ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Jugosllavia e Tretë dhe Enver Hoxha i Dytë

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nga K. P. Traboini  

Në Jugosllavinë e dytë, që doli nga Lufta e Dytë Botërore, Shqipëria e kapur për fyti nga komunistët internacionalistë, që fshinë nga faqja e dheut çdo vlerë kombëtare, u bë  thjeshtë një shtojcë e ekonomisë jugosllave. Barazimi i dinarit jugosllav me lekun shqiptar dhe heqja e doganave solli boshatisjen e tregut shqiptar. Jugosllavët blinin gjithçka në Shqipëri, mallrat e tregtarëve shkodranë, durrsakë, tiranas e korçar ngarkoheshin në karvanë  kamionësh e dërgoheshin në Jugosllavi. Enver Hoxha që mendonte vetëm për konsolidimin e pushtetit të vet, me mendjen e vet djallëzore i mikloi jugosllavët që ta shihnin Shqipërinë si një kopsht i prapmë i Jugosllavisë së dytë, ose i Jugosllavisë së Titos. Ashtu si Kryeministri i sotëm që e ka bërë Beogradin si një vend ku mund të shkojë sa herë ti dojë qejfi edhe Enver Hoxha shkonte në Beograd dhe në eufori e sipër i dërgonte një letër të tillë Josif Broz Titos:

“Shoku Marshall: Populli ynë është i lidhur shpirtërisht dhe ekonomikisht me popujt e Jugosllavisë sa asnjë popull tjetër dhe ky bashkim s’ka asgjë formale, por ndihet thellë në zemrat e popullit tonë. Ne duhet të punojmë konkretisht për Federatën (Jugosllave) dhe për këtë gjë në vendin tonë po punohet me të gjitha forcat, por çështja (është) që ne duhet të marrim inisiativën e para për të kërkuar këtë gjë.[…] Ne kemi nevojë të na thuhet nga ju nëse ka ardhur momenti kur ne duhet të marrim në shqyrtim çështjen e bashkimit ( me Jugosllavinë) e të mbërrijmë në konkluzione dhe, nga ana tjetër, do të dëshironim të na jepeshin dhe sqarime më plotësuese që ju i shihni të arsyeshme në lidhje me faktorë të tjerë të këtij problemi. /AQSH, Fondi 14, AP. Dosja 4, 1948./

Rezultati i këtij bashkimi ekonomik që pjesërisht u arrit dihet, ishte katastrofë, ani pse asnjëherë nuk është zënë në gojë nga politikanët. Për interesa të ngushta të ditës është anashkaluar dhe gjithnjë me parulla demagogjike se duhet të shohim përpara, se e kaluara duhet mbyllur si kapitull e tororisje të tjera. Në vitin 1945-1948 ekonomia shqiptare shkoi drejt shkatërrimit, madje edhe makineritë e ndryshme, aq sa kishte për kohën, nisën të çmontohen e të dërgoheshin në Jugosllavi. Jugosllavet blinin ar, stoli, stofra, orendi shtëpiake dhe çdo gjë që kishte vlerë. Produktet bujqësore e blegtorale niseshin ne Beograd me kamionë kur populli po binte në një gjendje të mjeruar. Gjatë luftës, shqiptarët nuk kaluan në zi buke siç kishte ndodhur në Itali dhe në Greqi, zija e bukës shqiptarëve u erdhi pas luftës kur Jugosllavia nuk la gjë pa marrë në Shqipëri duke boshatis tregun. Leku shqiptar që ishte më i fortë, u barazua me dinarin që nuk kishte vlerë dhe kuptohet që edhe në pikëpamje financiare Shqipëria po kapitullonte. Atëherë u lëshua tatimi i shtuar mbi fshatarët të cilët pothuaj gjysmën e prodhimit ishin detyruar t’ia jepnin shtetit. Nëse nuk jepej kishte persekutime, shpallje kulak, madje edhe pushkatime. Gjendja u bë aq dramatike sa një ekonomist i zoti si Nako Spiru doli kundër kësaj politike proteksioniste të Jugosllavisë mbi ekonominë shqiptare. Egërsia e jugosllavëve ishte aq e madhe në sulmet kundër Nako Spiros, i cili nuk kishte as mbrojtjen e filo-jugosllavit Enver Hoxha, sa i gjendur në një rreth vicioz pa rrugëdalje vrau veten. Megjithëse ekziston edhe hipoteza se e vranë  agjentët e fshehtë të Enver Hoxhës. Nëse nuk do të lindte konflikti i Titos me udhëheqjen sovjetike, Shqipëria do të ishte kthyer në një republikë vasale e Jugosllavisë.

Edhe qëndrimi i Jugosllavisë së Parë që dominohej nga serbët, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve  ka qenë gjithnjë armiqësor dhe agresiv. Krimet e serbëve në Kosovë në vitet 1913-1920  dhe me pas janë të paimagjinueshme. Gjenocidi më i madh që ka ndodhur në Europë para Luftës së Dytë Botërore,  ka qenë ai i serbëve mbi shqiptarët, sa kishte arrit puna deri atje sa gjeneralët e Serbisë urdhëronin ushtarët e vet, kurseni plumbat, shqiptarët therini me bajoneta. Nuk qe aspak më e lehtë gjendja e shqiptarëve në Jugosllavinë e dytë. Por krimet e përbindshme të makinerisë ushtarake të Serbisë kulmoi në vitin 1998-1999. Tmerre që i pa gjithë bota, sa i detyroi amerikanët dhe aleatët europianë me forcat e NATO-s të ndërhynin e të ndërmerrnin një luftë me Serbinë. Po a mësoi mend Serbia në disfatën që pësoi nga ajo luftë. Mënyra se si është sjellë Serbia pas kësaj lufte të vitit 1999, tregon se ajo e ka pësuar, por asgjë nuk ka mësuar. Serbët sillen si të çmendur në politikën ndaj Kosovës. Ende vazhdojnë avazin bajat se Kosova na qenka Serbi, çfarë nuk ka qenë kurrë në histori. Kosova thjeshtë ka qenë tokë shqiptare e pushtuar nga Serbia e cila u kishte dashtë jo vetëm të kërkonte falje, por edhe të jepte reparacione për dëmet që i ka shkaktuar popullit të Kosovës gjatë afro një shekulli. Por nuk e bëri as njërën e as tjetrën. Serbia shfrytëzon interesin e politikës dhe diplomacisë europiane që nuk duan që Serbia të jetë një aleat dhe vasal i shtetit rus, ndaj për këtë e tolerojnë, e përkëdhelin, ja harrojnë gjenocidin e krimet, e gjithë kjo në kurriz të shqiptarëve.  Kryeministri shqiptar që është faktor zero në politikën ndërkombëtare qoftë në Europë dhe në Ballkan, përpiqet të hyjë në loje duke lëshuar pe për dëshirat hegjemoniste serbe dhe për ta bërë atë dominante në Ballkan. Këto janë dëshira të vjetra të ripërtërira në kushte të reja. Serbia e sotme kërkon të ringrejë Jugosllavinë e Tretë, mbi kufomën e Jugosllavisë së Dytë,  si fuqi e madhe ekonomike e zotëruese në Ballkan dhe me ambicie të shfrenuar për dalje në detin Adriatik. Ajo kërkon të shfrytëzojë portet shqiptare, të gjunjëzojë ekonominë e brishtë shqiptare me vërshimin e mallrave e produkteve serbe në tregun shqiptar,  e si rrjedhojë asfiksimin e prodhuesve shqiptar. Kjo që po ndodh me një Mini-Shegen grotesk të tre palikarëve ballkanikë, mund të jetë me pasoja tragjike për prodhuesit shqiptar që do të falimentojnë, sepse edhe kështu pa vërshim të produkteve serbe mjaft vështirësi kanë.

Po pse e bën Edi Rama këtë paradë qesharake të cilën e stimulon me porosi edhe ndonjë gazetë franceze, kur dihet  pozicioni i Francës në miqësinë e tyre tradicionale me Serbinë dhe aspak mirëdashëse për interesat e shqiptarëve në Ballkan. Nëse bëjmë një përqasje historike, gjithë ky flirt i kryeministrit shqiptar me Serbinë në vitin 2021 për ringjalljen e Jugosllavisë së Tretë mbi gërmadhat e Jugosllavisë së Dytë, janë krejt të ngjashme me koordinimet e Enver Hoxhës me Jugosllavinë e Dytë që Tito ngriti mbi gërmadhat e Jugosllavisë së parë të Karagjorgjoviçëve. Pra inspirimet e kryeministrit të Shqipërisë të vitit 2021 nuk janë gjë tjetër veç sjellja dhe bëmgjëmat e Enver Hoxhës në vitin 1945. Jo me kot ky kryeministër i sotëm tha në Parlament për baballarët komunistë që firmosnin dënime me vdekje, se kanë qenë në anën e duhur të historisë. Ky vezir-pashai ynë, kryemik i Serbisë, në të vërtetë me bëmgjëmat e veta aq të ngjashme me ato të Enver Hoxhës tregon se është në anën e duhur të çmendurisë. Gjithë problemi është se shteti shqiptar nuk ka asnjë mekanizëm mbrojtës kundër çmendurive të atyre që dalin në krye të pushtetit. Kësisoj një popull dhe një shtet mund të rrezikohet dhe nuk ka asnjë mënyrë për t’u mbrojtur nga një njeri që ka dalë nga kontrolli me veprimet që bën, madje duke shpërfillur edhe vendimet e gjykatës kushtetuese.   Ky soj insani i papërgjegjshëm meriton të karantinohet në bunkerin e vet në Surrel. Prognozat janë që me një njeri të dalë nga kontrolli, duke e pas në krye të pushtetit Shqipëria është e rrezikuar për të rënë përsëri në diktaturë. Sepse nuk ka  kush ta ndalojë të vetshpallet mbret; por meqë ka edhe goxha mjekër të hajthshme, mund ti japë vetes të drejtën të vetshpallet edhe Ajatollah. Në këtë verë të nxehtë përvëluese dhe me këto politika të çakërdisura u dashka thënë:

O Zot, ruaje Shqipërinë nga zjarri dhe i marri.  

1 gusht 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu