ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Ka kohë që Mirëdita provokohet me arabizim, njejt si Himara me helenizim !

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Në foto: Dr. Simon Puta

Nga: Dr. Simon Puta / Kirurg dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë

Memoriali i vendosur në qëndrën e Bashkisë Fushë-Arrëz, i cili i kushtohet Qeverisë së Përkohshme Shqiptare që u krijua me 27 prill 1911, u lye me bojë të zezë nga një dorë e panjohur. Po çfarë ishtë Qeveria e Përkohshme e asaj kohe? Ajo ishte e para qeveri shqiptare që ngriti flamurin kombëtar (Qeveria e Vlorës ishte e dyta) dhe kërkoi pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Turke.

Megjithëse u krijua në Mirditë, si vatër e lëvizjes kombëtarë që është kjo trevë, ajo nuk kishte përmasa lokale. Në këtë qeveri ishin krerët e veriut të Shqipërisë, katolikë dhe myslimanë dhe qëllimi i saj ishte që të krijohej një bërthamë kombëtare e cila do të vërë në levizje mbarë shqipërinë.

Vepër e antishqiptarizmit që vepron legalisht në shtetin (apo shtetet) tona kombëtare? Kjo duhet të marrë fund nga veprimtraia legjitime e shtetit nëse nuk duan të lejojnë që populli shqiptar ti merr këto probleme me antishqiptarizmin në duartë e veta. 

Hedhja e bojës mbi memorialin e kushtuar kësaj ngjarje madhore është thjeshtë një veprim antikomëbtar. Për çudi , deri më sot asnjë reagim zyrtar, asnjë hetim, asnjë lajm nga mediat, asnjë qëndrim nga elita politike. Bëhet bujë në media nëse një shtëpi prostitucioni punon pa liçensë, bëhet lajm edhe nëse një top modele qenka bërë xheloze për bashkëjetuesin e saj, madje shkruhet edhe për një zonjë VIP që ka humb qenin  e saj të racës, ndërsa për njollosjen e vlerave kombëtare heshtet. Mund të justifikohen duke thënë se është vepër e njonjë të dehuri apo e ndonjë psikopati. Por përse nuk kapen!? Njerëz të tillë është e lehtë t´í zbulosh, se nuk dijnë të fshihen . Nëse nuk kapen atëherë problem është më i rëndë.

Ka kohë që Mirdita provokohet. U provokua në Bushat, u provokua për kalatë në Shkodër e Lezhë, u provokua me kërkesën për të ndërtuar një xhami në Rrëshen, u provokua me flamurin turk në Qafë-Mollë, dhe tani njollosja e memorialit. Përse veprohet kështu?

Mirëdita erdhi nga mesjeta në ditët tona si e vetmja principatë shqipëtare, e cila nuk kishte lejuar asimilimin e asnjë elementi kombëtar apo trashëgimor. Ajo nuk turqizoi e arabizoi emrin e njerëzve e të vendeve, i qëndroi besnike riteve dhe traditave shqipëtare, mbajti lart flamurin e Gjergj Kastriotit dhe nuk i tradhëtoi të parët e saj dymijëvjecarë për të marrë fenë e zakonet e pushtuesit shekullor. Bijtë që Mirëdita i dhuroi kombit ishin Shqipëtarë të vërtet, të trajnuar shqiptarisht, pa asnjë ndikim turkoshak, duke i qëndruar besnike kombit në gjithcka.

Prof. Dr. Eqrem Zenelaj dhe veprimtari i shquar  Dod Luli nga Mirdita

E bash sepse, sic thotë edhe profesori i nderuar Neritan Ceka se „Mirëdita ashtë zemra e një kombi që pulson“, bash për këtë ashtë ndarë nga Ahmet Zogu, u nda edhe më tepër gjatë diktaturës hoxhiane  dhe tani mbeti e ndarë për shkak të reformës territoriale. Po edhe kështu e ndarë Mirëdita frymëzon: Frymëzon forcë, frymëzon atdhetarët, frymëzon identitet kombëtar. Por Mirëdita edhe gjykon në heshtje. Ajo është si një pasqyrë ku secili sheh vlerat e veta si njeri e si atdhetar. Prandaj e kanë halë në sy neaotomanët e sotëm. Prandaj sulmojnë, provokojnë, tërhiqen, sulmojnë përsëri, njollosin historinë deri në pambarim. Tani sulmuan në periferi të Mirëditës, kur do të sulmojnë në qendër të saj?

Atë që nuk arritën ta bëjnë për 6 shekuj, që ta turqizojnë dhe arabizojnë, duan ta bëjnë me mjete demokratike.

Po çlidhje ka rasti i Mirëditës me Himarën? Himara është autoktone shqipëtare, të cilën duan ta helenizojnë. Është ngrit në këmbë e gjithë qeveria e fqinjit tonë jugor në mbrojtje të Bejlerit. A nuk pati deklaruar Bejleri gjatë fushatës se do ta helenizojë Himarën!? E si bashki Helene, në normat demokratike, “sipas kartës së Helsinkit“ do të bëhët referendum e… mirupafshim Himarë.

Si të tentosh të arabizosh Mirëditën apo të tentosh të helenizosh Himarën është e njëjta gjë; nuk mbeten Shqipëtarë. A nuk është tradhëti kombëtare njëlloj si të tentosh të dhurosh 300 km2 det. E  në akt akuzë Bejleri rrezikon të dënohet vetëm për blerje votash ( njëlloj si kafet e Nexhmies) e jo për dëmin që tenton t´i bëjë atdheut.

Së fundi ngjarjet në Himarë dhe Fushë-Arrëz i bën ëdhe situate e ndikimit Rus në Ballkan dhe  „miqtë jo të paktë që rusët kanë në Shqipëri“. Koinçidencë eçuditshme është se të dy bashkitë, e Himarës dhe Fushë-Arrëzit janë fituar nga foltorja.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu