ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Izolimi i liderit opozitar Berisha, model i qeverisjes diktatoriale të modelit Putin në Rusi

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Izolimi i liderit opozitar Berisha, model i qeverisjes diktatoriale të modelit Putin në Rusi

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Situata politike e krijuar tani në Shqipëri e sidomos pas burgut shtëpiak të një lideri të njohur politik që ishte shumë vite si Kryetar i Shqipërisë dhe si Kryeministër i këtij shteti po merr një pamje shumë të shëmtuar> Berisha është një burrështetas i madh. Është ai që kontribuoj në thyerjen e komunizmit të asaj kohe enveriste, dhe që me vite e qeverisi atë vend, por edhe që burgosi njerëz eminent të atij sistemi komunist, por që ishin në pushtet pas pluaralizmit politik në Shqipëri, kjo që po ndodhë tani kundër tij po i përngjan si hakmarrje ndaj Sali Berishës për ato kohëra të pushtetit të tij, prandaj kjo masa e arrestit e shqiptuar ndaj liderit opozitar shqiptar Sali Berisha, nga regjimi kriminal e Kryeministrit Rama, është turpi më i madh që ky regjim mafioz po i sjell shtetit dhe demokracisë së nëpërkëmbur shqiptare.

Kjo lloj hakmarrje ndaj liderit të opozitës, në të ardhmen është si dëshmi e Rames dhe grupi të tij mafioz që përfundimisht i kanë ditët e numëruara, dhe duke parë se po ju rrëshqet dheu nën këmbë, janë vërsulur për ta nxjerr jashtë loje liderin më të fuqishëm politik e kombëtar të reformave demokratike postkomuniste në Shqipëri, z. Sali Berisha. Përveç reagimeve të fuqishme popullore brenda vendit, kundër kësaj forme të ulët të hakmarrjes politike, duke abuzuar institucionet e drejtësisë, kanë filluar të shfaqen edhe reagime të ashpra ndërkombëtare, duke përfshirë edhe gazetën me tirazhin më të madh në gjermani BILD. Edhe televizioni publik gjerman, ARD i ka kushtuar hapësirë arrestimit të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha. Në edicionin qendror të lajmeve, ARD pasqyron protestën e mbështetësve tek banesa e liderit të opozitës, Sali Berishës. Rrjeti mediatik gjerman ka cituar prononcimin e Argita Malltezit, duke e cilësuar këtë rezistencë si luftë për liri dhe demokraci. Pra jo vetëm BILD, por edhe rrjeti publik gjerman ARD, në edicionin qendror të lajmeve i kishte rezervuar hapësirë, zhvillimeve në Shqipëri pas arrestimit të Berishës. “Mbështetësit e Sali Berishës mbajnë një tubim përpara shtëpisë së liderit të tyre politik në Tiranë. Ata thërrasin: “Berisha o hero, gjithë populli ty të do!” Ata po protestojnë kundër arrestit shtëpiak të kreut të opozitës, por në sytë e tyre – edhe për vetë demokracinë”, thuhet në artikullin e rrjetit publik gjerman. Lideri opozitar, kombëtar shqiptar, e gëzon mbështetjen e opinionit publik e media në gjermani, sepse është politik kundër regjimit totalitar. “Është bukur të shohësh se si qytetarët janë të sensibilizuar për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin e së drejtës; për të mbrojtur idealet e lirisë; për të mbështetur të drejtën kushtetuese të opozitës për të ekzistuar; dhe për të mbrojtur sistemin e drejtësisë në këtë vend. Në Shqipëri ka ende qytetarë që refuzojnë vendosjen e një sistemi autokratik, krijimin e një republike si të Putinit në Rusi apo të Llukashenkos në Bjellorusi”, raporton më tej, ARD, duke e krahasuar kështu regjimin e Edi Ramës me atë të Putinit në Rusi Më tej, gazetarët gjerman raportojnë në detaje zhvillimet e së martës në rrugën “Mustafa Matohiti”, e cila tashmë po shndërrohet në rrugën e rezistencës, duke përshkruar për publikun gjerman edhe izolimin e Sali Berishës, edhe shfaqjen e tij në dritare për të përshëndetur mbështetësit, pasi për t’i takuar i është ndaluar nga gjykata. Më tej, ARD citon vajzën e ish-Kryeministrit Argita Berisha, e cila në emër të babait të saj thekson se vendi është në një luftë për liri: “Asnjë diktator nuk mund t’i kundërshtojë shpirtrat tuaj të lirë. Nuk ka pranga të sistemit që mund të burgosin lirinë tuaj. Ju jeni misionarët e kësaj lufte që do të përhapet nga kjo rrugicë në të gjitha rrugët dhe rrugicat e Shqipërisë”,” raporton rrjeti i madh gjerman ARD. Kjo mase e Izolimit të Berishës ka vetëm një emërues, frikën e grupeve kriminale të rreshtuara krahas Edi Rames nga demokracia dhe shteti i së drejtës që do të duhej instaluar në Shqipëri me zgjedhjet që do vijnë. Tri vite rresht është hetuar Berisha dhe asnjë zbulim kundërligjor nuk kanë arritur ta bëjnë dhe vetëm për shkak të denoncimit të hapur dhe zbulimit të dosjeve të krimit të regjimit Rama, pushteti e ka marr këtë vendim për ta arrestuar, izoluar dhe ndaluar të merret me aktivitete politike, madje edhe ndaluar kontaktet me qytetar. Për shkak te dështimit të hetimeve të zhvilluara, ish sigurimci i Enver Hoxhës Arben Kraja, tani në pozitën e Prokurorit të SPAK-ut, Arben Kraja ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës, ai ka deklaruara para Këshillit të Mandateve se vendimi është firmosur nga dy prokurorë. Pra Kraja jep urdhrin për burgosjen pa asnjë fakt kundër Sali Berishes, vetëm që të ja bëjë të pamundshme me qenë akoma aktiv në politikë, edhe pse ligjërisht është kryetar i PD-së, por që këtë legjitimitet liderit ja kanë marr me manipulime përmes instrumentalizimit të gjykatave dhe duke ndërhyrë në sistemin e së drejtës. Berishës i është konstruktuar akuza kinse për korrupsion gjata mandate të tij si kryeministër, e ku thuhet se “Sali Berisha në cilësinë si kryeministër i Shqipërisë ka kryer veprime aktive, miratim ligjesh me qëllim përshtatjen e tyre, me qëllim kthimin dhe shfrytëzimin e territoreve ku janë kthyer territore si ish-klubi Partizani. Nga hetimet e kryera deri tani ekziston dyshimi se nga ana e personit Sali Berisha është konsumuar vepra penale e korrupsionit pasiv, në bashkëpunim. Vlerësojmë se ekzistojnë kushtet dhe kriteret për përcaktimin e masës së Sigurimit. Këto masa janë konfirmuar tashmë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe të Apelit, kishte deklaruar Arben Kraja. Arben Kraja është nga Shkodra, kurse si drejtues I SPAK-ut është zgjedhur me 21 dhjetor 2019. Kraja e ka filluar karrierën e tij në organin e akuzës në vitin 1993 dhe prej dy dekadash punon në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm si task-forca kundër krimit dhe korrupsionit, por që në këtë rast tek Sali Berisha ashiqare po del të jetë një proces i montuar me qëllimin e vetëm për ta shpëtuar regjimin Rama nga revolta qytetare dhe opozitare, për shkak të lidhjes me krimin e organizuar. Meritat e Berishës për avancimin e Shqipërisë në rrugën evropiane janë të pa kontestueshme dhe populli është i vetëdijshëm për to, sepse janë të arritura me vlerë gjithë kombëtare, sikur që është anëtarësimi në NATO dhe Liberalizimi i hershëm i vizave për Shqipërinë. Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian, kurse anëtarësimi në NATO daton 4 prilli i vitit 2009 nga Samiti i NATO-s në Strazburg. Nëse krahasohet Qeverisja e Rames me atë të Sali Berishës, mafiozi dhe babai i grupeve kriminale të drogës nuk e ka bërë asnjë hap pozitiv për 12 vjet të qeverisjes në krye të shtetit shqiptar, ku ka ardhur me vjedhje industrial të votave, blerjen e tyre me para të nëntokës kriminale, sepse ky nuk e ka interesin e integrimit në BE, por interesin e frenimit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, prandaj nuk ka sundim ligji dhe nuk ka reformat ë mirëfillta as zhvillim, por vetëm korrupsion dhe krim. Të bërat e kryeministrit Rama dhe regjimit të tij kanë bërë që populli shqiptar, shteti amë Shqipëria dhe shqiptarët si populli më i vjetër në Evropë akoma mos të jenë anëtarësuar në familjen evropiane, prandaj ky është turpi i Evropës ndaj shqiptarëve, por që vjen si pasojë e sundimit të mafiozit Rama. Në bazë të këtyre rrethanave të tanishme që po zhvillohen në shtetin shqiptar, është e mundur të ndodhin revolta qytetare dhe ndërhyrja ndërkombëtare, si zgjidhje e vetme për ta shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat kriminale të krye mafiozit Rama i cili po vazhdon të instalon një regjim të pa par totalitar, të ngjashëm me Regjimin e Putinit në rusi dhe të Vuçiqit në Serbi. Për një spastrim të Shqipërisë nga krimet në përgjithësi, duhet të kontribuojnë shtetet mike në krye me Amerikën e sidomos edhe shtetet e NATO-s, dhe pa një spastrim real nga krimet e llojeve që janë në Shqipëri, vështirë se ky shtete do të prosperoj ndonjëherë, sepse qeveritë e deritashme në këtë shtet të gjitha ishin të kriminalizuara skajshmërisht, e sidomos tani kjo qeveri e tanishme që ishte një shpresë se do ta spastroj vendin nga krimet, dhe do ti hapen rrugët drejtë shteteve të BE-së, prandaj është pritur që Qeveria Rama të kontribuoj në përafrimin, e sidomos të pajtimit të Kosovës me Serbinë, që tani për tani popullata shqiptare e Kosovës është tepër e zhgënjyer në këtë drejtim, për qëndrimet e tija inerte dhe përkrahjes së Vuçiqit në shumë tubime dhe samite, ku është shqyrtuar çështja e Kosovës, e që kosovarët si pjesë përbërëse shqiptare janë të dëshpëruar në qeverisjen e Rames dhe përafrimit të tij pranë Vuçiqit.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Nuk është e tëra ashtu si po shkruan. Sali Berisha është shkatërruesi i vetëm i Shqipërisë së pas viteve të 90 dhjeta.Ka shumë e shumb mëkate. Duke filluar nga Gërdeci, e para dhe pas Gërdecit. Mos u dashka që prokuroria dhe gjykata shqiptare ta amnestojë keqbërësin e Shqipërisë! Njeri më hakmarrës se sa Sali Ramë Berisha nuk gjendet në tërë shqiptarinë e dy shekujve të fundit. Njeriu që e shtriu për toka Shqipërinë në vitin 1997 vetëm e vetëm për të ia mundësuar Sërbisë që ta shkeli Kosovën me tankse.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu