ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Katandisje ndër ne, apo përçudnime shqiptare

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

nga Kasam Shaqirvela, shkrimtar nga Shkodra

  • Përçudnime shqiptare!

Askush nuk po tenton qe t’i fajesoje prindrit the gjyshrit tanë që na kanë vënë emra fetarë the jo emra të gjuhës sonë dhe kulturës kombëtare shqiptare parafetare, pra emra pellazge, ilire e arberore!

Por ama sot te emerosh femijet e tu me emra fetarë-vlen per te gjitha konfesionet që i ka populli i jonë, kjo dukuri që po ngjet te ne është sa e dhimbeshme për popullin shqiptar po aq dhe e dëmshme?! O shqiptarë të mire, ma gjeni vetëm një rast nga një popull tjetër që i ka vënë djalit ose vajzës emrin që i takon gjuhës shqipe apo kulturës kombëtare shqiptare?! Jo, nuk mund ta gjeni…! Pra, çka ështe kjo katandisje ndër ne? Dhe jo vetëm në këtë sferë por edhe në gjuhë ku vend e pa vend përdorim fjalë a shprehje të huaja madje pa ua ditur atyre kuptimin e plotë. Në hisori me entuziazëm të madh e mohojmë, shtrembërojme madhe edhe e përbaltim historinë tonë, në etnokulturë manifestojme dëshire të zjarrtë të vishemi ashtu si vishen të huajt dhe jo të vishemi me veshjen tonë qoftë tradicionale, pse jo, dhe kombëtare.

Shpeshherë del se vetë ne e ndihnojmë asimilimin dhe zhbërjen tonë! Pra të tjerët e gjejne si të thuash një teren të parapërgatitur dhe vetem na i fusin pykat e çarjes nder ne, e cila pastaj rezulton me përçarje ndërshqiptare!?

Thuan se besimtarët e bëjnë?! Por Zoti neve na dashti si shqiptarë dhe na krijoji si të tillë, ndersa emrat ua ngjitën njerëzit,…njerëzve dhe perëndive… edhe në librat fetarë si Bibla, Kurani… etj., ngaqë vetë dora e njeriut i shkruajti!
Deshira personale apo familiare vjen pas interesit kombetar. Edhe pse familja është e shenjtë dhe këtu s’ka asnjë dyshim sepse dhe ajo është qeliza që ndërton indet e ata e formojnë trupin me organet e tij që veprojnë sipas një gjykimi e pastaj urdhri të trurit. E gjitha kjo ngjason me kauzën kombëtare që për bosht të vet vertikal e ka shqiptarizmin i cili nuk ka ngyrim ideologjik apo fetar por ka vetëm kombëtar. Interesi kombëtar nuk eshte që ta zëvendësojmë tonën me të huajën aq më tepër kur atë e bëjmë me vetëdije të plotë! Çfarë përçudnime shqiptare?!
Çdo njeri qe e beson zotin nuk e beson për shkak të emrit të tij që mban por për arsye të bindjeve të veta qe i ka…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu