ARKIVI:
11 Prill 2025

    Kalvari i Xhamisë së Madhe që nisi në 2011 si provokacion politik i Berishës

    Shkrime relevante

    Tringa Berisha, një urgan dhe talente e gjeneratës së re që po vije furishëm në krijimtarinë letrare

    Reshat Sahitaj, Prishtinë  * SE SHPEJTI, NJË URAGAN I RI NË LETËRSINË...

    Nëse luftoni për diça të mirë, duhet ta dini me çka nuk jeni të kënaqur

    Nga: Lirim Gashi, Prizren  * Shqip, serbisht, gjermanisht dhe anglisht. __ Në Kosovë dhe...

    Turp për Bajram Begajn dhe Komunen e Gjilanit ose amatorizmi diplomatik ndërshqiptarë

    Reshat Sahitaj, Prishtinë Shpallja qytetar nderi kryetarin Bajram Begaj, në Gjilan është...

    Sunday Dispatch (1943) / “Unë jam gjithmonë i gatshëm të kthehem menjëherë në vendin tim…”

    Mbreti Zog I (1895 – 1961) Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Prill...

    Toaletet në kazermë, alarm për institucionet e shtetit!

    Florim Zeqa Gjendja mjeruese në 30 objektet e Kazermes "Adem Jashari" në...

    Shpërndaj

    Nga Ylli Pata

    Tiranë, më 10 tetor 2024

    Sot është përuruar Xhamia e e Madhe e Namazgjasë, ndërtimi i së cilës u kthye në një mollë sherri politik, diplomatik e klerikal prej vitit 2011.

    Ndërtimi i asaj që Kreshnik Spahiu e cilësoi si “katedralen” e muslimanëve në kryeqytetin shqiptar ka nisur prej më shumë se një dekade e gjysmë.

    Por në vitin 2011, kur ndërtimi i xhamisë arriti në pikën e vendimarrjes, ajo u kthye në mollë sherri politik.

    Në atë kohë, kishte dy vizione për ndërtimin e xhamisë së madhe, si dhe dy vendodhje.

    Edi Rama, kryebashkiak i Tiranës, ngriti një këshill ekspertësh, ku kishte edhe besmtar, ku shpalli mendimin se Xhamia e Madhe e Tiranës të ndërtohet pas Pallatit të Kulturës, ku ka qenë ish-gropa e Hajdin Sejdisë, e së bashku m të të ngrihet edhe muzeu i kulteve në vend. Projekti i Xhamisë së Madhe që u prezantua nga Edi Rama ishte novator, modern, vepër e një mjeshtre të objekteve të mëdha si irakeno-britanikja Zaha Hadid.

    Xhamia që propozonte Edi Rama asokohe ishte një objekt kulti, njëkohësisht edhe një vepër arkitektonike e Tiranës së re e shekullit të 21.

    Kalvari i Xhamisë së Madhe që nisi në 2011 si provokacion

    Projekti i vitit 2011 i bashkisë së Tiranës

    Ndërkaq, Sali Berisha, atëherë kryeministër mbronte idenë që Xhamija e Madhe të ndërtohet në zonën e Namazgjasë, pra ngjitur me parlamentin e Shqipërisë dhe solli një projekt otoman të shekullit të XVII, që është realisht projekti që është përuruar sot. Ky projekt erdhi si koncept nga turqit, të cilëve u leverdis një trashëgimi politike dhe aritektonike e kohës otomane. Madje në atë kohë, partia e Erdogan, neotomanizmin e kishte edhe si ideologji politike, e sjellë nga ministri i Jashtëm i asaj kohe Ahmet Davutoglu.

    Mirëpo projekti i Berishës, i cili në atë kohë nuk ishte prishur ende me Erdogan, fshihte një hile e çështjeve private dhe korruptive.

    Përkatësisht familja Berisha synonte të ndërtonte një kompleks të madh me xhaminë, e cila të kishte ngjitur një qendër tregtare dhe lokale të tjera, e cila do të lidhej organikisht më pas me godinën e SHQUP, e cila ende nuk ishte kthyer në godinë e PD-së. Pasi ndodhi në vitin 2013, pasi humbi zgjedhjet e qershorit, por para se të linte pushtetin.

    E ashtuquajtura “Xhamia me Kullë” u kthye në një mollë sherri mes besimtarëve.

    Komuniteti Musliman Shqiptar, i cili zgjodhi modelin mesjetar dhe jo atë modern të  Zaha Hadid, u ndje i tradhëtuar nga Sali Berisha, pasi nuk donte që së bashku me xhaminë të kryhen edhe investime të tjera. Në fakt trojet i përkisnin një familje të lidhur me Berishën, e cila kërkonte ta zhvillonte për biznes.

    Kur Edi Rama u bë kryeministër, e nisi punën me një marrëdhënie të rithemeluar me Turqinë e Erdoganit. E cila jo vetëm u kishte bërë projektin Xhamisë së Madhe, por edhe mori përsipër ta financonte. Rama, ndërhyri që trualli i xhamisë të jetë pronë e KMSH-së dhe vendosi anulimin e pjesës së biznesit. Si projekt u miratua ai ottoman i Turqisë. Ndërtimi i së cilës ka më shumë se tre vjet që ka përfunduar, por Turqia nuk pranoi që t’ja dorëzojë KMSH-së, drejtuesit e së cilës i quajti gylenistë.

    Para pak ditësh u arrit deri në një pikë skandaloze kur u fol emërimi i një imam inga Turqia, ç’ka do të ishte një precedent i rrezikshëm. Por siç mësohet ndërhynë amerikanët që edhe njëherë u kthyen në mbrojtës së autoqefalisë së muslimanëve shqiptar. E kur shef një pjesë të madhe të islamit politik në vend që sulmon Amerikën, kjo është një ironi e madhe e fatit.

    Gjithsesi, në fund u arrit në një zgjidhje kompomisi, sipas të cilës, KMSH do ta menaxhojë këtë objekt kulti nëpërmjet një fondacioni, ku do të ketë një bord me Imamin e Tiranës dhe disa përfaqësues të dikasterit turk të kulteve fetare.

    Nëse do të miratohej variant i 2011-s, ku nuk kishte fare lidhje Turqia,  i gjithë ky kalvar nuk do të ndodhte. Por në atë kohë Berisha, me anë të lidhjeve brenda KMSH-së tentoi që të shfrytëzonte projektin për të ndërtuar një përbindësh politiko-tregtaro fetar. Por si ironi të fatit frytet e ndërtimit të “Katedrales” së muslimaneve në kryeqytet i korri Edi Rama, i cili miratoi në 2011 një variant modern.

    TemA

    K O M E N T E

    2 KOMENTE

      • Nga mbiemri i artikullshkruesit dhe mund të besoj se është kokë ,, ,,,,,,patë . 1 – Rreth 40 miljon euro kushtoi kjo Xhami që shteti shqiptar mund t’a ndërtonte vetë po qe se nuk vidhte miljona e miljona tek incerinatorët ,tek fusha e medicinës ( sterilizimi dhe spitalet onkolligjike e tj.) .Gojët e liga tregojnë për një shifër që kalon një miljardin ,bashkë me ndihmat e kreditë e BE . 2 – Inagurim më poshtërues , më skandaloz në mos pjesëmarrjen e Krye Myftiut shqiptar nuk kemi parë .Këtë arriti kjo qeveri e korruptuar që krejt ceremonia të përcillej në gjuhën turke ku vec të ardhurit nga Turkia , Kosova e Maqedonia kuptuan cfarë u tha atje .Më 2011 në inaugurimin e parë teorik dhe me dokumente shtetërore nuk kërkohej të ndërtohej nga Turqia sepse dihej që haraci i shpërblimit do të ishte kjo e sotmja ,të udhëhiqej e komandohet nga Turqija .Sot u krye inaugurimi më i turpshëm i kësaj Xhamije .

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu