ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Kam bërë shumë për Kosovën e shqiptarët, por kurrë nuk do të jetoja në Kosovë ku gjithë kohën dëgjohen çirrje të “e-zanit” arabisht!

Shkrime relevante

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane Tulsi Gabbard, zgjidhet si Drejtore e Inteligjencës Kombëtare

Klajd Kapinova, New York Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane...

Mendon se lufta mund të përfundojë vitin e ardhshëm

Foto: Lars Eivind Bones / Dagbladet Marlene Lundberg Holm Presidenti Volodymyr Zelenskyy thotë...

Shpërndaj

Diana Rexhepi, gazetare nga Zagrebi

Nuk janë të gjitha këto bardh e zi për çka flitet dhe debatohet rreth shkrimit të Aurel Dasaretit (shkruar me 2 prill të vitit 2019), me titullin: “Zemra e mërgimtarit lëngon dhe vuan shumë në dhe të huaj “, të botuar në portalin Drini.
Kështu mendoj une. Qoftë edhe me kusht që ndoshta nuk kuptoj definicionin e sakt të termit “diaspora”.
Nëse me termin diasporë-a nënkuptohen vetëm ata që janë duke jetuar jasht vendit, shtetit ku kanë lindë, dhe nga ku janë të parët e tyre, dhe kanë shkue nga vendi, shteti në kohë e rrethana të ndryshme, që të fitojnë pare atëhere nuk i takoj atyre që emrohen dhe/apo i emron dikush si “diaspora”.
Une jetoj në Kroaci. Qyshkur i takoj asaj shtrese të qytetarëve të Kroacisë që janë shtresë e caktuar e klasifikohen si shtresë më të ulët për një jetë, ku kuptohet se ndonjëherë munden me qenë edhe të unët (uritur) dhe nuk kanë të ardhuna, pagë (rrogë) të rregullt. Por, nuk isha kthy në Kosovë, e njëkohësisht nuk mundem me thanë që jam asimilue në atë mënyrë se nuk jam e ndihem si shqiptare.
Jam shqiptare, rrjedhi nga Kosova. Prindërit dhe të parët e tyne janë nga Kosova. Kjo është fakt dhe i pa lëkundur. Me radhë nuk diskutohet. Por nuk kam drejt, ashtu mendoj, të kërkoj asgjë nga shteti i Kosoves. E as shtetësinë e saj. Sepse nuk i thej ligjet e shtetit ku jam, ngase neve që nuk jemi kroat me kombesi, nuk na lejohet të kemi dyshtetësi.
Por, edhe me na u leju me pasë dy nënshtetësi, për çka, hajt për çka me e marrë une shtetësinë e Kosovës? Për çka pra? Ndoshta me këtë akt i kisha dëftue dikujt që jam patriote?
Çka i bjen kjo me qenë patriot? Çka i bije?!
Të gjitha mundësitë që kanë eksistue këtu, e me luftu për Kosovën siç luftova une, i kam gjetë dhe i kam marrë dhe përdorue. Sipas asaj, merre ose leje, i kam marrë. Me dhjetëra demostrata publike ne Kroaci, në mediat kroate, e me vite me paramendim dhe për mue shumë e rëndësishme ka qenë thyerja apo neutralizimi i paragjykimeve tek qytetarët kroat për shqiptarët. Këtë e kam përceptu si obligim, sepse ishte obligim. Ka pas dhe konsekuenca, kuptohet. Sidomos me presidentin kroat dr Franjo Tugjman, e që këtu shumë nga kroatët ma kanë zanë si mëkat ngase, si janë deklaru edhe publikisht: “Diana Rexhepi ia ka shkurtue jeten”.
Ai ia ka shkurtu jetën vehtës me disa paragjykime të Tij dhe me një politikë raciste që i aplikoi ndaj shqiptarëve, sidomos ndaj studentëve shqiptarë që ishin në Kroaci, shumë nga ta ishin kah fundi i studimeve, e ai dhe administrata e Tij, mbas 8.tetor 1991., kur ndërprehen të gjitha lidhje administrative me Jugosllavinë nuk merr parasysh që studentët shqiptarë nuk kishin dokumente të tjera, perveç pasaportave jugosllave, sepse Kosova ishte e okupueme. Plus këtë luftë me të, me administrate te Kroacisë, por ia arrita, me fat dhe pëlqim nga Zoti, që asnjë student të mos përjashtohet nga Kroacia pa i përfundue studimet në Universitetin e Zagrebit. Ndoshta kjo duket se nuk është temë e këtij artikulli dhe qëndrimi, definicioni se çka është apo nuk është diaspora.
Por, mendoj që në këtë rast Pro apo Contra të kuptimit dhe përjetimit me radhë definicionit bardhe e zi “diaspora“, nuk klasifikohen aq rrept kësi fenomene apo ky fenomen. Kisha ba në të njejtën mënyrë të gjitha ato çka i kam ba, edhepse në një mënyrë ka pas ndëshkim për këtë, por e kisha ba të njetën gjë përsëri dhe për Kosovë dhe për shiptarët në Maqedoni, si dhe për ata të Luginës së Preshevës. Do ti kisha ba. Por, po e përsëris: Nuk e konsideroi këtë akt apo kësi akte si patriotizëm (pakëz me duket i përgjithesuem ky si term, e me radhë jo aq i qartë) dha asnjë herë vehten nuk e kisha rendit në kategori të patriotëve.
Nuk kuptoj çka i bjen ajo… patriot, patriotizëm. E nëse i bjen, sipas definicionit të sakt që patriotizmi nënkupton që kisha jetu në Kosovë, aq më pak nuk jam në kategori të patriotëve. Nuk kisha jetue në Kosovë, se nuk kisha mujt me dëgju 5 herë në ditë “e-zanin” në gjuhën arabe, 7 here në javë, 30 ditë në muaj, 12 muj në vit, e nga viti ne vit. Nuk kisha me mujt. Me asnjë kusht. Edhe me kusht që me ma afru pagën 10 apo 50 mijë euro në muej, njësoj për mue i bjen ajo shifër madje edhe me ma dhënë shtëpinë më të bukur, vozitësin që më kishte vozitë nga pika A deri në pikë B, kahmos, anë e mbanë Kosovës, Jo, nuk kisha me jetue në Kosovë.
Këtu në Kroaci i marr 900 kuna pagë në muej, (nuk e dij sa i bjen kjo shumë në euro), por më parë këto i pranoj, se të gjitha ato që i numrova, e në rast se do ti kisha ato privilegje në Kosovë, dhjetëra mijë euro, shtëpi, vozitsin, por si “dhuratë” me za (zë) gjuhën arabe, 5 herë në ditë, e 7 ditë në javë… me muj e me vite.
Nëse kjo quhet, emrohet si antipatriotizem, qe pra, tregonie vendin ku duhet me ardhë dhe pushkatomni!
Kaq pata për termin, kuptimin e fjalës “diaspora” shqiptare dhe për patriotizmin shqiptar. Pushkatomni! Por, ju lus që të më tregoni se ku duhet me ardhë për tu pushkatuar nëse eventualisht duhet pushkatuar kësi persona “antipatriotë shqiptarë.
Edhe një. Nëse dikund duhet me ardhë për tu pushkatuar … , ju them se nuk kam para për pagesën e biletës … Nuk kam në këto momente.
Pra, dikush duhet me e sponzoru ardhjen time në vendin e ngjarjes, vendin e pushkatimit të një antipatriotje shqiptare, e cila e pranoi që nuk qenka patriote shqiptare!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu