ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Jeniçerët janë të përhershëm …

Shkrime relevante

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Kalendari historik-Presidenti Rugova, 23 Dhjetor 2005: Pavarësia e Kosovës, e padiskutueshme

Presidencë- Kosove - Ibrahim Rugova e Behlul Jashari me kalendarin e...

Mërgimtarët sa më parë ta bëjnë regjistrimin për pjesëmarrje në votimin e zgjedhjeve të 9 SHKURTIT 2024

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË ME SELI NË NJU JORK Mërgata Shqipatre në...

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Shpërndaj

Alfred BEKA
* Suksesin që arriti me librin historiografik “Kosova”, historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi po e vazhdon edhe me romanin “Jeniçeri i fundit”, për të cilin po tregohet intresim i madh nga lexuesi…
Cila është historia e Jeniçerit te fundit?
J.Buxhovi: Romani “Jeniçeri i fundit” mbështetet mbi një fakt historik: me masakrën e ushtruar ndaj rendit të Jeniçerëve nga sulltan Mahumti II në vitin 1826 për t’i shuar si forcë ushtarake që për pesë shekuj kishin paraqitë fuqinë e saj kryesore si dhe ndjekjen e Bektashinjve, frymëzuesve të tyre kryesor. Ky fakt i njohur, që ka të bëjë me procesin e pandalshëm të rrënimit të Perandorisë Osmane, por që ruan postulatin e ngritjes së saj – islamin në planin botëror të rivalitetit me religjionet abrahamike edhe në formën e luftës së qytetërimeve, që vazhdon sot e gjithëditën, në veprën time shfrytëzohet që nëpërmes imagjinatës krijues të shtrohen çështjet ekzistenciale që nxjerr raporti midis dijës së forcës dhe forcës së dijes në rrethana të caktuara të kthesave historike që nuk kursejnë askënd.
Pse këtë roman e konsideroni roman për vetveten?
J.Buxhovi: Te motoja e librit: “Pranimi i gjakut të dijës nuk e përjashton dijen e gjakut”, në të vërtetë duhet kërkuar përgjigjen e asaj që e kam quajtur roman për vetveten, përgjigje kjo që ndonëse autorit nuk i takon ta japë, por kjo i mbetet lexuesit ta gjykojë, meqë personalizimi i fatit historik pashmangshëm çon te ajo se njeriu, deshi apo nuk deshi, është “jeniçer” (peng apo shërbyes i diçkahës), diçka kjo që mund të përkufizohet si realitet shoqëror dhe shpirtëror, me të cilin ai ballafaqohet e prej nga përcaktohet edhe statuti i tij shoqëror dhe intelektual në përgjithësi në çdo kohë pa marrë parasysh si definohen. Në përputhje me këtë përkufizim varen edhe raportet tona me vetveten, por edhe me shoqërinë; varet ajo që na bën rob ose të lirë, sovranë apo shërbëtorë. Natyrisht se ata të paktit përcaktohen që të jenë “jeniçer” të idealit me të cilat lidhet e madhërishmja dhe më e mira, ndërsa shumica zgjedhin jeniçerllëkun, duke u kthyer në shërbëtor të përhershëm, që për një leverdi apo mbijetim çfarëdo qoftë janë në gjendje të kthehen edhe në vrasës, fakt ky që pasqyrohet edhe në realitetin tonë!
Romani “Jeniçeri i fundit”, brenda një kohe të shkurtër pati dy botime dhe, gjykuar sipas interesimit, do të ketë edhe ribotime të tjera. Sipas jush, ku qëndron suksesi i tij?
J. Buxhovi: Si autor, edhe deri më tash nuk kam pasur telashe me tirazh, siç ndodh rëndom ndër ne, gjë që tumir bindjen se nuk ekziston kriza e librit, po ekziston kriza e autorëve të shumtë mediokrë që janë të pandalshëm, veçmas në kohë kalimtare. Shumica e librave të mija kanë përjetuar dy apo më shumë botime. Kështu, për shembull, romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” ka pasur tetë botime në Kosovë dhe dy në Shqipëri me një tirazh prej më shumë se 30 mijë ekzemplaresh, dhe se interesimi për të edhe më tutje vazhdon. Nga disa botime kanë pasur edhe romanët “Prapë vdekja”, “Nata e shekujve”, “Libri i të mallkuarve” dhe “Vera e fundit e Gjin Bardhit”.
A është vet romani shkak i këtij interesimi te madh te lexuesve, apo këtu ndikon edhe emri i juaj si autor i një numri te madh romanesh dhe tekstesh historike?
J.Buxhovi: Kujtoj se interesimi nuk lind vetvetiu, por ai lidhet me diçka, dhe se ajo diçka, patjetër se lexuesin e ka lidhur për vete ngaqë i ka ofruar diçka…
Ne roman nuk trajtohet vetëm rendi i Jeniçerëve por ju trajtoni edhe çështje qe kane te bëjnë me antikitetin. A vjen kjo si pasoje e pasionit tuaj për t’u marre me probleme te antikitetit shqiptar?
J.Buxhovi: Romani shfrytëzon faktet e njohura historike që u cekën më sipër, ku ndër tjerash shfaqe edhe ato që ndërlidhjen me antikitetin si themel të civilizimit njerëzor prej nga vijmë edhe ne, por ato i shërbejnë rindërtimit të fakteve jetësore dhe pasqyrimit të një drame të thellë shpirtërore me të cilën lidhet qenia jonë. Kthimi kah antikiteti si dhe epilogu simbolik i jeniçerit te lëkura e gjarprit (pra largimi nga lëkura e jeniçerit), në të vërtetë paraqet kthimin kah ato që i quaj “Dije të vjetra”, dije të hapura, liri, të cilat si vlera univezale njerëzore janë rrezikuar nga “Dijet e reja”, ato të librave të mbyllura (librave të shenjta), që kanë prodhuar besime, që kanë prodhuar ideologjik me çka është krijuar njeriu-rob, parakusht ky për jeniçërllëk të përhershëm…
( Gazeta “Trinbuna”, 02.11.2013)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu