ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Kah është nisur ky popull që kaq shumë e ka çuar bishtin…?!

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Albin Kurti bashkë me Naim Ternaven e vizitojne xhamine e Carshise se Novoberdes – BIK-tregon detaje…!
Ragip Rugova, politolog, Prishtinë
____
Ku është nisur ky popull që e ka çuar bishtin pas një kulture dhe një qytetërimi që nuk ka shansa teorike të mbizotërojë në këto hapsira? Nuk është fjala këtu vetëm për besim kështu apo ashtu… Fjala është për përplasje (si ato pllakat tektonike të korës së planetit tokë që fërkohen dhe shtyhen mes vete) të dy qytetërimeve, të dy kulturave, të mënyrës së jetës, të vlerave që njeni apo tjetri qytetërim përfaqëson… Në këtë përplasje as në teori Islami nuk ka gjasa të mbizotërojë! Ku i kan sytë që këtë ta shohin dhe ku i kan ment që këtë ta kuptojnë?!
Këtu një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë e ka edhe paria intelektuale, kulturore dhe posaçërisht establishmenti politik qeverises dhe opozitarë.

Kurti dhe Tërnava vizitojnë xhaminë e Çarshisë së Novobërdës. A e njef Albin Kurti faktin se në bazë të Kushtetutës së Kosovës , Nenit 8 të saj, është duke bërë veprimtari të rëndë kushtetuese…?!

Ç’i duhet kryeministrit të del dhe të urojë cilëndo festë religjioze kur duke u thirrur në parimin e sekularitetit të shtetit dhe të institucioneve shtetrore me një proklamatë mund të distancohet nga çfarëdo ‘fërkimi’ me religjione?!
Fundja kjo të bëhët ligj për gjithë spektrin politik.
Loja e flirtimit me elektorat potencial është tepër e tejdukshme sa që ska kush që nuk e sheh dhe ska njeri sado pak i emancipuar politikisht që nuk e gjykon.
Meqë këta janë aktualisht në dëtyre këtë duhet ta ketë të qartë kryeministri aktual dhe partia që ai udhëheqë, por jo vetëm ai dhe këta!
____
Nga: Gjergj – B. Kabashi
___
Disa mendime të pakëndshme për këdo që me apo pa vetëdije, do ta shndërroj vendin e vet në “xhamahuri islamiste!
Me të vërtë ky popull coftan me “burrështetas” edhe ma coftana, e ka çuar shumë e për kobin e vet bishtin Musliman përpjetë! Për inati të vetës së vet Shqiptare (?!), duke e shkatërruar vetën me islam, që as Serbia me planet e programet e veta antishqiptare të çubrolloviqianëve të shumtë gjithë historisë së saj pushtuese, nuk ka mundur as që ta imaginonte se planprogramet e saj shfarosëse një ditë do ti çojnë më tej udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës dhe të mbarë Gadishullit Ilirik.
Si është e mundur që politikani shqiptar, presidentja a kryeministri, të mos e dijnë që në bazë të Nenjt 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kosova është vend laik dhe neutral ndaj religjioneve?
Ky “popull” sikur nuk do ta kuptoj se “ai bisht”, është bisht i huaj, asht bishti i Vladan Gjorgjeviqit që na e pati ngjitë që të na i merrte tokat, e nuk është bisht i popullit shqiptar, i cili s’është popull i egër dhe as me bisht siç e duan armiqët!
Ne jemi të gjithë Shqiptarë dhe këtij nacionalizmi të bazuar në fenë islam për interesa turkomëdha-islamomëdha, serbomëdha dhe rusomëdha, do ti dalim perpara dhe nëse detyrohemi shumë shpejtë do t’ia vëmë kambën në fyt.
Autori i shkrimit Ragip Rugova e ka qindpërqind mirë, andaj të gjithë jemi me njerëz të tillë të emancipuar…!
Ps!
Ragip Rugova për ata që se dijnë, duhet ditur se është simpatizant i LVV, por si njeri i emancipuar nuk pajtohet me të keqën !
____
____
Falemnderit Bajram për sqarim lidhur me afrinë time me LVV dhe mbështetje që në vazhdimësi kam për kryeministrin Kurti vite me rradhë. Kjo qendron dhe nuk është fare dilemë për mua përveçse për çështjen në fjalë në këtë shkrimin tim që paske botuar në portalin DRINI. Pra ka diçka që unë e konsideroj substanciale ku nuk e mbështes. Përkundrazi e kudërshtoj pa hezituar fare që këtë ta bëj edhe publikisht. Është fjala për këtë koketim politik të tij që ky i bën votuesit besimtar, koketim ky që druaj i tejkalon synimet e një flirti votëmbledhës të një politikani. Druaj se bëhët fjalë për afinitet të tij personal në fushë të besimit dhe të religjionit. Sdq. ky flirt i tij nuk do të më habiste tek një politikan mediokër që për një grusht vota apo përfitime tjera madje edhe ndrron subjektin politik, por ne Albin Kurtin më duket e kam parë, dua ta shoh një lider jashtë kalibri të rëdomtë të estradës politike tek ne. Nga një lider i kalibrit të tij të supozuar pritet kreativitet për bishtnim të asaj që madje edhe kushtetuta do ta ketë lejuar si e drejtë në ushtrim të religjionit, dhe për këtë ka modalitete pa u bërë shkelës i kushtetutes. Jo vetëm se nuk do të duhej të merr rrol pothuajse aktiv të afirmuesit të religjionit, gjë që ky po e bën me përkrahje pa ekuivoke që po ia jep infrastrukturës së BIK-ut në paraqitje dhe në prononcime publike, por ky do të duhej të jet kreativ në ofrim në publik të gjërë të botëkuptimit progresist dhe emancipues karshi mykut regresiv, primitiv dhe dekadent qoftë ky edhe me kushtetutë i lejuar, e që është imanent për religjione në përgjithësi, në veçanti për atë musliman si një megakurth në të cilin jemi nxënë ndër shekuj si popull dhe nuk gjejmë dot rrugëdalje nga i njejti. Personalisht nuk mund ta kuptoj sesi Albin Kurti, me gjithë bagazhin e gjithëmbarshëm intelektual që ka, nuk e ka këtë dimenzion të të kuptuarit të religjionit si diçka regresive, frenuese dhe dekadente për emancipim, arsimim dhe ngritje të njeriut individualisht dhe të shoqërisë në përgjithësi të cilën mu kjo doktrinë metafizike synon ta kapë, ta kalluposë dhe ta kurthejë në yrrneqe të saj organizative dhe menaxhuese si një sistem vlerash – ashtu si ajo vet i proklamon – madje edhe administrative në instancë të avansuar të mbivendosjes të saj mbi shoqërinë. Natyrisht, kjo nuk ndodhë përkrye nate, por “katundi që shihet nuk don kallauz”. Sinqerisht, thjesht befasohem me mungesë të thellësisë së tij në këtë aspekt, sa që nuk mund e ndaj mendjen a është fjala për një miopi si rezultat i arsimimit të tij teknik me mungesë evidente të njohjes së shkencave humaniste dhe sociologjike, apo edhe ky – përkundër pritjeve të mbështetësve, nuk e kalon dot pragun e një politikani “praktik” që për vota shet dushk për gogla, dhe se ky as afër nuk e arsyeton epitetin e një lideri vizionar. Këto – tani për tani – i shtroj vetëm si teza hipotetike, ndërkaq që vazhdoj ta mbështes për shumë aspekte për mua pozitive të performancës së tij, por që vazhdoj të jam vëzhgues i kujdesshëm i aspektit në fjalë të përformancës së tij, të cilin në instancë të fundit dhe në rast të devijimit të skajshëm nuk e përjashtoj të jet edhe pikë kthesë në vazhdim të mbështetjes që i bëj.
Për këto kam shkruar edhe më herët disa herë, madje në një moment edhe jam nxituar ndoshta me diferencim nga ai për ç’gjë uroj mos të kam nevoj të evokon dhe të reflektoj në ndonjë shkrim tjetër bë të ardhmën. (Këso reflektime kritike tashmë të përgatitura kam edhe të ruajtura dhe të vetmin mund që kërkojnë është të nxjerren në publik në moment të caktuar). Gjithsesi, me gjithë punën e shkëlqyeshme që një kryeministër mund të bën duke e shëndrruar Kosovën qoftë edhe në një shtet të pasur, orientimi im qytetrues që prevalon aspektet materiale të egzistencës do të mbizotërojë duke ia mohuar përkrahjen një opcioni që na shëndrron në një xhamahuri islamiste!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ne kot flasim, kot shkruajme. Mendoj qe eshte bere teper vonë per kundershtim. Kombi yne ngadale por sigurtë eshte duke shkuar drejt theqafjes. Kete nuk mund ta mohoje askush. Fatkeqesisht ne Kosove perseri u kthye Turqia. Ajo na mori, ajo po na udheheqë. Ajo po vendose per ardhmerine tone. Ne kemi mbetur si qyqe. Ata qe kundershtojne kete theqafje kane mbetur pakicë. Shumica jane te kenaqur me “babë dovletin”. Ata nuk ndalen se lavduari turkun qe me ne fund po e realizon qellimin e shumices. Sot ne rruget e Kosoves flitet vetem per religjionin. Me secilin qe takohesh te flet vetem per ramazan, iftar, syfyr, hoxhe Shefqetin, Mazllamin, Gogen…Lavderojne hoxhe Shefqetin qe pati guximin te thot se me mire eshte ta pish shurrën se sa birren. Shkojne aq larg sa qe banalizojne biseden me pyetje se si myslimani duhet te hyje ne WC. A duhet te hyje me kembe te djathte apo te majte. Dhe pergjigjen e gjejne te nje hoxhe i cili paskesh thene se myslimani ne wc duhet te hyje me kemben e djathte dhe te dale prej saj me kemben e majte. Keto jane bisedat qe sot i degjon ne Kosove. Keto jane bisedat qe te terrorizojne.
    Asnjehere Kosova nuk ishte ne gjendje me te veshtire se sa sot!!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu