ARKIVI:
4 Janar 2025

Jemi vetëm çka është Gjuha Jonë

Shkrime relevante

Kush e solli Efendi Lumir Abdigjikun në LDK?

Bardh M. Nengurra  ___ Nuk pretendoj se jamë aq i mençur e as...

Dr. Zef Ndrejaj nga Gurrakoci, kandidatë për deputet në zgjedhjet parlamentare më 9 Shkurt

Nga: Gjokë Paloka Tue u mendu randë dhe analizu gjanat e në...

Koha e mashtrimeve ka mbaruar

Nga: Agim Vuniqi Kapitulli 35 nuk është gjë tjetër veçse një “modus...

Shpërndaj

Përpjekja për të gjetur shqipen e shkruar para Buzukut, për shumë kërkues, ka qenë ngasje më e fortë se sa ethet për gjetjen e arit. Mbase kjo përpjekje nuk do japë rezultat. Por, përveç shkrimeve të vjetra e të pa gjetura, gjuha ka dhe mistere të tjera. Ndodh të jesh në rrugën për të gjetur ar dhe nuk e vren se je duke shkelur mbi diamante…
Diamantet e gjuhës shqipe janë embriomorfemat e saj unike. Aty kanë qenë mot e jetë, që nga fillimi i komunikimit në shqip, porse nuk kanë mundur t’i kuptojnë se çka në të vërtetë janë.
Përflitet se, kur u zbulua alumini, në ca familje mbretërore filluan të hanë me lugët e aluminit dhe lugët e florinjta ua lanë në përdorim shërbëtorëve. Dhe e njëjta kundëranalogji po ndodh me embriomorfemat e shqipes. Ndërsa jemi në vorbullën e përcaktimit të identitetit e ku ata që na rrethojnë mundohen të na identifikojnë si ardhacakë e të pa gjuhë, ne mund t’u përgjigjemi shterueshëm me metodën etimologjike të embriomorfemave, duke u vërtetuar atye, se gjuhët e tyre rrjedhin prej shqipes e sillen si plagjiatura gjuhësoe të saj.
Vlera e embriomorfeve të shqipes, të zbuluara tashmë, e vendos automatikisht shqipen në qendër të gjuhëve i.e. si origjinë të tyre. Këtij zbulimi jo vetëm se nuk i jepet vëmendja e duhur nga albanologjia zyrtare e Tiranës, porse zbuluesit dhe përkrahësve të metodës etimologjike të embriomorfemave në etimologji u bëhet një luftë e hapur me emisione televizive, peticione akademike, artikuj gazetarie dhe me libra “shkencorë”.
Etimologjia e fjalëve me anë të embriomorfeve të shqipes është në të vërtetë arkeologjia e gjuhëve i.e. Nëse na mungon një libër shqip 1000 vjet më i vjetër se “meshari” i Buzukut, kjo mungesë s’ka kurrfarë rëndësie kur ti vërteton se gjuha jote shqip është origjina e familjes i.e. të gjuhëve.
Kur sheh se fjala latine SILENZIO kthehet e zbërthehet në një fjali shqipe: S’ I LEN Za , ti kupton se një gjuhë e ndritur e qytetërimit europian qenka ndërtuar nga gjuha jote “inferiore” dhe e diskriminuar me shekuj! Kështu, mossuksesi në gjetjen e pergamenave në shqip, zhbëhet nga gjetja e mënyrës së ndërtimit të të gjitha gllosave i.e. nëpërmjet shqipes.
Shqipja, kjo gjuhë e padëshmuar ende me pergamenë, arrin të dëshmohet etimologjikisht si origjina e familjes së saj gjuhësore. Ky sukses i saj i tejkalon gjithë pritshmëritë e kërkimeve pararendëse. Pranimi botërisht i kësaj teze shkencore do marrë kohën e vet dhe kurrsesi nuk mund të injorohet pafundësisht.
Ja vlen të punojmë për njohjen e vlerës së gjuhës shqipe, sepse meritojmë të na njihen vlerat e kombit tonë edhe si zanafillë e qytetërimit europian.
Ne arbërorët e të parët tanë i kanë dhënë kulturës europiane mbretëritë e para, heronjtë e parë të përmasave botërore, bazat e civilizimit dhe ligjet juridike, monedhën dhe këmbimin monetar, krishtërimin dhe mbrojtjen e tij. Si për ndëshkim u injoruam për disa shekuj e u lamë në mëshirën e një perandorie lindore që na ndaloi dhe shkrimin e gjuhës. Madje, pas rënies së Perandorisë osmane, si me qenë mish i pjekur e ushqim për të tjerët, na prenë gjeografikisht keq e më keq.
Çka themi më lart, duhet t’i dimë mirë dhe t’ua themi dendur e pa kompleks pjellës sonë, europianëve.
Ne shqiptarët duhet ta gjejmë vet rrugën tonë drejt përparimit. Mjafton tu mbahemi traditave, gjuhës, moralit e vlerave tona më të mira kombëtare qysh prej antikitetit e deri në kohët e sotme.
Zoti na ka dhënë mbase tokën e gjuhën e tij dhe ne duhet vetëm t’i çmojmë e ti lartësojmë e t’ua lëmë të sigurta brezave pas nesh.
Gëzuar Viti i Ri 2025
dhe
RROFTË E U TRASHËGOFTË PËRJETËSISHT GJUHA SHQIPE!
Mund të jetë një imazh i 1 person

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu