ARKIVI:
24 Shkurt 2025

Kanadaja: Irani, përgjegjës për rrëzimin e avionit ukrainas

Shkrime relevante

Nderim i veçant për Nënë Terezën në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Koncert në Carnegie Hall për të celebruar jetën dhe...

Zelensky: I gatshëm për të dhënë dorëheqjen si president

Zelensky gjatë konferencës për shtyp të së dielës në kryeqytetin ukrainas...

Pjesëmarrja më e lartë e votuesve në 35 vjet në Gjermani

Atle Hansson , Document.no 23.02.2025 19:14 Midis AfD-së ka një atmosferë të...

Patriotizmi…, i deputetës Ypsilane Iksi!

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren ___ PATRIOTIZMI VAGINAL I DEPUTETES YPSILONE...

Koalicioni LVV-LDK, zgjidhje e favorshme përr Kosovën

Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Thonë se skena politike në Kosovë është e kontaminuar....

Shpërndaj

Një raport i Qeverisë së Kanadasë për rrëzimin e një avioni të Ukrainës nuk gjeti prova se incidenti ishte “i paramenduar”, por konstatoi se Irani ishte “plotësisht përgjegjës”.

Fluturimi PS752 është goditur nga dy raketa, pasi është nisur nga Teherani, më 8 janar të vitit 2020.

Të 176 personat në bordin e avionit kanë vdekur.

Irani – i cili është akuzuar për pengimin e hetimeve të pavarura – ka thënë se e ka ngatërruar avionin me një raketë amerikane.

Mbi 130 persona që ishin në avion, kishin lidhje me Kanadanë.

Qytetarë ose banorë të katër vendeve të tjera – Ukrainës, Britanisë së Madhe, Afganistanit dhe Suedisë – ishin po ashtu në bord.

Kanadaja tha se faji për incidentin është i “autoriteteve civile dhe ushtarake” të Iranit.

“Irani është totalisht përgjegjës për atë që ndodhi”, tha ministri i Jashtëm kanadez, Marc Garneau.

Hetimi zbuloi se raketat anti-ajrore iraniane ishin në gatishmëri të lartë dhe se autoritetet nuk e mbyllën hapësirën ajrore dhe as nuk i njoftuan linjat ajrore që ishin në veprim.

Autoritetet iraniane fillimisht e kanë mohuar përgjegjësinë për rrëzimin e avionit dhe kanë lejuar që vendi i incidentit të plaçkitet.

Por, me mbledhjen e provave, Forca Hapësinore e Gardës Revolucionare të Iranit ka thënë se një njësi e mbrojtjes ajrore e ka ngatërruar Boeing-un 737-800 me një raketë amerikane.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu