ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Katolicizmin shqiptarët nuk e morën nga Vatikani por Shën Pali erdhi vetë deri ne Epir dhe Durrës për ta përhapur

Shkrime relevante

Shpërndaj

Të nderuar miq!
Për disa nga ndjekësit e faqes time që nuk më mirkuptojnë jam i detyruar të bëj një sqarim të vogël më poshtë:
SQARIM!
Katolicizmin shqiptarët nuk e morën nga Vatikani por Shën Pali erdhi vetë deri ne Epir dhe Durrës për ta përhapur këtë ideologji e cila 300 vjet ishte e ndaluar dhe e persekutuar. Ishte një shqiptar, Kostandini i Madh nga Nishi i cili e lejoi këtë ideologji të përhapej pa pengesa në të gjith Perandorinë Romake deri në Kostandinopojë, pra shqiptarët krishtërimin nuk e morën nga perëndimi por ja dhuruan atij. Sa për autoqefalinë e kishës katolike më duhet të ju informoj të gjith lexuesit dhe komentuesit e mi se në asnjë kishë autoqefale serbe nuk flitet shqip dhe në asnjë xhami ritet nuk thuhen shqip gjatë 500 vjetëve e deri sot. Kurse kisha katolike në shqipëri edhe sot edhe gjatë 500 vitet e fundit është thënë liturgjia në gjuhë shqipe të ciliën për 500 vjet pushtuesit turq e shpallën të ndaluar. Vatikani gjuhën shqipe e kishte njërën nga tri gjuhët zyrtare dhe para 500 vjetësh, në vitin 1555, meshari është përkthyer shqip nga Vatikani për besimtarët shqiptar dhe ata hapën edhe katër Universitete në gjuhën shqipe për shqiptarët në Vatikan, Loreto, Fermo dhe Napoli. Shtypën shum libra në gjuhë shqipe midis të cilave, 500 kopje të doktrinës (besojmës) në vitin 1574, librat e Luk Matrëngës në vitin 1594, fjalorin e Frang Bardhit në vitin 1635, besojmën e Pjetër Budit në vitin 1618, Çetën e Profetëve të Bogdanit në vitin 1685. Botuan edhe 4 fjalorët e parë të gjuhës shqipe nga viti 1702 deri në vitin 1875, njërin prej tyre me 1432 faqe të cilin mund te jua ofroj. Në vitin 1604, Pali nga Hasi, ka shkruar vjersha në gjuhën shqipe së bashku me Pjetër Budin nga Guri i Bardhë. Hapën në San Pietro di Montorio në Romë në vitin 1711 Katedrën e Gjuhës Shqipe e cila funksionoi për 160 vjet në interes të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Në vitin 1716 aty u shtyp libri i gjuhës shqipe me 274 faqe libër i cili e nderon edhe sot gjuhën shqipe. Në Shqipëri falë pushtimit turk dhe greko sllav, katedra e Gjuhës Shqipe është arritur të hapet vetëm në vitin 1947 në Shqipëri dhe në vitin 1974 në Kosovë. Tani ju jeni të lirë të mendoni si të ju pëlqejë, të merrni para dhe të mbështesni turqët dhe serbët por duhet të jetë e qartë si drita e diellit se ky veprim është antikombëtar. Urimet e mija të gjith ndjekësve të faqes time.

K O M E N T E

6 KOMENTE

    • Tue qene nji fanatik bizantin ti Pirro Prifti shtremberon edhe historine shqiptare.

      Simbas teje Gjergj Kastrioti ortodoks nuk u kethy ne katolik dhe bashkepuntori i tij Imzot Pal Engjëlli paska qene ortodoks e jo katolik.

      Po ashtu Katedralja katolike e Shen Kollit ne Lezhe ku me 4 mars 1444 u ba Beslidhja e Shqiptarve e kryesueme nga Gjergj Kastrioti paska qene ba ne nji Katedrale ortodokse.

  1. Ti Paul Tedeskini, qe e ke zakon te shash e te ndotesh kedo qe jep fakte, mesohu ne rradhe te pare te respektosh komentuesin.
    Megjithate nuk ka problem dhe nuk te ve shume faj, sepse e shoh qe je nje katundar i shkolluar.
    Shko lexo lexo njehere per historine Kishes katolike dhe orthodokse si dhe per Historine e Kristianizmit para vitit 1053.
    Sa per ata qe te lavderojne pa e ditur si eshte e verteta – kjo eshte pune e tyre e kane nga injoranca.

  2. Ne vazhdim- Kristianizmi deri ne vitin 1053 nuk ishte as katolik dhe as orthodosk. Te shkruash budallalleqe se Shen Pali ishte katolik ne vitet 60 te res se re, tregon se je jo vetem i painformuar por edhe te rrezikshem persa i perket shtremberimi te historise. Shen Pali perhapi fene e krishtere ne Ilirik. Qendroi Ne Athine, Selanik, Durres, mendohet edhe ne Apolloni, por kurrsesi si katolik. Ky term i perdor shume shekuj me vone, pas Koncilit te Niceas.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu