ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Jakup Kastrati nga Turjaka e Cenë Desku nga Siqeva, nuk propaganduan për dorëzim të armëve në fshatrat e rrethit të Malishevës

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Jakup Kastrati me William Walker
(Sinan Kastrati, si student, 1978/1979 në Prishtinë)
___
Nga: Sinan Kastrati, Suedi
Reagim kundër avokatëve të Hashim Thaçit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit
 
Rreth dëshmisë se Fadil Gecit në Hagë
 
7 vëllezërit Geci, janë krenaria e kombit shqiptar
A po ndryshohet bindja se Hahim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Fatmir Lima e … Xhavit Haliti janë çlirimtarë e kanë luftua për çlirimin e Kosovës?
-Po!
Ata luftuan për pushtet, jo kundër ushtrisë e policisë serbe por luftuan kundër institucioneve legale të Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova, Ministrisë së Mbrojtjes (FARK-ut), Kolonel Ahmet Krasniqit, kundër LDK-së, kundërshtarëve politikë e ideologjik, kundër çdo kujt që nuk ishte me LPK-në, “organizatë ilegale” që vepronte me maska me shami, thas najloni në krye , mbeturinë e llum komunist.
Gjatë dëshmisë së Fadil Gecit të cilën e përcolla të tërën u përmendën edhe Adem Demaçi, Metush Krasniqit, Jakup Kastratit, Cenë Deskut, Familja e Ahmet Delisë, e mixhës Shaban (Shaban Polluzhës) etj.
Po të dilnin dëshmitarët para gjykatave, siq janë Vëllezërit Geci që haptas, publikisht dhe në prezencë të Hashim Thaçit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit paraqitën fakte, kjo gjendje “as luftë e as paqë“, nuk do të kishte zgjatur nga viti 1998 kur fillojnë me të madhe vrasjet politike e linçimet politike kundër familjeve e atdhetare, si Familja e Kolonel Ahmet Krasniqit, Ahmet Delisë, Shaban Polluzhës e Familjes së Bajraktarëve të Llaushës, Vëllezërve Geci.
Fotografi: Halil Geci i përgjigjet Ramë Bujës: Në këtë foto shihen plagët tuaja në gojë dhe gishta
***
Por po dalim te dëshmia e Fadil Gecit
Fadili foli si burrat, jo si “bujat“, e naitat, sahanlëpirës të këtyre që po gjykohen, të dyshura për krime lufte.
Fadili me dëshminë në Hagë tregoi se e vërteta që ishte thëne për me tepër se dy dekada nga tellalët e rreh tupangjinjët e LPK-së, ishte gënjeshtër që po i shkurtohen këmbët.
Mbrojtja e të akuzuarve, Hashimit, Jakupit e Rexhepit ishte e njëanshme duke paraqitur “fakte“ të dorës së tretë kundër e dëshmi të rreme, të Ramë Bujës
(Lexo: “Shpifje”- Ramë Buja i reagon Fadil Gecit për dëshminë në Hagë, 22 tetor 2024| 22:31)
Dhe për çudi të të gjithëve, mbrojtja e të akuzuarva kishin mbledhur pleh se çka ka thënë Ramë Buja një natë përpara, më 22 tetor (”Shpifje”- Ramë Buja i reagon Fadil Gecit për dëshminë në Hagë”, 22 tetor 2024| 22:31).
Por Vëllezëri Geci, iu përplasën para syve, gojëshkyerit buja faktet me fotografi.
(lexo: “Halil Geci i përgjigjet Ramë Bujës: Kush ta futi armën në gojë…?”, 23 October 2024 / 12:25
A nuk tregon kjo se LPK-ja i ka blerë edhe avokatët. Pse avokatët nuk muarën dëshmitë e (pakta) të Jakup Kastratit e Cenë Deskut se në rrethin e Malishevës nuk janë dorëzua armët.
Turpet e veta nuk mund t’i mbuloje askush me shkeljen e viktimave per së dyti, Bota Sot, 1 mars 2005
___
Pse “mbrojta” e të akuzuarve nuk paraqit dësmitë e “Shtabit”, të publikuara në disa gazeta dhe në “ZËRI I KOSOVËS”
ORGAN I LÊVIZJES POPULLORED TË KOSOVËS
ZËRI I KOSOVËS
ORGAN I LÊVIZJES POPULLORED TË KOSOVËS
Rubrika: AKTUALITETE, E enjte, 5 nëntor 1998
Kumtesë nr. 4 e Drejtorisë së Policisë Ushtarake të UÇK-së
”U arrestuan nga Policia Ushtarake e UÇK-së dy funksionarë të LDK-së Policia Ushtarake e nënzonës operative të Pashtrikut, më datën 30. 10. 1998 ndërmorri masën e arrestit ndaj Jakup Kastratit nga fshati Turjakë të Komunës së Malishevës, kryetar i LDK-së, Dega në Malishevë dhe Cenë Deskut nga fshati Siqeve me vendbanim në Malishevë, nënkryetar i kësaj Dege.
Në bazë të të dhënave të shërbimit informativ të UÇK-së, për veprimtarinë e tyre kundër luftës çlirimtare të UÇK-së. Të lartpërmendurit kanë propaganduar për dorëzim të armëve në bashkëpunim me kolaboracionistët Selman Biniqi (duhët të jetë ”Binishi”, përm. imi) nga fshati Banjë dhe Ramiz Hoxha nga Bellanica, kohë më parë të ekzekutuar nga UÇK-ja si dhe janë në koordinim të vazhdueshëm me Agim Krasniqin, antarë i Kryesisë së LDK-së, i cili shërbimit informativ të UÇK-së i është i njohur si inspirues i luftës speciale kundër UÇK-së dhe nismëtar i njëfarë policie autonomiste të Kosovës.
Jakup Krasniqi, në Hagë akuzoi në stilin e Enver Hoxhës, Bota Sot, 22 shkurt 2005
___
Ndaj të arrestuarve Jakup Kastrati dhe Cenë Desku, Drejtoria e Policisë Ushtarake të UÇK-së, sektori i hetuesisë, është duke kryer hetime në burgun nr. 3.
Letra e shkruar me dorë, që i ishte lënë në trup Ramiz Hoxhës, më 2 tetor 1998. Burimet
Prishtinë, 01.11.1998
DREJTORIA E POLICISË USHTARAKE E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
Pse avokatët nuk paraqitën letrën që u gjetë në trupin e pushkatur të Ramiz Hoxhës, shkruar nga “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Drejtoria e Shërbimit të Policisë Sekrete“?
(Lexo: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Drejtoria e Shërbimit të Policisë Sekrete, në emër të popullit shpall këtë fletëekzekutim: për shkak të bashkëpunimit me okupatorin, ndjelljes së frikës, panikës dhe urrejtjes, në emër të popullit shqiptar dhe në emër të luftës tonë çlirimtare dënohet me vdekje Ramiz Hoxha – Bellanicë si tradhtar i kombit. Fati i tillë do t’a pret çdo tradhtar tjetër”, shkruan në fletëekzekutimin që i ishte lënë në trup Ramiz Hoxhës, më 2 tetor 1998.).
Zëri i Kosovës, 5 enjte, 5 nëntor 1998. Kumtesa nr. 4 e Drejtorisë së Policisë Ushtarake të UÇK-së
Për Adem Demaçin, që gjithashtu foli gjatë dëshmisë Fadil Geci, me të drejtë e përmendi edhe Metush Krasniqin që nëherë në 101 vjet ban nâna, po paraqes dy dëshmi.
E para: Kur LPK-ja “lufonte” kundër ushtrisë serbe, Demaçi luftonte për një shtet të ri për formimin e Jugosllavisë së tretë. Adem Demaçi: ”Pranoj të jem kryetar i konfederatës ballkanike” (Naša borba, nezavisni politički dnevnik, nedelja, 7 jun 1997)
Burimi: Bota Press, 202/02/20215
E dyta: ”Rrëfimi tronditës i Heroit Metush Krasniqi për Adem Demaçin”
Me Adem Demaçin biseduam më 1963. Ai më foli per nji Organizatë Marksiste Leniniste, ndërsa unë isha i interesuar për vazhdimsi të NDSH-së (Nacional Demokratikja Shqiptare). Ademi më tha se ajo asht nji organizatë fashiste! Unë e ndjeva veten keq dhe i thash se nuk doja të punoja për komunizëm. Ato ditë më moren në hetuesi e më keqtrajtuen sa s`bëhet, duke më kerkuer t’i informoja për organizatën e NDSH-së! Na thuej me kë e ke formuar organizatën? – Ju thash, pse më torturoni, pse nuk jua paska thënë i njejti se më ke e kam formuar organizatën, derisa ditka për formimin e saj?”
Burimi i informacionit – Familjarët e Metush Krasniqit dhe libri i të burgosurit politik Ramadan Haziri – “Imazhi i vëllait në sytë e motrës” Fq. 144
 
Për Hydajet Hysenin
“Pasi më rrihnin e më dërrmonin me tortura, udbashët më kthenin dikur në qeli. Hydajeti, në vend se të tregonte pak ndjesë, ju thonte shokëve tjerë: ja, e paskan palue këtë nacionalistin dajak, dhe qeshej! Në këto momente e ndjeja vehten ma të dërrmuem se kurrë. Asgja nuk më ka ba në shpirt tortura e udbashëve, sa ma kanë ba thumbat e Hydajetit pas maltretimeve dhe torturave që i përjetoja. Mua si nacionalist më torturonin pa masë, ndërsa marksistët nuk i preknin me dorë.”
Burimi i informacionit – Familjarët e Metush Krasniqit
Demaçi: Pranoj të jem kryetar i konfederates ballkanike, Naša borba, 7 qershor 1997
Ky ishte Adem Demaçi dhe pjella më e keqe e ademave, hydajetat që sot e gjithë ditën në muret e dhomave i mbajnë fotot e bacave e xhaxhit Enver
Do të dëshiroja më shumë se çdo herë tjetër të debatoj me lpk-istët e sojit të hydave, hasanave, hoxhave e bujave por me fakte e dokumente, fotogafi e jo fjalë boshe ”UÇK”-ja (kupto: LPK-ja)
Unë nuk e kam gjenezën tradhtar, o Jakup Krasniqi, po ti shikoje gjenezën tënde, Bota Sot, 14 mars 2005
Unë do të paraqes disa të dhëna nga gazetat por edhe takimet sy me sy me Jakup Kastratin, Cen Deskun dhe djemtë e Ramiz Hoxhës, Fadilit e Enverit
Autori, Sinan Kastrati me presid. Ibrahim Rugovën dhe Jakup Kastratin, në Prishtinë, në Presidencë më 2002
 
Sinan Kastrati
24 tetor 2024

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Një përmirësim:
    ” …me LPK-në, një organizatë legale, mbeturinë e llum komunist.
    Gjatë dëshmisë së Fadil Gecit të cilën e përcolla të tërën u përmendën edhe Adem Demaçi, Metush Krasniqit, Jakup Kastratit…” , fjala “organizatë legale” ka dalur gabimisht, duhët të jetë “organizatë ilegale” që vepronte me maska me shami, thas najloni në krye

  2. Ndaj te njejtin mendim me z. Kastrati. Mendoj qe shkrimi i tij eshte objektiv.
    E sa per z. Geci, ai ishte nen nivel. Nuk e kam te qarte se si nje njeri qe eshte i diplomuar ne juridik te mos mundet ta kontrolloje vehten dhe te paraqitet dinjitetshem. Ai ne Hagë nuk qe ne gjendje per te dhene deshmi konkrete sepse pergjigjet e tij disa here ishin shume te paqarta.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu