Lirim Gashi, Prishtinë
Shqiptarët gabimisht besojnë se trimi më i madh është ai që ka muskujt më të mëdhenj dhe që i rrëzon me një shuplakë 95% të njerëzve të zakonshëm.
Një njeri i tillë është azgan, i cili pas rënies së tij të parë në tokë i thyen kurrizin, të gjitha brinjët dhe kokën pa asnjë gjasë shërimi, ngritjeje dhe rikthimi .
Albin Kurtin ndoshta mund ta rrëzojnë me një shuplakë në tokë 60% të njerëzve të zakonshëm, por le të harrojnë se mund ta trembin, e sidomos se mund ta thyejnë moralisht.
Albini mund të mos jetë i përsosur si politikan, për shkak të mungesës së përvojës, apo për shkak të ndonjë dobësie tjetër që mund ta ketë çdo individ, por për nga kapaciteti i tij mendor, patriotik, etik dhe moral, pakkush mund ta kalojë atë në trevat etnike shqiptare.
Sigurisht që prisja më shumë nga qeveria e tij, por kur shoh sa hajdutë shqiptarë të pandershëm, të pamoralshëm, të shitur, të pangopur e mashtrues u bashkuan jo vetëm me njëri-tjetrin por edhe me rusët dhe serbët kundër tij, atëherë më bëhet e qartë pse treni i tij nuk ecën siç pritej respektivisht me shpejtësinë e duhur.
Sepse hajdutet dhe kuislinget e lartpërmendur i kanë vënë aq shumë pengesa, barriera dhe mina në binarët nëpër të cilat kalon treni i tij, sa edhe sikur t’i kishte njëzet lokomotiva të mira, nuk do të mund të ecte më shpejt.
Megjithatë, besoj se ka zgjidhje për këto pengesa që ai për momentin nuk i sheh, por që unë fatmirësisht i shoh.
Sepse jam mbi bjeshkën nga e cila mund ta shoh me qartë jo vetëm malin e problemeve në të cilin ndodhet ai, por edhe rrugëdaljen.
Dhe ju them me plotë sinqeritet; është një mal i dendur sa xhungla, ku pas çdo druri dhe kaqube fshihet një gjarpër i madh.
Po të më pyeste për rrugdaljen, do t’ia tregoja pa hezitim, për aq sa di dhe mundëm.
Albin jam në dispozicion për çdo këshillë të mirë dhe ndihmë të sinqertë në dobi të shtetit, atdheut dhe njerëzve që jetojnë në të.
Vetëm paniku e shtyn bullin me prodhu gazra t’bollices. Kjo është gjuha rrugaçe e trimave të tufës, të cilët si individualista humbin brenda sekondash në kohë dhe hapësirë nga paniku. Çdo makinë e prishur e gjen mjeshtrin e vetë në këtë botë që ja ndreq të gjitha pjesët e motorit dhe karoserisë. E njëjta vlen edhe për njerëzit e prishur.
_____
* Autori është Kryetar i Forca e Diasporës së Kosovës, me seli në Prishtinë.
* Autori është Kryetar i Forca e Diasporës së Kosovës, me seli në Prishtinë.