ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Jo Sanxhak dhe “boshnjak”, por Rrasë dhe Rrasianë, shqiptarë të krahinës së lashtë Ilire-Dardane

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Akademik Abdulla Mehmeti, Tetovë
R e f l e k s e
Shqiptarët duhet të mendojnë me kokën e tyre, ta shkruajnë të vërtetën sipas burimeve historike dhe të veprojnë sipas interesave të veta kombëtare, jo siç u diktojnë regjimet sunduese dhe propaganda e huaj armiqësore.
NË VEND TË EMËRTIMIT TË HUAJ “SANXHAK”* TË PËRDOREN EMËRTIMET AUTOKTONE: RRASË-RRASI, NDËRSA BANORËT E SAJ RRASIANË, SIPAS KRAHINËS SË LASHTË DARDANE; JO SI BOSHNJAKË APO MUSLIMANË, POR SHQIPTARË TË KRAHINËS SË RRASËS, SIPAS RRËNJËVE TË TYRE, PASARDHËS TË ILIRËVE-DARDANËVE
Me përdorimin e emërtimeve të lashta (edhe të reja) në gjuhën shqipe të banorëve autoktonë, mund të mbrohet dhe afirmohet çështja e pazgjidhur e këtyre territoreve të mbetura edhe sot nën Serbi, assesi me përdorimin e termave të huaj, të përdorur nga sunduesit dhe regjimet e mëhershme joshqiptare, si: “Sanxhaku” i Pazarit të Ri, “Sanxhaku” i Nishit etj., siç i ka përdorur dikur administrata e Perandorisë Osmane dhe më vonë propaganda serbe (jugosllave) për interesa të veta hegjemoniste.
KRAHINA E LASHTË E RASËS, HISTORIKISHT NËNKUPTON SHUMË MË TEPËR SE EMËRTIMI I HUAJ “SANXHAK”, NDËRSA BANORËT E SAJ ME RRËNJË ILIRE-DARDANE-ARBËRORE-SHQIPTARE NUK DUHET TË QUHEN MUSLIMANË, BOSHNJAKË APO SANXHAKLI, PËRDERISA KËTO EMËRTIME NUK E NËNKUPTOJNË PËRKATËSINË E TYRE ETNIKE POR RAJONALE E FETARE DHE SI TË TILLA E NXITIN DHE NDIHMOJNË ASIMILIMIN E PLOTË TË KËTYRE SHQIPTARËVE NË BOTËN SLLAVE
Për afirmimin e çështjes kombëtare të shqiptarëve pse duhet të përdoren termat e sunduesve të huaj të mëhershëm, e jo emërtimet e lashta të rajoneve dhe krahinave të shqiptarëve autoktonë?
Me përdorimin e termave administrativë të periudhës Osmane, përveç në studimet shkencore dhe shkrimet tjera për periudhën e sundimit Osman, shqiptarët sot me dorën e tyre e ushqejnë propagandën serbe kundër shqiptarëve, kinse shqiptarët janë “mbetje” të Perandorisë Osmane dhe “pushtues” të territoreve të huaja (sllave e greke) në Gadishullin e Ilirisë, gjatë sundimit Osman.
Mediet në gjuhën shqipe, drejtuesit e pushtetit, politikanët dhe të gjithë shqiptarët që ia duan të mirën kombit, që merren me studimin e të kaluarës dhe të sotmes së shqiptarëve, që përpiqen për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare, termi Sanxhak duhet të hiqet nga përdorimi, me të cilin në një periudhë të caktuar janë emërtuar gjithandej njësitë më të vogla administrative- territoriale të Perandorisë Osmane, të cilat përveç aspektit të ndarjes administrative nuk kanë asnjë domethënie apo kuptim tjetër, gjeografik, historik, etnik, kulturor apo gjuhësor.
Termi “Sanxhak” është përdorur në gjithë hapësirën ku ka sunduar Perandoria Osmane (në tri kontinente) dhe nuk përcakton veçori etnike të ndonjë rajoni të veçantë ose të banorëve të tyre, si i tillë nuk ka kuptimin gjeografik, historik, apo çfarëdo kuptimi tjetër, përveç kuptimit mbi ndarjen në njësi më të vogla administrative-territoriale në kuadër të Perandorisë Osmane, të njohura si Vilajete, Sanxhaqe dhe Nahija. Kështu, përderisa si vilajete, sanxhaqe e nahija janë emërtuar në periudhën e atij sundimi të huaj edhe njësitë administrative në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane, ndër të tjera edhe trojet etnike shqiptare, ku banorët autoktonë e kanë përbërë pjesën kryesore të popullsisë së atyre njësive, si: Vilajeti i Janinës, me 4 sanxhaqe; Vilajeti i Manastirit, me 5 sanxhaqe; Vilajeti i Kosovës (Shkupit), me 5 sanxhaqe; si dhe Vilajeti i Shkodrës, me 2 sanxhaqe etj.
Pse duhet kujdes i veçantë nga autorët e sotëm, studiuesit, gazetarët dhe mediet shqiptare? Sepse regjimet e huaja, sidomos ai serb, gjatë dy shekujve të fundit ka krijuar strategji për fshirjen nga kujtesa e banorëve shqiptarë vendës nga e kaluara dhe histori dhe trashëgimia e tyre kulturore, duke u imponuar histori të falsifikuar dhe emërtime të vendeve, rajoneve dhe krahinave, ashtu siç i shkojnë për shtati propagandës së saj. Sidomos kjo praktikë është zbatuar mbi krahinën e lashtë ilire të Rasës, në vend të së cilës është përdorur, në shkrime dhe harta, termi sipas ndarjes administrative në periudhën e sundimit Osman: Sanxhak, pa çka nëse shqiptarët ia shtojnë edhe emrin e qytetit, të Pazarit të Ri, ose të qytetit të Nishit! Nga kjo secila propagandë e mëtejshme ka arritur rezultate në interes të propagandës serbe, edhe për ndryshimin e përkatësisë etnike të banorëve shqiptarë vendës, ashtu siç nuk kanë qenë kurrë, “boshnjakë” ose “sanxhakli”, që nënkuptojnë banorët shqiptarë vendës të tij, sipas rajonit që përkasin, apo sipas përkatësisë fetare të shumicës së tyre, jo edhe të përkatësisë etnike, siç janë identifikuar gjatë historisë mijëvjeçare.
Nga burimet e panumërta shkencore janë të njohur emrat e këtyre krahinave dhe rajoneve shqiptare nga periudha Antike dhe më vonë, jo si “Sanxhaku i Pazarit të Ri”, “Sanxhaku i Nishit” etj., por si rajone dhe krahina të lashta ilire-dardane, me emrat e lashtë të tyre: Krahina e Rasës, Rajoni i Nishit, Rajoni i Toplicës apo i Leshkovës (Leskovcit), Lugina e Preshevës, (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc), ose rajoni i Anamoravës (Morava e Epërme dhe Morava e Poshtme).
Me përdorimin e emërtimeve të lashta (edhe të reja) në gjuhën shqipe, mund të mbrohet dhe afirmohet çështja e pazgjidhur e këtyre territoreve të mbetura edhe sot nën Serbi, assesi me përdorimin e termave të huaj, të përdorur nga sunduesit dhe regjimet e mëhershme joshqiptare, si: “Sanxhaku i Pazarit të Ri”, “Sanxhaku i Nishit” etj., siç i ka përdorur dikur administrata e Perandorisë Osmane dhe më vonë propaganda serbe (jugosllave) për interesa të veta hegjemoniste.
Shtojcë për thellimin e njohurive:
* VILAJETET, SANXHAQET DHE KAZATË E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE NË PERANDORINË OSMANE
Vilajeti i Shkodrës
1. Sanxhaku i Shkodrës (kazaja e Shkodrës, e Tuzit, e Lezhës, e Pukës, e Mirditës, e Krujës)?.
2. Sanxhaku i Durrësit (kazaja e Durrësit, e Kavajës, e Shijakut, e Tiranës).
Vilajeti i Kosovës
1. Sanxhaku i Shkupit (kazaja e Shkupit, e Kumanovës, e Kaçanikut, e Shtipit, e Radovishtës, e Koçanës, e Kratovës, e Peçevës, e Egri-Palankës).
2. Sanxhaku i Prizrenit (kazaja e Prizrenit, e Lumës, e Tetovës).
3. Sanxhaku i Pejës (kazaja e Pejës, e Gjakovës, e Gucisë, e Beranës, e Tërgovishtës).
4. Sanxhaku i Prishtinës (kazaja e Prishtinës, e Mitrovicës, e Vuçiternës (e Vushtrisë), e Gjilanit, e Preshevës).
5. Sanxhaku i Pazarit të Ri (kazaja e Pazarit të Ri, e Senicës, e Kolashinit, e Akovës, e Varoshit të Ri, e Prepoljes).
Vilajeti i Manastirit
1. Sanxhaku i Manastirit (kazaja e Manastirit, e Ohrit, e Follorinës, e Kërçovës, e Përlepit).
2. Sanxhaku i Korçës (kazaja e Korçës, e Starovës, e Bilishtit, e Oparit, e Kolonjës, e Kosturit, e Hurupishtit).
3. Sanxhaku i Elbasanit (kazaja e Elbasanit, e Çermenikës, e Peqinit, e Gramshit).
4. Sanxhaku i Dibrës (kazaja e Dibrës, e Radomirit, e Matit, e Rekës).
5. Sanxhaku i Selfixhesë (kazaja e Selfixhesë, e Kozhanit, e Naseliçit, e Lapsishtit, e Grebenesë, e Kajlarit, e Elasonës).
Vilajeti i Janinës
1. Sanxhaku i Janinës (kazaja e Janinës, e Leskovikut, e Konicës, e Filatit, e Ajdonatit, e Mecovës).
2. Sanxhaku i Gjirokastrës (kazaja e Gjirokastrës, e Tepelenës, e Përmetit, e Himarës, e Delvinës, e Pogonit).
3. Sanxhaku i Beratit (kazaja e Beratit, e Vlorës, e Myzeqesë, e Mallakastrës, e Skraparit, e Tomorricës).
4. Sanxhaku i Prevezës (kazaja e Prevezës, e Margëllëçit, e Paramithisë, e Lorosit).
Popullsia që banonte në territoret e 4 vilajeteve ishte më 1850, afërsisht 1 700 000 banorë, kurse më 1912 rreth 2 354 000 banorë*.
Sipas statistikave zyrtare osmane të vitit 1912 popullsia e të katër vilajeteve ishte afërsisht kjo:
Vilajeti i Kosovës: 909 700 258 900 banorë, 61,4 % shqiptarë;
Vilajeti i Manastirit: 694 800 375 900 banorë, 54,1 % shqiptarë;
Vilajeti i Janinës: 559 700 330 800, 59,1 % shqiptarë;
Vilajeti i Shkodrës: 190 000 186 500, 98,2 % shqiptarë;
Gjithsej: 2 354 200 1 452 100 banorë, 61,7 % shqiptarë.
Sipas përllogaritjeve të përafërta, përbërja etnike e popullsisë së katër vilajeteve të marra bashkërisht (pa sanxhakun e Selfixhesë) ishte më 1912: 2 354 200 banorë, prej të cilëve 1 452 100 banorë shqiptarë, ose 61,7 %..
(19. XI. 2021)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu