Autor Lirim Gashi, Prishtinë
____
Për herë të parë në historinë e njerëzimit, shërbimi sekret rus ka arritur të korruptojë jo vetëm një numër alarmant të politikanëve më të fuqishëm të Evropës, por edhe ish-presidentin amerikan dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, duke investuar shuma të pabesueshme parash të oligarkëve në lobim.
Sot ne shohim pasojat e tmerrshme jo vetëm për ne, por edhe për mbarë njerëzimin.
Për luftën frontale kundër Ukrainës, Putini nuk do ta kishte marrë kurrë guximin, nëse nuk do ta kishte kuptuar se sa budallenj, dinak dhe të shitur janë politikanët më të fuqishëm të Evropës dhe Amerikës.
Ai e ka humbur aq shumë frikën dhe respektin për këta përbindësha, saqë nuk ka ngurruar asnjë sekondë ta bëjë të vërtetë atë që e ka paralajmëruar dhe premtuar shumë kohë më parë.
Pasojat:
Shoqëria amerikane nuk ka qenë kurrë më e ndarë se sot.
Kur një kryeministër i një Shqipërie kaq të dobët si Edi Rama mund ta korruptonte personalisht shefin e FBI-së për ta shpallur persona non grata rivalin e tij të përhershëm Sali Berishën dhe kur një President kriminel dhe tradhtar i Kosovës akoma më të dobët mund ta korruptonte emsarin më të fuqishëm të Trumpit në Evropë Grenellin, imagjinoni sa politikanë të fuqishëm ka arritur të korruptonte Putini.
Prandaj, nuk duhet të lejojmë me asnjë kusht të gjunjëzohemi para një politikani kaq të pandershëm si Escobari, i cili është mik i ngushtë i Milorad Dodikut, dhe në mënyrë kaq qyqare të heqin dorë nga pjesa më e pasur e vendit tonë.
Është e vërtetë se plani i Ahtisarit parashikonte një bashkim multietnik të komunave serbe dhe shqiptare, i cili nuk kishte asnjë pasojë për sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë.
Por ajo që kanë nënshkruar Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa tejkalon çdo marrëzi që lëviz me dy këmbë.
Veprimi i tyre është thjesht jo vetëm poshtërsia më e madhe njerëzore, por edhe tradhtia më e lartë kombëtare.
Prandaj ne duhet të kemi forcën fizike dhe mendore për të rezistuar me çdo kusht kundër kësaj tradhtiae, sot ose kurrë, sepse edhe fëmijët dhe nipërit tanë do të na urrejnë dhe mallkojnë nëse nuk e bëjmë këtë.
Pothuajse nuk ka shqiptar që nuk e do Jo Bidenin, George W Bushin, Bill Clintonin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por jam gjithashtu i sigurt se shumica absolute e shqiptarëve nuk janë gati të dorëzohen para kërkesave imorale dhe të pandershme të politikanëve të korruptuar amerikanë, të cilët nëse jo nesër, të paktën pasnesër do të dalin para gjykatësve më të rreptë amerikanë për korrupsion dhe tradhëti ndaj interesave kombëtare.
Sepse nesër ose pasnesër ata do të zhduken nga jeta politike amerikane dhe ndërkombëtare, por neve do të na lënë pas, të keqen dhe vuajtjen më të madhe.