Qazim Namani, studiues, Prishtinë
____
Misionarët rusë në terren për të sllavizuar toponimet dhe zhvilluar propagandë në popull në prag të krizës lindore 1877-1880
Verzioni i tezës ‘Arnautaši’ që thotë se shqiptarët e Kosovës janë serbë të shqiptarizuar, është sajuar nga dy shkrimtarë nacionalistë, Millosh Millojeviq dhe Spiridon Gopqeviq, në mes te viteve 1870- 1880. Milosh S. Milojeviqi, bëri udhë përshkrimin e viseve veriore shqiptare, pas vizitave të Johan George Voh Hahnit, me qëllim të sllavizmit të toponimeve dhe përvetësimit të objekteve të kultit. Më vonë misionin e tij e vazhdoi Todor Stankoviqi. Spiridon Gopqeviqi ishte një vllah i serbizuar i cili, mbështeti programet ruse për sllavizmin e popullatës shqiptare.
Në vijim ofroj detaje nga falsifikimi i toponimeve në trevat shqiptare.
Emrin e malësisë së Galabit, Milojeviq propozoj që të quhet Golak (Malësi e zhveshur nga gjelbërimi), në fakt ky emërtim nuk përshtatet me këtë malësi të pasura me pyje dhe gjelbërim.
Siç shihet nga Galab si e quanin banorët autokton, mundohet ta sllavizoj në Golube (Pëllumb), nga sot Golak, shkruan Milojeviq.
Po ashtu kur e viziton luginën në fshatin Matiqan, afër Prishtinës, nën shoqërimin e plakut Zymerit, dhe e dëgjon se delet kur e kullosin barin në këtë hapësirë, ju shkëlqen leshi si Dukat, Milojeviqi këtë rrëfim e shfrytëzon për ta emëruar luginën me emrin Zllatar!
Ne shtypin tone zakonisht shkruhet per asimilimin e shqiptareve ne serb, sidomos te atyre ortodoks qe jetonin ne Kosove. Kjo eshte e vertete por eshte edhe e verteta tjeter qe kemi edhe serb dhe malazez (sllavë) te asimiluar ne shqiptar. Branisllav Nushiq thot se ne Kosove ka arnautë, qe jane shqiptarë dhe arnautashë qe jane sllavë te shqiptarizuar. Edhe R. Elsie tregon per kete fenomen. Ai thot se Kuci, Vasojeviqet dhe Palabardhet me pare kane folur shqip, por ka edhe disa fise nga Veriu i Malit te Zi dhe Hercegovina qe dikur ishin sllavishtfoles por qe tani flasin shqip, pra u asimiluan ne shqiptar.
Edhe fshatrat e Lumes, sipas Noel Malcolm me pare ishin sllavë qe se pari u konvertuan ne myslimane e me vone , kryesisht ne shek. 18 kaluan gjuhesisht nga sllavishtja ne gjuhen shqipe.
Zoti Nimani, u përgëzojmë për trajtimim e këtyre temave interesante dhe të pajisura me dëshmi.
Sipas, studiuesit Ymer Adem Llugaliu,që ishte një specialist i vërtetë i origjinës së toponimeve me emra të lashtë iliro-dardan mësojmë; se emërtimi Gollak i kësaj Krahine,duke filluar nga Baraina e Orllanit e deri në Bujanoc është falsifikue nga Administrata serbe. E gjithë Zona dhe fshatrat e saj kanë qenë të banuara nga fisi Dardan, Galaber .
Llugaliu thotë: “djallëzia falsifikuese serbe e ka ndërruar përmbajtjen e emrit nga Galaber në Gollak.” Por,këtu edhe miopët shohin falsifikimin.Goll,goll-o,-a,do të thotë i zhveshur e zhveshur. Në fakt e gjithë Krahina është e mbuluar me pyje dhe bimë kontinentale.
Lligaliu mendon që kjo Krahinë duhet me u riemrue me emrin e gjenezës GALABER.
Ndërkaq, për zotin Albert dua të jap këtë sqarim: I nderuar nga gjurmimet e mia shoh që tek sllavët nuk kanë ekzistuar fiset,Berisha, Gashi, Kuqi,Pulbardhi etj. Thjesht,sllavët nuk kanë fise.
Pjestarët e fiseve të përmendura janë asimiluar nën dhunë e represion në serbë e malazezë.
Këtë në librin e saj”Brengat e Ballkanit” e argumenton edhe zonja, Edith Durham.
Ndërkaq, për rajat në Kosovë studiuiesi Ymer Llugaliu thotë:” Rajat në Kosovë ishin puro shqiptare të besimit ordodokësë,por ato duke menduar që po e ruajnë identitetin e tyre, i ikën rënies në shtratin e myslimanizmit” Fatkeqësisht ata u serbizuan nga Patrikana serbo-greke.
Në emër të tyre Serbia më 1912 dhe 1913 e aneksoi Kosovën dhe Veriun e Shqipërisë.
Z. Ejupi!
Nuk jam i sigurte se a kane qene te organizuar serbet ne fise , por eshte e sigurte qe tek malazezet kane ekzistuar fiset. Pra sllavet malazeze kane pasur fise.
Une ne komentin tim askund nuk e permenda qe Berisha, Gashi paskan ekzistuar si fise edhe tek sllavet. Ishin disa fise tjera shqiptare (Kuci, Palabardhet, Vasojeviqet) qe me kohe per shkak te dhunes apo rrethanave tjera u asimiluan ne sllavë . Kete nuk e thot vetem z. Elsie por e thone te gjithe historianet seriozë.