush kishte më tepër keqkuptime. Ishte pikërisht ky thelb, që kapi në mënyrë të shkëlqyer shoku Enver në fjalëkalimin e tij, që pritej me padurim.

Ai i bëri një zbërthim të thellë marksist leninist problemit, foli për raportin dialektik midis traditës dhe novatorizmit, shpjegoi se shkrimtarët e rinj s’ka si të kenë interesa të tjera nga ato të popullit e të Partisë, se ata janë të lidhur me vendin e me kohën dhe se ndarja në “të rinj” e “të vjetër” s’i shërben askujt.

Fjala e shokut Enver pati një efekt të jashtëzakonshëm më gjithë jetën letrare artistike. (Oops!!! Ore Ik e ke me gjithe mend ti apo ben shakaaa!?) U shpërndanë menjëherë keqkuptimet që kishin lindur gjatë debatit, lanë mënjanë etiketat e kota që i kishin vënë njëri-tjetrit, u kuptuan se shumë probleme të ngritura në valën e polemikës ishin fiktive dhe se të gjithë shkrimtarët e rinj e të vjetër në moshë punonin për një qëllim.

E çliruar kështu në saje të ndërhyrjes së shokut Enver prej një tensioni të kotë e të dëmshëm, letërsia jonë njohu menjëherë një zhvillim të ri e të vrullshëm, në kundërshtim me profecitë e zymta të hrushovianëve që prisnin shkatërrimin e saj. Takimi i shokut Enver me shkrimtarët e artistët në korrik të vitit 1961, hyri kështu në historinë e letërsisë shqipe.

Në vitin 1963 punoja si gazetar në gazetën “Drita”, kur revista “Nëntori” botoi poemën time “Përse mendohen këto male”. -Ishte paradite kur më kërkuan në telefonin e redaksisë. -Jemi nga sekretaria e shokut Enver, -më tha një zë. -Qëndroni te telefoni, shoku Enver dëshiron të flasë me ju. U hutova kaq shumë, saqë nuk arrita t’u thosha shokëve, me të cilët punoja në një zyrë, asgjë. U bëra vetëm një shenjë me dorë të mbanin qetësi, ndërsa shtrëngoja fort pas veshit receptorin. -Kadareja? -dëgjova zërin e shokut Enver, me timbrin e plotë karakteristik. Nuk jam në gjendje të riprodhoj fjalët e sakta që më tha, sepse isha tepër i emocionuar për t’i fiksuar ato në kujtesë. (Mos kjaj të lutem!!!! Oops!)

Më uroi për poemën “Përse mendohen këto male?”, më tha se përse e kishte lexuar dhe se e kishte pëlqyer shumë. Më uroi sukses në punën e mëtejshme krijuese. Nga hutimi dhe emocioni, unë nuk arrita t’i them diçka, përveç fjalës faleminderit, që e përsërita shumë herë.

Kur shoku Enver mbylli telefonin dhe unë e vendosa receptorin në vend, shokët e redaksisë, të cilët e kishin ndërprerë ndërkaq bisedën ngaqë u kishte bërë përshtypje sjellja ime në telefon, më pyetën: -Ç’pate kështu? S’të kemi parë ndonjëherë kaq të emocionuar. Unë i thashë atëherë, se me cilin kisha folur në telefon dhe atëherë ata m’u grumbulluan përreth të emocionuar, për të marrë vesh çdo detaj të bisedës…”

Dhjetë vjet më vonë Ik, i bën një vizitë në shtëpi të E. Hoxhës. Më mirë ta shijojmë sëbashku të gjithë “reaksionarë” e “përparimtarë”, gudulisjet, buzëqeshjet mes miqve të “vjetër” dhe të “rinj”: “Më 24 mars 1971, unë, gruaja dhe vajza ime shkuam për një vizitë në shtëpinë e shokut Enver. Na pritën shoqja Nexhmije me vajzën, Pranverën… Shoku Enver nuk ndodhej në shtëpi dhe ne nuk e dinim nëse do të kishim fat ta takonim apo jo.

Ishim duke biseduar gjallërisht, kur u hap një nga dyert e sallonit dhe në të i gjatë dhe i qeshur u duk shoku Enver. Meqenëse unë isha përballë derës, e pashë i pari kur hyri dhe u ngrita menjëherë në këmbë, duke i habitur për një grimë bashkëbiseduesit, të cilët me siguri kanë thënë me vete: Ç’pati ky? -Pastaj të gjithë kthyen kokat andej nga kishte hyrë Enveri -Të vij dhe unë? – tha ai duke qeshur, -s’besoj se ju prish muhabetin.

Megjithëse disa herë gjatë kohës që po bisedonim dhe sa herë që më dukej se dëgjoja zhurmën e ndonjë makine, përfytyroja sesi mund të vinte shoku Enver, asnjëherë nuk mund të përfytyroja një ardhje më të natyrshme, të gëzueshme e njerëzore.

Ai u ul midis nesh, duke krijuar aty për aty një atmosferë jashtëzakonisht të përzemërt. Ai pyeti me radhë për shëndetin, e mori në prehër vajzën tonë 6 vjeçe dhe i tha duke përdorur një fjalë të vjetër gjirokastrite: Ngalasëm ti, të të ngalas edhe unë (përqafomë ti, të të përqafoj edhe unë).

Shoku Enver më pyeti se ç’kisha shkruar kohët e fundit dhe unë i thashë se kisha në shtyp një roman për Gjirokastrën, me titull Kronikë në gur. Do t’a lexoj me kënaqësi, -tha ai -Gjirokastra është pasionante dhe këtë e themi jo se jemi andej, -shtoi ai duke vështruar me një buzëqeshje ngacmuese të tjerët, -por se kështu është e vërtetë. Apo jo?

Kur shoku Enver më pyeti pastaj se me se po merresha aktualisht, unë iu përgjigja se po shkruja diçka për prishjen me sovjetikët! Në të vërtetë kisha filluar punën për romanin, Dimri i madh, por në përgjigjen time, në vend të fjalës Roman thashë diçka dhe këtë e bëra pa menduar, si një mbrojtje instiktive, ngaqë ende s’isha i sigurtë nëse do ta përballoja temën e madhe së cilës i kisha hyrë.

Për fat, shokut Enver nuk i tërhoqi vëmendjen ky detaj. Sapo dëgjoi fjalët prishjen me sovjetikët, fytyra e tij u bë në çast serioze. Ai tundi kokën ngadalë si të thërriste një kujtim jo të këndshëm dhe ndërsa pinte kafenë, filloi të fliste me një ton të ndryshëm nga ai që kishte folur gjer ahere, të rëndë e të menduar.

Ai foli shkurt për disa nga takimet e tij me “Hrushovianët”, duke bërë krahasimin e tyre me takimin e parë me Stalinin. Pastaj tregoi një episod të vogël me Kosiginin në darkën e Kremlinit, në prag të mbledhjes dhe kalimthi diçka për vilën ku ishte rezidenca e delegacionit tonë dhe për vizitat e mysafirëve të natës, Nikojanit, Torezit etj.

Do të dëshiroja që ai të fliste me orë të tëra për këtë, por për fat të keq ëndrra ime, për të dëgjuar sa më tepër hollësi nga ngjarja monumentale, personazh qendror i së cilës ishte ai vetë, qe e shkurtër. Shoku Enver hapi një bisedë tjetër dhe unë s’pata guxim ta pyesja për Moskën.”

Ndërsa tani, jemi në pjesën më interesante të elegjisë. Kundroni, sesi prononcohet vetë Kadare, për shfrytëzimin imtësisht, që i kishte bërë e po i bënte dokumenteve të Komitetit Qendror të PPSh-së. Sikurse, thotë vetë Kadare, Enveri, ua kishte ndaluar të shkruanin për figurën e tij, po ku do t’ia dijë “disidenti”. Sot pas 35 viteve, ai kërkon hapjen e dosjeve.

Nuk e kuptoj, se për cilat dosje e ka fjalën, se ato janë hapur qysh në vitin 1971 e më parë, sepse ai po shkruante, sikurse thotë vetë librin: “Dimri i madh”. Ju lutëm lexues, bashkatdhetar, më ndihmoni t’a lexojmë sëbashku, sepse unë kam harruar të lexoj në shqip: “Më vonë, gjatë procesit të punës për romanin, unë shfrytëzova gjerësisht arkivat, u njoha me dokumentet e Partisë, me procesverbalet e mbledhjes së Moskës, si dhe me dëshmitë e ndryshme të ndihmësve të delegacionit tonë. Megjithatë duhet ta them se ajo bisedë e rastësishme e shokut Enver, më dha shumë horizont dhe materie artistike për veprën, se gjithçka tjetër. Krejt atmosfera e pjesës së dytë të veprës, nën titullin Mysafirë në kështjellë, vizioni i përgjithshëm i saj, ngjyrat, tingujt, tragjizmi dhe pesha e saj e kanë zanafillën e tyre tek ajo bisedë e udhëheqësit.

Në bisedën e shokut Enver kishte një kolorit të jashtëzakonshëm, me një frazë apo një nënvizim ai jepte rrezëllimin e llambadarëve të festës mbi darkën e Kremlinit apo hijet rembrandekse mbi fytyrën e Mikojanit, qetësinë monumentale të darkës me Stalinin apo komicitetin e figurës së Hrushovit. (Oops ore e ke me gjith mend apo ben shakaaaa!!!???) Dhe mbi të gjitha, biseda e tij sado e rastit t`ishte, ngërthente fuqishëm gjithë dimensionet e dramës.

Më vonë, kur puna për romanin po avanconte, disa shokë të mi shkrimtarë më sugjeruan të kërkoja mundësinë për një takim tjetër me shokun Enver, por unë nuk guxova ta bëj këtë: Kisha gjithmonë drojtjen se mos nuk e mbaja dot premtimin për të realizuar një vepër që të ishte e denjë për ngjarjen e madhe, por kisha dhe një arsye tjetër edhe më të rëndësishme.

Unë kisha punuar në shtypin letrare dhe e dija se shoku Enver e kishte ndaluar të shkruhej për figurën e tij. Në qoftë se unë do të arrija të realizoja një takim me të për veprën që po shkruaja, ç’do të ndodhte sikur ai, gjatë bisedës, të merrte vesh se unë e kisha atë personazh qendror historik në romanin tim. Kisha shumë frikë se ashtu si në shumë raste të tjera me shkrimtarë të tjerë, ai do ta refuzonte një gjë të tillë dhe kjo do të ishte një katastrofë për romanin tim.” Ose më poshtë “disidenti” vijon: “Po le të kthehemi te takimi me shokun Enver.

Pas bisedës për Moskën, ra fjala për pasuritë shpirtërore të popullit tonë dhe për lashtësinë e tij. Më pyeti nëse e kisha lexuar një libër të francezit Zaharia Menjani për etruskët dhe gjuhën shqipe, dhe kur unë i thashë se e kisha dëgjuar, por nuk e kisha lexuar, më tha se do të ma jepte. Dërgoi dikë ta merrte, duke i thënë: -E kam lënë sipër oxhakut. Biseda u bë prapë e lirshme dhe e gëzueshme dhe meqë ishte fjala për njohjen e kulturës sonë në vendet e tjera, unë përfitova nga rasti për t’i thënë se kishin ardhur dy kineastë francezë, që kërkonin të drejtën e xhirimit të një filmi sipas romanit tim, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. M’u kujtua kjo gjë rastësisht, por shkaku që i thashë, ishte se pikësisht n’atë ditë po shqyrtonim këtë problem dhe nuk e dinim si t’i jepnim zgjidhje. Shoku Enver u mendua një hop. -Dëgjo -tha -Duam apo s’duam ne ata po të dëshirojmë, e bëjnë filmin.

Prandaj, le të përfitojmë aq sa mund të përfitohet prej tyre, në mënyrë që Shqipëria të dalë sa më pozitive në këtë film. Përndryshe në qoftë se s’pranojmë të merremi vesh me ta, ata kanë për t’a bërë pas qejfit. Kjo gjë ishte kaq e vërtetë, saqë flitej se amerikanët kishin ndërmend të bënin një film satirik, duke defiguruar krejtësisht romanin, një film ku, sipas tyre, shqiptarët e italianët, pasi kishin luftuar vite me radhë, njëzet vjet pas luftës po grindeshin për kockat e ushtarëve. Ia thashë këtë shokut Enver dhe ai tundi kokën duke qeshur. -Ç’ mund të presësh prej tyre, -tha. Pastaj shtoi: -Prandaj ti si autor duhet të jesh tolerant me këta kineastë që pranojnë të bisedojnë me ne. Të mos i bësh kërkesat siç do t’ia bëje Kinostudios sonë.

Kështu vetëm për 2 minuta, shoku Enver na zgjidhi një problem me të cilin kishim javë të tëra që po ngatërroheshin të gjithë, pa i dhënë rrugë. Shoku Enver bëri prapë shaka me vajzën tonë të vogël. Pastaj bëmë disa fotografi. Ora po vente 8:30 dhe megjithëse kishim dëshirë të madhe të rrinim akoma, ne morëm leje të largoheshim. Para se t’iknim, shoku Enver më dhuroi mua dhe gruas sime nga një libër të tij me autograf…”[26]

Publicisti, përkthyesi, shkrimtari, dramaturgu e kritiku Albri Brahusha (1973-2024), i bën anatominë e idhullit të rrejshëm, në mënyrë objektive e jo me hartime shkollareske, sikurse po përpiqen disa të mbronjnw të pambrojturin. Enver Hoxha, nuk ishte aq budalla, sa të mos e shfrytezonte njeriun e dobët në carácter, Kadare dhe për t’a lënë përjetësisht të turpëruar para bashkatdhetarëve të vet, i botoi librat mbushur me “disidencë” të tij.

Po më mirë, kundro analizën e drejtuesit të revistës serioze “ARS” z. Brahusha: “Kur ti zoti Ik, Ike, (atëherë mbasi kishe akuzue ata që Ikën para teje, si jashtëqitjen e kombit, sepse vetëm kështu do mundeshe me Ikë rehat) na kujtuem se ti Ike, se kishe ndërmend nji Shqipni t’re, por ti Ike për arsye tjetër, me mshehë gjurmët në Paris, a ndoshta me mujtë me rrejtë ndonji komision në Suedi. Por dështove zoti Ik, jo për gja po ti maspari ke Ikë nga vetja, ky asht problemi jot, e je kthye ketu ndër ne, si hija për të marrë atë çka të mbetet. Ta qaj hallin, duhet të jetë shumë e vështirë me jetue në këtë farë feje. Gjynah se ti ke pasë talent. Ernest Koliqin apo burra (a gra) të tjerë të shquem që kanë vdekë, ti zoti Ik, apo ndokush tjetër, bani mirë mos me i marrë nëpër kambë, se tash ju merren kambët. Unë kam me kenë gjithmonë në roje. Kaq sot për sot. Ka edhe ma. Dosje, dokumenta, sekrete, që po deshtët mund t’ju kujtojmë se kanë firmën tuej. Rrnoftë, Ernest Koliqi!” (ore kujdes ju tw ARS-it, mos e gudulisni shumw IK, se idhnohet Shabaaaa-ni i Arshivave te Dullws e e ju nxjerr një dosje edhe per ju e mua….

Oops!!!???”[27]

Ndërsa më tej shkrimtari, studiuesi dhe profesori i Universitetit te Cozencas ne Itali dr. Anton Nikë Berisha (1946), analizon me titull: “Zhveshje e ideologjisë së kuqe të Ismail Kadaresë[28] libër faktoshkrimor e profesional pasazhe të cilës janë: Libër i dëshmive dhe i provave të shumta. Çështja Ismail Kadare dhe sistemi komunist tashmë është bërë pjesë e jetës sonë kulturore e letrare. Ajo zuri fill me kërkimin e strehimit (azilit) politik të Ismail Kadaresë në Francë dhe mbërriti një pikë të lartë me diskutimet që u bënë kohë më parë rreth poezisë së tij të pabotuar “Pashallarët e kuq”.

Poezia në fjalë, bashkë me “Autokritikën” (lexo pranimin e fajit, pëndimin) e Ismailit për atë krijim, u nxorën nga Arkivi i shtetit dhe u botuan pak kohë më parë. Një varg autorësh në punimet e tyre e trajtuan dukurinë në fjalë: me një anë Ismail Kadare vetë dhe përkrahësit e tij, të cilët mohojnë përkrahjen e tij dhënë sistemit dhe udhëheqësit komunist, Enver Hoxhës, dhe, më anë tjetër, autorët – studiues e shkrimtarë – të cilët, me poezi e me pjesë të veprave në prozë të Ismail Kadaresë, dëshmuan të kundërtën.

Fatbardhësisht, gjërat e shkruara -të nënshkruara nga Ismail Kadare -janë të fiksuara në shenja, në fjalë, dhe, si të tilla, të botuara një herë, mund të sillen në formën e tyre të plotë, të pandryshuara, dhe ta bindin lexuesin për të vërtetën e mirëfilltë, pa marrë parasysh se ç’ka thotë sot Ismail Kadare.

Një autor që shkoi më së largu në dëshmimin e përkrahjes që i ka dhënë I. Kadareja sistemit komunist e diktatorit, Enver Hoxhës, është Petraq Kolevica me librin “Autobiografia e Ismail Kadaresë në vargje”, të botuar këto ditë nga shtëpia botuese “Marin Barleti” e Tiranës.

Autor i disa veprave letrare e përkthyes i disa vëllimeve nga gjuhë të ndryshme, Petraq Kolevica, për të dëshmuar konceptin komunist, që del në disa vepra letrare të Ismail Kadaresë, zgjodhi një rrugë sa të veçantë aq dhe të rëndsishme: në vend të analizimit e të interpretimit të mendimeve të Ismail Kadaresë, i mbushi faqet e librit të tij me shembuj të shumtë nga veprat e tij të botuara, ku del qartazi platforma e ideologjisë së kuqe dhe përkrahja, që shkrimtari servil i bëri atij sistemi.

Pra, Kolevica flet nëpërmjet shembujve dhe këtë e pohon në mënyrë të qartë: “Duke dashur të jem sa më objektiv, në të gjithë shkrimin, do të përpiqem të paraqes sa më shumë fakte dhe të bëj sa më pak komente, në mënyrë që t’i lë lexuesit të vëmendshëm e asnjanës t’i nxjerrë vetë përfundimet.”(f. 5)

Kolevica, sjell me dhjetëra e dhjetëra shembuj nga poezi të ndryshme të Ismail Kadaresë, nga proza po dhe nga shkrime publicistike dhe kritike, të botuara në libra të veçantë ose në artikuj gjatë dhe pas diktaturës, para dhe pas kërkimit të strehimit politik në Francë.

Poezi të tëra për partinë e punës, për Stalinin e për Leninin. Qëllimi i Kolevicës, siç thashë, ishte t’i ofrojë lexuesit sa më shumë shembuj nga poezitë dhe nga veprat në prozë të Ismail Kadaresë, ku shihet drejtpërsëdrejti përfillja e sistemit komunist, përkrahja dhe adhurimi herë – herë i skajshëm deri në keqardhje, prandaj në librin e tij sjell citate nga poezitë dhe poemat e Ismailit, si:

  1. Shekulli im”,
  2. Poemë blindazh”,
  3. Përse mendohen këto male”,
  4. Te kështjella e Hamletit”,
  5. Shqiponjat fluturojnë lartë”,
  6. Vitet gjashtëdhjetë”,
  7. Lenini”,
  8. Buzëqeshja mbi botë”,
  9. Në festën e brigadës”,
  10. Kënga e ushtarit të vjetër”,
  11. Toka kufitare”,
  12. Qeni i kufirit”,
  13. Antena”,
  14. Ëndërr industriale”,
  15. Lulemollët”,
  16. S’lindëm ne princa”,
  17. Perëndimi” e nga ndonjë tjetër.

Mirëpo, në librin e vet Kolevica botoi edhe poezi të tëra (të plota), të shkruara nga Ismaili, të cilat dëshmojnë në mënyrë të saktë për bindjet komuniste, të cilin ai synon të mohojë pa zgjedhur mjete e mënyra: dy poezi hymnizuese kushtuar Stalinit, me rastin e vdekjes “Lamtumira e fundit” dhe “Pranvera dhe Stalini” si dhe poezinë kushtuar partisë së punës “Partia ime”, ku poeti Ismail Kadare, pos të tjerash, thotë:

Atë, që dot s’ma jepte kush,

Partia ime, ti ma dhe

ose

Me mijëra zemra që janë lidhur

Si në komunikuese varg

Në dejt e mi me anë të tyre

seç rrjedh ky gjaku yt i madh”.

Të bindesh për qëndrimin e thellë komunist të atij dhe të lavdërimit, që i bëri ideologjisë enveriste, ideologji që kushtëzoi zhveshjen e popullit shqiptar nga tiparet dhe virtytet më të rëndësishme të qenësisë së tij, duke i sjellë dëme të jashtëzakonshme botës sonë, mjafton të përmendet poema e tij “Vitet gjashtëdhjetë”, (“Fener i komunizmit n’Evropë s’u shua”), në të cilën Kadareja këndon edhe për frymëzuesin e ideologjisë së kuqe: “Shoku Enver Hoxha mbështetur te dritarja
Vështronte pejsazhin e gjerë mbi dhe…
” ose nga “Shqiponjat fluturojnë lart”, ku poeti Kadare këndon me plot afsh e nderim:

Ditët tona

Do të marshonin me Partinë pa u ndalur

Drejt horizontesh të ndritura.”

Edhe ndalimin e fesë në Shqipëri, të bërë nga partia e punës, Kadareja e përcolli flakë për flakë me poezi e me punime të ndryshme dhe volli gjithçka që i erdhi në gojë kundër “klerit katolik reakcionar”, kundër Fishtës e veprës së tij madhore e autorëve të tjerë.

Bashkë me barinjtë shpirtërorë, priftërinj e hoxhallarë, të cilët, sipas Ismajlit, të shurdhojnë veshët, duke bekuar gjakmarrjet, minaretë dhe kumbonaret (sic!), Ismaili fut (radhit) në poezinë e vet edhe disa poetë, që, të përgjumur, ulurijnë duke lavdëruar abstrakte gjenealogjike.

Të parët (sipas Ismailit njerëz me veladonë të zezë si errësira kozmike) si dhe të dytët (poetët) duhet të dënohen ashtu si e meritojnë:

“…Por turmat i mbytën njerëzit me veladona

Dhe poetët rebelë i shqyen me thonjë.”

Natyrisht, këto vargjet të Ismail Kadaresë ta ndalin frymën. Ideologjinë enveriane, përkatësisht partishmërinë në një pjesë të veprës letrare të Ismail Kadaresë Kolevica e konkretizon edhe nëpërmjet romaneve: Dimri i madh (që është përpunim i botimit të parë, 1973, me titull “Dimri i vetmisë së madhe”, sipas mësimeve të Plenumit IV të PPSH dhe të vëllimit të 19 të veprës së Enver Hoxhës) dhe Dasma (roman i shkruar sipas “recetës të platformës komuniste”).

Për romanin Dimri i madh, vetë Kadareja shkruan: “Siç është lehtë të konstatohet, skena nga më të rëndësishme të romanit, dialogë dhe situata nga më dramatiket, janë bazuar në materialet e vëllimit të 19 të veprave të shokut Enver.”[29]

Mirëpo, edhe në romanin “Koncert në fund të dimrit” e në ndonjë tjetër, mund të gjinden elemente të mbështetjes e të përligjjes së konceptit të luftës së klasave, sipas ideologjisë së kuqe.

Sa Kadare janë mbrenda Ismail Kadaresë?

Në librin e Kolevicës “Autobiografia e Ismail Kadaresë në vargje, është dhe pjesa “Ç’thoshte, ç’thotë, ç’thonë”, ku sillen mendime të ndryshme të shkrimtarit Kadare, të thëna gjatë kohës së diktaturës komuniste dhe pas rënies së saj, për dukuritë e ndryshme të sistemit e të ideologjisë komuniste, për qëndrimin e tij ndaj sistemit përkatës, për librat e tij të shkruar gjatë këtij sundimi dhe mendime të autorëve të tjerë.

Kur i lexon njërin pranë tjetrit këto mendime krejtësisht të kundërta dhe kontradiktore (të të njëjtin person, të të njëjtit krijues që ka emrin Ismail Kadare), i cili deri më sot nuk ka hequr dorë publikisht prej tyre, atëherë çështja e parë që shtrohet është: sa Ismail Kadare janë mbrenda Ismail Kadaresë!?

A është kjo pasojë e “harresës” së pazakonshme, e shprishjes shpirtërore ose diçka tjetër? Pra, cili është Ismail Kadareja i njëmendtë dhe cilit duhet t’i besojmë?

…Në artikullin e vet “Epika e themelimit të Shqipërisë”, që bën fjalë për veprën e Enver Hoxhës “Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re”, Ismail Kadare e vlerëson librin e udhëheqësit shpirtëror komunist deri në hymnizim: “Epikë të vërtetë, të pikturuar me një gamë të gjerë tonalitetesh, të cilat shkojnë nga nuancat e Rembrandit, tek penelatat e ashpra të Brygelit… Krahas stilit epik që u pështatet ngjarjeve në mënyrë të përsosur, kemi dhe një lirizëm të shkëlqyer, një humor, sarkazëm dhe ironi therëse.”

Mirëpo ai mohon çdo gjë të kësaj natyre dhe shkruan për veten e vet: “Të afirmosh që unë isha një shkrimtar shumë i dashur i regjimit është spekulim i mirëfilltë.”…

Të jenë vallë këta dy krijues, të cilët bashkë me Ismail Kadarenë, bënin tre shkrimtarët më të shquar të të ashtuquajturit realizëm socialist, “budallenj” (“me përjashtim të budallenjve”, sipas Ismailit) që nuk e paskëshin kuptuar se vepra e tij qe e ndaluar?!

Po nëse u shtohen këtyre dy shkrimtarëve (Agollit dhe Harapit), emrat e një varg shkrimtarëve e krijuesve të tjerë, që dëshmuan (nëpërmjet shembujve konkretë) se me disa vepra letrare Ismaili e përkrahu ideologjinë komuniste, atëherë edhe këta na qenkan “budallenj”!

Dhe, para të gjitha argumenteve e dëshmive të shumta, Kadare vazhdon të bëhet i shurdhër për veprimet dhe veprat e veta me ngjyrim komunist, po nuk nguron të flasë për të tjerët.

Duke vepruar mbi bazën e parimit “Ma mbaj kopilin t’i them përpara tjertës kurvë” ai flet për shkrimtarët, që kanë mbështetur regjimin komunist: “Nuk e mohoj. Ata kanë përhapur slloganet e Partisë. Ata u sollën, pa diskutim, si qen roje të regjimit. Po askush nuk i detyroi ta bënin këtë.”[30]

Kjo, thënë me një eufemizëm të përvujtë, është pikëlluese dhe për keqardhje. Vetëlavdërime deri në paturpësi Kolevica në veprën e tij konkretizoi edhe dukurinë e veçantë të I. Kadaresë: vetëlavdërimin dhe vetë hymnizimin si shkrimtar, edhe pse dihet se me vetëlavdërime: pështyn përpjetë e të bie syvet.

Shkrimtari ynë harron atë që ka thënë shkrimtari i madh gjerman, Goethe: “Kush dëshiron të ruhet nga një e keqe, e di mirë se çfarë kërkon; kush lakmon diçka më shumë se ajo çka zotëron, i janë errur sytë.”

Kadare, i cili tash jeton në Paris, nuk e sheh të tepërt t’a vërë veten edhe brenda flamurit kombëtar, prandaj thotë për veten e vet: “Shqiptarët e kanë kuptuar që unë përfaqësoj këtu (në Francë, veretja ime) kulturën e tyre, si të thuash një simbol më tepër mbi flamurin e Shqipërisë.”

Edhe për rëndësinë dhe vlerat e veprës së vet letrare, Kadare jep mendimet e veta, pra i vetëvlerëson, prandaj shkruan pa pikën e turpit: “…pa e tepruar aspak, mund t’ju them se vepra ime letrare ishte aq shumë e njohur saqë ishte bërë zotëruese në Shqipëri. Ndikimi i saj te lexuesi shqiptar ishte më i madh se i krejt letërsisë tjetër marrë së bashku.” (siç!)

Mjerisht, ai nuk e thotë se në ç’kuptim dhe në çfarë rrafshi u bë ky ndikim, në cilën periudhë dhe me cilat vepra, me ato të llojit “Pse mendohen këto male”, “Vitet gjashtëdhjetë”, me “Dimrin e madh”, me Dasmën” e të ngjashme? Ismail Kadare vetëshpallet si “Shkrimtar i parë i vendit”, prandaj shkruan për vetveten: “Më 1975, për shkak të poemës ‘Pashallarët e kuq’ gjith Shqipëria, e përsëris, gjithë Shqipëria… e mori vesh se Shkrimtari i parë i vendit kishte shkruar një poemë armiqësore (…) Pra publiku shqiptar e mori vesh qartë se midis shkrimtarit të parë të vendit dhe shtetit komunist ka një konflikt serioz.”

Dhe, natyrisht pohon në këtë mënyrë për një poezi të pabotuar, siç ndodhi me “Pashallarët e kuq”, për të cilën na paskësh mësuar (pa u botuar) e gjithë Shqipëria. Pra, për t’a përforcuar gënjeshtrën dhe turpin e vet Kadare e përsërit: “gjit Shqipëria, e përsëris, gjithë Shqipëria.” Kadare, mundohet t’a fusë minarën në thes, po ajo sikurse e di edhe ai vetë mjerisht nuk futet.

Vjershën “Pashallarët e kuq”, shkrimtari i oborrit të Dullës, në qenësi ia kushtoi me dashuri dhe veneracion udhëheqësit ideologjik, Enver Hoxhës. Mirëpo, duke dashur t’ia ndreqte në mënyrë të tepëruar vetullat, ia kishte prekur sytë: diktatorit nuk i kishte pëlqyer theksimi i tepruar i “fuqisë” së tij për të zgjidhur konfliktin me “pashallarët e kuq”, bashkëpunëtorë të tij politikë, që nuk i shkonin si duhet në linjën e përcaktuar ideologjike të pa shtyllë kurrizore.

Sikurse dihet, qëllimi i vjershës së pabotuar të Kadaresë për “pashallarët e kuq”, kishte “rrëshqitur”, për shkak të lavdërimit të tepruar ndaj Dullës, i cili shpesh tregohet modest. Edhe lexuesi më i zakonshëm, që e lexon këtë krijim të servility, nuk e ka të vështirë të përcaktojë qenësinë e mesazhit të tij (po jo dhe të mesazhit poetik; në të s’ka mesazh poetik; gjithë poezia është një deklaratë e menduar për të stërlavdëruar diktatorin Hoxha).

Vallë, e kishin detyruar Ismailin që t’a shkruante ketë poezi patetike, që e hymnizonte diktatorin, apo ai me vullnetin e vet e kishte shkruar dhe e kishte dërguar ta botonte në një organ letrar, të mbikëqyrur rreptësisht nga regjimi, në tribunën propagandistike apo gazetën e mirëfilltë letrare komuniste Drita, për të dëshmuar devotshmërinë përballë udhëheqësit komunist!?

Sido që të jetë, kush e lexon këtë poezi të dërguar për botim nga vetë poeti Kadare dhe pastaj “Autokritikën” e tij (ku ai mallkon “ndërgjegjen e tij më të zezë” për poezinë “Pashallarët e kuq”, që e kishte shkruar), nuk mund të mos ndiejë keqardhje të thellë për autorin apo krijuesin militant të saj.

Ndoshta, kjo është pasojë, si do të thoshte i madhi Ernest M. Hemiguej: “…si e kanë tradhtuar një herë veten (shkrimratët – veretja ime), zënë e përpiqen të justifikohen për atë që kanë bërë e atëherë, ajo që shkruajnë, katranoset edhe më keq.”[31] 

[1] Klajd Kapinova, “Nëpër faqet e historisë së klerit katolik”, New York, 2024, online amazon.com barnesandnoble.com etj., Printed in the USA, f. 7-9

[2] Dom Simon Jubani (1927-2011), ishte klerik katolik. U lind në Shkodër, më 5 mars të vitit 1927. Në moshën 16-vjeçare filloi Shkollën Apostolike të Jezuitëve në qytetin e lindjes. Pas mbylljes së shkollave katolike, në mars të vitit 1946 kaloi në Gjimnazin e Shtetit. Më vonë u transferua në Tiranë, ku kreu një kurs radio-rontgen. Pasi punoi për pak kohë në spitalin ushtarak të kryeqytetit, u mobilizua në ushtri. Në krye të tri viteve u kthye në Shkodër, ku iu paraqit imzot Ernest M. Çobës dhe iu lut t’a shuguronte meshtar, por ai e këshilloi të priste. Rifilloi punë si radiolog në Spitalin e Sanatoriumit në Shkodër. Gjatë rinisë së tij, ai ka luajtur shumë mire futboll. Në vitin 1957-1958, mori urdhërat e meshtarisë dhe u dërgua në Mirditë si famullitar, ku dhe u arrestua. Ai bëri 26 vjet burg. U lirua më 13 prill 1989, bashkë me klerikë të tjerë, në sajë të Perestrojkës. Më 4 nëntor 1990, ai kremtoi të parën meshë publike, në kapelën e djegur të varrezave të vjetra katolike të Rrëmajit, në prani të 200-300 besimtarëve, në qytetin e Shkodrës. Më datë 11 të po atij muaji, gjithnjë në kapelën e Rrëmajit, kremtoi dhe meshën e dytë publike, këtë herë me një fjalim të mirëpërgatitur, programatik, që thyente heshtjen 23 vjeçare. Më 1991, Universiteti i San Franciskos në Kaliforni i akordoi diplomën Doctor Honoris Causa në shkenca humane. Në korrik 1996, shteti i Michigan-it (qyteti industrial I Detroit-it e nderoi me diplomë të posaçme. Vdiq më 12 korrik të vitit 2011, në spitalin e qytetit të Shkodrës. Të vëllain e tij dom Lazrin ia helmoi me arsenik në domate Sigurimi I Shtetit nazikomunist më 22 korrik 1982…

[3]https://www.youtube.com/watch?v=YEYqwXc_NHE

[4] Ismail Kadare, “Vepra Letrare”, “Një botë në rënie”, vëll. 12, f.271 – 294.

[5] Living dead man land

[6] Petraq Kolevica (1934-2023), është shkrimtar, përkthyes, arkitekt dhe ish-deputet shqiptar. U lind në Korçë më 11 janar 1934, kreu shkollën fillore dhe gjimnazin ne Korçë (në vitin 1952). Gjimnazi i Korçës ishte pasardhës i Liceut francez dhe disa nga profesorët e mëparshëm vazhdonin të jepnin mësim atje. Ndër të tjera ishin keta mësues që ngjallën tek Petraqi interesin dhe dashurinë për artin e sidomos poezinë. Në atë kohë pati kontakt dhe me piktorët Vangjush Mio e Vangjush Tushi, që ndikuan shumë në formimin e tij. Studimet për inxhinieri ndërtimi i kreu në periudhën 1952-1957 në Universitetin Politeknik të Tiranës. Punoi shumë vite si inxhinier dhe arkitekt. Gjatë gjithë veprimtarisë si arkitekt ai u mundua të projektonte ndërtesa moderne dhe funksionale. Ai frymëzohej pjesërisht nga revista të ndryshme të cilat vinin të përkthyera nga Bashkimi Sovietik. Pas një fjalëkëmbimi me Enver Hoxhën në ekspoziten “Shqipëria Sot”, u dërgua për të punuar si teknik ndërtimi në Valias. Që nga ajo kohë, Petraq Kolevica nuk punoi më aq shumë si arkitekt. Jetën e tij si inxhinier dhe arkitekt e ka përmbledhur ne librin “Arkitektura dhe diktatura”. Në vitin 1957, pas mbarimit të Universitetit, filloi punë në Institutin e Projektimeve të Ndërtimeve në Tiranë. Pas disa punëve të thjeshta në fillimin e karierës, u caktua të punonte në sektorin e projektimeve arkitektonike. Drejtori i atëhershëm Eqrem Dobi, i ngarkoi si detyrë të projektonte një ndërtesë me apartamente e dyqane pranë kinema “Partizani”. Në vitet 1958-1960, Bashkë me Agim Bimbashi kryen disa ndryshime konstruktive të cilat vlenin për përmirësimin arkitektonik të kësaj ndërtese. Më pas, ai projektoi planin e godinës së postës së re pranë Kullës së Sahatit në Tiranë. Ky projekt u miratua nga shteti po u hoq nga plani ditën e njejtë dhe Petraqit iu ngarkua një projekt tjetër. Në vitet 1960-1961 ai projektoi ndërtesën prapa Bankës Kombëtare Tiranë. Në fillim Petraqi i paraqiti një projekt Këshillit teknik i cili u pranua, por ngaqë projekti kishte një pamje krejt ndryshe nga ndërtimet e asaj kohe, udhëheqësit e ministrisë ngurruan ta vinin në zbatim. Kështu që bashkë me Josif Pashko, Ministrin e atëhershëm, Petraqi ia paraqiti projektin Mehmet Shehut. Atij projekti nuk i pëlqeu dhe i vuri një kryq të kuq mbi fletë. Pas disa ndryshimesh në pamjen e jashtme projekti u miratua. Pas kësaj ngjarjeje, Petraqit nga viti 1961-1966, iu ngarkuan projekte në qytetin e Korçës. Ngaqë Enver Hoxha i kalonte pushimet e tij në Korçë, kryetari i ngarkoi Petraqit projekte të rëndësishme. Petraq Kolevicës iu ngarkua projekti i godinave 7 Katëshe në hyrje të Korçës. Kjo ishte ndërtesa e parë 7 Katëshe jovetëm në Korçë, por edhe në Shqipëri. Projektin e kësaj godine e miratoi personalisht Enver Hoxha. Si pasojë e opinionit të mirë publik që kishte Petraq Kolevica, atij iu ngarkua projekti i bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë. Ajo do të ndërtohej tek vendi i kishës së Shën Gjergjit, e cila u shemb nga regjimi, gjatë periudhës së vitit 1968, kur u ndalua me ligj feja. Projekti i bibliotekës u bë me një stil tepër modern për atë kohë. Në brendësi kishte dy shkallë të ndërtuara në stil me hark dhe gjithashtu kishte një faqe muri pa dritare ku u planifikua të ndërtohej një mozaik ose një pikturë murale e cila do të përfaqësonte zhvillimin e artit në Korçë dhe Shqipëri. Ky stil nuk u pëlqye nga regjimi. Ndonëse shkallët mbetën, Enver Hoxha vendosi që të vendoseshin disa dritare në plan me urgjencë, gjë që solli që dritaret të dukeshin keq. Në vitin 1971 Petraq Kolevica ishte mbikëqyrësi i ekspozitës “Shqipëria Sot”. Atje ai takoi Enver Hoxhën dhe të dy patën një fjalëkëmbim të shkurtër. Si pasojë, Petraqi u transferua në Valias për disa kohë si teknik ndërtimi. Në vitet 1973-1975, ai projektoi dhe u ndërtua ndërtesa e Agjensisë Ajrore Kineze. Ky projekt u pëlqye në atë kohë, por godina u lye me ngjyrën blu, gjë që solli probleme sepse një inxhinjer me post të lartë mendoi se lyerja ngjante me flamurin Grek. Kjo solli që godina të lyej përsëri nga fillimi. Më pas ai u bë bashkëautor i projektit të Muzeut Historik Kombëtar në fundin e vitit 1970 deri në vitin 1981. Ky është një nga projektet e fundit ku ka bashkëpunuar Petraq Kolevica. Më pas ai nuk ka qenë më shumë aktiv në arkitekturë, por ka marrë plot çmime edhe janë filmuar dokumentarë mbi veprimtarinë e tij. Veprat e tij në Arkitekturë: Godina e Sanatoriumit (1958-1959); Banesa pranë ish Kinema “Partizani” (1958-1959); Blloku i banesave prapa Bankës Kombëtare (1960-1962); Godine banimi në hyrje të ish Bllokut (vitet 60′); Shtesë e ish Ambasadës Turke në rrugën e “Kavajës” (1968; Ndërtesa e Institutit të Kërkimeve Veterinare në zonën e “Kinostudios” (vitet 60′); Bashkëautor në ekspozitën “Shqipëria Sot” (1971); Ish Agjensia Ajrore Kineze në Bulevardin “Zogu i Parë” (1973-1975); Bllok banese për diplomatët në rrugën “Skënderbej” ndryshe “Rruga e Ambasadave” (1974); Bashkëautor në projektimin e Muzeut Historik Kombëtar (1977-1981). Në qytetin e tij të lindjes Korçë: Bllok banesash pranë stadiumit; Bllok banesash pranë kinema “Morava” Shkolla 12-Vjeçare (1963); Shtëpia e Oficerëve; Ndërtesa e parë 7 Katëshe në Shqipëri në hyrje të Korçës; Bibloteka “Thimi Mitko” (1975), në qytetin e Ersekës: Banesë dhe Hotel (1965-1967), në Vlorë: Ndërtesë banimi pranë Bashkisë. Vlerësime dhe cmime: Urdhër Pune i Klasit II, 7 Maj 1983; Cmimi i Republikës shkalla III, 17 Nëntor 1984; Dekorim “Mjeshër i Madh” nga ish Presidenti Alfred Moisiu; Dekorim “Qytetar Nderi” nga Gjergji Mero dhe Robert Damo. Veprat letrave: Kurora e Poezisë, viti 2004. Intervista dhe dokumentarë: “Skena e Madhe” Dokumentar nga Saimir Kumbaro dhe Petraq Kolevica; “Mesdita me Ju” intervistë nga Teuta TV; “SPECIALE” intevistë nga ABCNews; Intervistë nga SOT News; Shkrim nga www.shqiptarja.com; Dokumentar nga Besian Kozma, Shkrim nga revista “Psikologjia”. “Histori Personale” nga Top Channel; Shkrim nga gazeta “Kultplus”; “AUTOR” Dokumentar nga RTSH; “Dosja e Petraq Kolevicës” Dokumentar nga Kreshnik Kuçaj.

[7] Ismail Kadare, në librin: “Shekulli im”

[8] Ismail Kadare, “Letërsia e sotme dhe koha e sotme”, revista: “Nëntori”, Tiranë, Nr. 1, 1990, f. 56, 67

[9] Ismail Kadare, Gazeta, “Zëri i Rinisë”, 24. 12. 1994

[10] Gazeta “RD”, Tiranë, 03. 11. 1996

[11] Ismail Kadare, Gazeta, “Gazeta Shqiptare”, 30. 11. 1993

[12] Ismail Kadare, Gazeta, “Aleanca”, Tiranë, 20.08.199

[13] Paul LENDVAI, në librin: “DAS EINSAME ALBANIEN”, 1985, (“Shqipëria e vetmuar”), f. 89

[14] Prof. Arshi Pipa, Gazeta, “Sindikalisti”, 23. 09. 1991

[15] Lek Pervizi, “Krahas genocidit njerëzor u krye edhe genocid kulturor”, Revista: “Kuq e Zi”, Belgjikë, Europa.

[16] Ismail Kadare, Gazeta, “Aleanca” organ i Partisë Aleanca Demokratike, Tiranë, 20.08. 1994

[17] Nexhmije Hoxha, “Jeta ime me Enverin 2″, Tiranë, 2004

[18] “Ismail Kadare” marrë nga libri me intervista: “Ana e tjetër e pasqyrës”, të autorit Gjekë Marinaj, Richardson, TX 75083, USA, 2004, f. 115

[19] Nexhmije Hoxha, Gazeta “Le nouveau quotidien”, (Zvicër), 06. 12. 1991

[20] “Ismail Kadare” marrë nga libri me intervista: “Ana e tjetër e pasqyrës”, të autorit Gjekë Marinaj, Richardson, TX 75083, USA, 2004

[21] “Illyria” New York, USA, #1521, 17-19 shkurt 2006, f. 32.

[22] “Illyria” New York, USA, #1521, 17-19 shkurt 2006, f. 32

[23] “Illyria” New York, USA, #1521, 17-19 shkurt 2006, f. 32.

[24] Hektor Çiftja M. A, cikël shkrimesh në Revistën: “Kuvendi”, E permuajshme kombëtare informative dhe kulturore, Viti III-IV i botimit, Michigan USA, 2003-2004-2005

[25] Prof. Agron Fico, “Pesha e Fjalës” (Rreth librit “Mozaik shqiptar” të Peter Priftit), “Illyria”, #1387, 19-21 tetor, 2004, f. 34

[26] Gazeta: “Ballkan” (Tiranë, 2004), “Shkodra” nr. 164, Viti VII, E premte, 22 tetor 2004, f. 6-7

[27] Albri Brahusha, Revista: “Milosao”, e ribotuar në: “Shpresa”, 2004, Shtator-September, Viti XII, Nr. 4 (67), f. 46-47

[28] Petraq Kolevica, “Autobiografia e Ismail Kadaresë në vargje”, Studim kritik. Botoi “Marin Barleti”, Tiranë 2002

[29] “Nëntori”, nr. 9 1979, ribotuar në I. Kadare, Vepra letrare vëll 12, f. 329

[30] Nga libri “Kohë barbare”, f. 17

[31] Ernest Miller Hemingway (1899-1961), ishte një romancier, shkrimtar dhe gazetar i tregimeve të shkurtra amerikane. Ai është i njohur për stilin ekonomik dhe të nënvlerësuar, që ndikoi ndjeshëm shkrimtarët e mëvonshëm të shekullit të 20-të, të cilët admiruan stilin e tij të jetës aventureske dhe imazhin publik. Shumica e veprave të Hemingway u prodhuan midis mesit të viteve 1920-1950, gjatë të cilave ai botoi 7 romane, 6 koleksione me tregime të shkurtra dhe 2 vepra jofiction. Tre nga romanet e tij, katër përmbledhje me tregime të shkurtra dhe tre vepra jofiction u botuan pas vdekjes. Shumë prej tyre u bënë klasikë të letërsisë amerikane dhe atij iu dha Çmimi Nobel në Letërsi në vitin 1954. E. M. Hemingway, u rrit në Oak Park, të shtetit Illinois. Pas shkollës së mesme, ai ishte reporter për disa muaj për The Kansas City Star përpara se të nisej për në frontin italian, për t’u regjistruar si shofer ambulance në Luftën e Parë Botërore. Ai u plagos rëndë në vitin 1918 dhe u kthye në shtëpi. Përvojat e tij gjatë luftës, formuan bazën për romanin e tij A Farewell to Arms (1929). Në vitin 1921, ai u martua me Hadley Richardson, e para nga katër gratë. Ata u shpërngulën në Paris, ku ai punoi si korrespondent i huaj për Toronto Star dhe ra nën ndikimin e shkrimtarëve dhe artistëve modernistë të komunitetit mërgimtar “Brezi i Humbur” i viteve 1920. Romani i tij debutues “Dielli po ashtu lind” u botua në vitin 1926. Ai u divorcua nga Richardson në vitin 1927 dhe u martua me Pauline Pfeiffer. Ata u divorcuan pasi ai u kthye nga Lufta Civile Spanjolle, ku punoi si gazetar dhe që ishte baza për romanin e tij: Për kë bien këmbanat (1940). Asokohe Martha Gellhorn, u bë gruaja e tij e tretë në vitin 1940. Ai dhe Gellhorn u ndanë pasi u takua me Mary Welsh në Londër, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Hemingway, ishte i pranishëm me trupat aleate si gazetar në zbarkimin e Normandisë dhe çlirimin e Parisit. Ai mbajti rezidenca të përhershme në Key West, Florida, në vitet 1930 dhe në Kubë në vitet 1940 dhe 1950. Në një udhëtim në Afrikë në vitin 1954, ai u plagos rëndë në dy aksidente avioni në ditë të njëpasnjëshme, duke e lënë atë në dhimbje dhe shëndet të dobët për pjesën më të madhe të jetës së tij. Në vitin 1959, ai bleu një shtëpi në Ketchum, Idaho, ku, në mesin e vitit 1961, vdiq nga vetëvrasja.

_______

[1] Ernest Miller Hemingway (1899-1961), ishte një romancier, shkrimtar dhe gazetar i tregimeve të shkurtra amerikane. Ai është i njohur për stilin ekonomik dhe të nënvlerësuar, që ndikoi ndjeshëm shkrimtarët e mëvonshëm të shekullit të 20-të, të cilët admiruan stilin e tij të jetës aventureske dhe imazhin publik. Shumica e veprave të Hemingway u prodhuan midis mesit të viteve 1920-1950, gjatë të cilave ai botoi 7 romane, 6 koleksione me tregime të shkurtra dhe 2 vepra jofiction. Tre nga romanet e tij, katër përmbledhje me tregime të shkurtra dhe tre vepra jofiction u botuan pas vdekjes. Shumë prej tyre u bënë klasikë të letërsisë amerikane dhe atij iu dha Çmimi Nobel në Letërsi në vitin 1954. E. M. Hemingway, u rrit në Oak Park, të shtetit Illinois. Pas shkollës së mesme, ai ishte reporter për disa muaj për The Kansas City Star përpara se të nisej për në frontin italian, për t’u regjistruar si shofer ambulance në Luftën e Parë Botërore. Ai u plagos rëndë në vitin 1918 dhe u kthye në shtëpi. Përvojat e tij gjatë luftës, formuan bazën për romanin e tij A Farewell to Arms (1929). Në vitin 1921, ai u martua me Hadley Richardson, e para nga katër gratë. Ata u shpërngulën në Paris, ku ai punoi si korrespondent i huaj për Toronto Star dhe ra nën ndikimin e shkrimtarëve dhe artistëve modernistë të komunitetit mërgimtar “Brezi i Humbur” i viteve 1920. Romani i tij debutues “Dielli po ashtu lind” u botua në vitin 1926. Ai u divorcua nga Richardson në vitin 1927 dhe u martua me Pauline Pfeiffer. Ata u divorcuan pasi ai u kthye nga Lufta Civile Spanjolle, ku punoi si gazetar dhe që ishte baza për romanin e tij: Për kë bien këmbanat (1940). Asokohe Martha Gellhorn, u bë gruaja e tij e tretë në vitin 1940. Ai dhe Gellhorn u ndanë pasi u takua me Mary Welsh në Londër, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Hemingway, ishte i pranishëm me trupat aleate si gazetar në zbarkimin e Normandisë dhe çlirimin e Parisit. Ai mbajti rezidenca të përhershme në Key West, Florida, në vitet 1930 dhe në Kubë në vitet 1940 dhe 1950. Në një udhëtim në Afrikë në vitin 1954, ai u plagos rëndë në dy aksidente avioni në ditë të njëpasnjëshme, duke e lënë atë në dhimbje dhe shëndet të dobët për pjesën më të madhe të jetës së tij. Në vitin 1959, ai bleu një shtëpi në Ketchum, Idaho, ku, në mesin e vitit 1961, vdiq nga vetëvrasja.

K O M E N T E

10 KOMENTE

  1. Një përshkrim drithërues për nga të vërtetat që paraqet dhe jo nga momenti , si sot , dita e zezë për të ndjerin tashmë I .Kadare . Pas një shekulli nuk do të jetë cudi që të dëgjohen thënie se ,,,,,, komunizmi apo socializmi i shekullit të kaluar ishte i domosdoshëm dhe shpëtues për popujt që e adaptuan . Miljonat viktima ? Sa miljona e miljona viktima janë lënë në harresë për shekuj me radhë. Kur komshiu ,hasëm ka zi , mortje unë do të respektoj traditën, zakonet shqiptare . Do mbyll radion , muzika mos të dëgjohet jashtë shtëpisë . Një falemderim , respekt të madh për autorin e mësipërm z. Kapinova !!!

    • E kuptoj nese dikush eshte kunder ideve te nje shkrimtari, politikani, shkencetari…por nuk mund ta kuptoj se si njerezit kendershtimin me idete e tjetrit e bejne ne menyren me te keqe te mundshme – me ane te fyerjeve. Eshte turp dhe askuj nuk i benë nderë kjo menyre e mospajtimit.

      • Ti Albert thu se: E kuptoj nese dikush eshte kunder ideve te nje shkrimtari, politikani, shkencetari………..
        por NE FAKT TI ALBERT NUK KUPTON KURGJA.
        Duket nga komenti se qenke djaloç i ri dhe nuk e ke perjetu ate periudhe te tmerrshme qe kena vuejte na nga DIKTATURA KRIMINALE e Enver Hoxhes dhe mbeshtetesve te tij kriminal.

  2. I nderuar z. Tedeschini , mos prisni kurrë që brezi i shqiptarëve të Kosovës i moshës 50 e kusur të kuptojnë e të reagojnë me një ndjesë faji dhe pendese të sinqertë për sa i përket kriminelit / “! heroit ” Hoxha dhe bandës së tij që ishte afër gjysëm miljonshe . Ata , ajo pjesë shqiptare kur fali , harroi masakrën e Tivarit kuptojmë pse përfundoi duke adhuruar vrasësin e vëllezërve , të shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë . Kjo është tragjedia e dytë dhe më e rënda që kemi kaluar si komb pas LB 2 . Nuk mjaftoi copëtimi , shkëputja e territoreve shqiptare pas 1913 – 14 por u desh të vinte një kopuk , një basdart, një spiun i paguar nga rregjimi i Zogut të qeveriste me drapërin e cekanin mbi kokën e shqiptarëve. Këtë e dijnë mirë fuqitë e huaja , fqinjët prandaj dhe vazhdojnë të luajnë me ne . Ata nendojnë se ky popull që duroi një qeverisje kriminale , një njeri të cmendur , i mbrojtur e vet – izoluar nga 1961 – 1985 , në vilën , Bllokun për të gjithë të cmendurit e tjerë do të durojë dhe planet tona , lakmitë e fqinjëve . Në këtë situatë jemi sot .

    • Znj. Ritë!
      Megjithese ne komentin tend i drejtohesh z. Tedeschini, mua me duket qe komenti yt ka te beje me shume me mua se sa me z. Tedeschini. Prandaj po te pergjigjem.
      Se pari, nuk me duket ne rregull nese dikush z. Kadare e fyen me fjalet me te uleta, me idioteske si “qen bir qeni”. Te gjithe qe perdorin keto fjale fyese per mua nuk jane gje tjeter pervec se njerez te paedukatë. Megjithese me heret kisha simpati per dom. Simon Jubanin, me duhet ta pranoj se ajo simpati per te mu zbeh goxha shumë.
      Se dyti, per here te pare do ta tregoj nje histori qe ndoshta do të të “zbusë” pak per sa i perket konkluzionit tend per gjeneratat e 50 vjecareve shqiptar te Kosoves qe kane te bejne me diktaturen.
      Ne moshen 7 vjecare babain tim te ndjere prindi e dergoi ne shkollim ne Shqiperi. Ne Shkoder hyri ne konviktin “Malet Tona”. Me vone shkollimin e vazhdoi ne gjimnazin “Naim Frasheri” ne Tirane.
      Ne zgjedhjet e dy dhjetorit te vitit 1945 ai ishte ne Tirane ku edhe votoi per here te pare. Prej asaj dite per te filluan problemet. Si antikomunist qe ishte nuk votoi per Enverin dhe Partine e tij por votoi per nje subjekt tjeter politik qe tani per tani nuk po me kujtohet emri. Dhe kur e hodhi kokrren e metalte ne kuti prej teneqeje ajo beri zhurme dhe te gjithe sigurimsat qe ishin aty e kthyen koken nga ai. Babai u shtang nga ajo kersime (zhurme) qe beri kokrra ( nuk e di si ta quaj ndryshe ) dhe tha me vehte: ” e pat puna ime” Te nesermen ne mengjes ne dyer te baneses (shtepise) i shkuan sigurimsat dhe e arrestuan. Se cka kaloi ai ne burg ti znj. Rite duhet ta dish shume mire. Shpesh here me tregonte se si sigurimsat i vinin ne burg dhe i thonin se ti do te pushkatohesh keto dite etj. etj. Disa nga te burgosurit e qelise nuk i pashe me kurre- me thoshte. Me vie shume keq qe per sa qe gjalle im ate kurre nuk e pyeta se sa qendroi i burgosur, por nje dite prej ditesh e liruan. Pas burgut e kishte te veshtire mbijetesen. Me vone qeveria e dergoi mesues ne katundet me te largeta te Shqiperise Veri-Lindore. Ka vuajtur shume per buke dhe per kulm mbi koke. Flija neper shkolla ku nuk kishte as dyer e as dritare kurse bora arrinte edhe nga nje meter. Dhe ne keto rrethana qe ishte u semure rende dhe mezi qe shpetoi nga me e keqja.
      Po e perfundoj me kaq sepse edhe kjo qe tregova te ben te kuptosh se edhe ne si familje kishim provuar diktaturen. Kritikat e mia ndaj dom Smon Jubanit ( dhe zoteriut me lart qe me injoron) mendoj se jane te drejta. Nese ne kete rast i dal ne ndihme z. Kadare nuk do te thot se une jam perkrahes i diktatures. Gjithmone e kam thene dhe po e them perseri, Enveri dhe partia e tij ishin e keqja me e madhe pas pushtimit 450 vjecar Osman (turk).

  3. Z.Albert rrëfimi juaj më preku dhe ju përgjigjem me këtë rast . Kalvari i babës suaj në Shqipëri është identik me të mijërave të tjerë por që lehtësohem kur mësoj rehabilitimin e tij për vazhdim të profesionit si mësues .Dhe kjo në vitet 1950 – 1970 besoj kur kishte mungesë të kuadrove të arsimuar se pas 1970 hetohej në disa brezash . Nuk mund të kundërshtoj mendimin tuaj për Kadarenë e kujdo .Por sinqerisht për kujtim të babës suaj që vuajti dhe pa se c’lloj ” drejtësie ” u vendos në Shqipëri do të bëja diferencim për mbrojtësit e themeleve të asaj ” kështjelle ” që vriste ,burgoste ,internonte vëllezërit e motrat shqiptare vetëm se kishin një familjar jashtë kufijve , vetëm pse MENDONIN ndryshe . Jo pse jam grua dhe s’mund e s’bën të përdor fjalë banale por se kaq kam limitin edukues .Por ,,, atyrëve që provuan torturat , qelitë , spiunllëqet , dekadat në burg e internim në kokat e tyre ,të prindërve të tyre e të familjarëve të afërt unë i toleroj , i kuptoj plotësisht e as mund t’i kundërshtoj me justifikime për etikë dhe edukatë . U evitua gjakderdhja , hakmarrja pas 1990 por jo , të persekutuarve të vërtete nuk mund t’ua ndalosh sharjet , mallkimet e cdo gjë që ju vjen ndër mend . Mendoni se nuk ndjej mërzi dhe dhimbje që një TALENT , GJENI ,me plot gojë që kishim (Kadarenë ) i shërbeu propagandës së diktaturës me aq mjeshtri ? Kur mund të ishte një hero i vërtetë për popullin shqiptar , kur atë arratisje spektatore të vjeshtës së 1990 ( tepër e vonshme dhe pa efekt pas 5 000 refugjatëve në pushtimin e Ambasadave ) mund t’a kryente në vitet 1960 ,70 ,80 , ? Dhe të fliste mandej si një Desident i vërtetë duke i treguar botës tmerret e qeverisë enverjane..?! U ,zgjata shumë z. Albert .Ju ndani rolin e Hoxhes me atë të Kadaresë .Llogjika juaj ,e drejtë e juaj por janë veprat që ai shkruajti pro atij sistemi që nuk e ndajnë dot nga diktatura. Shkurt dha ndihmesë të madhe në njohjen e diktaturës , të diktatorit që e drejtonte jashtë kufijve si një vend i begatë i lirë dhe një popull të lumtur . Veprat e tij për jashtë vendit botoheshin nga buxheti shteror i Shqipërisë si dhe me ” miqtë ” marksistë ” në Francë ,Itali e kudo .

  4. Me gjithë ato që shkruaj më sipër harresa apo nxitimi më ka shtyer të mos nënvizoj ” efektin pozitiv e personal të arratisjes së vonshme të Kadaresë ” .Nuk pati efekt në popull por vec në rehatimin e familjes Kadare në Francë si dhe të ndalimit të aktit depresiv ndaj vetvetes . Sic duket pas kaq vitesh dhe unë tregohem mosmirënjohëse .Ja lë harresës momentale prandaj dhe e rikujtova në këto rreshta .

    • Mos u lodh kot Rita me kete komentues, qe flet batihavà pa e pas ndigju fare se çka ka thane Dom Simon Jubani, perderisa thote per Dom Simon Jubanin se “me heret kisha simpati per dom. Simon Jubanin, me duhet ta pranoj se ajo simpati per te mu zbeh goxha shumë”.
      Keto fjale nuk i ka thane Dom Simon Jubani, por ia ka thane Kadares ai shoku i burgut te DomSimon Jubanit i quejtun “Petrit” i cili asht denu per agjitacion e propagande dhe si deshmitar ne gjygje i ka dale Ismail Kadare. Ky Petriti ia ka thane Kadares ato fjale. Dhe per kete POSHTERSI te deshmise ne gjygje Kadare meriton shume ma teper se aqe sa i ka tahene Petriti.
      Un e nxora kete Yotube per me vertetu fjalet qe ka shkru ne kete studim te sakt Klajd Kapinova, te cilin e pergezoj per punen atdhetare dhe demokratike qe ka ba tue ia nxjerre te palarat agjentit te sigurimit Ismail Kadare.
      Por ky komentues ne vend qe me shpreh mendimin e vet per kete studim te gjate dhe te arguentuem, perpiqet me deviju diskutimin ne fjale te parandesishme, por te meritueme.
      E keqja asht se perseri qeverisin po ato veglat e Enver Hoxhes dhe nderojne njeni tjetrin dhe shtypin dhe e vjedhin popullin.
      Pose kesaj me ban shume pershtypje tregimi i tij per te jatin se çka ka hjeke nga komunistat ne Shqipni, dhe i biri merr nene mbrojtje xhelatet e te jatit. Nuk po perdori fjalet qe meriton ky komentues. Shume bij te persekutuemsh kan qene ne sherbim te sigurimit, mjerisht.
      M kaqe un e mbylli diskutimin ketu. Nuk ia vlene.

      • Nuk je fajtor ti. Fajtor eshte Enveri. Edhe pse antienverist ti mendon dhe vepron si ne diktature. Fatkeqesisht nuk mund te shkeputesh nga ajo mendesi.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu