ARKIVI:
4 Maj 2025

Ja si shërohet verbëria mendore

Shkrime relevante

Deklaratë publike e Lirim Gashit mbi uzurpimin e përmendores së Gjergj Kastriotit nga Bashkësia Islame e Kosovës

Lirim Gashi, redaktor i Drinit, Prizren __ Shkruar në shqip, gjermanisht dhe anglisht...

E vërteta pas ikjes së Vuçiqit nga SHBA, jo vizita në Moskë, por frika nga FBI

Shkruan : Nikola Sandulovic, Beograd Shoh që ka shumë "të mençur" që...

Do t’ju rrëfej se çka më pati thënë në fëmijërit fqinji im gazmor, Ajazi, Ashkalija

Shkruen e knon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren  SEKRETI I AJAZ ASHKALIJES, QË...

Kur Gjuha  Shqipe i mbijetoi represionit Osman dhe Sllavo-Grek

Pirro Prifti, Tiranë Shkaqet e mungesës së një gjuhe shqipe të shkruar...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi, Prizren
___
Çfarë do të thotë të lakmosh me çdo kusht dhe çmim pushtet absolut politik, dominim ekonomik dhe pasuri të pallogaritshme – duke përdorur jo vetëm argumente të rreme, shpifje dhe të dhëna të trilluara, por edhe racizëm të paskrupullt kundër njerëzve me prejardhje migrante, të cilët bëjnë punët më të rënda fizike që askush tjetër nuk do t’i merrte përsipër – këtë na e dëshmon për mrekulli çdo ditë Donald Trump, presidenti më i keq në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kanadaja, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ishte aleati më i besueshëm i Shteteve të Bashkuara, duke e furnizuar këtë superfuqi me naftën dhe gazin më të lirë në botë – madje shpeshherë në dëm të buxhetit të saj.
Megjithatë, ajo e kishte në fuqi një taksë simbolike për produktet e eksportit amerikan, të cilën kurrë nuk e kishte zbatuar, pasi ishte e lidhur me sasi të paarritshme importi që mund t’i dëmtonin prodhuesit kanadezë.
Por këto sasi mallrash SHBA-të asnjëherë nuk arritën t’i eksportonin në Kanada, që do të thotë se dëmi për SHBA-të nga kjo taksë ishte 0 për qind.
Çfarë bëri Trump?
Ai i gënjeu pa pushim votuesit e tij budallenj, duke u thënë se Kanadaja po i shkaktonte ekonomisë amerikane dëme prej dhjetëra miliarda dollarësh në vit – një gënjeshtër kjo e paturpshme e përmasave të papara.
Çfarë bëri udhëheqësia e shtetit kanadez?
Duke parë se një pjesë e madhe e popullatës amerikane ka një koeficient inteligjence sa organizmat njëqelizorë që shihen vetëm me mikroskop – sepse mashtrohen nga një individ që ka ikur nga spitali psikiatrik dhe që dëshiron me çdo kusht të bëhet presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë – qeveria kanadeze, e cila prej dekadash kishte marrë oferta nga fuqitë e tjera botërore si Kina, India, Indonezia etj., vendosi të mos i refuzonte më ato dne ta shfrytëzonte momentin optimal për ta pasuruar shtetin dhe për t’u hakmarrë ndaj votuesve të Trumpit, ndaj vetë atij dhe ndaj ekonomisë amerikane, duke e reduktuar furnizimin e SHBA-së me gaz dhe naftë për 20%.
Dhe çfarë ndodhi?
Shumë votues të Trumpit, për të mos u ngrirë për vdekje, u detyruan ta kalojnë dimrin në strehimore kolektive ose në institucione fetare – dhe kështu u bënë refugjatë klimatikë në vendin e tyre.
Në anën tjetër, çmimet e energjisë shpërthyen si kurrë më parë dhe brenda disa javësh, qindra mijëra punonjës humbën vendet e punës.
Çfarë do të thotë të lakmosh pushtetin si ujku mishin?
Të duash pushtet absolut, dominim ekonomik dhe pasuri sa për të blerë edhe hënën, e për këtë të përdorësh çdo poshtërsi – nga shpifjet e stërpërsëritura, deri te racizmi që as Hitleri s’do ta kishte përtypur dot – është një art i ndyrë që Donald Trump e ka kthyer në industri hibride.
Ky është presidenti që, po të ishte personazhi kryesor në një triller politik, edhe vetë djalli do ta padiste për plagjiaturë.
Kanadaja – ajo fqinja e qetë, e sjellshme, me më shumë drunj se njerëz – pas Luftës së Dytë Botërore ishte për Amerikën si gruaja besnike për burrin e pashpirt, sepse ia jepte gazin dhe naftën më të lirë në botë, shpesh edhe duke e sakrifikuar buxhetin e saj. Dhe, si çdo grua besnike, ajo nuk ankohej kurrë.
Por ja që Amerika e Trumpit, në vend të falënderimeve, nisi të trillojë drama të stilit të “telenovelave turke”:
Sipas Donald Trump, Kanadaja po ia grabiste miliarda dollarë amerikanëve, njësoj siç fantazojnë disa burracakë që gratë e tyre i tradhtojnë me postierin.
A ishte e vërtetë?
Jo, sepse Kanadaja s’i kishte zbatuar asnjëherë ato taksa simbolike.
Dëmi që Kanadaja ia kishte shkaktuar SHBA-së, ishte 0%.
Pra gënjeshtrat e Trump ishin 100% budallaqe apo më mirë të them sllogane të “gjeniut” që mezi e dallon veriun nga frigoriferi.
Qeveria kanadeze, e lodhur nga marrëzia dhe e bindur se një pjesë e mirë e popullatës amerikane ka IQ sa një makaronë e zier, vendosi të ndërrojë kurs.
Tha: “Mjaft më! Po na qesin mendsh!”
Dhe çfarë bëri?
Shkeli në gaz – jo për t’ua dhënë amerikanëve gazin dhe naftën më të lirë në botë, por për t’ua ndalur atyre. Prandaj e uli furnizimin oër 20%, dhe i tha botës: “Kemi naftë për shitje, por jo për budallenj.”
Dhe atëherë nisi tragjikomedia.
Votuesit e Trumpit, ata që djegin maskat dhe përqafojnë teoritë konspirative si çunat që dhjetë herë radhazi e’kanë përseritur klasën e parë të shkollës fillore, u detyruan të kalojnë dimrin nëpër strehimore, kisha dhe garazhe – duke u bërë refugjatë klimatikë në shtetin e vet.
Po, po! Në vendin më të pasur në botë, ata që brohorisnin për “greatness” mbetën pa ngrohje, pa punë dhe me shpresën se ndoshta Zoti do ua ndizte radiatorët.
Ndërkohë, ekonomia amerikane filloi të pëshpërijë: “Pse më lëndove, Donald?”
Çmimet e energjisë fluturuan, duke vallëzuar si krushqit e pa ftuar në dasmë dhe qindra mijëra punëtorë u larguan nga puna. Mrekullia ekonomike u kthye në tragjedi energjetike.
Dhe ju, shqiptarë të Amerikës, që menduat se Trumpi ishte gjeni:
Mos u mërzitni, se ju keni përjetuar më shumë dimra se truri i tij ngrohje.
Tani hani njësoj mutin e tij… edhe të tuajin – me kripë, me erëza ose me plan, sipas dëshirës.
Sepse siç thotë populli ynë i mençur:
“Kush e blen budallain mbret, ngrohet me zjarrin e tjerëve – derisa t’i digjet shtëpia.”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu