ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Kam dhënë ate që kam pasur, e kam bërë ate që kam mundur ta bëjë për Kosovën 

Shkrime relevante

Turboshkrimtari Zekeria Idrizi, ose mungesa e dinjitetit…!

Lis Bukuroca, Gjermani ___ Zekiria Idrizi, një ish-hoxhë që tani identifikohet si shkrimtar,...

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane Tulsi Gabbard, zgjidhet si Drejtore e Inteligjencës Kombëtare

Klajd Kapinova, New York Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane...

Shpërndaj

Sinan Kastrati me nxënësit e mësimit plotësues në mërgim

Sinan Kastrati, Suedi

”Përpunoji shkrimet e tua dhe mos i lerë ashtu si një dollap me rroba të vjetra e të hedhura pa kujdes!”!  

”Qëllimi i nisjes së luftës është gjithmonë të arrish në një pozicion më të mirë nga i cili të nisësh një luftë tjetër. E shkuara është diçka e çuditshme. Ajo është me ty bashkë gjithmonë. Supozoj se nuk kalon asnjë orë pa menduar për gjërat që kanë ndodhur dhjetë apo njëzet vjet më parë dhe sërish në shumicën e kohës nuk bëhet fjalë për realitetin, thjesht për një numër faktesh që ti ke mësuar, si gjëra të nxjerra nga një libër historie” (Xhorxh Oruell*), libri ”1984”).  

Kur filluan linçimet kundër meje? 

Kam jetua qysh kam mundur, në fukarallëk, i papunë, më shumë se 10 vite (1981-1992) por dorën nuk e kam zgjatur për lëmoshë e as për ndonjë ndihmë tjetër, sa isha në Kosovë. Në Suedi, kudo që kam banua, kam organizua mësimin në gjuhën shqipe, bashkë me gruan time kemi punuar si mësues me e pa pagesë. Kemi mbledhur njerëz afër për grumbullimin e ndihmave institucionale për mësues, minatorë, policë të larguar nga puna, kemi mbajtur protesta për shkollën shqipe në Kosovë e tjera. 

Nga shteti i Kosovës, jo vetëm që nuk jam trajtua si njeri, si qytetar I barabartë por edhe kam paguar dënime për hargjimet e rrymës, nxemjes, ujit, mbeturinave që dy serbe kanë qenë në banesën time deri në vitin 2003. 

Kështu më shpërbleu shteti që e desha, e dua dhe paguaj tatim e taksa. 

Shteti serbo-sllav, nga fundi i vitit 1992 ma muar edhe shtëpinë time. 

Kështu e gjetëm e kështu po e lëmë, thonin pleqtë për shtetet, pushtetet e pushtuesit.  

Një letër ia kisha dergua një mikut tim në Kosovë me 1 korrik 2014. Ai pasi e kishte lexuar letrën, ai m’u lut që ta publikoj në ndonjë në gazetë. Në fillim nuk pranova por pas disa muajve u pajtova edhe pse letra kishte shumë mangësi. Ajo u publikua në Bota Press me titull: ”Si u arrestuan nga H. Thaçi e S. Bashota zyrtarët e LDK-së, J. Kastrati e C. Desku dhe si u rrahën burrat e fshatit Çabiq të Klinës”? Bota Press, më 06/11/2014. S. Kastrati, Suedi.  

Paradoksi ynë ”Arsimtarët e (pa)përshtatshëm në udhëkryq”, Shkëndija, 5 korrik 1990 (Jam i pari në listë nga ars. e përjashtuar e larguar nga puna nga ish komunat: Rahovec, Suharekë, Gllogofc dhe Klinë, më 1981)

Ky ishte shkrimi i im i parë i publikuar për ”luftën”. 

Askush nuk reagoi edhe pse shkrimi fliste per peshq të ”mëdhenj” 

Shkrimet e mia të radhës ishin të natyrshme dhe vazhdim i shkrimit të parë. 

Bënin fjalë për periudhën e viteve 1997, 1998, 1999. Ato ishin fakte që i kisha mbledhur vetë nga njerëzit që i kisha takuar i njihja qysh moti, nga vendi që e njihja, që e kisha shkelur me këmbë, jo me këpucë ushtarake por me opinga të shkyera që shkoja në shkollë për të fituar njohuri e për të bërë i ditur. Këto ngjarje, çdonjërin po ta pyesje në Llapushë do te tregonte sikur përallat që i ka degjuar nga gjyshja sa e sa herë apo këngët e djepit nga nëna, motra më e madhe… e halla kur binte me fjetur, i dinin të gjithë përmendësh. Për ato flitej kudo, nëpër ndeja, kafene e qajtore, në punë e shkollëe në rrugë. Bëhej edhe humor i ”lehtë” për ”trimërinë” e komandantëve, komesarëve, drejtorëve politikë e tregoheshin tregime të ”moçme” per njerëz të ”rinj”, tregime që i kisha dëgjuar disa herë nga disa njerëz, me pak ndryshime në të treguar kur shkoja në Kosovë. 

Largim me dhunë nga puna. ”Trafiku Urban”, nr 2939, 18. 08. 2023

 ”Tregimet” e mia që unë po i qes në letër, nuk ”janë” tregimet e mia prandaj edhe s`kisha nevojë me i ”fry” me retorikë, me fjalë boshe e as imagjinatë të trilluar. Ato nuk i kisha ”stis” me art e as veshur me “ari”, me ”argjend” e ”flori”. Ato vetëm po i përshkruaj, ashtu siq i kam dëgjua. 

Le të lexohen, te kuptohen qysh janë, drejtë e do duken sikur edhe ti (ju) si lexues ke për ti (për)jetuar dhe kemi me i dallua në ”heronj” e ”tradhtarë”. 

Vlen te veçohen shkrimet: ”Plaçkitje, kërcënime, atentate, në emër “të luftës çlirimtare” nga “komandantët” e UÇK-së (Fakte nga komuna e Malishevës)”, Bota Press, 08/11/2014. S. Kastrati, Suedi.   

Tash fillojnë reagimet kundër meje 

Bardhyl … ishte gjithashtu ndër më të lexuarit, ishte në ballë të Botës

Shkrimi që i çoi peshë ”pashallarët e kuq” që ulurinin si ujqit e tërbuar dhe që pati më së shumti reagime e pakënaqësi ishte ”Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti “u betuan” në vitin 1998 se do ta vrasin Ibrahim Rugovën e kolonel Ahmet Krasniqin!”, Bota Press, dat. 12/11/2014. 

I pari që reagoi ishte Bardhyl Mahmuti, ”Reagon Bardhyl Mahmuti rreth shkrimit në “Botapress” rreth Rugovës. Betimi i UÇK dihet”, Lausanne, 12 Nëntor. Portali “Botapress” ka sjellë një shkrim me titull “Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti “u betuan” në vitin 1998 se do ta vrasin Ibrahim Rugovën e kolonel Ahmet Krasniqin!”.  

Po shihet se dikush po ka kohë të merret me gënjeshtra dhe manipulime. Betimi i UÇK-së dihet dhe në asnjë rast nuk mund të gjen askush betime tjera që e zhvendosin qëllimin në luftw brendashqiptare” (B. M.).  

Bardhyli shkurt rren. Ai nuk përgjigjet se a ka thënë “Do ta vrasim edhe Kolonel Ahmet Krasniqin”. Bardhyli u muar me Edi Ramën…..dhe viziten e tij  në “… Beograd… Unë nuk e kam ndërmend të reagoj për gënjeshtrat e tilla, sepse mendoj se lexuesi është aq i ngritur sa të gjykojë objektivisht për këtë formë të manipulimit…” Agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”, Lausanne, 12 Nëntor 2014”. Nuk pata reagova. Ai s`kishte thënë as edhe një fjalë kundër fakteve të mia, s`kishte paraqitur asnjë argument kundër fakteve e argumenteve të mia që ishin bindëse e më kokëforta se koka tul e Bardhylit. 

 I dyti por jo edhe i fundit që reagoi kundër meje ishte Hajdin Abazi. Ai në reagimin e tij kundër meje të botuar në Bota Press dat. 13/11/2014  me titull: ”Si e vrava Ibrahim Rugovën në mars të vitit 1998!” e perfundon keshtu: ”Meqë e fillova me ironi, po e përfundoj me një sarkazëm: S. Kastrati, tash që me këtë shkrim e shkrepa ”me dorën time” pohimin se në mars të vitit 1998 e kam vrarë presidentin Rugova, tregoji UDB në Beograd që në akuzat e shpifura për krime të luftës kundër emrave më eminentë të UCK, akuzës sime t’ia shtojë edhe vrasjen e Dr. Rugovës në mars të vitit 1998 në Halmstad të Suedisë!”

 

Punoja pa pagesë, vërtetim. Gjimnazi ”17 Nëntori” Malishevë nr 282, 17. 12. 1992, Malishevë

 Një portal tjetër i quajtur ”Dardania” (Dardania, Portal Interaktiv)  “reagimin” e H. Abazit marr nga Bota Press e (ri)botojnë duke ia ndryshon edhe titullin:”Si po tentohet të njollosen figurat më të larta të UÇK-së, nga bashkëpunëtorët e UDB-së”, E enjte, 13 Nandor 2014 16:23…..”, në vend të “Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti “u betuan” në vitin 1998 se do ta vrasin Ibrahim Rugovën e kolonel Ahmet Krasniqin!” ndërsa shkrimin tim që i parapriu reagimit të Hajdinit, e as reagimin tim më pas s`i botuan fare. 

Kush po tenton ti njollos figurat më të”larta” e kush jane  bashkëpunëtorët e UDB-së?  

Po shihet kush po tenton ti ”njollos figurat më të larta” e kush janë UDBASH-ët. 

Jeni ju, lpk-istë ”udhëheqës” të konvertuar në uçk-ë, krahu i majtë që i keni njollosur, burgosur, vjedhur e vrare disa nga figurat më të ndritshme të historisë në fund shekullin e kaluar dhe në fillim të viteve të para të shekullit që po jetojmë, në emër të ”luftës”. 

Pati edhe dy reagime të tjera, kundër meje, në ”mbrojtje” e në krah të Hajdin Abazit. I pari: ”Reagim: Ja cila ishte e vërteta për mbështetjen e Luftës Çlirimtare dhe të pavërtetat e Sinan Kastratit”, Bota Press, 20/11/2014, Nga N. Zeqiri, .Z. Rrustemaj, N. Mazreku dhe F. Meha dhe reagimi i dytë nga të njëjtit autorë: ”Reagim: E vërteta nuk është aspak sic e thua ti, z. Sinan Kastrati”, Bota Press, 03/12/2014 me autor: Nuhi Mazreku, Ferat Meha, Zeqir Rrustemaj, Naser Zeqiri. Të gjithë kritikuesit e mij kanë marr pergjigjet e merituara por jo të plota, përveç Bardhyl Mahmutit. Për Bardhylin më vonë kam shkruajtur disa herë. 

Opinionet e mia ishin ndër më të lexuarat.Profesorët e anatemuar …” flas për Anton Çetten.

A ka ardhur koha që të largohem edhe nga jeta publicitike, kulturore e letrare, të mos shkruaj më? 

Një nga dëshirat e mia qysh kur isha i vogël ishte se kur të rritem dua të mirrem me shkrime e të shkruaj libra. Shkruaja në “Zëri i Rinisë”, me pseudonime për profesorët e pandërndërgjegjëhë në Gjimnazin e Malishevës, që notën e përdornin si armë, hakmarrje nëse dikush nga nxënësit guxonte të reagonte. 

Dhjetë vitet e fundit më ka ndodhur shpesh herë kur shkruaja të marrë letra falenderimi, letra vërtetë vlerësuese kritike e shkencore, këshilla, vërejtje, fyerje e ofendime por dhe kërcënime. Disa nga ato letra falenderimi dhe letra kërcënuese i kam publikua në gazetat, revistat, portralet e periodikun ku shkruaja. 

Ajo që ndikoj që ka ardhur koha edhe për mua që të largohem e të mos shkruaj më për aktualitetin politik. Dje mora një letër e cila më shtyri të mendoj se ndoshta edhe mua më ka ardhur koha që të mos shkruaj më, të pensionohem. Do të ishte më e shëndetshme e jo të plakem sikur deputetët e Kuvendit të Kosovës që nuk do të ikin vetëm kur ti merr e gëzuemja vdekje. 

”Shkrimet e tua janë plot ngjarje që ti (i jeton) i ke përjetua. 

Besoj se i jeton aq sa të kesh diçka për të shkruar. 

Mua nuk më pelqejnë sepse janë si një ditar ditor, i përditshëm. 

Ruaje shëndetin e shkruaj ato dy librat! Përpunoji dhe mos i lerë ashtu si një dollap me rroba të vjetra e të hedhura pa kujdes!” 

Kjo ishte letra që do të më pensionon. 

Binak Maxharraj, interesohet pse nuk po shkruaj

Por mua më kanë dërgua letra edhe miq e shokë duke mu lutur që të mos shkruaj, si dhe të tjerë që i kanë pëlqye. 

Disa nga ato letra: 

”I nderuar Sinan, mirë jemi falë Zotit. 

Tekstin tënd e kam lexuar.  

Pa hyrë në detaje të ndonjë analize, miqësisht të rekomandoj që të mos e botosh në këtë fazë. Do të ndërfutej keqas në këtë kohë dhe do të të prezentonte ashtu si unë besoj që nuk je, hakmarrës dhe denoncues. 

Megjithatë, e ke në dorë vetë.  Përvoja me atë tekstin për Ahmetin (Kol. Ahmet Krasniqin, vr. Ime), besoj se është e dobishme për të kuptuar se në këtë kohë njerëzit nuk janë të interesuar për të vërtetën si të tillë, po për të shtyrë përpara agjendat dhe hesapet e veta.  

Gjithë të mirat, shoqi jem!” (M.K) 

Ishte për një fejton që bënte fjalë për rrethin e Llapushës ”A kishte luftë çlirimtare në Llapushë?”. 

Unë para se ta publikoj, iu kisha dërgua dy miqëve të mi që ta lexojnë e të këshillohem.  

I nderuari Sinan, 

me shumë kurreshtje dhe me shumë dhimbje e lexova fillim e mbarim këtë tekst tëndin të sinqertë e të detajuar për ato ngjarje dramatike dhe ato vuajtje që ke përjetuauar. Shumë prej tyre i kam pasë dëgjuar më herët po prej teje, por kështu të lidhura, ato ma ngjajnë shumë më tronditëse. 

Vetëm njerëz të drejtë e të sinqertë siç ke qenë dhe ke mbetur, mund të shkruajnë kështu. Rrëfimi yt zbulon edhe një tragjedi tjetër, krahas asaj personales: as pas 34 viteve drejtësia nuk është vënë në vend, sepse dhunuesit e rinisë studentore nuk kanë marrë asnjë dënim, madje as dënim moral. Ky është një dështim i shoqërisë dhe i shtetit tionë. 

Hasan Spahiu

Por, ti e ke kryer punën tënde: ua ka nxjerrë emrat e mbiemrat, i ke nxjerrë nga skutat e errëta ku fshihen, në dritën e diellit. Tash do të duhej që shteti të ngrinte aktakuza ndaj tyre për dhunimin brutal që i kanë bërë popullit të vet. Ndërsa, tradhtarët si Sadik Blakaj do të duhej të dënoheshin edhe moralisht, duke ua përjetësuar në kujtesën e kombit tonë turpin që kanë bërë. 

Si gjithmonë, vazhdoj ta ruaj e ta kultivoj miqësinë dhe respektin për ty dhe familjen tënde. Dhe të gjithë ne si familje kemi qenë dhe jemi të nderuar që kemi një mik të sinqertë siç je ti.” M. K.) 

Të uroj gjithë të mirat!” (Fejtoni për Demonstratat e 11 e 26 marsit 1981, ”A ishin demonstratat e vitit 1981 të organizuara dhe kush ishin organizatorët”) 

“Baci Sinan, 

e lexova shkrimin duke mbajtur frymën e me lot në sy. 

Çdo fjalë e çdo rrjesht e projektova në imagjinatën time si një film bardh e zi duke mos arritur ta besoj se këto të gjitha ishin të vërteta. Kaq i ri dhe kaq peripeci kishit kaluar… edhe tani që po shkruaj sytë i kam me lot… Çfare të them? Kam shumë pyetje:  

-Ku është Sadik Blakaj sot? Po Vesel Krasniqi dhe ata shqiptarët që të rrahen në Prishtinë (Lutfi Ajazi, Faik Nura, Muharrem Dana, shën. imi)? Po familja jote gjatë kësaj kohe dinte gjë për ty, a të kerkonin? Po Xhevat Durmishi, të fali?  

Çfarë do bësh me këtë shkrim????  

Sa keni kaluar mor baci Sinan e sa mirë që keni shpëtuar gjallë nga gjithe kjo. (R. K.) 

Është i njëjti “A ishin demonstratat e vitit 1981 të organizuara dhe kush ishin organizatorët” 

 

 Bashkim Zymeraj, më kërcnon 

“Miku im i nderuar – Sinan Kastrati, 

Ju falemnderit për shkrimin, i cili ka vlerë të veçantë njohëse. Është njëri nga shkrimet më të besueshme dhe me të sinqerta për demonstratat e vitit 1981. Të lumtë! 

Falë me shëndet!”  (I. Z.) 

Bashkim Zymeraj, përsëri më akuzon …

Të tjera letra: 

“Shkrimet e Sinan Kastratit, çofshin ato në fejtone apo te veçanta janë tejet të guximshme. Guximin për ti trajtue këto tema shumë të ndishme, mundë ta ketë vetëm një njeri i pastër si loti, çoftë në aspektin kombëtarë dhe ate njerzorë e ai është Sinan Kastrati. Të dyja këto privilegje i ka burri i madh Sinan Kastrati, të dëshmuara në të gjitha kohërat e vështira nëpër të cilat kaloj kombi ynë. Shkrimet e Sinan burrit, me fakte i ç’veshën bandat kriminale dhe i lanë lakuriq, pa pasur asnjë mundësi të vetëmbrohen. Ato banda në stilin e tyre, tashmë të njohura, në mungesë të fakteve përdorin shpifje dhe fyrje. Përsonaliteti i Sinan burrit mbetet i madh, si një lis i pamposhtur përballë stuhive të koh’rave të ndryshme. Përballë këtij lisi të madh, ju banda kriminale jeni dhe do mbeteni të vegjël, shumë të vegjël, si kunguj të vegjël që vetëm një brym e mengjesit vjeshtor do i zhduk. Shkrimet e Sinan Burrit të faktuara mirë, janë goditja përfundimtar për juve o të mjerë. Ai që vret vëllaun e vetë është krijesa më kriminale në Botë, madje më e madhe se edhe armiku ynë shekullor, shkinia” (sllavët, serbët, vr. imja) (S. L. A.) 

Ibrahim Kelmendit i vie keq që nuk e ka vrarë me dorën e vetë Kol. Ahmet Krasniqin.

“Sinan Kastrati është atdhetar i dëshmuar qysh nga demonstratat e vitit 1981, prandaj është e kotë që nga kurkushi të i mohohët kontributi i tij prej një njeriut atdhetar e guximtar siq është Sinani që disave sikur juve po jau qet rrenat për ledinë siq thotë populli. Sinan, të lumt për këto rrefime te verteta qe po me bejnë te rrenqethem kur po i lexoj per perjetimet e luftetarëve të vertetë. 

3, 4 policë serbë i kanë poshtërua qindra katundarët e Panorcit, para shkollës ku edhe unë kam punua? Ku ishte Fatmi Lima (”Celuku”), komandant ”Pamuki” që nuk i mbrojti qytetarët e pafajshëm?

Të lumt Sinan Kastrati!” H. M. ish mësuesi im 

Hysen Molliqaj: Sinan, të lumt për këto rrefime te verteta qe po me bejnë te rrenqethem kur po i lexoj per perjetimet e luftetarëve të vertetë. 

(Ish mësuesi veteran nga Lluka, pasi kishte lexua reagimin e veteranëve të ”luftës”, kundër meje, shkruan komentin që për mua ishte shumë) 

“Sinan, të prift e mbara e shëndeti! Se për të shkruar e rrëfyer je i mrekullueshëm. Nuk po të them me të lavdëruar, por, mbarshtrimi i temave që i trajton dhe i paraqet të shkruara për lexues, dëshmojnë veprimtarinë tuaj në përgjithësi dhe ate të profesionit në veçanti. Thot një fjalë e urtë nga thesari popullor: “Tupani bie për ata që kanë vesh…” po fatkeqësia e shumicës në Kosovë duke filluar prej politikuajve e disa kurvendarëve të Kuvendit të Kosovëes dhe veteranëve e komandantëve të rrejshëm, siç ju thua ti me vend se këtë po e thonë edhe në Kuvendin e Kosovës kur po zihen ndër veti për interesa të ndryshme se listat janë fry e herë janë ç`fry, mirpo asnjëri s`po don me ndi…sepse veshët i bajnë vetëm si peshë për së rëndi dhe ato që nuk ju pëlqejnë që flitet për të bamat e tyre s’ don me i dëgjuar fare… 

I nderuar Sinan, ke bërë mirë që e ke shpërnda reagimin e tyre kundër teje, Kështu veprohet kur ekzistojnë dëshmië dhe njerëzit e gjallë. Janë të rrall apo s’ka të tillë, që e pranojnë kritikën, të vërtetën dhe kërkojnë falje, por menjëherë thonë se je me UDB- apo kundër UÇK-së…! (Është koment ku unë i kisha postua reagimet e reaguesve të mi)” (A. F.) 

Një me emrin Taxhen se si më akuzon

“Miku im i nderuar, Sinan Kastrati, kam lexuar jo të gjitha, por bukur shumë nga shkrimet tuaja. Ju përgëzoj dhe çmoj për veprimtarinë tuaj atdhetare. Me që ju keni publikuar letren e prof. M. K. dhe keni përmend edhe Sadik Blakaj, dëshiroj ta postoj një letër internetike të Sadikut, drejtuar Ibrahim Kelmendit. Shëndet!” (Xh. L.) 

“Miku im, Sinan, ti mbetesh nje njeri i veçante në zemrat njerëzve që dinë të vlerësojnë. Njerëz me virtyte e vlera njerëzore si ti për fat të keq janë të rrallë. 

Sinan Kastratin nuk mund ta harroj asnjëherë (T. P.) 

Posa e përfundova fetonin për Llapushën, për viktimat e , një miku im (i fb-ut) shumë besnik e i vërtetë më shkruante:”heroizmat” mora një letër tjetër: 

Kur te shkon ne Kosovë, shko e intervistoje edhe nji njeri, Nezir Bali Morina në Vll. Drenovc, te kjo shkolla e re perball shkollës e ka shtëpinë.  Ju ka vra baba plak i moshuar, Bali Zekë Morina, nga uçk-ja në katundin Turjakë. 

Për fund: 

E shkruajta me nguti dhe në gjendje jo të mirë shëndetësorepres. Po pres nga mjeku ditën kur do të operohem. 

Përsëri po kthehem te letra që e mora dje dhe e vendosa të parën. 

Do të largohem e nuk do të shkruaj më, të premtoj. Në fund të javës do ti shkruaj një njeriut të besueshëm që është njohës i mirë dhe autor i shumë librave dhe botuesit të librave të mia. Ai më ka premtua se do të më ndihmon për dy librat e parë. Deri atëherë, më prit!. 

Besart Kastrati ”…si ti i kanë zi në Aqarevë”

*) George Orwell (Eric Arthur Blair, ka lindur më 25 qershor 1903 në Motihari, Bihar, India Britanike dhe ka vdekur më 21 janar 1950 në moshën 46 vjeçare në Camden, Londër, MB 

Shkroi novela, shkrim e romane me temë politike dhe u muar me gazetari 

https://sv.wikipedia.org/wiki/George_Orwell 

Librin “1984” e kam lexua më 1982.  

Ditën e faleminderit të gjithë, miq e media! 

 Malmö, 16 prill 2024 

sinankastrati09@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu