ARKIVI:
20 Dhjetor 2024

Jetmir Krasniqi, futbollist i dalluar dhe poliglot i vërtetë

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

 Nga: Arif Ejupi

Jetmir Krasniqi 29 vjeç i rritur në Nyon të Zvicrës, qysh si nxënës i ciklit fillor bie në sy me lojën e tij të bukur.

Ai nga dëshira që të përparoj në këtë fushë regjistrohet në klubin futbollistik FC “Nyon” kategoria e pionierëve. Talenti i paparë dhe puna sistematike bëjnë që Jetmiri shumë shpejt të jetë i kërkuar nga Klubi fqinj FC Lausanne, të shumtën e kohës anëtar i “Superligaue“ të Zvicrës.

Krasniqi ambicioz dhe përherë i disponuar për lojë në fanellën e voduazve luajti 31 ndeshje.

Shkëlqimi i tij në fushat e futbollit në pozitën e mbrojtësit bëri që përzgjedhësi i shpresave U-20, i Zvicrës, z.Gerard Castella, njëherit edhe analist i rregullt i futbollit në Radio Televizionin e Zvicrës, romane ta ketë në listën e tij, më 2014, edhe Jetmir Krasniqin, atëherë vetëm 19 vjeç, me origjinë nga Drenoci i Klinës së Kosovës.

Krasniqi në repartin e mbrojtjes që në start me shpresat U-20-të, të Zvicrës, kënaq të gjithë me lojën e tij të mrekullueshme.

Pierluigi Tami në atë periudhë përzgjedhës i shpresave U-21, në marrëveshje me kolegun e tij, Castella e fton  në 11-shin e parë edhe Krasniqin.

Jetmiri së bashku me bashkëmoshatarët tij, Shani Tarashaj dhe Florent Hadergjonaj, ka luajtur me shpresat e Zvicrës, 22 ndeshje dhe ka shënuar një euro-gol, nga një distancë bukur e largët.

Ai çdoherë në kërkim të suksesit krahas lojës dallohet edhe në mësime. Me nota të shkëlqyeshme e përfundon edhe të ashtuquajturën Maturë profesionale në lëmin e ekonomisë.

Megjithatë, përkushtimi dhe dashuria për futbollin e çojnë më 2016, në skuadrën tjetër të qytetit të Lozanës FC “Le Mont” anëtare e “Challenge Legau”, e përafërt në cilësi me Super Ligën e Zvicrës.

Jetmiri në këtë klub ku kishte shokë të shumtë, i luan me mjaft sukses 28 ndeshje. Nga pasioni për gjuhët e huaja ai më 2017, i përgjigjet pozitivisht ftesës së skuadrës FC “Chiasso” të Zvicrës tiçineze, në rang të njëjtë të garave.

Me të përfunduar kampionati Krasniqin e sjell në radhët e veta FC “Lugano” anëtare  e elitës së futbollit zviceran.

Gjatë kësaj periudhe Krasniqi ftohet edhe në kombëtaren e Kosovës, ftesës së cilës i pati dhënë përparësi në raport me atë të seleksionit të Zvicrës.

Murat Yakin, aktualisht përzgjedhës i Zvicrës i përqendruar që FC Schaffhausen-in, ta kthejë  në shoqërinë e më të mirëve, ku  edhe ishte vite të tëra e angazhon në këtë skuadër si përforcim kryesor Jetmir Krasniqin.

Krasniqi me skuadrën e orëtarëve të Zvicrës, luajti 63 ndeshje. Edhe pse në rolin e mbrojtësit shënoi për Schaffhausen-in, tre gola, me çfarë bëri të ditur se me mjaft sukses mund të luajë edhe në pozitën e sulmuesit të djathtë apo të majtë.

Gjatë këtyre ditëve Krasniqi është ndarë me kujtime nga më të mirat me këtë skuadër, që dha emra të njohur futbollistësh dhe trajnerësh.

Krasniqi një sezon pati luajtur edhe në FC Voluntari të Rumanisë. Sikurse në çdo sport tjetër edhe në futboll lëndimet janë të mundshme. Krasniqi pati pësuar një lëndim të rëndë në momentin kur seleksioni A- i Zvicrës, llogariste  në kontributin e tij.

Përveç sukseseve në futboll Jetmir Krasniqi, njihet edhe si poliglot i vërtetë . Ai i flet dhe shkruan gjuhët: frëngjisht, shqip, italisht, gjermanisht, anglisht e pjesërisht edhe gjuhën rumune.

Nga biseda e djeshme telefonike me Jetmirin, mësuan që klube të shumta brenda dhe jashtë Zvicrës, kanë shprehur interesim të madh për te. Mirëpo, derisa ai është në negociata dhe analizim të ofertave nuk përmendi asnjë nga emrat e ekipeve.

Sidoqoftë, Krasniqit,me një karrierë të gjatë në klubet e Zvicrës, i urojmë suksese edhe në rrugëtimin e ardhshëm!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu