Nga: Pal – Islam idrizi
Jo vetëm braktisje nga feja Islame! Por, domosdo duhet ti kërkohet falje mbarë kombit shqiptar, e mbi të gjitha të përulen për gabimet e pafalshme ndaj HISTORISË KOMBËTARE SHQIPTARE. Me apo pa dashje…, veprimtaria kaq e gjatë islamike e ka dëmtuar popullin shqiptar duke i shkaktuar dëma të brendshme dhe të jashtme!
Heshtja?
Pse u heshtë kaq shumë nga të gjithë? A mos atyre që e morën detyrë të na shkatërronin me Islam, u ka shkuar në mendje se populli shqiptar dhe bijt e tij nuk janë gjallë, se ata kanë vdekur?
Ç’menduria dhe servilizmi ishte i pa fund!? Hoxha u shndërrua në autoritet dhe iu dhanë të gjitha mjetet e propagandës në dorë, që të fliste, të llomotiste, të përgojonte, të fyente dhe mos ta llogariste fare kombin shqiptar dhe identitetin e tij shumëshekullor.
“Bone zot llug”, sikur thonin hoxhallarët që vazhdimisht bënin propaganda antishqiptare!
Na sollën në aso pozitash, duke na shndërruar në dele të zeza parasëgjithash tek ata që janë vetëm shqiptarë, por edhe në mbarë Europën dhe botën perëndimore. Njëkohësishtë, përfituesit (ishin) dhe janë: Titistët e hoxhallarët apo anasjelltas.
Që dy këto taborre antishqipëtare dhe antihistorie, mblodhën gjithë llumin e botës,kryesisht atë të botës islamike, dhe përmes tyre, si një “vllazni fetare” ndërlikuan edhe më shumë situatat me të vetmin qëllim që ne të mirremi me ta dhe të harrohet, apo të fshihet nga memorja jonë kolektive e kaluara e tyre antikombëtare.
-Ku ka më turp se sa ta vësh në lojë gjakun e derdhur për liri?
-Ku ka më turp se sa: Dëshmorët dhe heroizmi i pashembullt i tyre, të njolloset nga hoxhallarët-tistët, duke u shprehur, në ditën për diell, edhe për vet komandantin Legjendar të UÇK-së Adem Jasharin, se “ai u vra si musliman!”.
A ka turp më të madh?
Ku është ndërgjegjëja?
Ku ishin Intelektualët?
Ku ishte shteti?
Ku është, mbi të gjitha LIGJI?
Pas së cilit vazhdimisht fshihen ata që e bëjnë ligjin edhe Maliqin?
Këta keqbërës e antikombëtar, njerëz që përfaqësojnë antivlera dhe antihistori (titistë e hoxhollarë), njollosën edhe familjen më të shenjtë të kohës që po jetojmë, familjen e Jasharëve.
Futën në mbrendi të kësaj familje dhe jo vetëm, llojlloj lesh arapi, fytyra çoroditëse e të shëmtuara, anticivilizuese. Vetëm e vetëm që ti islamizonin. A ka më më turp? Armiku qëlloi me plumb , kurse këta hoxhallarë dhe titistë, qëlluan edhe njëherë mbi ta, duke u vrarë IDENTITETIN.
Identitet për të cilin luftuan dhe ranë në fushëbetej pandërpre shqiptarët për ta mbrojtur. E përdhosin hapur flamurin kombëtar dhe shteti e prokuroria heshtin. Atë flamur që u printe në beteja për liri. Flamuri dhe gjuha që neve si komb n’a mbajti gjallë, sot, jo vetëm që injorohet por edhe më keq, interpretohet si sllave!
Shqiptarët, turpërohen edhe për së vdekuri nga këta psikopat të ashtuquajtur hoxhallarë. Lamtumira e fundit, atyre që ndahen nga kjo jetë, u jipet në gjuhë dhe me flamur të huaj! Aty këtu përdoret gjuha shqipe , por pas gjuhës tjetër!
Pra, nënkuptohet se gjuha jonë është e dyta, kurse ajo që përdorin hoxhallarët psikopatë, është gjuhë zyrtare! A ka më turp?
Fjalët e fundit gjatë ceremonis mortore dhe në prani të shumë njerëzëve dhe nuk din çfarë bëjnë! Hoxha:”…kësaj toke muslimane…po ia falim një musliman të devotshëm…” etj. etj. Kaq ANALFABET jeni?
TURP njëmijëherë! TURP, TURP për juve që shkoni mbrapa tyre, hoxhollarëve. E dij që edhe kësajhere, këta të kazermave (xhamive turko-arabe), hoxhallarët dhe fanatikët e tyre, do t’ju dhemb edhe ky shkrim, përshkrim i gjendjes çfarë na krijuan vet hoxhallarët shkurtpamës, e të dehur me religjion , nga (pas) lakmia e servilizmi, e sigurisht, në bashkveprim me titistët.
I kam parasysh veprimet, reagimet e tyre prej frikacaku. Përcolla shumë miqë e shokë, bashkëveprimtar për në luftë. Të gjithë nën hijën e flamurit kombëtar, atë të prijësit, kryezotit Gjergj Kastrioti.
Shumë prej tyre nuk e patën fatin të shohin, shijojnë dritën e lirisë, sepse ranë në fushëbetejë, në përballje me armikun.
Ca të tjerë, nga mosha po ikin nga kjo botë! Po ata, që dikur i përcolla si shqiptar! Sot,sot lamtumira e fundit i’u në gjuhë të huaj dhe mbi trupin e tyre, vendoset flamur i huaj! Flamur, nëse mund t’a quaj kështu? Të cilin nuk e kanë njohur apo dëgjuar më parë!?
Turp. Pafundësishtë turp.
-Kur im at, ndjesë pastë, i thoshte gjërat pa frikë, pa komplekse, troç, e quanin të çmendur!
Pas luftës, po ata që e quanin të çmendur, u bënë “patriotë”!?
Kështu na quajtën edhe neve që reagum me kohë. Megjithatë, ne mbijetuam përmes sharjeve fyerjeve, kërcënimeve të formave primitive, me prerje koke etj. Edhe ndaj disave të përgjumur, të heshtur, duke kujtuar se ishte (është) thjeshtë një ëndërr ajo çfarë ndodhte:
U them: Mjaft!
Zgjohuni tash…!
Për të mirën e Atdheut , kurrë nuk është vonë.
Pal Islam Idrizi, më 27.10.2023, Ingolstadt
Faleminderit z: Kabashi.
Të jam shumë mirënjohës në çdo aspekt.
Jeni një dritare ku fryma e lirisë prek e ngrohë çdo qeliz tuaj të trupit tuaj.
Të apqim sa malet.
Me respekte Pali.
Prokuroria në Pejë ka filluar hetimet për këtë Lëvizje për braktisjen vullnetare të fesë islame…..
:
Nga Flori Bruqi,PHD
Gjatë ditës së premte në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit është formuar këshilli iniciues për formimin e të ashtuquajturës “Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame”, me moton “Të jemi vetëm shqiptar”….
“Në bazë të informatave që tashme ne i disponojmë, manifestimi në fjalë është keqpërdorur nga organizatorët dhe si i tillë hedh dyshime për prapavijën e tij, kur tashmë ka edhe reagime nga të pranishmit që janë manipuluar në emër të thirrjes për manifestimin ku do të flitet për “terrorizmin” si problem tashmë global”, thuhet mes të tjerash në reagim.
Prokuroria në Pejë ka filluar hetimet për këtë Lëvizje për braktisjen vullnetare të fesë islame.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan ka reaguar ashpër ndaj kësaj iniciative, duke e akuzuar atë për propagandë fetare dhe nxitje të urrejtjes, duke theksuar se e drejta e besimit fetar është e drejtë personale dhe pa imponime.
“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon dhe shpreh shqetësimin e saj në lidhje me një organizim të ditës së djeshme, ku persona tashme të njohur edhe për publikun, kanë manifestuar duke nxitur urrejtje deri në mos durim në një aktivitet me qëllime propagandimin fetarë”.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan ka reaguar ashpër ndaj kësaj iniciative, duke e akuzuar atë për propagandë fetare dhe nxitje të urrejtjes, duke theksuar se e drejta e besimit fetar është e drejtë personale dhe pa imponime.
“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon dhe shpreh shqetësimin e saj në lidhje me një organizim të ditës së djeshme, ku persona tashme të njohur edhe për publikun, kanë manifestuar duke nxitur urrejtje deri në mos durim në një aktivitet me qëllime propagandimin fetarë”.Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan
“Kjo iniciative e thirrure në emër të një ashtuquajture “Lëvizje: Braktisja vullnetare e fesë islame”, nuk është asgjë me shumë e asgjë me pak se sa thirrje dhe nxitje urrejtës mes komuniteteve të caktuara fetare në Kosovës. Për këtë kjo është e papranueshme dhe e dënueshme”, thuhet në reagimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.
“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se tubimet e tilla, pa marre parasysh thirrjet që behën kundër një komunitetit të caktuar fetare, janë të dëmshëm, sidomos tashme kur në Kosovë kemi një klime të re në të gjitha sferat e jetës”, kanë përfunduar reagimin e tyre LHK-së dega Deçan.
Më tutje Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka thënë se tubimi është keqpërdorur.
Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun
REAGIM: THIRRJET PËR NXITJE URREJTJE DERI NË MOS DURIM NË DEÇAN JANË TË DËMSHME DHE TË DËNUESHME
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon dhe shpreh shqetësimin e saj në lidhje me një organizim të ditës së djeshme, ku persona tashme të njohur edhe për publikun, kanë manifestuar duke nxitur urrejtje deri në mos durim në një aktivitet me qëllime propagandimin fetarë.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekon se e drejta e besimit fetare, në cilën do prej feve është e drejtë personale e pa imponime dhe pa të drejtë përzierjes tjetrit në drejtën e tij. Feja asnjë here as tash e as në të kaluarën dhe as në të ardhmen nuk do të i ndaj shqiptaret. Jemi një kombi me tri fe: islame, katolike e ortodokse.
Duke pasur parasysh që të drejtat themelore të gjithsecilit qytetar të Republikës së Kosovës janë të garantuara me Kushtetutën e vendit tonë, dhe duke ditur se aktivitete e tilla ku behet thirrej për urrejtje fetare deri në mos durim, janë në kundërshtim me parimet fondamentale të Kushtetutës tonë dhe aktet ligjore të vendit tonë. Andaj, duke pasur për bazë ketë, ne i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të nise hetime ndaj organizatorëve të tubimit të djeshëm të mbajtur në Deçan në të cilin është përçuar mesazh i urrejtës nder fetare, mos durimit dhe thirrjeve kundër një komunitetit të caktuar fetar.
Në bazë të informatave që tashme ne i disponojmë, manifestimi në fjale është keqpërdorur nga organizatore dhe si i tillë hedh dyshime për prapavijën e tij, kur tashme ka edhe reagime nga të pranishmit që janë manipuluar në emër të thirrjes për manifestimi ku do të flitet për “terrorizmin” si problem tashme global.
Duke marrë për bazë që qetësia dhe harmonia mes tri besimeve (islame, katolike e ortodokse) tek shqiptaret i ka tejkaluar bashkëjetesën shumë shekullore, rasti i djeshëm në Deçan dhe aktivitetet e tilla assesi nuk do të mund të prishin harmonin nder fetare në Kosovë e me gjere.
Kjo iniciative e thirrure në emër të një ashtuquajture “Lëvizje: Braktisja vullnetare e fesë islame”, nuk është asgjë me shumë e asgjë me pak se sa thirrje dhe nxitje urrejtës mes komuniteteve të caktuara fetare në Kosovë. Për këtë kjo është e papranueshme dhe e dënueshme.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se tubimet e tilla, pa marre parasysh thirrjet që behën kundër një komunitetit të caktuar fetare, janë të dëmshëm, sidomos tashme kur në Kosovë kemi një klime të re në të gjitha sferat e jetës.
Kosova, ka legjislacione dhe rregulla që manifestimet e tilla mund të kryhen nëpër objektet e kultit të gjithsecilit besim fetare dhe assesi të kryen në vende publike dhe të manipulohet me masa të gjera të shoqërisë sonë.