Ndoc Bushgjoka, Tropojë-Tiranë
___
Mbledhur t’currëm e t’murrëm të tanë
Me çjerrje klithmatare përtej çdo caku,
Mallkim e pështymë hedhin n’çdo anë,
Që nga Janulla gjer te Hysni rrjepacaku.
Veprat e njerëzve të mëdhenj janë pasuri e popullit dhe si ato monumentet e vjetërsisë s’ndryshken kurrë, ashtu siç thoshte Horaci: “kam ngritur një monument më të qëndrueshem se bronzi”.
Jo rrallë në llogoren e luftës janë gjëndur përkrah tetarë e gjeneralë. Por, kush e ka mendjen të shikojë në baltën e istikamit spaletat e përlyera kur ato s’dallohen nga trimeria e nderi.
Edhe një herë taborri i shprishur antikadare u mblodh me uf e me of, për të festuar me tam-tam e allaram, mosdhënjen e “Nobelit” për shkrimtarin tonë. Të frymëzuar nga Janulla pallavra e Qose gërdalla, turma laramane, pasi u shkokluan prej gazmendit në gjirizin e tyre,u lëshua thikadel nëpër rrjetet me hu-hu e munxët si në Qerrbela.
Lufta ndaj shkrimtarit s’është as e re as e panjohur.
Në kohën e monizmit e urrenin për vdekje, sigurimsat, policët, oficerët e ushtrisë, shefat e kuadrove, sportelistët e hoteleve, letrarët mediokër, anëtarë e partisë. zyrtarët e komiteteve të partisë dhe më lart kupola tërësisht.
Të tërë kishin një argument:
“Eshtë borgjez” !
“Vepra e tij nuk i shërben revolucionit dhe diktaturës së proletariatit”.
“Romanet e tij kanë mungesa të pafalshme ideollogjike”.
“Eshtë Shollohovi shqiptar”. “Manar i perëndimit”, etj etj idiotësi si këto.
Pas viteve nëntëdhjetë e gjithë kjo turmë ekstremiste, u metamorfozua në turmën haxhiqamiliste.
“Kadare armik i islamizmit.”
“Kadare shkrimtar i oborrit”
“Kadareja iku nga Shqipëria dhe nuk ka të drejtë të flasë”!
“Pse nuk ndejti në Shqipëri” ?
“Pse stigmatizon Haxhi Qamilin dhe nuk sheh traun në syrin e Esat Pashës ?” – pyeste i xeherosur “akademiku” Rexhep Efendi Qosja, autor i teorisë së “identitetit islamik të shqiptarëve”.
“Kadareja duhet të arrestohet e të denohet” – klithte antishqiptari i vetshpallur turk, Kasem Trebeshina, pasi kishte botuar në regjimin e Millosheviçit, një me nder “roman” me titull “Mekami” ku tallej e perqeshte Princin e Arbërit – Kastriotin dhe Motin e Madh të shqiptarëve.
E così via…!
A ka gabuar Kadareja?
E kush s’ka gabuar në këtë jetë. Krishti vetë, pat thënë, se as unë s’kam të drejtë të hedh gurin.
“Asnjë krijues nuk mund të jetë çdo ditë artist. Krijimet e mirëfillta, të pavdekshme, që dalin nga dora e gjenive, seliten vetëm në disa minuta të pakta dhe të rralla frymëzimi.
Historia nuk krijon pareshtur. Në atë “punishte misterioze të të Madhit Zot”, – siç e ka quajtur historinë Gëtja, – ka jo pak ngjarje të papërfillshme, ndodhi jete të përditshme. Edhe në histori, njëlloj si në art dhe jetë, çastet e madhërishëm, të pavdekshëm janë të rralllë.
Çdo hap që hedh historia kërkon parapërgatitje, çdo ngjarje me peshë piqet në fshehtësi.
Në gjirin e miliona njerëzve, që përbëjnë atë që ne quajmë popull, ngjizet gjeniu, mbruhet si i vetëm dhe i papërseritshëm, përgatitet nga miliona e miliona orë, që rrjedhin në boshllëk, në gjithë këtë mizëri orësh është vetëm njëra ajo që mbetet vërtet historike, mbetet ORE YLL E NJEREZIMIT”
STEFAN CVAJG
Mbi tokën e Zotit jetojnë të gjithë. Të lartët mendimtarë, krijues, skalitës të historisë dhe njerëzit e thjeshtë, ata që bubrrojnë me hallet shumë e dertet lumë.
Të parët tregojnë dritën, të dytët, dritën nuk e shohin si rreze hyjnore, por thjesht si rutinë ditore.
Haxhi Qamili para se të pushkatohej …
***
Shpesh bubrrimtarët, të lodhur nga përditshmëria, hedhin sytë e shohin hyjnorët.
Shumë prej tyre, frymëzohen nga promethejanët. Ata janë mirënjohës për dritën e pishtarit të tij. Por ka dhe nga ata që të veremosur, mallkojnë Prometheun dhe i kërkojnë Zeusit ta denojë edhe më rëndë vjedhësin e zjarrit.
Llogjikë e “bukur” kjo e tyre.
Sepse Prometheu ka shkelur ligjin e Olimpit. Kush shkel ligjet e tiranëve duhet të mbërthehet në shkëmb. Pastaj, a nuk qe ai oborrtar i Zeusit? A nuk e pat dekoruar Zeusi disa herë. Mirë ti bëhet. Mosmirënjohësi !
Nemo propheta in patria!
Kështu thuhet se ka thënë Krishti, (Ungjilli sipas Mateut), që ishte i përndjekur në vendlindjen e tij.
“Një profet përbuzet vetëm në vendin e tij, midis të afërmve të tij dhe në shtëpinë e tij”, – ka thënë Jezu Krishti (Ungjilli sipas Markut).
A keni dëgjuar se parizienët janë bërë bashkë, demiroll e beqiroll e gur i thatë, për të gremisur Stendalin e Balzakun. Kur dihet se i pari ishte një “rrenacak” që nuk kishte të dytë në botë, dhe i dyti një naiv -skandaloz në çështjet e biznesit.
Por, nota bene, mos harroni:
Askush nuk i ka dhënë aq të vërteta botës sa Stendali, dhe askush nuk e ka zbërthyer e analizuar në detaje shoqërinë njerëzore, si Balzaku.
Dhe ne përpëlitemi si i marri në qeli, e nuk kuptojmë se fajin nuk e kanë shkrimtarët tanë, por tiranët dhe gjytyrymtarët që bubrrojnë ne oborret e shkelsave të pashpirt.
Harruat luftën e madhe dhe baltën, që regjimi antinjerëzor i Hoxhës, hodhën mbi veprën dhe figurën e të perendishmit tonë At’ Gjergj Fishta!
Apo për apollonin e kulturës sonë Fan Nolit.
Edhe Mehmet Shehu, duke kopjuar shefin e madh, në të ashtuquajturen “Vepër” të tij, përqeshte Nolin se ” i biente fyellit në kafenetë e Tiranës”.
Ndërsa Hoxha i matufepsur, pa ju dridhur qerpiku, hidhte pështymen kundër Demiurgut të madh, se Noli “u borgjezua më tepër”, “mori lloj – lloj ngjyrash”, “u pajtua me Zogun”, “nuk e kuptoi luftën tonë Nacional – çlirimtare”, etj etj.
(Shih Enver Hoxha “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re”, faqe 204.)
Mosmirënjohësi cipëplasur !
Mosmirënjohës e cipëplasur janë të gjithë ata që veprat e gjenive, jo vetëm që nuk i lexojnë dhe s’ka se si ti kuptojnë, por i dënojnë pa i njohur fare.
Nisur thjesht nga shpirti i tyre mediokër.
Dhe të mos harrojmë se Jezu Krishti fitoi botën, paçka se në vendin e tij e kryqëzuan.
Për të ndriturit nuk ka vend sentenca ” Nemo propheta in patria!”
Ç’patën që u tërbuan me Kadarenë !
Po cfare budallalleqesh shkruan o njeri i mire. Clidhje ka Haxhi Qamili me letersine shkrimtaret e ditet e sotme?
Jeton ne Shqiperi apo te ka marre ndonje Alien?
Po shiko realitetin o njeri i mire. A e di ti se Kadare ishte drejtues i larte i PPSH, DEPUTET, ZV. Kryetar i Frontit Demokratik. Ja dha Enveri se ishte demokrat? Jo, or jo, ja dha se i sherbeu me shkrimet e tij. E ke lexuar Dimri i Madh dhe Gjakftohtesi? Ke lavderon Kadare? Enverin! Prandaj mori gjithe ato te mira nga rregjimi. Kush ja perktheu Kadarese shkrimet nese nuk do te jepte para PPSH? kAQ NAIV JE MOR NJERI I MIRE? PERSE NUK KISHTE sHQIPERIA shkrimtare te talentuar atehere / plot, por Kadare ndihmoi rregjimin duke mashtruar popullin shqiptar duke i treguar se Enveri i shte `burre i mire` dhe ata te keqinjte ishin `pashallaret e kuq`. Si e drodhi Ismail Beu pas `90, ate qe lepiu e peshtyu me vone. Nje njeri pa karakter, arrogant, nje model i `njeriut te ri` qe kerkonte te bente PPSH. Turp i nderua qe lavderon Kadarene.
Turp e faqen e zezë e paç ti e shtatë brezat e tu para e pas teje.
Poshtanik e rrenacak.
NUK ASHT E VERTETE se ka thane: “Krishti vetë, se as unë s’kam të drejtë të hedh gurin”.
Mos ia fut kot.