ARKIVI:
4 Dhjetor 2024

Jezusi i Ungjillit dhe Kishës

Shkrime relevante

Serbia, më e fortë se BE…!

Vuçiq: Nuk jam i interesuar ta njoh Kosovën e as t’i...

Presidentja Vjosa Osmani në Bruksel, u prit në takim nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të Samitit...

Kur Shejtani del prapë nga shishja…!

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Historia e Shejtanit të mbyllur në shishe është...

Tmerret që mbetën brenda meje & Rrëfime nga lufta (1)

Blerim Metaj ___ Rrëfime nga lufta - pjesa e parë: Tmerret që mbetën brenda...

Rreth personalizimit-privatizimit të vendimeve të LPK-së

Bardhyl Mahmuti Titulli “Çështë ky zell i tepruar për t’i personalizuar-privatizuar vendimet...

Shpërndaj

Don Lush Gjergji, Prishtinë

Përshpirtëria e Nënës Tereze (25-vjetori i vdekjes) 

JEZUSI I UNGJILLIT DHE KISHËS 

Mbasi Hyji herë mbas here dhe në mënyra të ndryshme, në të kaluarën, u ka folur etërve me anë të profetëve, së fundi, në këto ditë, na foli edhe neve me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtarin e të gjitha sendeve, nëpër të cilin edhe e krijoi gjithësinë.” 1 Heb, 1, 1-2) 

“Të gjitha fjalët do të jenë të padobishme , nëse nuk rrjedhin nga thellësia e zemrës. Fjalët që nuk përhapin dritën e Krishtit, rrisin errësirën… Qenësore nuk është ajo çka themi, por ajo çka na thotë Zoti, dhe çka u thotë të tjerëve nëpërmjet jetës tonë.” Nëna Tereze) 

Bibla është libri më i përkthyer dhe lexuar në botë, pohojnë statistika të shumta. Madje, ka njerëz që i dinë përmendsh disa pjesë të Biblës, sidomos në mesin e protestantëve. Pas Koncilit të Dytë të Vatikanit, fatbardhësisht, Bibla lexohet, meditohet, vlerësohet, komentohet, shpjegohet shumë më tepër edhe në Kishën katolike, si Fjalë e Zotit. 

Thuhet që Papa i Mirë – tash Shën Gjoni XXIII – në një rast si në hoka kishte thënë një të vërtetë të thellë: “Falënderojmë Zotin, edhe ne katolikët kemi “zbuluar” që e kemi Biblën!”  

Personaliteti kryesor dhe qendror i Biblës është Jezu Krishti. “Në të vërtetë, dërgoi Birin e vet, domethënë Fjalën e amshuar, që i ndriçon të gjithë njerëzit, që t’u tregonte njerëzve dhe t’u shpjegonte fshehtësitë e Hyjit (krh. Gjn 1, 1-18). Pra, Jezu Krishti, Fjala e mishëruar, i dërguar si “njeriu tek njerëzit”, “flet fjalët e Hyjit” (Gjn 3, 34) dhe çon në plotësi veprën e shpëtimit e cila i është besuar prej Atit (krh. Gjn 5, 36; 17, 4), me vetë faktin e pranisë së tij dhe me të shfaqurit e vetvetes me fjalët dhe veprat, me shenjat dhe mrekullitë, e veçanërisht me vdekjen dhe me ngjalljen e tij prej të vdekurve, e në fund me dërgimin e Shpirtit Shenjt, si të vërtetës…”  (DV 4) 

Disa e lexojnë Biblën si çdo libër tjetër, mërzitën, nuk zbulojnë asgjë të veçantë, bile thonë: pothuaj të gjitha i kam lexuar, dëgjuar, janë të njohura… Ky qëndrim është krejtësisht i gabuar dhe njëanshëm, sepse Fjalën e Zotit dhe porosinë e tij e trajtojnë si çdo fjalë apo libër. 

“Prandaj Krishti Zot, në të cilin gjen plotësim i gjithë zbulimi i Hyjit të Tejetlartë (krh. 2 Kor 1, 30; 3, 16-4, 6), u urdhëroi Apostujve që Ungjilli, më parë i premtuar nëpërmjet profetëve dhe prej tij i plotësuar dhe i përhapur personalisht, prej tyre t’u predikohet të gjithëve si burim i çdo të vërtete të dobishme dhe të çdo rregulle morale, duke u komunikuar atyre kështu dhuratat hyjnore.” (DV 7) 

Ungjilli, mund të lexohet, meditohet, pranohet vetëm me fe, në gjunjë, me zemër të pastër dhe të hapur, duke dashur ta dëgjojmë dhe të komunikojmë me Jezusin. 

Edhe ata që janë indiferent sa i përket fesë, Ungjillit, Kishës, pranojnë dhe thonë: “Nëna Tereze është vërtetë e mirë, e shenjtë…” Dy gazetarë rus, gjatë pranimit të Shpërblimit Nobel për Paqe, patën thënë kështu: “Ne besojmë në Zotin tënd, Nëna Tereze.” Pse s’do të mund të thuhet kështu për çdo të krishterë? 

Nuk është fjala vetëm për takimin me Jezusin historik, atë të dymijë vjetëve më parë, por atë të gjallë dhe aktual, të sotëm, i cili dëshiron të ketë dialog me ne, të na zbulohet dhe dhurohet neve, të na afrojë me Atin.  “Zoti nuk na imponohet. Ju jeni ata që mund ta mbushni botën me dashurinë që Zot iu ka dhuruar. Bota ka etje dhe uri për Zotin Dashuri”, (Nëna Tereze) 

Zoti nuk mund të gjendet dhe të dëgjohet në zhurmë, në tollovi, në shqetësime dhe ngarkesa. Natyra na mëson: drunjtë, lulet, edhe fëmijët; çdo gjë rritet në heshte të thellë… Yjtë, hëna, dielli veprojnë në heshtje. Zoti na dëgjon dhe na flet në heshtje.  

“Heshtja e brendshme është shumë e vështirë, por duhet të mundohemi që të mund të lutemi, meditojmë, adhurojmë, ta dëgjojmë zërin e Zotit në intimitetin e zemrës tonë.” (Nëna Tereze) 

Sot, disa thonë kështu: Krishti i Ungjillit është i mrekullueshëm, ideal, i jashtëzakonshëm…, mirëpo çka vlen kur pak fjalë dhe porosi të tij janë realizuar? Ai është i mrekullueshëm, mësimi i tij, projekti i jetës ungjillore, është diçka mahnitëse, por pak kush jeton, pra është një lloj “utopie” dhe iluzioni, sepse vetëm “Jezusi e ka realizuar Jezusin”, domethënë ishte koherent, atë çka mësonte edhe zbatonte dhe jetonte. 

Teologjikisht nuk janë dy “Jezusa”, historik,  i Ungjillit, i lindur në Betlehem, që ka jetuar në Nazaret, ka vdekur dhe është ngjallur në Jerusalem, dhe ai i Kishës, i sotëm, i sakramenteve. Kisha, i afron vërtet njerëzit kah Jezusi, duke e bërë atë më të besueshëm dhe tërheqës, apo e mbulon, errëson, njollosë, ndoshta pjesërisht edhe i largon njerëzit prej Tij? Kjo pyetje na përket të gjithëve. 

Nëna Tereze një herë u pati thënë ipeshkvijve, meshtarëve dhe seminaristeve kështu: “Karizma juaj është ta shpallni Fjalën e Zotit dhe t’i ndani sakramentet. Kjo është puna juaj, punë kjo që vetëm ju mund ta kryeni dhe  për çka Zoti u ka zgjedhë dhe privilegjuar. Të varfëritë kanë uri për Fjalën e Zotit, për Bukën e Jetës. Është detyra juaj t’ua shpërndani atyre bukën e Krishtit” .  

Thënë të vërtetën, Kisha e shpallë Fjalën e Zotit, Ungjillin, ungjillëzon, katekizon, shpërndanë sakramentet, mirëpo të shpallja e  Ungjilli nuk domethënë vetëm në fjalë, shpjegim, sqarim, apo të bësh diçka për Zotin, për Kishën, për njerëz, por edhe më tepër domethënë vërtetim dhe dëshmim i të vërtetave ungjillore me jetë tonë. 

Tagore i madh shkruante kështu: “Ata që janë të angazhuar shumë për të bërë mirë, nuk kanë më kohë të nevojshme për të qenë të mirë”, duke theksuar se veprimi, edhe pse i mirë, pa brendi, fe, dashuri, uratë, na lenë të zbrazët, dhe në mënyrë afatgjate, as që mund të vazhdohet. 

Sot, Krishti i Ungjillit duhet të mishërohet ne jetën dhe dëshminë tonë. A mund të themi edhe ne me Shën Palin: “Jetoj, por jo më nënë mua jeton Krishti. E këtë jetë që tani e jetoj në trup, e jetoj në fenë e Birit të Hyjit, i cili me deshi dhe e flijoi vetveten për mua”  (Gal 2, 20), apo…? 

Sot, shumë të rinj thonë kështu: Krishti po, duke menduar në Krishtin e Ungjillit, atë “burimor”, Kisha jo, duke menduar në jetën dhe veprimtarinë e Kishës. Pa hyrë në diskutime teologjike rreth këtij pohimi, si dhe mbi dëbimin e strukturave kishtare, të gjithë jemi të ftuar me ngutësi dhe përgjegjësi: ta mishërojmë Krishtin e Ungjillit në jetën tonë. Atëherë Krishti i Ungjillit dhe Krishti i Kishës do të jetë i njëjtë, një, i pandashëm, jo vetëm në mësime dhe parime, por edhe në jetë, në përvojën e dëshmisë së krishterë. Atëherë Kisha do të jetë një, ajo e Krishtit, që do t’i ndihmojë njerëzit që të jenë të bashkuar me Zotin dhe me njëri-tjetrin. 

Prishtinë, 7 dhjetor 2022  –  Radio Maria – Kosovë  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu