ARKIVI:
10 Janar 2025

Jemi Shqiptarë; si Gegë, si Toskë, si Arbëresh, si Arvanitas apo Arnaut

Shkrime relevante

Rrëfimi im se si herë pas herë eksperimentoj me studentët

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Nuk e kam zakon të ndaj rutinën time...

Sovraniteti territorial dhe shtetëror i Kosovës alias “Dialogu për normalizim”

Agim Vuniqi Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë për sovranitetin territorial dhe shtetëror...

Rrugaçëria opozitare dhe nekrologjia e humbjes

Afrim Caka, Gjakovë Shumë nekrologji e veprime “bombë”, nga ato që bënë...

Jemi Shqiptarë; si Gegë, si Toskë, si Arbëresh, si Arvanitas apo Arnaut

Nga: Fahri Dahri Disa ditë më parë dëgjova një bisedë televizive ku...

Ku mbetën ligjet e lustracionit dhe dekriminalizimit?!

Florim Zeqa Për aq sa ka nevojë pastrimi i listave të votuesve...

Shpërndaj

Nga: Fahri Dahri

Disa ditë më parë dëgjova një bisedë televizive ku tregonte se një shqiptar me fëmijën e tij ishte në Greqi dhe po blinte diçka në një dyqan. Vajza e vogël foli shqip. Tregtari, ishte një arvanitas. Të folurit shqip të vajzës e habiti arvanitasin dhe u zhvillua diallogu:

Arvanitasi e pyet shqiptarin:

– Ju flisni arvanitëshe?. Ku e keni mësuar!?

Shqipatari:

– Jo ne flasim shqip. Kjo është gjuha jonë dhe e juaja. Jemi vëllezër, të një gjaku, të së njëjtës etni, flasim të njëjtën gjuhë, por juve dhe neve, për fat të keq na kanë ndarë besimet fetare që ndikojnë padrejtësisht në përcaktimin kombëtar, si dhe coptimin e trojeve tona.

Kjo bisedë tepër interesante, e habitshme, më tërhoqi vëm. ëndjen ndaj po e trajtoj shumë shkurt.

●●●

Nuk komentoj sepse fragmenti, është i qartë dhe tregon se me kombin shqiptar veç goditjeve të rënda duke na copëtuar me vendosjen e kufijve politikë, duan të na shkatërrojnë edhe me shpërbërje vëllazërore, për tu bërë dy, tre a 500 kombe!.                 Me këtë rast përshëndes gjithë shqiptarët kudo ndodhen, arvanitasit, arbëreshët, arrnautët, se pavarësht nga besimet fetare, të gjithë ne, së bashku me këto emërtime jemi vëllezër, të një race, etnie, të një gjaku, gjuhe, zakone dhe traditave. Misioni ynë i përbashkët është të forcojmë dashurinë ndaj njëri-tjetrit, besimin, bashkëpunimin, së bashku të veprojmë me përkushtim për rritjen e unitetit dhe ndërgjegjes kombëtare.

Na qoftë i mbarë e i begatë viti 2025.

Me më 09.01.2025

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. z. Dahri!
    Në portalin DRINI – të cilin e udhëheqë i respektuari Gjergj Kabashi, publikohën shkrime që të zgjojnë kureshtjën për t’i lexuar.
    Shkrimi juaj me përlqeu, ndaj po jap këtë koment. Veçova këto fjalë, po citoj:

    Shqiptari: “Jemi vëllezër, të një gjaku, të së njëjtës etni, flasim të njëjtën gjuhë, por juve dhe neve, për fat të keq na kanë ndarë besimet fetare që ndikojnë padrejtësisht në përcaktimin kombëtar, si dhe coptimin e trojeve tona.”
    *
    Ju lumt për shkrimin!
    Unë mendoj se:
    Populli shqiptar me tri besime: Islam, ortodoks dhe katolik, ka qënë simbol i harmonisë fetare në historinë e popujve të Ballkanit. Vetë ekzistenca e objekteve të kultit, xhamive, kishave e manastireve, simbolizon të kaluarën e popullit shqiptar. Bashkëjetesa në harmoni e besimeve fetare në trojet shqiptare përgjatë historisë e deri më sot është shembull dhe dhurata më e mirë. Trashëgimia e bashkëjetesës fetare njëkosisht me vetëdijen se ideja kombëtare qëndron dhe duhet të qëndrojë mbi çdo ide tjetër, është dhurata më e çmuar që na si komb e kemi.

    Respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu