ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Karvani i ferexheve – Ismail Kadare

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Shkruan: Fahri XHARRA, Gjakovë
Nga do që të sillesh nuk mundesh e të mos e përmendë Ismail Kadarenë, një njohës i thellë i kombit tonë, një paraljmërues i të këqijave shoqërore që na përcjellin dhe që do të na përcjllenin gjithë jetën nëse nuk mbledhim mendjen e themi vetes mjaft më me të menduarin tonë oriental.
Si e diti Kadareja që në vitet e pas 90-tës do të na vërsulet mallkimi historik, kur ai që nga viti 1977 e deri më 1983 e shkroi “KARVANIN E FEREXHEVE” -libër me tri tregime ?
Shkas për këtë rikujtim me respekt për shkrimet e Kadaresë është “Shënimi i Ditës Botërore të Mbulesës” në Kosovë.
“ Në këto tregime Kadare rrëfen me sarkazëm dhe logjikë të pamëshirshme për vështirësinë në të cilën u gjend vendi i tij, për kryengritjen që kurrë nuk u shua në fshatrat malore, në trevat e padepërtueshme me qytetet e tyre të shpërndara:
«Sjellësi i fatkeqësisë» rrëfen për prijësin naiv dhe injorant të karvaneve Haxhi Miletin, i cili një ditë ngarkohet nga Sulltani të çojë gjysmë milioni shami për mbulim fytyre dhe trupi në krahinat e Ballkanit të banuara nga shqiptarët kryengritës. Ky mision ndërlidhet me përpjekjen e përgjakshme të osmanëve që ato territore, të cilat ata i kishin pushtuar në Mesjetën e vonshme në Ballkan dhe Europën qëndrore dhe të cilave u kishin dhënë autonomi relative, tani të futeshin nën tutelë edhe në aspektin fetar.
Në Kumanovë këto ditë u dhuruan shami falas , për të shënuar ditën e prapambetjes sonë, dhe tendtimit të ndaljes së ores kombëtare të kohës së Haxhi miletit. Jemi ne, sa dopak në vete?
..”Asnjëherë në prag të ndonjë udhëtimi Haxhí Miletit nuk i kishin thënë kaq shumë “udha e mbarë” sa atë fillim shtatori,kur do të nisej për në viset e Ballkanit. Prej vitesh punonte si karvanar në Zyrat e Nozullimit të pallatít të Ul-Islamit dhe shërbimet në viset e largëta të shtetit ishin gjëja më e zakonshme për të. Çonte gjithfarë pajisjesh, duke nisur nga sixhadetë, që hiqeshin për shkak të vjetrimit prej xhamive të kryeqytetit dhe caktoheshin për xhamitë e vogla të provincave e gjer te cohat me mbishkrime të Kuranit, që i shpinin në qytetthe të humbura, në fshatra ose n gulime ushtarake, ku, sipas kumtirheve të mbikëqyrësve apo letrave padorase, ato ishin të pamjaftueshme ose mungonin krejtësisht.
Megjithatë, ndonëse i mësuar me udhëtimet dhe me gjendjen shpirtërore që krijohej në prag të tyre, Haxhi Mileti e ndiente se ky shërbim për në Gadishullin Ballkanik kishte diçka trazuese. S”ishte vetëm arsyeja që s”kishte qenë kurrë në atë anë të shtetit, por diçka tjetër, që lidhej ndoshta me ngarkesën që do të çonte (një sasi ferexhesh apo fytyrëzash, siç quheshin andej), për mbulimin e grave, si edhe me pëshpërimat e shumta që kishte dëgjuar për to gjatë kohës së përgatitjeve. Nganjëherë përpiqej ta hiqte mendjen prej tyre. Ky ishte një shërbim si gjithë të tjerët dhe barra që po çonte ishte po ashtu e rëndomtë, njëlloj si dengjet me qilima të vegjël të lutjeve, si xhybet e hoxhallarëve e Iloj-lloj mallrash që ai me dhjetëra herë kishte shpërndarë andej -këndej me karvanin e tij të mushkave. Kështu që përpiqej t”ia mbushte mendjen vetes dhe arrinte ta bënte këtë, gjersa i kujtoheshin prapë “udha- mbar”-et e pafundme të njerëzve e bashkë me to mendimi se jo vetëm atij, por, me sa dukej, gjithë të tjerëve u ngjante gjithsesi i pazakontë ky rrugëtim, ndaj dhe i shpeshtonin urimet, si për ta bërë mbarë e për t’i shmangur çdo prapësi të mundshme.
Pak a shumë këto gjëra i vërtiteshin në kokë Haxhi Miletit në kohën që po merte në dorëzim ferexhetë në depon qëndrore. Ishin shumë, gati gjysrnë milioni, të lidhura në dengje, mbi çdonjërin prej të cilëve ishte shënuar sasia e perçeve. Me një zë të mërzitshëm, kryemagazinieri murmuriste nëpër dhëmbë shifra pas shifrash ndërsa sytë e tij kalonin nga dengjet te shuku i dëftesave që_ mbante në dorë.
Gjysmë milioni, tha me vete Haxhi Mileti. Kur kishin arritur t’i përgatitnin?..” ( copëza e librit të Kadaresë “ Karvani i ferexheve” i botuar në gjermanisht më1987 është huazuar nga “Letersi Topkadare )
Vetëm të analizojmë, libri i shkruar në kohën më egër të komunzimit e parashikon një shembje të autoritetit shqiptar në Europë, gjë që edhe ndodhi dhe jemi dëshmitar.
Pra, Haxhi Miletët e sotëm ende na sjellin , miliona shamia që t` i mbulojmë gratë, motra dhe vajzat tona dhe t`i themi Europës, ne nuk jemi me ty !
E përgatiti Fahri Xharra, 02.02.19 , Gjakovë

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ismail Kadare nji sherbetor i bindun i diktatorit Enver Hoxha, i cili maskaroi popullin e shqipnise dhe te arratisunit shqiptar nga kOsovs
    Fotografia e “NOBELISTIT” komunist Ismail Kadare me diktatorin Enver Hoxha, i cili maskartoi popullin e Shqipnise dhe burgosi ose ia dorezoi UDB-s shqiptart e Kosoves qe arratiseshin ne Shqipnine komuniste.

    http://www.radiandradi.com/letra-e-plote-e-ismail-kadarese-drejtuar-enver-hoxhes-ne-2-prill-1980/

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu