Bardh Mustafë Nengurra
Ka vite që nëpër Istog debatohet për disa figura dhe personalitete të së kaluarës jo të largët dhe nga disa qarqe të caktuara si dhe nga pasardhësa të tyre kërkohet që ata të shpallën Heronj, të shpallen figura me nam dhe kërkohet që të tillëve organet e Komunës t’ju bëjnë nderë, t’ju ndajnë sheshe për vendosje shtatorësh, bustesh apo përmendoresh. I rritur në oda burrash, mes tregimesh e rrëfime pleqsh, studiues, publicist e shkrimtarë, kam zënë njohuri për ngjarje, personazhe, veprime e ndodhi që kanë ndodhur e tronditur Istogun me rrethinë përgjatë gjithë shekullit të 20.
Duke u bazuar në fakte, dëshmi e përjetime ngjarjesh, të dëgjuara nga të afërmit e mi dhe pleq tjerë të fshatrave përreth, që njëherësh, ishin bashkëmoshatar të personaliteteve për të cilat atëherë debatohej më zë pëshpërimash nëpër Istog dhe që ato debate, po gjejnë vend edhe tani në qarqe të sotme mediatike të cilat, mjerisht, nuk janë të interesuara ta hulumtojnë, ta shkruajnë dhe ta publikojnë realitetin historik për ta dhënë kontributin e vetë duke u mbështetur në dëshmi kohe dhe fakte autentike, por, mbështetën në burimet e atyre që japin para e ryshfete për ta kthyer historinë sipas dëshirave të tyre, duke u thirr në vepër dhe emër të gjyshit, babës, axhës, dajës apo kujtdo tjetër në farefis.
Para se të dalë e të flas për personalitete konkrete unë desha ta elaboroj një dukuri të keqe, të rrezikshme që nëpër shekuj e kemi bërë traditë. Kjo dukuri ka ndikuar në shkrimin e historisë së rrejshme duke ngritë në nivel heroi e personazhe që në realitet ishin e kundërta e tyre.
Sot neper breza, jo vetëm nga rrëfimet gojore popullore por edhe nga qarqe shkencore e akademike kemi dy lloje heronjsh: vrasësin hero dhe viktimën hero. Ja disa shembuj: Azem Bejtë Galica i shpallur Hero i Popullit, dhe Beqir Vokshi po ashtu i shpallur dhe i dekoruar si Hero i Popullit, por, Beqir Vokshin e ka vra Azem Bejtë Galica. Azem B. Galica hero, e vret Zefin e Vogël po ashtu hero, luftëtarë dhe komandant i forcave shqiptare që bashkë me Bajram Daklanin e çlirojnë pjesën më të madhe të Vilajetit të Kosovës, e çlirojnë Shkupin nga pushtuesi turk-osmanli. Neve sot jemi dëshmitar se si koha e dëshmojë se Mbreti Ahmet Zogu ishte personalitet Kombëtar që formojë dhe ndërtojë shtetin modern shqiptar dhe i cili luftojë komunizmin, dhe sot në Tiranë më të drejtë dhe meritë është Sheshi Mbreti Zogu i Parë, por në Shqipëri e Kosovë Hero është edhe Hasan Prishtina që ja përgatiti 26 atentate Mbretit Ahmet Zogu.
Në Kosovë në kohën e luftës së UCK-së dhe NATO-s kundër pushtuesve serb luftuan dy krah, dy ushtri, një që quhej UÇK dhe ushtria tjetër që bënte luftën në teren nën komandën e Ministrisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës që quhej FARK dhe tjetra që thoshte se ka shtab komandues, por, UÇK në teren më shumë e luftonte FARK-un se forcat serbe. Shumë ushtar dhe komandantë janë vrarë gjatë luftës dhe sot Heronj të Popullit i kemi edhe viktimat, edhe vrasësit. Që mos të thellohem më shumë në tema tjera, dua të shkruaj për Istogun tim, për disa figura të Istogut që secili në kohën dhe mënyrën e vetë ka lënë gjurmë dhe emër në historinë e përbotshme të Istogut dhe kombit tonë.
Si popull e kemi një defekt patologjik, gjenetik. Le të ketë qenë shqiptari njeriu më i keq, më i poshtër, hajn, spiun, vrasës, dhunues dhe shkatërrues i familjes, i lagjes, i fshatit dhe më gjerë, nëse ai në ndonjë rast e rrethanë të caktuar, apo për ta shpëtuar prapanicën e vetë e vret ndonjë serbë, maqedonas apo malazez, menjëherë prej nesh ngritët në nivel heroi, i kapim çiftelia e sharkia dhe i thurim këngë dhe derisa këngëtari i këndon ato neve ja kërcasim me rafalë armësh dhe i mbulojmë këngëtarët me para, me euro e dollar.
Raste se si i kemi bërë heronj njerëzit e tillë në Kosovën tonë ka në secilin fshat. Edhe në Istog një ngjarje që pat ndodhë me 8 qershor 1938 kur vritet katili serb Vojvoda Miliq Krrstiq në vendin e quajtur Lytece derisa ai bashk me Selman Kadri Hasanaj ishin duke peshkuar në lumin Burimi të Istogut. Vrasjen e tij e merr mbi veti vetë Selman Kadria i cili me pushkën e Miliqit në krah ik nga vendi i ngjarjes dhe shkon e kërkon strehim dhe ndihëm te Tahir Ali Bicaj i fshatit Vrellë. Aty nuk i japin besë, e përzënë nga konaku. Selmani gjënë strehë të dhëndri i familjes së Selmanit, Kadri Imer Blakaj ku qëndron tri net në koliben e vreshtit me rrush derisa dhëndrin Kadriun e arrestojnë xhandarët. Shtypi në Beograd shkruan për vrasjen e Miliq Krstiqit të nesërmen me 9 qershor 1938. Me datën 21 qershor 1938 në vendin e quajtur Shkalla e Bjeshkës së Grapçorit, Ramë Ali Vuthaj i njohur si Ramë Çakërlaqi tradhtisht e qëllon sëpatë në shpinë Selman Kadrinë. Xhandarët e Rale Vuliqit e kapin të gjallë.
Selman Kadria nuk u mbijeton plagëve të sëpatës së Ramë Vuthit. Nuk do shkruaj për pasojat që i ka vuajtur populli shqiptar i fshatrave Cerrcë, Lubozhdë, Muzhevinë, Vrellë etj, pas vrasjes së Miliq Kërstës, për to do flas në një shkrim tjetër. Unë do flas këtu vetëm për Selman Kadrinë! Për figurën e tij, e cila, bazuar në tekstin e një kënge të thurur dhe të kënduar për herë të parë nga shahiri (rapsodi) i Brojës së Drenicës, Ibish Mulaku, i njohur si Ibish Broja që nga vitet 1960-ta Selman Kadria u bë Hero Kombëtar dhe emiri i tij u dëgjua gjithandej.
SI LINDI KËNGA E SELMON KADRISË
Pas vrasjes së Miliq Kërrstës, vuajtjet, përndjekjet dhe torturat që i patën bashkëmoshatarët dhe bashkëfshatarët e Selman Kadrisë nga Istogu dhe fshatrat përreth, Cerrcë, Lubozhdë, Vrellë, Muzhevinë e deri në fshatrat kufitare të komunave të Pejës, Klinës dhe Skenderajt etj, ishin çnjerëzore. Por, 12 ditë pas vrasjes së Miliq Kërrstës, nga spiunët, po ashtu shqiptarë, zihet në pritë dhe vritet Selman Kadria. Sipas tregimeve të dëshmitarëve të ngjarjes, që ata vetë i tregonin, fshatarët ishin ndjerë të çliruar, të lehtësuar dhe provonin që gjithçka të harrohet sa më parë sepse, për pesëmbëdhjetë vjet rresht kishin vuajtur tmerrin e Dantës nga torturat dhe dhuna e Miliq Kërstës, e xhandarëve, çetnikëve, spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë derisa e vret Selman Kadria.
Kam pasur fatin që baba im Mustafë Hajdin Hasanaj e ka njohur nga afër vetë Selman Kadrinë dhe Miliq Kërrsten. Kur këto vrasje kanë ndodhë baba im ka qenë 18 vjeçar. Ai tregonte se edhe atë si shumë shqiptar të tjerë, xhandarët e Ral Vuliqit e kanë detyruar të shkonte në Pollaçer për ta parë Selman Kadrinë e plagosur nga sëpata e Ramë Vuthit. Im at tregonte se kur e lëshojnë për tokë vigun me trupin e plagosur, Selman Kadria kërkon një pikë ujë. Ajet Çelaj (minoritar magjup) e heq plisin, e mbush ujë të jazi, por nuk arrinë t’i jep, pasi vetë Rale Vuliqi i bije Ajetit me kondak pushke në ballë dhe ja çanë vetullën. Sa herë këndohej kënga e Selman Kadrisë baba e tregonte këtë ngjarje dhe, jo vetëm kaq. Ai tregonte se deri në çastin e vrasjes së Miliq Kërrstës, Selman Kadria kishte qenë njeriu më i besueshëm i Miliqit sa që, edhe pushkën me gjith fishek ia kishte besuar Selmanit.
Duke e parë se Selman Kadria e Miliq Kërrsta ishin të pandashëm, shqiptarët ia kishin frikën, jo vetëm Miliqit, por, edhe Selmanit.
Për këto ngjarje kanë folur edhe fqinjët e Selman Kadrisë: Avdi Beqir Rexhaj që ishte dhëndër i Selman Kadrisë, Ali Beqir Rexhaj, Nezir Beqir Rexhaj, Arif Zekë Rexhaj, Ali Maxharri, vëllezërit Sejdi, Sadri e Kadri Adem Rexhaj, Halil Can Haskaj, Tahir Bujupi, Azem Sadri Rugova, Bekë Rugova, Talush Ali Rexhaj etj,. që të gjithë nga Cerrca bashkfshatar dhe bashkmoshatar të Selman Kadrisë. Pastaj Ramush Sadri Osaj, Ali Sadri Osaj, Imer Januz Haziraj, Jashar Tem Hasanaj, Ali Tem Hasanaj (axha im dhe dhëndërr i Nimon Bekës djalit të axhës së Selman Kadrisë), Fetë Islam Hasanaj, Haxhi Kadri Kadaj etj.
Fjalë përbuzëse dhe shprehje mos respekti për Selman Kadrinë pos këtyre burrave kam dëgjuar edhe në Llukafc të Begut nga Nezir Rexhep Blakaj, nga Asllan Beqir Blakaj, por edhe në Prekallë nga vëllëzërit: Mushak Bajram Hasanaj, Hasan Bajram Hasanaj, Curr Bajram Hasanaj e shumë të tjerë. Në mesin e viteve 1965-1970 emri i Selman Kadrisë ka qenë i panjohur. Askush se ka përmend. Përmendej dhe respektohej djali i axhës së Selman Kadrisë, Niman Bekë Hasanaj i cili bashk me kushëririn Hasan Zeqë Hasanaj në prill 1942 për ta marr gjakun sipas traditës, në qendër të Istogut e vrasin Ramë Vuthin, i cili, me tradhti e kishte vrarë Selman Kadrinë. Për vrasjen e Ramë Vuthit, Nimon Bekës ia jap pushkën ish xhandari i Mbretit Zog, burri atdhetar nga Muzhevina Rexhep Halit Bardhecaj.
Pra, derisa në Istog vjen Ibish Mulaku Broja, këngëtar i folklorit nga fshati Brojë i Drenicës, me qëllim që ta gjejë dikë për ta mësuar ngjarjen e vrasjes së vojvodës Miliq Kërrsta. I veshur me tirq galan, plis të bardhë e sharki në dorë, hyn në rrojtoren e Shaban Berishës nga Staradrani (të cilin e kam njohur mirë). Aty qëllon shoku i tij i llafeve ironizuese, Bajram Mustafë Hasanaj nga Cerrca. Kur e kuptojnë qëllimin e ardhjes së Ibish Mulakut – Broja, sipas zakonit, ata fillojnë tregimin rreth ngjarjes së vrasjes së vojvodës duke ironizuar me këngëtarin dhe duke e shtrembëruar ngjarjen. Pra Shaban Berisha ja tregon ngjarjen më shumë për të bërë shaka me Ibish Mulakun dhe për ta ngritë shokun e tij Bajram Mustafë Hasanaj.
Shabani i tregon këngëtarit se Miliqi bashkë me Selmanin kanë shkuar për peshkim në lumin Istog, në vendin e quajtur Lytece afër Muzhevine. Pasi fjalosën, Selmani e vret Miliqin. Me pushkën e Miliqit në dorë, Selmani shkon në Vrellë.
Troket në derën e Tahir Ali Bicaj dhe se Tahiri nuk e pranon n’konak, i tregon se pas tri javësh Selman Kadrinë e pret në besë Ramë Vuthi dhe e vret Selmanin me sëpatë dhe krejt kjo deri diku edhe i përket realitetit dhe ngjarjes, por Shaban Berisha si me shaka i thotë këngëtarit se Bajram Mustafa e Niman Beka e kanë nxjerrë gjakun e Selman Kadrisë.
Ibish Mulaku kthehet në shtëpi e thurë tekstin e këngës sipas tregimit të treguar nga rrojtari i Istogu