ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Jo bojkotit të vitit akademik, po rritjes cilësore të rrogës së pedagogëve

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Protesta e pedagogëve të Universiteteve Publike është shumë e drejtë nëse ajo do të ketë të bëjë me rritjen cilësore dhe dinjitoze të rrogës dhe  me përmirësimin e laboratorëve, dhe kushteve të tjera të punës në Universitetet Publike.Insistimi i përfaqësuesve të pedagogëve të Universiteteve Publike për aplikimin e bojkotit në momentin kur fillon viti akademik le hije dyshimi nëse protesta do të ishte një protestë thjesht për shkaqe financiare por, për përmirësimin e kushteve të punës së Pedagogëve dhe të vetë Universiteteve Publike duke propozuar një paketë Reforme, sepse është fare e qartë se niveli i GDP për Arsimin në përgjithësi dhe për Arsimin e Lartë në veçanti është nga më të ultat  midis shteteve të Ballkanit rreth 4.5% në 2021,  në një kohë kur GDP për Arsimin në Maqedoninë e Veriut në 2022 ishte 8.4%, ne Kosovë eshte për 2022 – 4.87%, per Malin e Zi ishte ne 2020 -3.8%, Bosnja& Hercegovina 2021 – 5%, Serbia  eshte -8.6% (Kroacia  eshte 8.6%, Greqia eshte 7.42% në 2018 (greece education GDP statistics 2021 – Google Search)( Government expenditure on education, total (% of government expenditure) – Serbia | Data (ëorldbank.org). Përqindja e ulët për edikimin në Shqipëri reflekton edhe pagat e ulta, sepse shumica dërrmuese e GDP shkon për edukimin fillor dhe të mesëm. Kjo ka shkaktuar edhe mos përputhjen në pagat e pedagogëve të institucioneve të larta Arsimore Publike në Shqipëri. 

Reformat që duhen realizuar në Arsimin e Lartë Publik nuk mund të  thjeshtëzohen me ligjin për Arsimin e Lartë të vitit 2015 i cili mbetet i cunguar dhe me plot boshllëqe ligjore disa nga të cilat i kam paraqitur edhe në një artikull tjetër të mëparshëm. Sidoqoftë problematika nuk është vetë rritja cilësore e rrogave sepse “rritja cilësore e rrogave duhet patjetër të shoqërohet me më shumë angazhim të pedagogëve me tituj shkencorë me punë shkencore dhe mësimdhënie cilësore“. Fiktiviteti i cilësisë së Universiteteve shqiptare vërehet edhe në akreditimin e fundit të Universiteteve publike dhe private nga MASR, ku kriterët për të pikëzuar universitetet bazohen më tepër tek interesa personale se sa ato që kërkohen për një Universitet. Në rastin e Shqipërisë tabela e akreditimit të Universiteteve shqiptare nga Sektori i Akreditimit të M.AS.R. nuk janë të sakta qoftë nga përbërja e komisioneve të Akreditimit, qoftë nga politizimi i akreditimit qoftë nga interesat personale për përfitim (shih tabelen më poshtë). Paradoksi shihet tek Rankimet që bëhen nga bota për universitetet shqiptare rankime të cilat hedhin poshte akreditimin e MASR: 

Rankings of universities in Albania 2022 

#1. University of Tirana. … 

#2. Agricultural University of Tirana. … 

#3. Epoka University. … 

#4. Polytechnic University of Tirana. … 

#5. ismail Qemali University of Vlora. … 

#6. Catholic University “Our Lady of Good Counsel” … 

#7. Aleksandë Moisiu University of Durrës. … 

#8. University of Medicine, Tirana. 

(All 30 Universities in Albania | Rankings & Revieës 2022 (universityguru.com). 

Kjo  më poshtë është rankimi sipas MASR. 

Greqia ka 9 universitete qe njihen brënda 1000 universteteve të rankuara në botë  për 2022, Turqia ka 13 universitete qe njihen brënda 1000 universteteve të rankuara në botë  për 2022, Serbia ka  2 Universitete qe njihen brënda 1000 universteteve të rankuara në botë  për 2022, Rumania ka 2 universitete brënda 1000 universteteve të rankuara në botë  për 2022, italia ka 53 universitete brënda 1000 universteteve të rankuara në botë  për 2022.  

Ne rankimin botëror, Universiteti më i mirë Shqiptar është Universiteti i Tiranës i cili është në vëndin e 3878në rang botëror. Të tjerat shihen vetë. Shikohen diferencat dhe paradokset dramatikë të akreditimeve dhe rankimeve shqiptarë dhe botërore. 

Në këtë pikpamje mendoj se bojkoti i pretenduar nga Sindikata është jo vetm i dëmshëm por edhe një bojkot politik, sepse sindikata e Universiteteve së pari ka zgjedhur ditën e gabuar për protestë por që i intereson politikës, pranda duhet ti paraqesë MASR një Paketë Reforme dhe jo të kërkojë bojkot politik,  

 

ranking  world Rank  University  Det.  Impact Rank*  Openness Rank*  Excellence Rank* 
1  3878  University of Tirana / Universiteti i Tiranës    2108  7521  4234 
2  4486  Agricultural University of Tirana / Universiteti Bujqësor i Tiranës    11716  3690  4174 
3  4698  Epoka University / Universiteti Epoka    7755  4597  5112 
4  5721  University of Vlora / Universiteti “Ismail Qemali”    14467  7521  4336 
5  5875  Polytechnic University of Tirana / Universiteti Politeknik i Tiranës    11547  7521  5071 
6  6045  Università Nostra Signora del Buon Consiglio Tirana / Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë    15429  7521  4624 
7  6048  University Europian i Tiranes / Universiteti Europian i Tiranës    10323  5836  6079 
8  6186  University of Medicine Tirana / Universiteti i Mjekësisë Tiranë    15788  7521  4738 
9  6274  University Aleksandër Moisiu Durres / Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durres    13386  7521  5206 
10  6692  University Aleksander Xhuvani Elbasan / Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan    15893  7521  5206 
11  7038  Albanian University (University Ufo Dental) / Universiteti Privat Albanian University    12251  7521  5870 
12  8391  (1) EPITECH Albania    4608  7521  7216 
13  9314  Academy of Sports and Physical Education Vojo Kushi / Universiteti i Sporteve të Tiranës    13686  7521  6372 
14  10525  University of Neë York Tirana / Universiteti i Neë York-ut në Tiranë    14137  7521  6565 
15  10558  Aldent University / Universiteti Aldent    21790  7521  5690 
16  12192  University Marin Barleti / Universiteti Marin Barleti    9787  7521  7216 
17  13236  University POLIS / Universiteti Polis    14862  6640  7216 

(Albania | Ranking Web of Universities: Ëebometrics ranks 30000 institutions) 

Së dyti, Sindikata rritjen cilësore të rrogave të Pedagogëve duhet ta shohë në raport me cilësinë e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor, 

Së treti, Sindikata duhet të kërkojë rritjen reale të investimeve në Universitetet publike në drejtim të punës shkencore, të laboratorëve laboratorëve 

Së katërti, duhet rritur mosha e daljes në pension të pedagogëve deri në 70 vjeç madje nëse janë të aftë mund të shtyhet çdo vit në dobi të mësim dhënies 

Së pesti, duhen pakësuar universitetet qofshin ato publike qofshin ato private në raport me një akreditim të mirë dhe të sinqertë nga MASR nëpërmjet vendosjes së kritereve konform atyre botërore,si dhe vendosjen e komisioneve me njerëz shumë të kualifikuar, 

Së gjashti, rrogat e Pedagogëve duhet të jenë mbi 1000 euro, dhe të kategorizuara 

Së shtati, përzgjedhja e pedagogëve të realizohet më komision dhe intervista reale. Pretendët për pedagogë duhet të kenë eksperiencë të mëparshme pune mbi 5 vjet. 

Shpresojmë që Sindikata të heqë dorë nga bojkotet e ofruara nga politika destruktive. 

 Prof. Dr. Pirro Prifti 

 priftipirro2017@gmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu