ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Ivica Daçiq, me lojë fjalësh për normalizimin e marrëdhënieve Serbi – Kosovë

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti 

  • Daçiqi gjithherë është kundërthënës, ashtu siç janë politikanët serbë në përgjithësi.  

“Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë asnjëherë nuk është kontestuar për Serbinë, por se normalizimi nuk do të thotë njohje e Kosovës”. Pra, edhe nuk është “kontestuar” normalizimi edhe nuk do të thotë njohje e Kosovës për normalizim! 

Ja, pra se si shprehet ai. Nu qenka kontestuar normalizimi mes Serbisë dhe Kosovës, por ai normalizim po lë të kuptohet, do të bëhet nëse Kosova vepron ashtu si kërkon Serbia. Por, edhe ashtu, nuk tregon se si duhet të veprojë Kosova për normalizimin e këtyre marrëdhënieve.  

Normalizimi e marrëdhënieve nuk do të thotë njohje Kosovës – thotë Daçiqi. E, atëherë, si do të mund të normalizohen marrëdhëniet, mund të pyetet Ivica Daçiq. Ai e di se Kosova tani është shtet. Ai e di se këtë të drejtë ia ka dhënë edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, prej së cilës, vetë Serbia ka kërkuar vlerësim nga GJND-ja. E, derisa GJND i  jep të drejtën për shtet Kosovës, përse ne ta humbim, përse të mos e kemi, përse Daçiq ta kundërshtojë?
Nganjëherë dëshirat dhe të drejtat nuk shkojnë bashkë. E, dëshirë e Daçiqit kuptohet se është ta ketë nën thundrën e Serbisë, Kosovën, ashtu siç ishte deri sa ishte e pushtuar, deri më 1999, pra gati një shekull. Daçiq dhe paraardhësit e tij kanë shkaktuar me qindra masakra ndaj popullit liridashës shqiptarë. Ata gjatë shekullit 20 kanë shpërngulur për në Turqi e Shqipëri plot gjysmën e popullsisë shqiptare për këto 87 vite nga Kosova. Ata vranë e masakruan edhe fëmijët në ngrykun e nënave, ua nxorën edhe sytë, sa i matnin edhe me kilogramë. Ishin të pamëshirshëm ndaj popullit shqiptar për ta zbrazur Kosovën nga shqiptarët, sepse e dinin se Kosova nuk iu duhet me shqiptarë. Këtë e kërkon Ivica Daçiq edhe sot. Prandaj nuk duan ta njohin Pavarësinë e Kosovës. Me gjasë, janë përgatitur për luftë! 

Daçiq kërkon nga Kosova të zbatojë të gjitha marrëveshjet ndaj Serbisë, por nuk e thotë se edhe Serbia duhet t’i zbatojë ato ndaj Kosovës: 

“Pra, ne presim që pala kosovare t’i përmbushë obligimet e veta. Dhe për sa i përket Beogradit, ne do të qëndrojmë konsekuent me dëshirën që dialogu të përparojë”, tha Daçiq. 

Ja se si shprehet kur është fjala për përmbushjen e obligimeve të Serbisë ndaj marrëveshjeve, thotë se do të qëndrojë KONSEKUENT… E, kuptimi i fjalës konsekuent lë të kuptohet se  ajo do të ndjekë me vendosmëri, me këmbëngulje, vazhdimisht e deri në fund të një vie të caktuar (shih: Mikel Ndreca ”Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja”, Rilindja, Prishtinë, 1986, faqe 401), këtu mbetet të kuptohet ashtu si ata e kanë përcaktuar vetë, jo sipas marrëveshjeve të nënshkruara, qoftë edhe me ndërmjetësimin e BE. 

Duhet të ketë shumë kujdes ndaj fjalorit të përdorur prej tyre. Këta e thonë fjalën rrumbullake, që lë të ketë shumë kuptime dhe e marrin atë që iu konvenoin atyre. Duhet sqaruar mirë kuptimin e fjalëve dhe shprehjeve të tyre. Këta vetëm kur iu pëlqen të marrin diçka kanë fjalët shpatuke, që nuk kanë dy e më shumë kuptime.  

Pra, kujdes me lojën e fjalëve dhe shprehjeve të tyre në biseda e në marrëveshjeve, dhet të analizohet mire çdo fjalë e çdo shprehje! 

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu